Roberto Cavalli drejt falimentimit. Mbyll dyqanet

0 11

TRoberto Cavalli ka mbyllur dyqanet e tij në SHBA pak pasi njoftoi se po përpiqet të nënshkruajë një marrëveshje me një investitor për të parandaluar falimentimin. Marka me bazë në Firence njoftoi se kishte për qëllim të paraqiste një plan për të lejuar biznesin të vazhdojë ndërsa po kërkon investime të reja. Tani mësohet se ka mbyllur të gjitha dyqanet në botë dhe punonjësit u dërguan në shtëpi pa asnjë lajmërim.

Kompania italiane Clessidra ka në zotërim 90% të markës që nga viti 2015, por “New York Times” raporton se Cavalli po përpiqet të ndahet nga ajo si pasojë e rënies së shitjeve.

Kompania Philipp Owen dhe Renzo Russo u thanë se janë palët e interesuara, por asnjë marrëveshje nuk është nënshkruar deri më tani. Vetë Cavalli mban 10% e fundit të markës. Ndërkohë, drejtori i fundit kreativ i Cavalli-t, Paul Surridge, u largua javën e kaluar pas dy vjetësh pjesë e shtëpisë së modës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.