Tayna tregon vështirësitë që fshihen pas suksesit të saj.

0 5

Tayna ka treguar përmes një videoje në Instagram, sesi është të punosh 24 orë pa pushim me përgatitjen e klipeve dhe koncerteve.

Reperja shihet e ulur duke pushuar pak ndërkohë që xhiron klipin “Pasite” me një pamje disi të përhumbur për shkak të lodhjes. Ajo shprehet se pavarësisht lodhjes, në fund, kur kupton që njerëzit janë kënaqur me punën tënde, ia vlen gjithçka.

“24 orë, 4 shfaqje edhe dy klipe që vazhduan 4 ditë po n’fund ia vlen gjithçka kur mundohesh m’i argëtu njerëzit që të duan edhe merr lëvdata. Jam shuma e lumtur edhe krenare par krejt E nisa nga të bërit e një cover-i të këngës së tyre dhe tani jemi këtu, (gjithçka brenda një viti e gjysmë) @tavnikcity @lyricalson faleminderit! We’re killing it”.

Dje Tayna publikoi bashkëpunimin me Lyrical Son dhe MC Kresha, të cilët e kanë bërë edhe më të bukur këngën ritmike të titulluar “Pasite”. Ajo tregon sesi e nisi karrierën në muzikë duke bërë një cover të këngës së tyre dhe se ku arriti sot pas punës së madhe!

Leave A Reply

Your email address will not be published.