Xhensila Myrtezaj nuk i shkon më në emision moderatorit të njohur.J’a arsyeja

0 56

Gjatë një bisede me të ftuarin Don Phenom, moderatori Alaudin Hamiti i emisionit “Nd’rrimi i Natës”, refuzoi t’i përgjigjej një pyetjeje pikante. Ai po luante lojën “Haje ose thuaje”, kur Don Phenom e pyeti për emrin e reperit që nuk i pëlqen: Cilin nga reperët shqiptarë nuk mund ta dëgjosh fare sepse s’të pëlqen?!

Por moderatori refuzoi të përgjigjej dhe në vend të përgjgjigjes hëngri specin djegës. Ai zbuloi edhe arsyen përse nuk tha një emër, duke treguar historinë me Xhensilën:

“Jooo a e di pse është problem? Sepse më është bërë një pyetje për këto këngëtaret që janë me emër tani, ka qenë Elvana, Tuna edhe Xhensila. Edhe i ftuari më ka pyetur, cila prej tyre më pëlqen më pak ose që ka talent më pak edhe unë kam thënë emrin e Xhensilës”.

Pas kësaj deklarate, Alaudin Hamiti madje ka tentuar të ftojë Xhensilën në emision, por kjo e fundit nuk ka pranuar pasi sipas tij, i ka mbetur hatri:

“Edhe Xhensila ka hatërmbetje që atëherë. Unë e kam ftuar Xhensilën në emision, në fakt këto koleget e mia e kanë ftuar dhe përgjigjja e saj ka qenë: Jo se s’më pëlqen moderatori”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.