Të gjithë kundër scrubit të fytyrës së Kylie Jenner. Shkatërron fytyrën

0 6

Kylie Jenner ka nxjerrë së fundmi në treg linjën më të re të produkteve për kujdesin ndaj lëkurës, megjithatë duket se gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë kësaj here për të.

Shumë prej fansave i janë drejtuar Jenner duke e pyetur nëse ajo është konsultuar me dermatologë për produktet e fundit që mbajnë emrin e saj.

Pjesë e produkteve të përkujdesjes është edhe një scrub me arra.
Ndonëse Kylie thotë se ky scrub është i butë me lëkurën tuaj dhe efikas pasi largon qelizat e vdekura, ndjekësit e saj kanë vazhduar me kritikat. As fakti që Kylie e përdorte vetë këtë scrub tri herë në javë, nuk ndali komentet negative. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga vetë Kylie, megjithatë pritet që shumë shpejt ajo të përgjigjet ndaj akuzave të bëra nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.