Në debatin mes kandidates demokrate për presidente Kamala Harris dhe atij republikan Donald Trump më pak se dy muaj përpara ditës së zgjedhjeve, dolën në pah edhe dallimet e tyre për çështjen e emigracionit.
Por, pavarësisht qëndrimeve të tyre të ndryshme mbi këtë çështje, asnjëri kandidat nuk ka ofruar deri më tani një propozim gjithëpërfshirës për emigracionin.Emigracioni ishte një temë e rëndësishme gjatë debatit të parë presidencial.
Ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris nuk iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me numrin e shtuar të emigrantëve në kufirin SHBA-Meksikë, ish- Presidenti Donald Trump përsëriti pretendimet e tij të rreme se emigrantët kanë shkaktuar një rritje të krimit, duke thënë në të gjithë botën krimi është ulur, ndërsa në Shtetet e Bashkuara është rritur për shkak të hyrjes në vend të miliona emigrantëve.
Studimet tregojnë se emigrantët kanë më pak gjasa të kryejnë krime sesa njerëzit e lindur në Shtetet e Bashkuara. Por në tubimet e tij elektorale, zoti Trump mban një qëndrim të ashpër për emigracionin, duke premtuar se do të intensifikojë përpjekjet e tij për trajtimin e kësaj çështjeje nëse bëhet sërish president.
âNĂ«se fitoj, nĂ« ditĂ«n e parĂ«, ne do tĂ« fillojmĂ« operacionin mĂ« tĂ« madh tĂ« dĂ«bimit tĂ« emigrantĂ«ve nĂ« historinĂ« e AmerikĂ«sâ, tha ai.
Ekspertët e emigracionit kanë ngritur pikëpyetje mbi këtë plan.
âPĂ«r çfarĂ« bĂ«het fjalĂ«? A do tĂ« ketĂ« oficerĂ« policie dhe zyrtarĂ« tĂ« emigracionit qĂ« do tĂ« shfaqen nĂ« banesat e tĂ« gjithĂ«ve, duke u kĂ«rkuar dokumentet e identifikimitâ, pyet David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatĂ«s Nisma pĂ«r Studimin e Emigracionit.
Kur zonja Harris u pyet për kalimet e paligjshme në kufi, që shënuan një rritje gjatë administratës së Presidentit Biden përpara se të ulej në muajt e fundit, ajo akuzoi zotin Trump se u kishte kërkuar republikanëve në Kongres që të bllokonin një projekt-ligj dypartiak të reformës së emigracionit. Ajo ka thënë gjatë fushatës se mbështet projektligjin dypartiak mbi sigurinë e kufirit, që përfshin rritjen e numrit agjentët të rojës kufitare.
âNĂ«se zgjidhem presidente, unĂ« do ta nĂ«nshkruaj kĂ«tĂ« projektligj. Ne mund tĂ« ruajmĂ« trashĂ«giminĂ« e AmerikĂ«s si njĂ« vend krenar i pĂ«rbĂ«rĂ« nga emigrantĂ« dhe njĂ«kohĂ«sisht tĂ« reformojmĂ« sistemin tonĂ« tĂ« emigracionit. Ne mund tĂ« krijojmĂ« njĂ« rrugĂ« pĂ«r marrjen e shtetĂ«sisĂ« dhe tĂ« sigurojmĂ« kufirin tonĂ«â, tha zonja Harris.
Ekspertët theksojnë se pa angazhim të Kongresit, reforma e duhur e sistemit të emigracionit është e paarritshme.
âAsnjĂ«ri prej tyre nuk foli pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« e Kongresit. Presidenti mund tĂ« bĂ«jĂ« ndryshime tĂ« mĂ«dha. Por presidenti ka edhe kufizime lidhur me atĂ« qĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ«â, thotĂ« David Dyssegaard Kallick, drejtor i organizatĂ«s Nisma pĂ«r Studimin e Emigracionit.
Duket se nuk ka të ngjarë të ketë një debat tjetër mes zonjës Harris dhe zotit Trump. Votuesit do të duhet të ndjekin nga afër planet e tyre të emigracionit ndërsa vazhdon fushata presidenciale./VOA/