Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Çfarë është “Ghost”, aplikacioni më i rëndësishëm i kriminelëve pas kapjes së “SKY”

By: fra nc

Një tjetër aplikacionin i inkriptuar që përdor bota e krimit është zbërthyer nga autoritetet e drejtësisë.

Një operacion ndërkombëtar i koordinuar nga Europol çoi në arrestimin e dhjetëra personave në disa vende të botës pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Ghost”.

Aplikacioni “Ghost” në Australi përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete të anëtarëve të një sindikate kriminale shqiptare thuhet në një prej mediave australiane.

Një prej të arrestuarve i dyshuar për trafikimin e kanabis me vlerë 1.2 mln dollarë rezulton lidhje e krimit të organizuar shqiptar.

Po ashtu nga ky aplikacion pritet të zbardhen komunikimet mes grupeve kriminale për vrasjet e pazbardhuar, trafiku i drogës, atentatet e shumë ngjarje të tjera për të cilat ende nuk ka një person përgjegjës para organve të drejtësisë.

Çfarë është Ghost?

Tregu për aplikacionet e mesazheve të koduara po lulëzon, me ËhatsApp-in që është shërbimi më i njohur dhe më popullor.

Këto aplikacione kodojnë mesazhet për të parandaluar të huajt të lexojnë bisedat private dhe nuk janë të paligjshme.

Por disa veçori të shërbimit Ghost, i cili u shfaq për herë të parë në skenë në vitin 2021, e bënë atë shumë më tërheqës për kriminelët, sipas Europol.

Përdoruesit do të blinin një telefon të personalizuar në vend që thjesht të shkarkonin aplikacionin në telefonin e tyre.

Përdoruesit mund të merrnin telefonin Ghost pa dhënë asnjë informacion personal ose një numër telefoni ekzistues, duke e bërë atë 100% anonim, tha Europol.

Shërbimi përdorte tre standarde të veçanta të kriptimit dhe përdoruesit mund të fshinin të dhënat e telefonit nga distanca, nëse ai kapej nga autoritetet.

Europol tha se Ghost përdorte servera “të fshehur” në Islandë dhe Francë, ndërkohë që themeluesi i tij ishte në Australi.

Kush e përdori?

Sipas policisë, Ghost përdorej pothuajse ekskluzivisht nga kriminelët.

Europol tha se aplikacioni kishte disa mijëra përdorues në mbarë botën me rreth 1000 mesazhe që shkëmbeheshin çdo ditë.

Jean-Philippe Lecouffe, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Europol, tha se operacioni kishte hequr një mjet të rëndësishëm komunikimi nga dora e krimit të rëndë dhe organizuar.

“Ky mjet mundësoi trafikun e drogës, tregtimin e armëve, dhunën ekstreme dhe pastrimin e parave në shkallë të gjerë,” tha ai.

Në lidhje me operacionin deri më tani janë arrestuar 51 persona, shumica në Australi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Çfarë është “Ghost”, aplikacioni më i rëndësishëm i kriminelëve pas kapjes së “SKY” appeared first on Euronews Albania.

Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para/ Kapet i riu, i dalin lidhjet me mafian shqiptare

By: user7

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga zbërthimi i aplikacionit të koduar “Ghost” që përdorej nga grupet kriminale, dhe që çoi në pranga dhjetra persona. Në mesin e personave që janë vënë në pranga është dhe një 36-vjeçar nga Viktoria, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar me mafian shqiptare, në trafikimin e një sasie të madhe me kanabis, që kapte vlerën e 1.2 mln dollarëve. Sipas mediave vendase, aplikacioni “Ghost” përdorej për të koordinuar komunikimet sekrete mes anëtarëve të bandës kriminale shqiptare.

Një tjetër lidhje e aplikacioni “Ghost” me Shqipërinë del pas arrestimit të një personi në Itali, i cii sipas oficerit të policisë Leonardo Lando, kishte lidhje edhe më Shqipërinë. Personi në fjalë ishte në kërkim që prej vitit 2023, dhe dyshohet se ka pasur “një rol të madh” në Sacra Corona Unita.

“Për shkak të gjeografisë, afërsia e Shqipërisë me këtë zonë është shumë thelbësore dhe vendimtare për këtë lloj hetimi”, tha oficeri. “Pra, ne shpresojmë se do të jetë vetëm një fillim për bashkëpunimin e ri të zbatimit të ligjit”, përmbylli Lando.

Administratori i dyshuar i aplikacionit, Jay Je Yoon Jung, 32 vjeç, u paraqit në një gjykatë të Sidneit të mërkurën (18 shtator) me akuza që përfshinin mbështetjen e një organizate kriminale dhe përfitimin nga të ardhurat e krimit. Jung nuk pranoi akuzat dhe nuk aplikoi për lirimin me kusht. Ai do të qëndrojë pas hekurave të paktën deri në muajin Nëntor, kur çështja e tij të rikthehet në Gjykatë.

“Policia australiane arrestoi 38 të dyshuar, ndërkohë që aksioni është zhvendosur dhe në Kanada, Suedi, Irlandë dhe Itali,”- tha zëvendëskomisioneri i Policisë Federale Australiane, Ian Mçartney.

Policia thotë se Jung përdori një rrjet rishitësish për të ofruar aparate të specializuara për kriminelët në mbarë botën. Telefonat inteligjentë të modifikuar u shitën për 2,350 dollarë australianë (1,590 dollarë amerikanë) që përfshinte një abonim gjashtë-mujor në Ghost dhe mbështetje teknike. Më herët autoritetet kanë zbuluar edhe rrjete të tjera komunikimi që përdoren nga kriminelët, si SKY EÇ dhe Encrochat. Falë këtyre zbërthimeve, dhjetra persona janë arrestuar dhe janë nën hetim edhe në Shqipëri.

The post Aplikacioni “Ghost” shënon “viktimat” e para/ Kapet i riu, i dalin lidhjet me mafian shqiptare appeared first on Lapsi.al.

Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE

By: V K

Mbrëmjen e djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, dha detaje për operacionin “Ghost” të ndërmarrë nga policia në Australi, SHBA dhe BE.

Sipas tij, deri më tani se nga operacioni i ndërmarrë në disa shtete, ka të dhëna se mes tyre ka edhe shqiptarë.

“Kjo pajisje ka qenë telefon i veçantë që vetë krijuesi e shiste për 3 mijë dollarë dhe kishte gjashtë muaj falas, pastaj kishte abonim. Pajisja nuk kishte nevojë as për numër telefoni as për mjet identifikimi dhe as për adresë.

Megjithatë pajisja ka server. Një nga serverat ishte në Islandë. Pajisja filloi të shtrihej, por hetimet që po bëheshin sidomos për narkotrafikantët në Evropë, bënë që sidomos Europol të vihej në alarm.

Para tre ditësh kanë bërë operacion, ku kanë goditur kryesisht në Australi, Amerikë, Kanada dhe BE. Deri tani ka të dhëna se ka shqiptarë. Nuk janë në nivelin e SKY ECC.

Në rastin konkret, edhe në Australi edhe në Europë, patjetër që ka shqiptarë.

Goditja e këtij aplikacioni dhe marrja e serverave, edhe pse aplikacioni ka qenë i ndërtuar që në momentin që kapet, çohet komandë dhe fshiheshin të dhënat. Teknologjia, çdo gjë që shkruhet diku regjistrohet.

Shqiptarët janë gjetur, por nuk ka veprime ende në territorin tonë. Në Australi janë arrestuar shqiptarë. Në Itali janë gjetur shqiptarë që punojnë për Ndraghetën”,-tha Hoxha.

The post Aplikacioni “Ghost”/ Artan Hoxha: Janë arrestuar edhe shqiptarë, operacion masiv në Australi dhe BE appeared first on Albeu.com.

Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”/ Qindra persona përfundojnë në pranga, aplikacioni përdorej nga grupet kriminale

By: V K

Platforma e kriptuar e komunikimit “Ghost”, është zbërthyer nga autoritetet e zbatimit të ligjit, nën dyshimet se është përdorur për veprimtari kriminale.

Qindra persona mësohet se janë arrestuar në një operacion të shtrirë nga Europë në Australi.

Autoritetet bënë lëvizjen e tyre të martën dhe të mërkurën, duke arrestuar personazhe të krimit Itali, Irlandë, Suedi, Kanada dhe Australi, duke përfshirë “pronarin” 32-vjeçar të aplikacionit.

Drejtoresha ekzekutive e Europolit Catherine De Bolle, tha se zbatimi i ligjit nga nëntë vende ishin përfshirë në sulmin ndërkombëtar.

“Sot e kemi bërë të qartë se sado që rrjetet kriminale të fshehura mendojnë se janë, ato nuk mund t’i shmangen përpjekjeve tona kolektive”, tha ajo.

Aplikacioni Ghost, një lloj WhatsApp për kriminelët, u krijua nëntë vite më parë dhe mund të aksesohej vetëm përmes telefonave inteligjentë, të modifikuar që shiteshin për rreth 1,590 dollarë amerikanë.

Policia franceze gjurmoi vendndodhjen e krijuesit në Australi dhe bashkoi forcat me policinë lokale, për të shënjestruar platformën.

“Një konferencë shtypi do të mbahet të mërkurën më 18 shtator 2024 për të shpallur një veprim madhor kundër një platforme komunikimi të koduar që përdoret për aktivitete kriminale, si trafikimi i drogës në shkallë të gjerë, vrasjet dhe pastrimi i parave.

Ky operacion është përpjekja më e fundit e sofistikuar deri më sot për të penguar aktivitetet e organizatave kriminale me rrezik të lartë që veprojnë nga të katër anët e botës”, tha Europol.

Në konferencë për shtyp pritet të ketë përfaqësues nga Europol, Xhandarmëria Kombëtare Franceze, Byroja Federale e Hetimeve të Shteteve të Bashkuara (FBI), Policia Federale Australiane (AFP), Irish An Garda Síochána, Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). Vendet dhe organizatat e përfshira në operacin janë Australia, Kanadaja, Franca, Islanda, Irlanda, Italia, Holanda, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europol dhe Eurojust.

The post Pas “Sky ECC” zbërthehet “Ghost”/ Qindra persona përfundojnë në pranga, aplikacioni përdorej nga grupet kriminale appeared first on Albeu.com.

❌