Pasuria marramendëse e Lionel Messit!

0 20

Ylli i futbollit, Lionel Messi ka ndërtuar një pasuri të pabesueshme gjatë viteve, pasi paguhet jashtëzakonisht shumë si futbollist, ndërsa ka edhe të ardhura marramendëse nga reklamat.

“L’Equipe” raportoi se Messi fiton 8.5 milionë euro në muaj. I bie të marrë aktualisht rreth 2 milionë euro në javë, ose 102 milionë euro në vit. Shifrat e dhëna përfshijnë shpërblime (bonuset) dhe paratë e tjera që vijnë nga reklamat që janë llogaritur si pagë bazë e ‘pleshtit’.

Në total, sipas “Celebrity Net Worth”, pasuria e futbollisti të Barcelonës dhe kombëtares argjentinase vlerësohet rreth 361 milionë euro.

Leave A Reply

Your email address will not be published.