Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar

By: user 11
18 September 2024 at 09:04

46-vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani, është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë. Brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.

Sipas mediave të huaja, policia gjeti rreth 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë që shkon nga 1 milion deri në 2 milion £. Disa orë më vonë, detektivët zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi të fshehur në një zgavër mes dy mureve. Ai u arrestua dhe më 11 shtator gjykata ‘Warwick Crown Court’, e dënoi me 2 vite e 3 muaj burg.

The post U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Marrëveshje Britani-Shqipëri për emigrantët? Cooper: Do shqyrtojmë skemën e Italisë

By: Ela
16 September 2024 at 12:15

Sekretarja e Brendshme britanike, Yvette Cooper, ka hedhur poshtë qasjen e konservatorëve për të punuar me vendet evropiane për ndalimin e kalimeve të emigrantëve. Financial Times raporton se gjatë një dalje për mediat, Cooper tha se do të punonte “në partneritet” me qeveritë e huaja për të trajtuar këtë çështje. Sekretarja e Brendshme sugjeroi që […]

The post Marrëveshje Britani-Shqipëri për emigrantët? Cooper: Do shqyrtojmë skemën e Italisë appeared first on BoldNews.al.

U nisën nga Franca për në Britani, 8 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit të La Manshit

By: Ela
15 September 2024 at 11:15

Tetë migrantë humbën jetën gjatë natës duke u gdhirë e diel, ndërkohë që përpiqeshin të kalonin La Manshin në mënyrë klandestine për në Angli nga veriu i Francës, thanë sot autoritetet lokale franceze. Kjo tragjedi vjen më pak se dy javë pas mbytjes së një anijeje, e cila la 12 të vdekur më 3 shtator […]

The post U nisën nga Franca për në Britani, 8 emigrantë humbin jetën gjatë kalimit të La Manshit appeared first on BoldNews.al.

Një marrëveshje e mundshme bërthamore Rusi-Iran alarmon SHBA-në dhe Britaninë

14 September 2024 at 22:50

Britania dhe SHBA-ja kanë ngritur alarmin se Rusia ka ndarë sekretet bërthamore me Iranin në këmbim që Teherani të furnizojë Moskën me raketa balistike për të bombarduar Ukrainën. “The Guardian” raporton se, “gjatë samitit të tyre në Uashington DC të premten, Keir Starmer dhe presidenti amerikan Joe Biden pranuan se të dy vendet po forcojnë bashkëpunimin ushtarak në […]

The post Një marrëveshje e mundshme bërthamore Rusi-Iran alarmon SHBA-në dhe Britaninë appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu kritikon Britaninë: Vendimi për të pezulluar licencat e eksportit të armëve është për keqardhje

By: D Marku
3 September 2024 at 19:17

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj qeverisë britanike për njoftimin se po pezullonte rreth 30 nga gati 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael, duke e quajtur atë një “vendim për keqardhje”.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, njoftoi dje se vendi po pezullonte rreth 30 nga afro 350 licencat e eksportit të armëve në Izrael për shkak të shqetësimeve se këto pajisje ushtarake mund të përdoren për të kryer shkelje serioze të ligjit humanitar në luftën në Rripin e Gazës.

Vendimi, i cili erdhi një ditë pasi forcat izraelite gjetën trupat e gjashtë pengjeve nga një tunel në Gaza, u denoncua shpejt nga disa ministra izraelitë.

“Ky vendim i turpshëm nuk do të ndryshojë vendosmërinë e Izraelit për të mposhtur Hamasin, një organizatë terroriste gjenocidale që vrau brutalisht 1200 njerëz më 7 tetor, duke përfshirë 14 shtetas britanikë,” tha Netanyahu në një mesazh.

The post Netanyahu kritikon Britaninë: Vendimi për të pezulluar licencat e eksportit të armëve është për keqardhje appeared first on Albeu.com.

Tronditëse/ Babai vrau tre fëmijët dhe më pas veten, dalin pamjet

By: V K
2 September 2024 at 14:38

Ditën e djeshme rreth orës 13:15, një ngjarje tronditëse është regjistruar në Britani, ku janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe një burri në një shtëpi në Surrey.

Sipas mediave vendase dhe nga  provat hetimore ngrejnë dyshime se tre fëmijët, u vranë nga babai, i cili më pas vrau veten.

Policia u thirr nga shërbimi i ambulancës në Bregun Juglindor në një pronë në Bremer Road, Staines-upon-Thames.

Në lokacion, tre fëmijë dhe një burrë u gjetën të vdekur. Policia e Surrey tha se një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së tyre.

Besohet se është një incident i izoluar, pa përfshirje të palëve të treta.

Të afërmit po mbështeten nga oficerë specialistë dhe rruga Bremer aktualisht është e mbyllur.

Policia e Surrey, ka përfunduar gjithashtu një referim të detyrueshëm në Zyrën e Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC), për shkak të kontakteve të mëparshme të policisë me personat e përfshirë.

Kryeinspektorja Lucy Sanders tha: “Kjo është një humbje tragjike e jetës në komunitetin tonë dhe ne po punojmë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur.”

“Aktualisht ka një prani të konsiderueshme të policisë në vendndodhje dhe në zonën përreth, dhe ne dëshirojmë të falenderojmë banorët lokalë për durimin dhe mirëkuptimin e tyre ndërsa ne kryejmë hetimin tone”.

Një zëdhënës i IOPC tha: “Ne jemi njoftuar nga Policia e Surrey për incidentin tragjik në Spelthorne sot”.

“Ne do të vlerësojmë një referim për të vendosur nëse kërkohet ndonjë veprim nga IOPC”.

Tre fëmijët ishin nën moshën 4-vjeç. Policia fillimisht konfirmoi se incidenti i tmerrshëm ishte shënuar në një “lagje të qetë, duke eliminuar dyshimet se një tjetër person mund të jetë përfshirë në ngjarjen makabre.

Nëna e djemve dhe të afërmit e tyre, aktualisht po mbështeten nga psikologët specialistë të policisë.

 

The post Tronditëse/ Babai vrau tre fëmijët dhe më pas veten, dalin pamjet appeared first on Albeu.com.

Më shumë se 500 emigrantë mbërrijnë në ishull pasi kaluan La Manshin

By: D Marku
28 August 2024 at 19:39

Mbi 500 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe pasi kaluan kanalin e La Manshit, sipas shifrave të fundit. Rreth 526 njerëz e bënë udhëtimin me tetë varka, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin 2024 deri më tani në 19 820.

Kjo është 0,1% më shumë se e njëjta periudhë në 2023 (19,801) dhe 21% më pak se 2022 (25,065)

Fotot treguan burra, gra dhe fëmijë të veshur me xhaketa shpëtimi dhe batanije ndërsa zbrisnin nga një anije e Forcave Kufitare në Dover të martën, ndërsa një fëmijë u asistua në një karrocë me rrota pas mbërritjes në port.

Arritjet në ishull ishin mbërritjet e para në një javë që kur 206 persona e bënë udhëtimin më 19 gusht, sipas të dhënave të Home Office.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha: “Ne të gjithë duam të shohim një fund të kalimeve të rrezikshme me varka të vogla, të cilat po minojnë sigurinë kufitare dhe po vënë në rrezik jetë.

The post Më shumë se 500 emigrantë mbërrijnë në ishull pasi kaluan La Manshin appeared first on Albeu.com.

Trafikonin armë për në Britani, tre të arrestuar 3 në kërkim ndërkombëtar

1 August 2024 at 19:07

Tre persona të akuzuar si të përfshirë në trafikun e armëve u arrestuan të enjten pas urdhërave të arrstit lëshuar nga Gjykata e Posaçme, ndërsa tre bashkëpunëtorë të tyre që nuk u gjetën në Shqipëri u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, njoftoi se hetimet kishin filluar në […]

The post Trafikonin armë për në Britani, tre të arrestuar 3 në kërkim ndërkombëtar appeared first on Reporter.al.

❌
❌