❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim (VIDEO)

By: V K

Personazhi i njohur i TikTokut Hati,, ka reaguar pas disa lajmeve nĂ« media, lidhur me pasurinĂ« e saj. Ajo u Ă«shtĂ« kthyer mediave, duke thĂ«nĂ« se e bĂ«jnĂ« pĂ«r vĂ«mendje, ndonĂ«se nuk i ka qetĂ«suar “kurreshtarĂ«t” qĂ« e kanĂ« pyetur se ku i gjen tĂ« ardhurat.

“Nuk e paskam dit se sa rĂ«ndĂ« dhe sa poshtĂ« kanĂ« qenĂ« kĂ«to mediat shqiptare pĂ«r pak shikueshmĂ«ri. KanĂ« njĂ« javĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« emisione pĂ«r patentĂ«n time. A thua se ky Ă«shtĂ« problemi mĂ« i madh qĂ« kanĂ« ShqiptarĂ«t. Ku i gjen lekĂ«t Hatixhja. Na thirrin nja dy tĂ« mençëm nĂ« emision qĂ« i thonĂ« flisni kundĂ«r se kĂ«shtu bĂ«jmĂ« lajm. Jeni shumĂ« poshtĂ« dhe jeni pĂ«r t’u mĂ«shiruar. Ftesa pĂ«r emisione pa fund por nuk kam pĂ«r tĂ« ardhur te asnjĂ«ri. Merruni me çështje mĂ« tĂ« mĂ«dhaja se ShqipĂ«ria duhet ti kushtojĂ« rĂ«ndĂ«si gjĂ«rave tĂ« tjera. Kam jetĂ«n time, e pavarur dhe nuk po bĂ«j ndonjĂ« krim, nuk po vras njeri”, thotĂ« ajo nĂ« njĂ« video tĂ« postuar nĂ« faqen e saj tĂ« “TikTok”.

 

@__hatiii Tu henger buke mediat nkurriz tim i thone ksajđŸ˜±đŸ˜± #fyp #foryoupage #viral #funny #funnymoments #justforfun #dramatiktok #storytime #albaniangirl #đŸ‡ŠđŸ‡±đŸ‡œđŸ‡° ♬ original sound – ✹h a t i✹


Hati dhe bashkëshorti i saj Jashari, janë kthyer në influencerë TikToku, duke postuar video shpesh nga jeta e tyre luksoze, udhëtimet dhe makinat e shtrenjta.

Ato ishin protagonistë të lajmeve, pasi policia u bllokoi makinën dhe patentat, për shkak se udhëtonin me shpejtësi tej normave në rrugët e vendit.

The post Ku i gjen lekët një 19-vjeçare? Hati reagon ndaj kritikave: Po shijoj jetën me burrin tim (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital

By: V K

DitĂ«n e sotme, njĂ« aksident automobilistik me pasojĂ« plagosjen e dy personave Ă«shtĂ« shĂ«nuar nĂ« aksin Kardhiq-DelvinĂ«. NjĂ« automjet tip “Toyota”, ka dalĂ« nga rruga dhe Ă«shtĂ« pĂ«rmbysur, duke shkaktuar plagosjen e shtetasve GĂ«zim Prenga, qĂ« Ă«shtĂ« njĂ«herazi edhe drejtuesi i mjetit dhe Besim Buçpapaj, pasagjeri, ku ky ka thyer krahun.

Automjeti kishte drejtim për në Sarandë, ku dy të plagosurit po udhëtonin për cështje pune.

Autoambulanca ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit të Sarandës, ku po marrin ndihmën e parë e ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

The post Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, të lënduarit dërgohen më urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

Mesazhi prekës i të ndjerit Gerti Bogdani: Kam zgjedhur të jem baba dhe jo burrë

By: V K

Dy ditë më parë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare, për shkak të një arresti kardiak.

Të shumta kanë qenë pjesë nga intervistat që ai ka dhënë në media, të cilat janë publikuar në nderim të figurës së tij.

Në videon e publikuar, tregon edhe një herë njeriun qytetar dhe familjar që ai përfaqësonte.

Teksa ka treguar një episod që ka ndodhur, Gerti Bogdani, thekson se në një bisedë me një figurë të njohur, ky i fundit i kishte thënë se kishte zgjedhur të ishte burrë, ndërsa Gerti i kishte thënë që nxitonte pasi do të merrte vajzën nga shkolla.

“Me dike tĂ« njohur publik mĂ« tha qĂ« kĂ«to punĂ« ja kishte lĂ«nĂ« gruas dhe vjehrrĂ«s. ‘Kam zgjedhur tĂ« jem burrë’, tha ai, ndĂ«rkohĂ« ju pĂ«rgjigja qĂ« unĂ« kam zgjedhur tĂ« jemi baba. Pas asaj dite nuk pĂ«rshĂ«ndetemi mĂ«, pasi mesa duket nuk i ka pĂ«lqyer pĂ«rgjigja ime”, shprehej Gerti Bogdani teksa mĂ« tej theksoi:

“NĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« jemi prindĂ«r dhe gjĂ«ja mĂ« e vyer qĂ« ne i sjellim botĂ«s janĂ« fĂ«mijĂ«t. Ata janĂ« dhurata mĂ« e madhe qĂ« ne na bĂ«n Zoti dhe qĂ« ne mĂ« pas i sjellim shoqĂ«risĂ«, dhe si tĂ« tillĂ« duhen ruajtur si tĂ« çmuar. Kur dhurata mĂ« e madhe Ă«shtĂ« aty, ne duhet tĂ« sillemi si prindĂ«r dhe jo si burrĂ«. Sa mĂ« parĂ« ta kuptojnĂ« sidomos shqiptarĂ«t kĂ«tĂ« gjĂ«, aq mĂ« e mirĂ« do jetĂ« bota nesĂ«r”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

The post Mesazhi prekës i të ndjerit Gerti Bogdani: Kam zgjedhur të jem baba dhe jo burrë appeared first on Albeu.com.

Salianji zbardh në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë: Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit, ka biseda dhe me kreun e grupit të PS

By: V K

Këtë të premte, po mbahet seanca gjyqësore në Apel  ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji. Salianji gjatë dëshmisë së tij, ka nxjerrë përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë.

Salianji: “Si mund tĂ« bĂ«j unĂ« kallĂ«zim tĂ« rremĂ« me dy persona qĂ« nuk i njoh Albert Veliu asnjĂ«herĂ« dhe Fred Alizotin asnjĂ«herĂ«. Veliun e kam njohur nĂ« momentin qĂ« ka ardhur me gazetarĂ«t. Si e kam organizuar unĂ« njĂ« kallĂ«zim tĂ« rremĂ« kur kĂ«ta tĂ« dy e kanĂ« thĂ«nĂ« e kemi bĂ«rĂ« vetĂ« nĂ«se kjo nuk qenka e vĂ«rtetĂ«, kĂ«tu hymĂ« tek logjika e viktimĂ«s qĂ« nuk qenka e vertĂ«tĂ«, si e kam organizuar unĂ« kĂ«tĂ«?!

TĂ« parin s’e njoh, tĂ« dytin s’e njoh, kĂ«ta s’i njohin as gazetarĂ«t, vijmĂ« tek tjetra, Fred Alizoti nuk ka asnjĂ« komunikim me mua 0, por ka ja tabulatet i keni kĂ«tu, komunikim me kreun e grupit tĂ« PS, komunikim me drejtorin e PolicisĂ« sĂ« Shtetit, me drejtorin e policisĂ« sĂ« Fierit, zv drejtorin e policisĂ« sĂ« Fierit, komunikimet qĂ« mund t’i vendos me audio, ku Fred Alizoti urdhĂ«ron drejtorin e policisĂ« sĂ« fierit dhe i thotĂ« mĂ« sill paratĂ« kĂ«tu se i thashĂ« shefit, aaa e kuptove i thotĂ« nĂ« 2 tĂ« natĂ«s.

Të nesërmen në 9 të mëngjesit, më shumë se 200 përgjime zyrtare të prokurorisë që nuk janë dosjet, por i kemi nxjerrë audio, ku Alfred Alizoti një personazh i panjohur për ne, për mua 0 dhe mbi dëshminë e të ciklit është ndërtuar e gjithë kjo farëse urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve, vinte nga Fieri dhe i jepte para këtij, për çfarë i jep para këtij, për çfarë i jep para kur ky që kam akuzuar unë ka vëllanë ministër dhe ndërkohë prokuror i çështjes Gentian Osmani fliste për të, e kanë çuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe sot nuk është më prokuror.

Dhe tĂ« gjithĂ« kĂ«ta nĂ«se hyjmĂ« nga ana proceduriale, tĂ« gjithĂ« prokurorĂ«t dhe gjyqtarĂ«t qĂ« i kanĂ« shantazhuar kĂ«ta qĂ« tĂ« kalonin Vettingun dhe qĂ« janĂ« pĂ«rfshirĂ« qĂ« i kemi ndjekur nĂ« karrierĂ«n e tyre si kanĂ« qenĂ«, janĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« shkarkuar, Gent Osmani u shkarkua”.

The post Salianji zbardh në Apel përgjimet e Fredi Alizotit me drejtorin e Policisë: Sill paratë këtu në 2 të natës se i thashë shefit, ka biseda dhe me kreun e grupit të PS appeared first on Albeu.com.

Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë

By: V K

Aktorja e njohur Olta Gixhari, në një podcast që ka realizuar me gazetaren Mira Kazhani, ka treguar eksperiencën e saj të mëmësisë dhe se si ajo e ka bërë që të jetë një person me këmbë në tokë, pavarësisht të gjitha sakrificave që i është dashur të bëjë.

Olta shprehet se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

Sipas saj, për të ka qenë jo e thjeshtë që të ishte një mami me kohë të plotë, me një bebe që qante përgjatë gjithë ditës.

“E kam parĂ« veten mami, gjithmonĂ«, sepse unĂ« e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk mĂ« besonte se do tĂ« bĂ«hesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do tĂ« bĂ«hesh mami? Jo kurrĂ«. Edhe unĂ« qeshja, okej, por mĂ« vriste shumĂ« brenda vetes. MĂ«mĂ«sia Ă«shtĂ« e vetmja gjĂ« qĂ« mua mĂ« bĂ«n tĂ« mos fluturoj.

Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë.

Kam gjithĂ« jetĂ«n qĂ« dua ta them, por unĂ« mendoj se njĂ« Olta Gixhari ka”, shprehet Olta nĂ« promon e intervistĂ«s.

The post Olta Gixhari vjen në një rrëfim prekës: Njerëzit më thonin se nuk do bëhesha kurrë nënë appeared first on Albeu.com.

Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI)

By: V K

Prokuroria e KukĂ«sit, ka kĂ«rkuar konfiskimin e pasurive tĂ« Fatjon Dautaj, i cili ka qenĂ« i arrestuar nĂ« LondĂ«r pĂ«r ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’.

Pasuritë që organi i akuzës ka kërkuar të konfiskohen janë:

Pasuria e llojit “NjĂ«si” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndĂ«rtesĂ«â€ 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Fatjon Dautaj ka qenĂ« arrestuar nga policia Metropolitane e LondrĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasjes mbetur nĂ« tentativĂ«â€, si dhe ka qenĂ« nĂ« hetim nga Agjensia KombĂ«tare kundĂ«r Krimeve nĂ« Angli pĂ«r veprĂ«n penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

“MĂ« datĂ« 06.09.2013 nĂ« makinĂ«n e shtetasit F.D janĂ« gjetur 3 kg kokainĂ« dhe mĂ« datĂ« 05.03.2014 i janĂ« gjetur 64 450 paund qĂ« dyshohet se kanĂ« lidhje me trafikun e drogĂ«s”, njofton Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e KukĂ«sit kĂ«rkon konfiskimin e pasurive tĂ« shtetasit F.D. i arrestuar nĂ« LondĂ«r pĂ«r ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m KukĂ«s i ka kĂ«rkuar GjykatĂ«s KukĂ«s konfiskimin e pasurive tĂ« shtetasit F.D. dhe tĂ« afĂ«rmve tĂ« tij nĂ«n akuzĂ« pĂ«r veprĂ«n penale “Pastrim i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi F. D., ka qenĂ« i arrestuar nga policia Metropolitane e LondrĂ«s pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes mbetur nĂ« tentativĂ«â€, si dhe ka qenĂ« nĂ« hetim nga Agjensia KombĂ«tare kundĂ«r Krimeve nĂ« Angli pĂ«r veprĂ«n penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”. MĂ« datĂ« 06.09.2013 nĂ« makinĂ«n e shtetasit F.D janĂ« gjetur 3 kg kokainĂ« dhe mĂ« datĂ« 05.03.2014 i janĂ« gjetur 64 450 paund qĂ« dyshohet se kanĂ« lidhje me trafikun e drogĂ«s.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, më datë 19.09.2024 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkoi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

Pasuria e llojit “NjĂ«si” me sip. 100m2;

Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndĂ«rtesĂ«â€ 64m2; si dhe

Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

The post Prokuroria e Kukësit kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarit, bënte jetë luksoze në Angli (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

By: V K

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë sot në një deklaratë publike ku tha se Prokurorët genjejnë, kur shkruajnë emrin e tij se ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës.

Malltezi tha se në fakt të gjitha ia ka përballuar e bija e Berishës, Argita. Ai tha se ka paguar vetëm për gjyqin në Francë dhe shtoi se me shumë kënaqësi ia mbulon, por nuk e kanë pranuar, ndaj, sipas tij, është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP.

Më pas, tha Malltezi, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. Ai tha se më pas gënjehet që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat janë zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Ai shtroi pyetjen se përse prokurorët e shënojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës në dosjen hetimore.

DEKLARATA:

Prokurorët politikë genjejnë kur shkruajnë se Jamarber Malltezi ka paguar faturat e avokateve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka perballuar e bija, Argita. Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita.

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamiresine si krim apo vepër penale. Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor.

Çdo lek i paguar shkon pĂ«r trajtimin e fĂ«mijĂ«ve, pĂ«r pagesat e mjekĂ«ve, sanitareve, krijimin e kushteve pĂ«r trajtimin e fĂ«mijĂ«ve. Znj.Berisha punon pĂ«r humanizĂ«m nĂ« mĂ«nyrĂ« vullnetare dhe nuk ka asnjĂ« tĂ« ardhur, nuk merr pagĂ«, as shpĂ«rblim. Pra, vetĂ«m jep pĂ«r kĂ«tĂ« fondacion. Pra, unĂ« heq para tĂ« miat nga banka pĂ«r tĂ« paguar trajtimin e fĂ«mijĂ«ve dhe asnjĂ« nga familja Berisha nuk pĂ«rfiton asnjĂ« lek.

Atëherë, pse sherbetoret politike të Edi Ramës e shenojnë bamiresinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë. Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

The post Jamarbër Malltezi: Pagesat Berishës nuk ja kam bërë unë por e bija, prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik appeared first on Albeu.com.

Zhduken tre fëmijë në një qendër sociale në Elbasan

By: V K

Sipas policisë së Elbasanit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, dyshohet se janë larguar nga ambientet e një qendre sociale në Elbasan.

Ka qenë përgjegjësi i qendrës sociale, i cili ka kallëzuar largimin e të miturve.

Uniformat blu thonë se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ka nisur kërkimet për gjetjen e të miturve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Zhduken tre fëmijë në një qendër sociale në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Mbretëresha e Champions League, Eva Murati në qendër të vëmendjes së medias britanike

By: V K

Imazh i ngjarjeve sportive nĂ« Tring, Eva Murati, ka qenĂ« shpesh nĂ« vĂ«mendjen e mediave tĂ« huaja. KĂ«tĂ« herĂ«, ka qenĂ« media britanike “The Sun”, qĂ« i ka kushtuar njĂ« artikull moderatores.

The Sun, shkruan pĂ«r rikthimin e Eva Muratit nĂ« sezonin e ri nĂ« Tring, duke e quajtur “MbretĂ«resha e Champions League”.

“Prezantuesja mahnitĂ«se shqiptare, Eva Murati, Ă«shtĂ« rikthyer pĂ«r njĂ« sezon tĂ« ri, duke fituar zemrat e tifozĂ«ve tĂ« futbollit nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n.

Eva prezanton mbulimin e turneut pĂ«r transmetuesin shqiptar Tring TV”, kĂ«shtu e nis artikullin prestigjozja britanike, pĂ«r Muratin, e cila ka arritur t’i magjepsĂ« tĂ« gjithĂ«.

Eva është një ndër vajzat të cilat ku ka shkuar, ka arritur të përfaqësojë denjësisht Shqipërinë, e këtë gjë e kanë treguar më së miri fjalët dhe lëvdatat që të huajt kanë bërë për të.

 


 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eva Murati (@evamurati)

The post Mbretëresha e Champions League, Eva Murati në qendër të vëmendjes së medias britanike appeared first on Albeu.com.

Protesta para Bashkisë/ Këlliçi akuza SPAK: Jeni nën presionin e Erion Veliajt

By: V K

Këtë të premte, drejtues politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Prokurorëve të SPAK.

Gjithashtu, Këlliçi ka hedhur akuza edhe ndaj Carlo Bollinos, i cili sipas tij është bërë pronar i mbi 4 mijë m2 në pronat e familjes Begeja.

Këlliçi tha se Bolino po na del edhe ndërkombëtar edhe tirons i vjetër, i cili sulmon pronarët legjitimë, sepse ka mentalitet komunist.

“Bolino Ă«shtĂ« i vetmi ndĂ«rkombĂ«tar qĂ« po sulmojmĂ« ne, ai Ă«shtĂ« italian, por po na del edhe tirons i vjetĂ«r, pĂ«rderisa na del si pronar nĂ« mbi 4 mijĂ« metra nĂ« pronat e familjes Begeja. Tani Bolino sulmon pronarĂ«t legjitimĂ« nĂ« TiranĂ«, qĂ« kĂ«rkojnĂ« pronĂ«n e tyre”, tha KĂ«lliçi.

Mes tĂ« tjerash,  ai u shpreh se “Dritan Prençi, Prokurori i SPAK, i cili prej 4 vitesh ka nĂ«n hetim dosjen e inceneratorit tĂ« TiranĂ«s, nuk e sheh ky firmĂ«n e Erion veliajt?”.

“Me çfarĂ« i ushtron presion Erion Veliaj kĂ«tyre prokurorĂ«ve tĂ« SPAK? Mos vallĂ« me dosjen e atij prokurorit tĂ« VlorĂ« qĂ« Ă«shtĂ« arrestuar? Mos vallĂ« nĂ« atĂ« dosje kemi edhe emrat e prokurorĂ«ve tĂ« SPAK.

Flitet se janë paguar 3 mln euro që janë paguar për të shpëtuar Erion Veliajn. E kuptoni se për çfarë drejtësie flasim? Nuk kemi parë në drejtësi të tillë në asnjë vend të Botës, një drejtësi me dy standarde.

ProkurorĂ«t janĂ« peng tĂ« Erion Veliajt. Kjo mĂ«nyrĂ« vjedhjeje qĂ« ka instaluar Erion Veliaj nĂ« BashkinĂ« e TiranĂ«s Ă«shtĂ« i pashembullt nĂ« BotĂ«, ndĂ«rsa Altin Dumani e quan krim intelektual dhe vazhdon tĂ« godasĂ« opozitĂ«n”, tha KĂ«lliçi.

Ai paralajmëroi vijimin e protestave të opozitës para Bashkisë së Tiranës, duke i cilësuar ato si një qëndresë e qytetarëve prej 26 javësh.

Këlliçi gjithashtu njoftoi se javën e ardhshme protesta para Bashkisë do të mbahet ditën e mërkurë, pasi besimtarët myslimanë e kanë kërkuar një gjë të tillë, për shkak se ditën e premte kryejnë ritin e faljes në xhami.

“Ne do e respektojmĂ« kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« tyre”, u shpreh KĂ«lliçi, duke bĂ«rĂ« tĂ« ditur se javĂ«n e ardhshme protesta do tĂ« mbahet ditĂ«n e mĂ«rkurĂ«.

The post Protesta para Bashkisë/ Këlliçi akuza SPAK: Jeni nën presionin e Erion Veliajt appeared first on Albeu.com.

Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet (VIDEO)

By: V K

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka publikuar nĂ« “Facebook” videon e njĂ« pensionisti, i cili thotĂ« se edhe pse Ă«shtĂ« i majtĂ«, Edi Rama po ua merr shpirtin.

“Pensionet nuk rriten sepse paratĂ« vidhen dhe vetĂ«m vidhen nga Edi Rama dhe hajnat e tij ministra dhe zyrtarĂ«â€, shkruan Berisha.

Gjithashtu, pensionisti thotë se nuk ka rritje pensionesh, por vetëm indeksim. Aq më tepër, indeksimi që bëhej në prill, tani bëhet në tetor duke u vjedhur nga xhepi i pensionistëve.

“Rama po na merr shpirtin. Kur indeksimi bĂ«het nĂ« prill, pse Edi Rama e bĂ«n nĂ« tetor? Ka dy vjet qĂ« na vjedh nga tetĂ« muaj. Indeksimi nuk quhet ngritje pensioni”,– thotĂ« i moshuari.

The post Berisha publikon denoncimin e të moshuarit: Rama po na merr shpirtin, na vodhi pensionet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Balliu: Pushtetarët, gati të helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat

By: V K

Ditën e sotme, shefi i Organizimit të Partisë Demokratike në Tiranë Klevis Balliu, në protestën e 26 para Bashkisë Tiranë, ka deklaruar se arsyeja për të cilën opozita nuk fiton zgjedhjet, është sepse në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje, bëhen votime.

Gjithashtu, ai shtoi se pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, dhe janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.

“Sado tĂ« vijmĂ« e tĂ« flasim, tĂ« gjithĂ« i dimĂ« problematikat. E rĂ«ndĂ« tĂ« thuash nĂ« 2025, qĂ« po duhet tĂ« fitojĂ« opozita e duhet ndryshimi.

I dëgjon nga njerëz që edhe paguhen nga pushteti aktual. E thonë pastaj, po nuk mund të fitohet, Sepse në subkoshiencë e dinë se këtu zgjedhje nuk ka, ka vetëm votime.

Pushtetarët kanë një dashuri verbuese për paranë, janë gati të vrasin e helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat e tyre.
PĂ«rkundĂ«r gjithçkaje qĂ« ndodh, nĂ« gjyq Ă«shtĂ« opozita dhe masa sigurie merren pĂ«r opozitĂ«n. Ka ardhur koha tĂ« nisim ne lĂ«vizje tĂ« reja, tĂ« nisim veprime e akte. Duhen jo fjalime opozitare por akte opozitare”, u shpreh Balliu.

The post Protesta e opozitës/ Balliu: Pushtetarët, gati të helmojnë këdo vetëm të mbushin xhepat appeared first on Albeu.com.

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, raportohet për një të plagosur

By: V K

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Mitrovicë. Meidat e Kosovës, raportojnë se është plagosur një person, informacion i konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Nuk dihen ende detaje të tjera, teksa policia e Kosovës, po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

The post Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, raportohet për një të plagosur appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani

By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« premte, opozita po mban protestĂ«n e radhĂ«s para BashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, nĂ« lidhje me dosjen “5D”.

Protesta ka nisur me një minutë heshtje, në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani që humbi jetën dy ditë më parë, si pasojë e një ataku kardiak.

Kjo është protesta e 26 e opozitës para Bashkisë, ndërkohë që një protestuesit kërkojnë largimin e kryetarit Erion Veliaj.

The post Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Gerti Bogdani appeared first on Albeu.com.

U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO)

By: V K

Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij, këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit pĂ«r mesazhet. VĂ«rtetĂ« kam humbur shikimin nĂ« syrin e majtĂ«, por gjithmonĂ« me shpresĂ«n qĂ« do mĂ« vijĂ«. Faleminderit Zotit qĂ« i kam mirĂ« fĂ«mijĂ«t”, njoftoi biznesmeni ditĂ« mĂ« parĂ«.

Teksa sot ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet pĂ«r besimin e tij dhe nĂ« çdo hap falenderon Zotin, pĂ«rmes kĂ«tij postimi s’ka nguruar tĂ« falenderojĂ« edhe tĂ« gjithĂ« ata qĂ« i kanĂ« uruar shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« dhe janĂ« shqetĂ«suar pĂ«r shĂ«ndetin e tij.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak, të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rĂ«ndĂ« tĂ« zgjohesh pas 47 viteve me njĂ« sy. Faleminderit o Zot pĂ«r çdo tĂ« mirĂ« e tĂ« keqe qĂ« mĂ« dhuron. Ta duam dhe ta vlerĂ«sojmĂ« Zotin nĂ« çdo hap. Zoti ua bekoftĂ« dorĂ«n pĂ«r çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi, u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojĂ« e daljes sĂ« automjetit nga rruga, janĂ« dĂ«mtuar lehtĂ« shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fĂ«mijĂ«t e tij tĂ« mitur, tĂ« cilĂ«t ndodhen nĂ« spital pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore, jashtĂ« rrezikut pĂ«r jetĂ«n. Grupi hetimor po punon pĂ«r sqarimin e plotĂ« tĂ« rrethanave tĂ« aksidentit”, njoftoi Policia.

 

The post U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali

By: V K

Zbulohet skema e vjedhjes që 22 efektivët e policisë së Seksionit të Njësisë së Sigurisë së Autostradave, kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

AMP mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbalë dhe kishin marrë paratë vetë, duke mos i dorëzuar te financa.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjithë të huaja por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera, në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Emrat e policëve në hetim dhe masat e sigurisë:

1-.N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban nĂ« DVP-ShkodĂ«r, mase sigurimi personal “Arrest me burg”

2. Inspektor Gasper Gjeta, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg”

3. Armand Shehu, TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« seksionin Operacional pĂ«r sigurinĂ« Rrugore nĂ« Grupin e pajisjeve special, “Arrest me burg

4. Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shĂ«rbimi Trafiku Urban dhe Interurban nĂ« DVP-LezhĂ«, mase sigurimi personal “Arrest me burg”.
5. Ish- punonjĂ«si i policisĂ«, Inspektor Armir Hallaçi, nĂ« kohĂ«n e kryerjes sĂ« veprĂ«s penale, me detyrĂ« nĂ« NjĂ«sine Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest me burg

6. Inspektor Marjan Baloj, me detyrĂ« Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban nĂ« DVP-LezhĂ«, mase sigurimi personal “Arrest ne shtepi.

7. Inspektor Kastriot Gjini, me detyre TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sine Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest nĂ« shtĂ«pi”

8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave,” Arrest nĂ« shtĂ«pi

9. Inspektor Arsim Braha, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave, Arrest nĂ« shtĂ«pi”

10. Komisar Gramoz Dafku, me detyrĂ« Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban nĂ« DVP- Elbasan,” Detyrim paraqitje”

11. N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrĂ« aktuale PĂ«rgjegjes Tumi nĂ« SPK-Aeroporti KukĂ«s, nĂ« DVKM-KukĂ«s, “Detyrim paraqitje”

12. N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.

13. N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise GjyqĂ«sore nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

14. Inspektor Zenel Axhami, me detyrĂ« patrullĂ« e pĂ«rgjithshme nĂ« Komisarjatin e PolicisĂ« KukĂ«s, “Detyrim paraqitje”

15. Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjĂ«s policie nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

16. Inspektor Ismail Petku me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi operacionale F.P.Shqiponja nĂ« DVP-KukĂ«s,” Detyrim paraqitje”

17. Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

18. Inspektor Gjelosh Laska me detyre TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

19. Inspektor Flavio Ademi, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugon dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje

20. Inspektor Bardhok Çupi, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

21. Inspektor Alfred Tushaj, me detyrĂ« TrupĂ« shĂ«rbimi nĂ« NjĂ«sinĂ« Operacionale pĂ«r SigurinĂ« Rrugo dhe Autorstradave, “Detyrim paraqitje”

The post Përfitonin para nga gjobat/ 22 policë nën akuzë, AMP u sinjalizua nga një shqiptar i Kosovës, si u zbulua skandali appeared first on Albeu.com.

Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve

By: V K

Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një reagim përmes rrjeteve sociale, thekson se rritja e pretenduar nga qeveria të pensioneve, është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Duke nisur nga muaji Tetor, pensionet do të indeksohen me 4.1%, sipas vendimit të fundit të qeverisë shqiptare. Mirëpo, ky indeksim do të thotë një shpërndarje e ndryshme për secilin nga llojet e pensioneve, duke i qëndruar rritjes shumë të lehtë, krahasuar me nevojat e pensionistëve në Shqipëri.

Me këtë indeksim, pensionet urbane rriten me afër 752 lekë. Nga 18,241 lekë që është pensioni mesatar, pensionistët në qytet do të marrin muajin tjetër 18,993 lekë.

Për qytetarët në zonat rurale rritja është më e ulët, në vetëm 453 lekë. Nga 11,051 lekë që është pensioni mesatar rural, do të shkojë në 11,504 lek.

Në ndryshim nga dy kategoritë më sipër, rritja pak më e madhe është për qytetarët që marrin pensione nga trajtime të veçanta, sikurse ish- ushtarakë, minatorë, naftëtarë etj.

Për ata që përfitojnë 20.000 lekë, rritja është 800 lekë. Ndërsa ata që përfitojnë 30.000 lekë, do të marrin 1200 lek më shumë.

REAGIMI I PLOTË:

Rritja e pensioneve është tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve.

Indeksimi me 4.1% nuk kompenson në asnjë moment rritjen e kostove të jetesës.

Mesatarisht, njĂ« pension rritet me 752 lekĂ« nĂ« muaj, pra vetĂ«m 25 lekĂ« tĂ« reja nĂ« ditĂ«! ÇfarĂ« mund tĂ« shtojĂ« njĂ« pensionist nĂ« tryezĂ« me kaq para? Praktikisht asgjĂ«!

Edhe pse kanë punuar dhe kontribuuar një jetë të tërë, pensionistët janë të varur nga fëmijët emigrantë për ushqimet, ilaçet, energjinë elektrike e ujin.

Frutat dhe mishi janë luks për shumicën dërrmuese të pensionistëve shqiptarë.
Kanë marrë vota qyl nga pensionistët për 11 vite dhe kujtohen tani duke u tallur me një rritje qesharake. Kjo qeveri nuk është e majtë por në funksion të klientëve, oligarkëve dhe krimit të organizuar.

Pensionistët dhe gjithë shoqëria duhet ta ndëshkojë sa më parë këtë qeveri që nuk punon për ta por për një grusht njerëzish duke e bërë Shqipërinë të pajetueshme për qytetarët.

The post Indeksimi i qeverisë/ Erisa Xhixho: Rritja e pensioneve, tallja më e madhe që u është bërë ndonjëherë pensionistëve appeared first on Albeu.com.

Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin

By: V K

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, i cili ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, eshte paraqitur ne Kuvend ku do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë.

Prokuroria e Posaçme, ka dhĂ«nĂ« lejen qĂ« Rrepaj tĂ« lĂ«rĂ« qelinĂ« e paraburgimit dhe paraqitet fizikisht nĂ« komisionin nĂ« orĂ«n 10:00, pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje pĂ«r koncesionin e sterilizimit nĂ« Kuvend. Ai do tĂ« shoqĂ«rohet nga forcat e policisĂ«.

Kjo është hera e parë që një i paraburgosur merret në pyetje nga deputetët. Po ashtu, do merren në pyetje edhe dy prej anëtarëve të komisionit që shpalli fituesin e koncesionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini.

Të dy janë në masë detyrim paraqitjeje, por edhe për ta SPAK ka dhënë leje që të pyeten nga Komisioni.

Me interes është dëshmia më 3 tetor, e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, në hetim nga SPAK për koncensionin e sterilizimit, por njëkohësisht me masë arresti me burg për një tjetër hetim ndaj tij, atë të abuzimit me fondet e BE kur drejtonte agjencinë SASPAC.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK prej një viti, si i dyshuar për shpërdorim detyre lidhur me 2 tendera të firmosura, për sterilizimin dhe check-up.

Deri tani, për koncesionin 100 milionë euro në burg janë lënë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

The post Ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj mbërrin në komisionin hetimor për sterilizimin appeared first on Albeu.com.

“5 mijĂ« euro ose do tĂ« publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari qĂ« shantazhonte njĂ« vazjĂ« (EMRI)

By: V K

Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Dibrës, kanë arrestuar një 30-vjeçar, i cili akuzohet se shantazhonte dhe përndiqte një vajzë dhe familjarët e saj, për dhënien e një shume prej 5 mijë eurosh, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj në rrjete sociale.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Phone fiend”, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga shtetasi Indrit Vucaj, 30-vjeç, banues nĂ« BulqizĂ«, i cili akuzohet pĂ«r veprat penale “PĂ«rndjekja” dhe “ShtrĂ«ngimi me anĂ« tĂ« kanosjes ose dhunĂ«s pĂ«r dhĂ«nien e pasurisĂ«â€

Sipas autoriteve policore, ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

“Nga veprimet hetimore tĂ« kryera gjatĂ« zhvillimit tĂ« kĂ«tij operacioni, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dokumentimi i plotĂ« ligjor i veprimtarisĂ« kriminale tĂ« kĂ«tij shtetasi, i cili dyshohet se ka pĂ«rndjekur fizikisht dhe nĂ« rrjete sociale, njĂ« 33-vjeçare dhe familjarĂ«t e saj, pĂ«r mospublikimin e disa fotove dhe videove personale tĂ« 33-vjeçares, nĂ« rrjete sociale”, – thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ«.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post “5 mijĂ« euro ose do tĂ« publikoj videot”/ Arrestohet 30-vjeçari qĂ« shantazhonte njĂ« vazjĂ« (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj

By: V K

Kryeministri i ShqipĂ«risĂ« Edi Rama, ka dhĂ«nĂ« sĂ« fundmi njĂ« intervistĂ« pĂ«r median italiane “La7”, Ă«shtĂ« shprehur i bindur se ShqipĂ«ria e sĂ« ardhmes do tĂ« jetĂ« si Italia!

I pyetur lidhur me raportin e tij me kryeministren e së djathtës ekstreme Giorgia Meloni, Rama u shpreh se kushdo që e njeh atë nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë.

“Kushdo qĂ« e njeh Giorgia Melonin nuk mund tĂ« mos ketĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« me tĂ«, ajo Ă«shtĂ« njĂ« person shumĂ« real dhe i drejtpĂ«rdrejtĂ«.

Kur mĂ« pyesin si do tĂ« jetĂ« ShqipĂ«ria e sĂ« ardhmes, u them tĂ« shikojnĂ« ItalinĂ«. Kjo Ă«shtĂ« ShqipĂ«ria e sĂ« ardhmes”, Ă«shtĂ« shprehur kryeministri shqiptar Edi Rama, nĂ« intervistĂ«n e tij pĂ«r gazetarin Federico Marconi.

Po ashtu, Rama ka sqaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore për kampin e refugjatëve që do të ngrihet në Gjadër të Lezhës, duke theksuar se e gjithë kostoja e projektit është e Qeverisë së Italisë.

The post Rama për median italiane: Shqipëria e së ardhmes do jetë si Italia, për emigrantët kostot janë të qeverisë tuaj appeared first on Albeu.com.

❌