Si të shplodheni pas një dite të lodhshme? Ja mënyrat

0 16

Midis punës, familjes dhe jetës sociale është e vështirë të gjendet kohë për pak meditim. Edhe kur e gjeni ju irritoheni pasi mendoni se nuk po e bëni në mënyrën e duhur. Por meditimi nuk duhet t’ju shpenzojë kohë apo t’ju mërzisë. Ju mund ta ushtroni atë pak nga pak edhe gjatë pushimit të drekës. Ajo çfarë duhet të bëni është:

1-Filloni duke marrë vetëm 5 minuta nga dita juaj çdo ditë.

2-Uluni diku në një pozicion të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt.

3-Merrni frymë thellë dhe fokusohuni tek frymëmarrja e frymënxjerrja dhe vini re se si kjo do t’ju qetësojë.

4-Çlironi mendjen tuaj nga çdo mendim apo emocion deri sa ju të jeni shkëputur nga realiteti dhe më pas rikthehuni përsëri.

5-Edhe nëse ju vijnë mendime mos i bllokoni ato por lërini të rrjedhin. Ju duhet thjesht të jeni të ndërgjegjshëm për ato mendime që keni dhe jo të stresoheni për ato.

6-Vini re çdo gjë që mendoni apo ndjeni, por mos gjykoni asgjë.

7-Tregohuni të duruar. Provojeni të meditoni çdo ditë duke filluar nga 5 minuta për një javë dhe më pas vini re ndryshimet

Leave A Reply

Your email address will not be published.