Preferoni grim të thjeshtë? Ndiqni hapat

0 37

Në evente të rëndësishme është e pamundur shmangia e grimit dhe për këtë arsye duhet të mësoheni edhe me të. Mund të përdorni disa truke të vogla për t’u dukur bukur dhe për të lehtësuar punën vetes.

Së pari, duhet të pastroni fytyrën me shpëlarësin tuaj të zakonshëm. Kur fytyra juaj të jetë pastruar mund të përdorni një tonifikues ose aplikoni direkt hidratuesin.

Së dyti, duhet të hidhni pak fondatinë në një sfungjer dhe ta përhapni në fytyrë, ose mund të përdorni vetëm gishtat tuaj. Për të mbuluar rrathët e zinj poshtë syve mund të përdorni një korrektor.

Së treti, duhet të vendosni rimel në pjesën e qerpikëve duke e aplikuar nga rrënjët në pjesën e sipërme duke hapur shumë syrin.

Së katërti, aplikoni pak lip buzësh ose buzëkuq me ngjyrën që u shkon më shumë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.