Komisioni zgjedhor i shtetit të Xhoxhias, që kontrollohet nga republikanët, votoi me shumicë 3 me 2 të premten për numërim me dorë të miliona fletëvotimeve në nëntor. Aktivistët që mbrojnë të drejtën e votës thane se vendimi mund të shkaktojë vonesa, të prodhojë gabime dhe të hedhë bazat për kundërshtime të stisura të procesit të numëritmit, në shtetin fushëbetejë.
NumĂ«rimi me dorĂ« i votave Ă«shtĂ« vendimi mĂ« i fundit nĂ« njĂ« sĂ«rĂ« ndryshimesh tĂ« miratuara muajt e fundit nga njĂ« shumicĂ« konservatore pro-Trump e komisionit, tĂ« cilĂ«t thonĂ« se po pĂ«rpiqen tâi bĂ«jnĂ« zgjedhjet e 5 nĂ«ntorit, mĂ« tĂ« sigurta.
Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet.
Xhorxhia është një nga shtatë shtetetet që mund të përcaktojë fatin e garën mes kandidatit republikan për President Donald Trump si dhe kundërshtares së tij demokrate, Nënpresidentes Kamala Harris.
Në zgjedhjet e vitit 2020, zoti Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12,000 vota krahasuar me kundërshtarin e tij demokrat Joe Biden. Zoti Trump ka pohuar, por pa dhënë asnjë provë, se rezultati ishte produkt i manipulimeve të gjera.
Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2, u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një gjë të tillë, sipas Gowri Ramachandran, drejtor i zgjedhjeve dhe sigurisë në Qendrën Brennan për Drejtësi të Universitetit të Nju Jorkut.
Sekretari republikan i Shtetit Brad Raffensperger, zyrtari mĂ« i lartĂ« i zgjedhjeve tĂ« kĂ«tij shteti, kishte paralajmĂ«ruar pĂ«rpara takimit se vendosja e kĂ«tij regulli do tâi hapte rrugĂ« âmundĂ«sisĂ« pĂ«r gabime, humbje, apo vjedhje tĂ« fletĂ«ve tĂ« votimit, si dhe manipulimeveâ.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit paralajmëroi gjithashtu këtë javë se nëse bordi merr një vendim të tillë, ka të ngjarë të tejkalojë autoritetin që i jep ligji.
Zoti Trump përballet me akuza penale në Xhorxhia, lidhur me atë që është cilësuar si presion ndaj zyrtarëve të shtetit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Por ish-presidenti i ka hedhur poshtë akuzat.
Ai ka vazhduar tâu bĂ«jĂ« jehonĂ« qĂ«ndrimeve tĂ« tij tĂ« pabazuara nĂ« fakte, mbi legjitimitetin e zgjedhjeve nĂ« SHBA, duke nxitur aktivistĂ«t konservatorĂ« dhe ligjvĂ«nĂ«sit nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, tĂ« vendosin rregulla tĂ« reja lidhur me votimin nĂ« emĂ«r tĂ« parandalimit tĂ« manipulimeve.
Rregulli i numërimit me dorë do të kërkonte që tre punonjës të qendrës së votimit në secilën prej më shumë se 6500 zonave të shtetit të hapnin kutitë e mbyllura të fletëve të votimit të skanuara nga makineritë dhe të kryenin një numërim me dorë, duke filluar nga dita e parë prej përfundimit të procesit të votimit./voa