Shpenzime marramendëse!Capital T tregon shifrat për realizimin e koncertit

0 18

Capital T vjen me një koncert madhështor në Tiranë më 19 shtator. Dhe falë këtij projekti, u bë e mundur që ai të dilte sërish për herë të parë pas 4 vitesh, në një intervistë televizive.

Ai është shprehur se ky do të jetë koncerti i karrierës së tij dhe për të ka vlerë shumë emocionale. Pas këtij projekti, fshihet një skuadër e madhe me më shumë se 200 persona, si dhe një investim i madh.

“Skena është diçka që s’është parë më herët. Mos t’foli me shifra konkrete, po besoj se 250-300 mijë euro janë investim te projekti.”- ka rrëfyer ai.

Koncerti pritet të zgjasë mbi dy orë dhe Capital T do të performojë këngë që nga fillimi i karrierës së tij, si dhe bashkëpunime me artistë të tjerë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.