Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FBI për të shtënat pranë ish-Presidentit Trump: Tentativë për vrasje!

Përfaqësues nga FBI, Shërbimi Sekret dhe Zyra lokale e Sherifit zhvilluan një konferencë lidhur me të shtënat me armë zjarri të raportuara pranë fushës së golfit ku po luante ish-presidenti Donald Trump në Florida.

“Donald Trump ishte subjekt i një “tentative të dukshme vrasjeje” në klubin e tij të golfit në Florida, ka thënë FBI.

Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje është ndaluar një person.

Sipas mediave amerikane personi i ndaluar lidhur me këtë ngjarje, ishte i armatosur me një pushkë AK-47. Gjithashtu autoritetet thanë më herët se një armë e stilit AK-47 u gjet pranë fushës së golfit.

/abcnews.al/

Të shtënat me armë teksa po luante golf, reagon Trump: Jam i sigurt dhe mirë, nuk dorëzohem kurrë!

Të shtëna me armë zjarri u raportuan pranë fushës së tij golfit në Florida, teksa ish-presidenti Donald Trump ishte duke luajtur.

Vetëm ish-Presidenti Trump ka bërë reagimin e tij të parë, pas kësaj ngjarje. Ai ka konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh, ndërsa theksoi se është në gjendje shumë të mirë dhe gjithashtu i sigurt.

“Ka pasur të shtëna armësh, por dua që t’ju them se Jam i sigurt dhe jam mirë! Asgjë nuk do të më ngadalësojë, nuk do të dorëzohem kurrë! Unë gjithmonë do t’ju dua që më mbështetni. Bashkim. Paqe”, thotë Trump në reagimin e tij.

/abcnews.al/

Të shtëna me armë zjarri teksa Trump po luante golf, zëdhënësi i fushatës së ish-presidentit: Është i sigurt!

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pranë vendit ku ish-presidenti Donald Trump, ishte duke luajtur golf, në Pal, Beach në Florida.

Ndërsa në një deklaratë zyrtare është komunikuar se ish-Presidenti Trump është i sigurt.

“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij”.

Sipas New York Post, dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër ish-presidentin Trump.

Rreth dy muaj më parë, Trump u qëllua gjatë një atentati në një tubim në Pensilvani dhe një plumb e plagosi në vesh.

Ish-Presidenti Trump ishte kthyer në Florida këtë fundjavë nga një udhëtim fushate në pjesën perëndimore të vendit, përfshirë një tubim të premten mbrëma në Las Vegas dhe një aktivitet për mbledhje fondesh. Ekipi i fushatës së tij nuk dha detaje shtesë.

/abcnews.al/

Detaje nga plagosja në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të lokalit – EMRAT

By: Ela

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Të plagosur më armë zjarri kanë mbetur Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ka identifikuar edhe autorin e plagosjes. Ai është shtetasi i […]

The post Detaje nga plagosja në Malësi të Madhe, autori qëlloi dy persona në hyrje të lokalit – EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit (Emrat)

By: V K

Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri u regjistruan në në fshatin Vrakë të Malësisë së madhe, ku sipas informacioneve të policisë, mbetën të plagosur dy persona.

Sipas informacioneve të fundit, mësohet se dy personat e plagosur janë identifikuar si Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.

Ndërsa hetimet po vazhdojnë, është bërë e ditur se autori i plagosjes është Lul Rakaj.

Sakaq, mbeten të paqarta arsyet përse Rakaj hapi zjarri ndaj dy të plagosurve, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

The post Të shtënat me armë zjarri në Malësi të Madhe, identifikohen autori dhe të plagosurit (Emrat) appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Fier/ Dyshohet për viktima, arrestohet autori

By: V K

Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Roskovec të Fierit.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Raportohet se ata kanë humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Mësohet se autori është vetëdorëzuar.

Pritet reagimi zyrtar nga policia.

The post Të shtëna me armë zjarri në Fier/ Dyshohet për viktima, arrestohet autori appeared first on Albeu.com.

Vatër zjarri në Librazhd Katund, rrezikon disa banesa

By: V K

Gjatë fundjavës që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit, u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve, që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund, në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit.

Ndërhyrja në kohë mjaft të shpejtë me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës, bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

The post Vatër zjarri në Librazhd Katund, rrezikon disa banesa appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

By: V K

Mesditën e sotme, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shkodër në lagjen Rus.

Bëhet me dije se është qëlluar drejt një Range Rover me ngjyrë të bardhë.

Momentalisht, bëhet me dije se nuk ka të lënduar fatmirësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri në Shkodër appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona (EMRAT)

By: V K

Këtë të martë, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet për 2 persona të plagosur.

Të plagosurit janë Renaldo Metushi dhe Kastriot Elezi.

Sakaq, dyshohet se ngjarja është regjistruar në afërsi të xhamisë në Don Bosko, teksa autori ka qenë me kapele duke ecur në këmbë.

Pasi ka plagosur dy persona, ai është arratisur duke u larguar me motorr.

 

The post Të shtëna me armë zjarri në “Don Bosko”, plagosen 2 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

❌