Të gjithë po pijnë lëng selinoje. J’a përfitimet e pabesueshme

0 47

Me më shumë 80 mijë tage në Instagram, #celeryjuice zyrtarisht është trendi më i ri që po përqafohet nga thuajse të gjithë njerëzit, qofshin të famshëm apo jo. Lëngu i selinos i konsumuar çdo mëngjes me stomakun bosh sjell përfitime të shumta shëndetësore për organizmin. 
Shënim:Nëse nuk e duroni dot shijen e lëngut vetëm me selino, mund të shtoni mollë ose kastravec

Selinoja përmban tonelata vitaminash dhe mineralesh, përfshirë këtu vitaminën K, vitaminën A, kalium dhe folate, phytonutrient etj. Të dhënat shkencore vërtetojë se lëngu i selinos përmban komponimet antioksiduese të quajtura flavones dhe biokimikisht është e besueshme se këto të fundit mund të ndalin reaksione në trupin tuaj që çojnë në inflamacion, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve kronike.

“Selino është e përkryer për luftimin e inflamacionit, sepse ajo eleminon patogjenët si bakteret dhe viruset.  Sasia e lartë  e vitaminës C që gjendet tek kjo bimë mrekullibërëse rrit imunitetin dhe përshpejton metabolizmin. Kalciumi, magnezi dhe kaliumi, minerale që gjenden me shumicë tek selinoja gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut, duke relaksuar muskujt rreth arterieve dhe duke lejuar enët të zgjerohen.  Një tjetër përfitim që i atribuohet selinosë është ai i parandalimit të kancerit. Selino përmban coumarins,  substanca që janë efektive në parandalimin e shumimit të qelizave të këqija.
Ndihmon në humbjen në peshë
Selino nuk ju ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë për të humbur peshë, por ajo përmban shumë pak kalori dhe është e pasur me fibra. 

Leave A Reply

Your email address will not be published.