Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qendra Kulturore “Anamorava” në Viti, fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”

Komuna e Vitisë ka njoftuar se Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”, është fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024”.

Përmes një komunikate për media, thuhet se kryesria e qendrës kulturore “Anamorava”, falënderon institucionet qendrore dhe lokale për mbështetje.

“Kryesia e QK,,Anamorava” falënderon gjithe institucionet qendrore dhe lokale, MKRS, DRSK, MPJD, zyren e Kryetarit Komunës, te cilat po mbështesin QK Anamorava” në realizimin e objektivave dhe qëllimeve ne zhvillimin e kulturës në komunën e Vitisë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

The post Qendra Kulturore “Anamorava” në Viti, fituese e pesë çmimeve në Festivalin folklorik “Komorani 2024” appeared first on Telegrafi.

QKMF në Gjilan me pajisje të reja, Hyseni: Pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, janë vënë në funksion pajisje të reja, me qëllim të ofrimit të shërbimeve cilësore dhe efikase.  

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me u. d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberin dhe personelin shëndetësor kanë parë pajisjet e reja.

“7 poltrona stomatologjike, 6 tavolina për teknikë, 5 sterilizatorë me ajër të thatë, 2 kompresorë dhe 12 mikromotorë për teknikë janë pajisjet e reja që i janë shtuar QKMF-së”, tha Hyseni, duke theksuar se pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët.

Kryetari i Gjilanit, shtoi se shëndetësia publike primare, është prioritet qeverisës si shërbim për qytetarët. /Telegrafi/

The post QKMF në Gjilan me pajisje të reja, Hyseni: Pas 44 vitesh janë ndërruar tavolinat e punës për teknikët appeared first on Telegrafi.

❌