Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Detajohet dënimi ekstrem që Man City mund të përballet nëse shpallet fajtor në seancën e 115 akuzave

Manchester City është në rrezik të një dënimi potencialisht katastrofik nëse shpallet fajtor për të gjitha 115 akuzat në Ligën Premier.

Beteja e Cityt me Ligën Premier vazhdoi të hënën me fillimin e seancës së shumëpritur për shkeljet e pretenduara të 115 rregullave të klubit.

I ashtuquajturi ‘Gjyqi i Shekullit’ po mbikëqyret nga një komision i pavarur prej tre personash, me seancën dëgjimore një moment kyç për futbollin anglez.

Akuzat kryesisht kanë të bëjnë me një periudhë nëntëvjeçare nga viti 2009 deri në vitin 2018, me Cityn të akuzuar për shkelje të ndryshme të rregullave – të gjitha këto që klubi i mohon fuqishëm.

Kampionët e Ligës Premier janë akuzuar për dështimin në ofrimin e informacionit të saktë financiar, dështimin për të dhënë detaje të sakta për pagesat e lojtarëve dhe menaxherëve, shkeljen e rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë (PSR), mospërputhje me rregulloret e UEFA-s duke përfshirë Fair Play Financiar dhe dështimin për të bashkëpunuar me hetimet e Ligës Premier.

City pretendon se ka “prova të pakundërshtueshme” për të mbështetur mbrojtjen e tyre dhe “pret me padurim që kjo çështje të ndalet një herë e përgjithmonë”.

Në fillim të kësaj jave, menaxheri i Cityt, Pep Guardiola, pretendoi se pjesa tjetër e Ligës Premier shpreson që kampionët në fuqi të ndëshkohen edhe para se të merret një vendim përfundimtar.

Disa dënime për Cityn, nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat, janë sugjeruar më parë – duke përfshirë gjoba, zbritje pikësh dhe madje edhe përjashtim nga Liga Premier. Por, mund të shkojë edhe më tej se kaq.

 

𝐄𝐗𝐂𝐋𝐔𝐒𝐈𝐕𝐄: Man City could be expelled from all competitions, not just the Premier League

✍ @ben_rumsby#TelegraphFootball | #ManCity

— Telegraph Football (@TeleFootball) September 19, 2024

Sipas mediumit The Telegraph, City rrezikon të përjashtohet nga garat e tjera nëse komisioni që mbikëqyr seancën dëgjimore vendos kundër klubit nga Etihad.

Pretendohet se City do të rrezikohej të përjashtohej nga FA Cup dhe Carabao Cup përveç Ligës Premier.

Ndërkohë, nuk ka siguri se ata do të mund të vazhdojnë të luajnë në Ligën e Kampionëve apo në Kupën e Botës për Klube.

Rregullat për dy garat e kupave vendase lejojnë potencialisht mundësinë e përjashtimit të Cityt. /Telegrafi/  

The post Detajohet dënimi ekstrem që Man City mund të përballet nëse shpallet fajtor në seancën e 115 akuzave appeared first on Telegrafi.

Ish-lojtari i Arsenalit arrestohet dhe akuzohet për kontrabandë me 60 kilogramë drogë, Wenger priste gjëra të mëdha nga ai

Ish-futbollisti i Arsenalit, 33-vjeçari Jay Emmanuel-Thomas u arrestua dhe u akuzohet për import droge pasi u sekuestrua kanabis me vlerë 600,000 funte në aeroportin Stansted në Londër.

Emmanuel-Thomas u kap duke tentuar të kontrabandonte drogën në dy valixhe, me të cilat mbërriti në Britaninë e Madhe me një fluturim nga Bangkoku më 2 shtator.

Siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), 60 kilogramë kanabis u gjetën në dy valixhe që i përkisnin sulmuesit aktual të Geenock Morton të Skocisë.

 

Arsene Wenger’s glowing praise of Jay Emmanuel-Thomas resurfaces after former Arsenal prodigy was arrested in Stansted Airport drug bust https://t.co/SDh1ni6VBF

— Mail Sport (@MailSport) September 19, 2024

Oficerët e NCA-së ndaluan më pas futbollistin që dikur u lavdërua publikisht nga Arsene Wenger, ish-trajneri legjendar i Arsenalit që parashikoi një karrierë të shkëlqyer për Emmanuel-Thomas dhe tha se priste gjëra të mëdha prej tij.

Tashmë sulmuesi akuzohet për “importim të drogës së klasës B”, e cila kap një vlerë prej plotë 600 mijë eurosh.

33-vjeçari u ndalua dhe do të dalë sot në Gjykatën e Magjistraturës në Carlisle dhe së bashku me Emmanuel-Thomas u arrestuan dy femra të moshës 28 dhe 32 vjeç.

 

Ex-Arsenal and Aberdeen striker Jay Emmanuel-Thomas was arrested on Wednesday morning after £600k of cannabis were found in his suitcases… pic.twitter.com/OnzjI1szkH

— george (@StokeyyG2) September 19, 2024

Emmanuel-Thomas u rrit në Arsenal, por luajti vetëm pesë ndeshje për ekipin e parë të Topçinjve dhe më pas e ndërtoi karrierën e tij në Championship.

Në kategorinë e dytë të futbollit anglez ka luajtur për Ipsëich, Blackpool, Cardiff, MK Dons, QPR dhe Bristol City, ndërsa sot është anëtar i divizionit të dytë skocez me skuadrën e Morton. /Telegrafi/

The post Ish-lojtari i Arsenalit arrestohet dhe akuzohet për kontrabandë me 60 kilogramë drogë, Wenger priste gjëra të mëdha nga ai appeared first on Telegrafi.

Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht

Francesco Acerbi u pa duke bërë shaka me Erling Haaland pas vërshëllimës së fundit në barazimin 0-0 të Interit me Manchester Cityn, por një statistikë e acaroi sulmuesin norvegjez.

Reprezentuesi norvegjez kishte shënuar nëntë gola në katër ndeshje në Ligën Premier këtë sezon dhe shpresonte që të mërkurën në mbrëmje të gjente golin e tij të 100-të me fanellën e Manchester Cityt.

Megjithatë, atij iu lejuan vetëm 14 prekje në të gjithë ndeshjen, duke u neutralizuar nga mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe Acerbi.

Në vërshëllimën e fundit, 36-vjeçari u pa duke bërë shaka me Haalandin dhe lexuesit e buzëve vunë re se ai tha: “Dy ndeshje, zero gola”.

 

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

Kjo i referohej herës tjetër që ata ishin përballur në finalen e Ligës së Kampionëve më 2023 në Stamboll, e cila u vendos nga një gol i Rodrit.

Përgjigja e Haaland u tha me të qeshur, por gjithsesi duhej të censurohej për audiencën familjare, pasi norvegjezi i tha “q**u”. /Telegrafi/

The post Zbulohen fjalët që Acerbi ia tha Haalandit, nuk është ajo çfarë u tha fillimisht appeared first on Telegrafi.

Haaland dhe Acerbi u përfshinë në një ‘incident’ interesant pas ndeshjes

Erling Haaland dhe Francesco Acerbi u përfshinë në një bisedë sa të nxehtë, por aq gazmore pas barazimit pa gola të Manchester City kundër Interit.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma përfundoi në një ngërç pasi pikët u ndanë në Etihad Stadium.

Haaland, i cili ka shënuar nëntë gola mbresëlënës deri më tani në Ligën Premier këtë sezon, nuk arriti të lë gjurmë kundër gjigantëve të Serie A.

Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Yann Aurel Bisseck mbajtën nën kontroll sulmuesin norvegjez, i cili pati një dalje frustruese.

Pas vërshëllimës së fundit, Haaland u ‘përball’ me Acerbin, të cilit iu ankua se shumë herë e kishte tërhequr fanellën e tij gjatë ndeshjes evropiane.

Haaland tërhoqi fanellën e Acerbit përpara se të tërhiqte pjesën e sipërme të tij për të demonstruar se çfarë ndodhi gjatë lojës dhe për t’i thënë se do t’ia jap fanellën e kërkuar.

 

Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕

📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb

— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024

Pasi lojtari i Interit bëri shenjën ‘dy’ me gishtat e tij, duke aluduar se i ka tashmë dy, Haaland dukej se i tha atij të “q***j” në një shkëmbim të lehtë fjalësh në një situatë gazmore.

Haaland duroi një natë të qetë kundër Interit teksa luajti gjatë gjithë ndeshjes, por kishte vetëm 14 prekje të topit, duke grumbulluar vetëm një goditje në portë.

City kthehet në Ligën e Kampionëve më 1 tetor kur do të përballet me Slovan Bratislavën, ndërsa rifillojnë sezonin e tyre në Ligën Premier të dielën kur presin rivalët e Arsenalit. /Telegrafi/

The post Haaland dhe Acerbi u përfshinë në një ‘incident’ interesant pas ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Rodrygo thyen rekordin e madh të Ronaldinhos në Ligën e Kampionëve

Ylli brazilian, Rodrygo Goes ka shënuar një moment historik të veçantë gjatë fitores 3-1 të Real Madridit ndaj Stuttgartit në Ligën e Kampionëve të martën në mbrëmje në Santiago Bernabeu.

Rodrygo krijoi golin e parë, të shënuar nga Kylian Mbappe në fillimin e pjesës së dytë.

Ky asistim gjithashtu e ndihmoi atë të kalonte bashkëkombësin e tij dhe legjendën e futbollit, Ronaldinho, në listat e asistimeve të Ligës së Kampionëve.

 

🇧🇷 All time Champions League assists:

• Rodrygo – 12.
• Ronaldinho – 11. pic.twitter.com/XmflbavnrJ

— Madrid Xtra (@MadridXtra) September 18, 2024

Asistimi i Rodrygo ishte i 12-ti i tij në garën elitare të klubeve, pasi ai kaloi Ronaldinhon, i cili regjistroi 11 asistime gjatë karrierës së tij në Ligën e Kampionëve.

Fitorja i dha Real Madridit tre pikët e para, duke e vendosur në vendin e katërt në grup, ndërsa Shtutgarti është në fund pa asnjë pikë. /Telegrafi/

The post Rodrygo thyen rekordin e madh të Ronaldinhos në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

“Jam shumë i lumtur për ty Kenan”, Del Piero nderon Yildizin pasi ia theu rekordin 19-vjeçar

Alessandro Del Piero nderoi mbajtësin aktual të fanellës së tij të famshme me nr.10, Kenan Yildiz, i cili u bë golashënuesi më i ri i Juventusit në Ligën e Kampionëve pas golit hapës kundër PSV Eindhoven të martën mbrëma.

Yildiz theu rekordin e madh, të mbajtur më parë nga Del Piero, i cili kishte qëndruar për pothuajse apo saktësisht 19 vjet.

Del Piero tha se ishte “vërtet i lumtur” për adoleshentin në një bisedë pas ndeshjes drejtpërdrejt në mediumin Sky Sport Italia.

Legjenda e Juves ishte duke punuar si ekspert në transmetimin e drejtpërdrejtë të rrjetit italian të ndeshjes Juventus-PSV mbrëmjen e së martës. Ai ishte në gjendje të zhvillonte një bisedë të shpejtë me Yildizin pas përfundimit të takimit.

 

1994 – Del Piero becomes the youngest Juventus #UCL goal scorer ever.

20 years later……

2024 – Kenan Yıldız beats the record to become the youngest Juventus #UCL scorer ever.

Same number. Same celebration. Same club. 👅🔟🖤🤍 pic.twitter.com/Ebn3lzAyEz

— Forza Juventus (@ForzaJuveEN) September 17, 2024

“Një djalë i ri sapo theu rekordin tim. Jam shumë i lumtur për të”, ka thënë fillimisht legjenda e Juventusit dhe Italisë.

“Dhe unë jam i lumtur sepse ai pati një lojë të mirë, sepse ai e filloi sezonin shumë mirë dhe bëri shkëlqyeshëm edhe vitin e kaluar, dhe gjithashtu sepse mori përgjegjësinë mbi supet e tij. Jam shumë i lumtur për ty Kenan”, përfundoi Del Piero. /Telegrafi/

The post “Jam shumë i lumtur për ty Kenan”, Del Piero nderon Yildizin pasi ia theu rekordin 19-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Klubi grek njofton transferimin e Martialit

Anthony Martial është shpallur zyrtarisht si lojtari më i fundit i AEK Athinës, i cili iu bashkua klubit grek si lojtar i lirë.

Sulmuesi francez u largua nga Manchester United pas skadimit të kontratës së tij këtë verë pas plotë nëntë vitesh në Old Trafford.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Martial ka gjetur tashmë klubin e ri, i cili tashmë e ka zyrtarizuar transferimin e tij.

Bëhet fjalë për grekët e AEK-ut të Athinës, klubi i cili ka njoftuar ardhjen e 28-vjeçari, i cili do të mbërrijë në Greqi këtë të mërkurë për të kryer formalitetet.

 

Ο μάγος έρχεται!!! 🟡⚫
Ραντεβού στο αεροδρόμιο!!! ✈
Arrival: Anthony Martial
Time: 20:40
Location: El. Venizelos airport Meeting point: Exit 7#aekfc #aekfcseason2024_2025 #summertransfers #Martial pic.twitter.com/yls71N3NJP

— AEK F.C. (@AEK_FC_OFFICIAL) September 18, 2024

“Magjistari po vjen!!! Takimi ne aeroport!!! Koha 20:40”, shkruhet në njoftimin e AEK-ut në faqen zyrtare.

Martial thuhet se ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2027 dhe do të bëhet një nga lojtarët e tyre më të paguar. /Telegrafi/

The post Klubi grek njofton transferimin e Martialit appeared first on Telegrafi.

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk u arrestua në Poloni – presidenti Zelensky u desh të ndërhynte për lirimin e tij

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq të gjitha në rrjetet sociale.

Boksieri 37-vjeçar planifikoi të fluturonte për në Valencia të Spanjës ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36 vjeç) për ndeshjen në Riad (Arabia Saudite) më 21 dhjetor.

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Usykun duke u larguar me pranga nga policia.

 

🇵🇱🇺🇦 Ukrainian Boxer Oleksandr Usyk was detained at Krakow airport and taken into questioning.

Usyk’s wife commented on his detention on her Instagram page: ‘Everything is fine, all is well. Nothing criminal. Oleksandr will explain everything himself soon,’ she wrote pic.twitter.com/fP8oT690mh

— Voice of the innocent (@AliBukhari10043) September 17, 2024

U desh që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërhynte urgjentisht në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efikase”, shkroi Usyk në Twitter, por nuk zbuloi pse u arrestua.

Mirëpo, mediat raportojnë se ai ka pasur problem të hipte në fluturimin në të cilin ishte me gruan e tij pas një udhëtimi 14 orësh nga Kievi. Për shkak të pengesës gjuhësore dhe zemërimit dhe reagimit të Usyk, ai u arrestua përfundimisht.

 

Dear Friends. A misunderstanding took place. It was quickly resolved. Thanks to all who got concerned. Thanks to Ukrainian diplomats for the efficient support. And respect to Polish Police for conducting their obligations with no regards to height, weight, reach and regalia.

— Oleksandr Usyk (@usykaa) September 17, 2024

Usyk është ndoshta boksieri më i famshëm ukrainas dhe është një hero kombëtar në atdheun e tij.

Në shtator të vitit 2021, ai u bë kampion bote në versionet IBF, IBO, WBA dhe WBO dhe në maj të këtij viti fitoi edhe rripin WBC pasi mposhti Tyson Fury dhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës. /Telegrafi/

The post Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk u arrestua në Poloni – presidenti Zelensky u desh të ndërhynte për lirimin e tij appeared first on Telegrafi.

Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon

Edicioni i ri 2024/25 i Ligës së Kampionëve fillon sonte (e martë) dhe tashmë është publikuar lista me vlerat e fundit të futbollistëve, të cilët janë më të vlefshmin në këtë sezon në garën elitare evropiane për klube.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinicius Junior,dhe Erling Haaland janë lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt, vlera e tyre e transferimit është vlerësuar në një shifër prej 180 milionë eurosh.

Pas tyre në listë vjen Phil Foden i pesti me vlerë 150 milionë euro, Bukayo Saka i gjashti me 140 milionë euro, Rodri i shtati me 130 milionë euro, po aq sa ka edhe Jamal Musiala dhe i teti dhe Florian Wirtz i nënti.

Top dhjetëshja mbyllet nga talenti i Barcelonës, 17-vjeçari Lamine Yamal, i cili tashmë ka një vlerësim tregu prej 120 milionë euro, vlerësim i njëjtë me Federico Valverden dhe Declan Rice, të cilët mbajnë vendet 11 dhe 12.

Rodrygo Goes, Martin Odegaard dhe Lautaro Martinez janë të radhës me një vlerësim prej 110 milionë euro, duke lënë pas vetes Harry Kane, Aurelien Tchouameni dhe Eduarto Camavinga me vlerësim prej 100 milionë eurosh.

Në pozitat 19, 20 dhe 21 renditen Julian Alvarez, Rafael Leao dhe Gavi, të cilët vlerësohen nga 90 milionë euro, ndërsa pas tyre top 25-shja kompletohet nga Ruben Dias, Nico Barella, Xavi Simons dhe William Saliba që vlerësohen nga 80 milionë euro. /Telegrafi/

The post Top 25 lojtarët më të vlefshëm në Ligën e Kampionëve këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Thomas Muller është gati të vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve

Thomas Müller është gati të bëjë paraqitjen e tij të 152-të në Ligën e Kampionëve për Bayern Munich, duke vendosur një rekord të ri për më shumë ndeshje të luajtura në këtë garë për një klub të vetëm.

Bayern Munich është nikoqir i Dinamo Zagrebit në ndeshjen e sotme (e martë) në kuadër të ndeshjes së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje mund të shkruhet në histori të garave evropiane e në veçanti për sulmuesin gjerman të Bavarezëve, Muller, i cili do të luajë ndeshjen e 152-të me klubin nga Allianz Arena.

Ky moment historik vjen pasi Muller vazhdon të forcojë trashëgiminë e tij si një nga figurat më të qëndrueshme në futbollin evropian.

Rekordin për më shumë paraqitje në Ligën e Kampionëve për një klub të vetëm e mbante Xavi Hernandez, i cili bëri 151 paraqitje për Barcelonën, megjithatë duket se Muller do të bëhet rekordmeni i ri.

Karriera e Muller në Bayern Munich ka zgjatur mbi 14 vjet, gjatë të cilave ai ka qenë thelbësor në sigurimin e titujve të shumtë, duke përfshirë dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Me këtë paraqitje, Muller gjithashtu do të futet në listën e pesë lojtarëve me më shumë ndeshje në histori të Ligës së Kampionëve, duke barazuar Karim Benzeman në pozitën e katërt.

I pari në këtë listë gjendet Cristiano Ronaldo me 183 paraqitje, i ndjekur nga Iker Casillas me 177 ndeshje dhe Lionel Messi me 163 ndeshje. /Telegrafi/

The post Thomas Muller është gati të vendos rekord të ri në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër

Sonte (e martë) me fillim nga ora 18:45 do të fillojë sezoni i ri i Ligës së Kampionëve, i cili mund të thuhet se është historik në shumë aspekte.

Nga ky sezon, garat elitare evropiane për klube nuk do të jenë në formatin e saj të njohur me tetë grupe nga katër skuadra, gjë që sigurisht do të marrë pak kohë për mësim.

Është rritur edhe numri i skuadrave, kështu që këtë sezon 2024/25 në Ligën e Kampionëve në vend të 32 do të shohim 36 skuadra që do të jenë të gjitha së bashku në një tabelë.

Në pjesën e garës së ligës, secila skuadër do të luajë nga tetë ndeshje kundër kundërshtarëve që u tërhoqën në shortin e 29 gushtit dhe tetë skuadrat e para do të kalojnë direkt në fazën e 1/8-tës. Ekipet nga vendi i 9-të në të 24-të pas tetë xhirove të luajtura do të kalojnë në ‘play-off’ për një vend në fazën e 1/8-tës.

 

2024/25, let’s go 🏆#UCL pic.twitter.com/EnnlQ2vcxA

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

12 skuadrat e fundit në tabelë do të përfundojnë pjesëmarrjen në Evropë këtë sezon, çka do të thotë se nuk ka më transferim në Ligën e Evropës siç ishte në sezonet e mëparshme.

Turi i parë i Ligës së Kampionëve do të luhet nga e marta në të enjte, ndërsa shtatë të tjerat, si më parë, gjatë të martave dhe të mërkurave.

Raundi i fundit është caktuar për 29 janar, ndërsa faza e eliminimit fillon më datë 11 shkurt. Finalja e madhe do të luhet më 31 maj në Allianz Arena të Mynihut.

E ndërsa formati i garës është i ri, favoritët për titull janë ende të njëjtat klube.

Manchester City, Real Madrid, Arsenal dhe Bayern Munich janë në krye të listës sipas shtëpive të basteve, ndërsa Interi, Barcelona, Liverpooli dhe Paris Saint-Germain shihen si favoritë të fshehur.

 

Tuesday ✅
Wednesday ✅
Thursday ✅#UCL pic.twitter.com/6u34blOYBa

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) September 16, 2024

Ndeshjet e sotme dhe orari

Juventus – PSV Eindhoven 18:45

Young Boys – Aston Villa 18:45

Milan – Liverpool ora 21:00

Bayern Munich – Dinamo Zagreb ora 21:00

Real Madrid – Stuttgart ora 21:00

Sporting Lisbona – Lille ora 21:00

/Telegrafi/

The post Revolucioni në Ligën e Kampionëve fillon sonte: Sezoni 2024/25 me format të ri dhe favoritë të vjetër appeared first on Telegrafi.

❌