Ushqimet që duhet të konsumoni para aktivitetit fizik.

0 41

Çfarë dhe kur duhet të hani përpara dhe pas ushtrimeve është ajo që determinon efektivitetin e tyre në trupin tuaj.

E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para aktivitetit. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet gjatë trajnimit. Përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi. Nëse planifikoni aktivitet të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.

Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, dhe çon në aktivitet fizik më pak efikas.

Është mirë që para aktivitetit fizik të pini edhe një filxhan çaji jeshil ose të hani fruta pylli. Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë ushqimi duhet të jetë i bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.