Priyanka Chopra merr dhuratën e parë luksoze nga bashkëshorti Nick Jonas

0 7

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë padiskutim një ndër çiftet më të përfolur në mbarë botën.

Dyshja do mbahet mend gjatë për ceremonitë e shumta të dasmës, mirëpo pas kësaj që ndodhi së fundmi do i mbajmë mend edhe për diçka tjetër që është marramendëse.

Duke qenë se Nick ka pasur një javë shumë frytdhënëse në punë, ai ka vendosur të surprizojë bashkëshorten e tij.

Kënga “Sucker” është listuar në vend të parë në “Billboard Hot 100” dhe kjo vërtetë që është një arritje shumë e madhe.

Pas këtij suksesi ylli i muzikës i ka bërë dhuratë Priyanka-s  një super makinë, “Maybach”, që na ka lënë gojëhapur.

Është modeli i 2019-ës dhe ka kushtuar plot 169,595$.

Priyanka ka publikuar dy foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet dyshja pranë njëri-tjetrit dhe dhurata superluksoze, pas.

Leave A Reply

Your email address will not be published.