Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden

By: rom ario

Zyrtarët amerikanë besojnë tashmë se një marrëveshje armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas, nuk pritet të arrihet përpara përfundimit të mandatit të Presidentit Joe Biden në janar. Lajmi u njoftua të enjten nga gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’.

Gazeta citoi zyrtarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit dhe Pentagon, por pa i përmendur ata.

Uashingtoni ka thënë më parë se 90% e marrëveshjes për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e pengjeve ishte arritur, ndërsa Nënpresidentja Kamala Harris ka thënë vazhdimisht se Uashingtoni ka punuar “pa pushim” për të arritur një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera që kanë shërbyer si ndërmjetës në bisedime si Katari dhe Egjipti, kanë bërë prej muajsh përpjekje për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, por pa arritur ta finalizojnë.

Negociatat kanë vazhduar për të hequr dy pengesa: kërkesën e Izraelit për të mbajtur forcat e tij në korridorin e Filadelfit me synimin për të ruajtur një territor neutral mes Gazës dhe Egjiptit, si dhe mbi specifikat e shkëmbimin të pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë që mbahen nga Izraeli.

Presidenti Biden paraqiti një propozim me tre faza për armëpushim më 31 maj, për të cilin tha në atë kohë, se Izraeli kishte rënë dakord. Marrëveshja ka hasur në pengesa dhe zyrtarët kanë thënë për javë të tëra se së shpejti do të paraqitej një propozim i ri, shkruan VOA.

Kritikët dhe grupet e të drejtave të njeriut i kanë kërkuar Uashingtonit të kushtëzojë mbështetjen ushtarake për Izraelin, por SHBA-ja e nuk ka hequr dorë nga mbështetja për aleatin e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mediat e SHBA: Armëpushimi në Gaza s’ka gjasa të arrihet gjatë mandatit të Biden appeared first on Euronews Albania.

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

By: user 11

Ish-Presidenti, Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej, do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe do të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli një sondazh. Unë jam në 40%,” tha Trump, përsëri pa identifikuar sondazhin. Kjo do të thotë se ju keni votuar 60% për dikë që urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni këtë të ndodhë. Dyzet për qind nuk janë të pranueshme, sepse kemi zgjedhje për të fituar”, ka thënë Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë.Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, theksoi ai.

Sipas CNN, Amy Spitalnick, CEO e Këshillit Hebre për Çështjet Publike dhe një ish-ndihmëse e zyrtarëve demokratë në Nju Jork, akuzoi Trumpin për përdorimin e një fjalimi për antisemitizmin si një mundësi për të sulmuar komunitetin hebre amerikan.

The post Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit appeared first on Lapsi.al.

Agjencitë amerikane: Hakerat iranianë po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhje

Hakerat iranianë duket se janë përpjekur të nxisnin interesin e ekipit të fushatës së Presidentit Joe Biden me informacione të vjedhura nga fushata e kundërshtarit të tij Donald Trump, përfshirë dërgimin e e-maileve drejt njerëzve të lidhur me presidentin demokrat, në përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024, tha FBI-ja dhe agjenci të tjera federale të mërkurën.

Nuk ka prova se ndonjë nga personat që ka marrë e-mailin është përgjigjur, thane zyrtarët, duke penguar që informacioni i hakeruar të bëhej publik në muajt e fundit të fushatës zgjedhore.

Hakerët i dërguan e-mailet në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut tek individë që ishin të lidhur me fushatën e Presidentit Joe Biden, përpara se ai të tërhiqej nga gara.

Sipas një deklarate të qeverisë amerikane, e-mailet “përmbanin një fragment të shkëputur nga materiale të vjedhura, jo publike nga fushata e ish-Presidentit Trump”.

Ky njoftim, është përpjekja e fundit për të nxjerrë në pah atë që zyrtarët thonë se është synim i vazhdueshme e Iranit për të ndërhyrë në zgjedhjet e 2024-ës, përfshirë një sulm kibernetik që kishte si objektiv fushatën e ish-Presidentit Trump.

FBI-ja, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe të Infrastrukturës deklaruan se sulmi kibernetik ndaj fushatës së zotit Trump dhe një përpjekje për qasje të paautorizuar ndaj informacioneve të ndjeshme të fushatës Biden-Harris janë pjesë e një tentative për të minuar besimin e votuesve në zgjedhje dhe për të nxitur konflikt.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Agjencitë amerikane: Hakerat iranianë po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhje appeared first on Euronews Albania.

Sindikata më e madhe në SHBA nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët presidencialë

By: lia rda

Sindikata amerikane me ndikim Teamsters nuk do të mbështesë asnjë nga kandidatët në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, për herë të parë që nga viti 1996, raportoi Reuters.

“Pas rishikimit të sondazheve të mbledhura në të gjithë vendin për gjashtë muaj dhe gati një vit pas intervistave në tryezë të rrumbullakët me të gjithë kandidatët kryesorë presidencialë, sindikata nuk ka marrë një vendim për të mbështetur ish-presidentin Donald Trump ose zëvendëspresidenten Kamala Harris”, tha sindikata në një njoftim.

Teamsters është sindikata më e madhe e Amerikës, me rreth 1.3 milionë anëtarë në SHBA dhe Kanada, dhe anëtarët e të cilit janë kryesisht shoferë kamioni dhe punëtorë depoje.

Sindikata ka tradicionalisht lidhje më të mira me Partinë Demokratike, por pavarësisht kësaj, presidenti i sindikatës Sean O’Brien së fundmi e ka afruar sindikatën me Partinë Republikane dhe është presidenti i parë i sindikatës që foli në Konventën Kombëtare Republikane në korrik./abcnews.al

 

❌