Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Lajme Kosove

Aksident ndërmjet dy veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

7 October 2024 at 15:51

Një aksident ndërmjet dy veturave ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Njëra vetrurë duket se e ka goditur veturën tjetër, e cila shihet që e kthyer horizontalisht në korsinë e ngadalësimit në autostradë.

Një autoambulancë shihet në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të gazetës për aksidentin.

The post Aksident ndërmjet dy veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj appeared first on Gazeta Express.

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, autorët e qëlluan në sy të fëmijës

7 October 2024 at 15:50

Një 37-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Ben Arshiaj është vrarë me një plumb në kokë, në sy të njërit prej fëmijëve të tij në Itali.

Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 21:00 në fshatin Oratoio, në periferi të Pizës.

37-vjeçari, që rezulton të jetë baba i dy fëmijëve të vegjël dhe pa precedentë të mëparshëm penal, sapo ishte kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar furgonin me të cilin punonte, kur u qëllua për vdekje.

Sipas dëshmitarëve autori qëlloi 6 herë, por policia gjeti në vendngjarje vetëm 5 gëzhoja pistolete.

The post Vritet me plumb në kokë shqiptari në Itali, autorët e qëlluan në sy të fëmijës appeared first on Gazeta Express.

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër

7 October 2024 at 15:39

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër këtë të hënë.

Një automjet i tonazhit të rëndë ka goditur nga pas një mjet tip “Jaguar”, ndërsa ky i fundit është përplasur si pasojë më një automjet mallrash.

Raportohe për një pasagjer të lënduar.

The post Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër appeared first on Gazeta Express.

Kombëtarja do ta zhvillojë sot stërvitjen e parë

7 October 2024 at 15:38

Kombëtarja e Kosovës do të grumbullohet sot për herë të parë për ndeshjet e tetorit.

Dardanët do të luajë më 12 tetor kundër Lituanisë në udhëtim, ndërsa tri ditë më parë, pra më 15 të këtij muaji, do ta presin Qipron në stadiumin e rihapur “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e ditës së sotme, shkruan “Gazeta Express”.

Pas konferencës për shtyp të selektorit Franco Foda, i cili i shpalosi synimet e këtij muaji, është koha për stërvitjen e ekipit.

Shtëpia e futbollit kosovar njofton se Kombëtarja do të stërvisë sot nga ora 16:30 në Kampin Nacional në Hajvali, ku do të ushtrojë edhe në ditët në vazhdim para nisjes për në Lituani, ku të shtunën do të përballet me Kombëtaren vendëse.

Verdhekaltrit janë optimisë dhe i kërkojnë dy fitore në ndeshjet e tetorit.

Ata gjenden në vendin e dytë të Ligës C – Grupi 2 me 3 pikë, prej tyre një fitore e një humbje. /Gazeta Express/

The post Kombëtarja do ta zhvillojë sot stërvitjen e parë appeared first on Gazeta Express.

Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe: E ulë tensionin

7 October 2024 at 15:35

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës për futjen e produkteve nga Serbia në pikëkalimin kryesor kufitar në Merdar.

Vuçeviq tha se kështu, Qeveria e Kosovës e ka ulur tensionin që ekziston prej kohësh, ndërsa përmendi furnizimet me ushqime dhe ilaçe për serbët.

Ai, siç raporton RTS, tha se do të dëshironte që vendimi të mos ishte vetëm për pikëkalimin kufitar në Merdar, por në të gjitha anët.

"Është një përpjekje e mirë e palës gjermane, e cila theksoi fazën e re të marrëveshjes së CEFTA-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm për marrëveshje, nuk mendojmë se kompromiset janë gjë e keqe, veçanërisht nëse do të krijojnë kushte më të mira për jetën e serbëve në Kosovë”, u tha Vuçeviq gazetarëve në Shkup, ku po qëndron në një vizitë zyrtare.

Ai foli për takimin rajonal për Procesin e Berlinit, ndërsa paralajmëroi se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz do të flitet edhe për CEFTA-n.

The post Kryeministri i Serbisë e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për mallrat serbe: E ulë tensionin appeared first on Gazeta Express.

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë

7 October 2024 at 15:34

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin demonstratën e opozitës sot në Tiranë.

“Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Monitoroni mediet lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet më tej.

The post Protesta e opozitës, ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët amerikanë appeared first on Gazeta Express.

Ilir Meta dhe anëtarët e PL i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha

7 October 2024 at 15:31

Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Në një njoftim për mediat, PL njofton se kryetari Ilir Meta dhe anëtarët e saj do t’i bashkohen protestës në orën 17:30.

"Në orën 17:30, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me drejtues, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë, do të niset nga Selia qendrore në këmbë, për t'iu bashkuar protestuesve përpara Kryeministrisë", njofton Partia e Lirisë. 

The post Ilir Meta dhe anëtarët e PL i bashkohen protestës së thirrur nga Berisha appeared first on Gazeta Express.

Aktualisht dhe pas rritjes, Murati tregon si duken tash “skemat e pensioneve të moshës”

7 October 2024 at 15:18

Ministri i Financave ka publikuar në Facebook tabelën me shumën e re të pensioneve, që u rritën sot.

"+20% rritje e pensioneve. +100 milionë euro shtesë në vit. 304,016 përfitues. Kështu do të duken skemat e pensioneve të moshës, pas rritjes", shkroi Hekuran Murati.

Ai, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dolën në një konferencë për media për të njoftuar për rritjen e pensioneve për 20%.

Kurti tha se janë “mbi 300 mijë veta në Republikën e Kosovës që do të përfitojmë”, me ç’rast kostoja buxhetore e kësaj tha se është “plus 100 milionë euro”.

Ai tha se kjo rritje po bëhet këtë muaj, pasi duan ta fusin këtë në planifikimin e buxhetit për vitin e ardhshëm, për të cilin tha se do të votohet në këtë muaj në mbledhjen e Qeverisë.

The post Aktualisht dhe pas rritjes, Murati tregon si duken tash “skemat e pensioneve të moshës” appeared first on Gazeta Express.

Analiza e përmbytjeve në Vlorë, Dredha: Duhet të përmirësojmë gabimet që janë bërë në 30 vjet

7 October 2024 at 15:15

Përmbytjet dy ditë më parë në Vlorë kanë sjellë dëme të mëdha për bizneset dhe familjet. Sot kryebashkiaku Ermal Dredha, zhvilloi një takim së bashku prefektin dhe përfaqësues të ndërmarrjes së  Ujesjelles – kanalizimeve. Ata kanë diskutuar shkaqet e situatës së pazakontë dhe masat që duhen marrë nëse ajo përsëritet.

“Ishte nje situate e pazkaonte. reshje për dy ore e gjysëm që shkkatuan emergjencë. e shoh shumë të nevojshme që këtë takim ta bëjmë disa here per të parë se si do të zhvillojmë qytetin se ka nevojë për ndërhyrje edhe pse se ndalojmë dot natyren por mund të parandalojmë, dhe të përmirësojmë gabimet qe janë bërë në 30 vite”, tha Dredha.

The post Analiza e përmbytjeve në Vlorë, Dredha: Duhet të përmirësojmë gabimet që janë bërë në 30 vjet appeared first on Gazeta Express.

Expo/ Në botën e të ngjashmëve

7 October 2024 at 15:13

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës po ekspozohen punime artistike nga koleksioni “Kur qeniet takohen”, në të cilin përfshihen gjithsej 24 artistë.

Kapërcimet artistike në takimin e qenieve

Nga ky koleksion shohim një varg pikturash e skulpturash që portretizojnë kafshët në ambiente e forma të ndryshme, madje ekziston edhe një kapërcim tek figurat mitologjike greke. Ndërlidhja e këtyre punimeve dallon në kohë, koleksionimi i tyre vijon nga fundi i shekullit 20-të kur në artin pamor fillon prezantimi i kafshëve në këtë formë arti. Ndërthurja e punimeve prezanton kafshë nga artistë të cilët zgjedhin forma interpretimesh reale ose imagjinare e megjithatë krijojnë një relacion mes të përditshmes dhe fiktives, të dyja këto të ardhura në kombinim si realizime artistike të autorëve. Takimi i qenieve nuk përfaqëson veç prezantimin e kafshëve në kohë e hapësira të ndryshme, në këtë takim vërejmë edhe relacionin e njerëzve me kafshët dhe mënyrat e reflektimit të këtij raporti në art.

Thellë thellë rëndësia e pjesëmarrjes së këtij formati punimesh depërton nga kreativiteti tek racionaliteti kolektiv mbi çështjet ekologjike.

Veç e veç

“Loja e maceve” realizuar nga Hyrije Krypa në vitin 1981 është një grafikë/ print që na flet për një pamje krejt reale, në një dhomë ndeje. Paraqitja reale e një momenti të caktuar ose e një përjetimi të caktuar zakonisht për periudha të gjata kohore ka zënë një vend të rëndësishëm në artin pamor.

“Nëna me fëmijë në ahër”, realizuar nga Adem Kastrati në vitin 1989 shpërfaq një pamje sa reale aq të fuqishme emocionalisht për shkak të përmbajtjes. Gjiri jashtë i nënës që ushqen fëmijën në një ambient siç është shtalla, tregon përtej kuptimit të parë të pikturës edhe një prapavijë interpretimi mbi gjendjen aktuale shoqërore, e cila ndikon në motivimin e artistit drejt realizimit.

“Ikarus”, kjo figurë mitologjike na vije në tri krijime ndaras. Piktura e Mikel Gjokajt dhe skulpturat e Radoslav Musa Miketić-it dhe Dragoljub Adžić-it paraqesin Ikarusin i cili sipas miologjisë greke pasi fluturoi shumë afër diellit i cili i shkriu krahët prej dylli.

E përtej këtyre punimeve që rrëfejnë forma artistike të ndryshme, qoftë në pikturë, skulpturë e grafikë, pjesë e koleksionit janë numër i madh realizimesh që portretizojnë kafshë tjera, duke filluar nga insektet, delet, peshqit etj.

Mikel Gjokaj, “Pa titull / Untitled”, 1977.

Libri i autores Donna Haraway prej nga ekspozita është titulluar

Në ‘When Species Meet’, Donna J. Haraway gërmon në këtë fenomen më të madh për të menduar ndërveprimet e njerëzve me shumë lloje krijesash, veçanërisht me ato që quhen shtëpiake. Në qendër të librit janë përvojat e saj në stërvitjen e shkathtësisë me qentë e saj Cayenne dhe Roland, por vizioni i Haraway këtu përfshin gjithashtu ujqër, pula, mace, babunë, dele, mikroorganizma dhe balena që mbajnë kamera video. Nga kafshët shtëpiake projektuese te kafshët laboratorike te qentë e trajnuar terapie, ajo eksploron me shkathtësi aspektet filozofike, kulturore dhe biologjike të takimeve kafshë-njeri.

...

Kuratorja e ekspozitës, Hana Halilaj tregon për mënyrën e përzgjedhjes së veprave që janë pjesë e koleksionit dhe faktin se një numër i veprave janë ekspozuar për herë të parë.

“Ekspozita është konceptuar në bazë të hulumtimit mbi lidhjen e kafshëve dhe njerëzve, duke u fokusuar në tregime nga veprat e Koleksionit të GKK-së që korrespondojnë me tematiken e përzgjedhur. Shumë vepra e artistë në koleksionin e GKK-së kanë qenë të preokupuar me këtë tematike dhe kane krijuar vepra që të cilat kanë plotësuar hulumtimin ose që i janë përgjigjur pyetjeve mbi të cilat është ndërtuar qasja rreth ekspozitës. Një numër i veprave, janë të ekspozuara për herë të parë.”

Koleksioni “Kur qeniet takohen’, na sjell artistë si: Isak Asllani, Agim çavdarbasha, Tahir Emra, Mikel Gjokaj, Zoran Karalejic, Ibrahim Kodra, Muslim Mulliqi, Lizzie Lundberg etj.

Punimet e tyre e shpërfaqin një pjesë interesante e të dashur të asaj që ne e përjetojmë në një formë a tjetër thuajse çdo ditë. Përditshmëria e marrëdhënies sonë me kafshët dhe mënyra se si bashkëjetojmë në ambientet tona, hollon ndasitë e mundshme dhe krijon një lloje harmonie mes njerëzve dhe kafshëve. Atë që e shohim në këtë koleksion veprash i takon një pune të gjatë për shumë vite me radhë dhe na ekspozon ndryshe nga se jemi mësuar t’i shohim një numër të madh artistesh.

Halilaj shpjegon edhe figurën e Ikarusit, një figurë që e shohim ne tre punime të ekspozuara nga ky koleksion.

“Mitet kanë shërbyer gjithmonë si analogji për mësime rreth qenieve njerëzore dhe mënyrat se si jemi të ndërlidhur me natyrën dhe speciet e tjera. Por ato sidomos reflektojnë shpesh faktin që për shumë kohë ndërveprimi mes specieve  në natyrë është karakterizuar nga dominimi njerëzor, i njohur si antropocentrizë. Përfshirja e figurës  mitologjike greke Ikarus, i njohur si i biri i mjeshtrit Dedali, arkitekti i labirintit të Kretës, i cili i ndërtoj krahët më të cilët Ikarus mund të fluturonte dhe e udhëzon mbi pasojat e fluturimin afër ujit apo diellit. Ikarus, injoron këto këshilla dhe vdes pasi që fluturon shumë afër diellit që i shkrin krahët. Figura e Ikarusit përfshihet në ekspozitë pasi që është figurë që e kemi hasur në motivet e disa artistëve dhe si narrativë e tillë, ofron një kornizë jo vetëm për diskutimin e pasojave ekologjike brenda fushave të saj, por transmetuar atë si njohuri përtej kufijve të atyre fushave përmes metaforave”, përfundon Halilaj.

Dragoljub Adžić, “Icarus”, 1974.

The post Expo/ Në botën e të ngjashmëve appeared first on Gazeta Express.

Liverpooli po has në vështirësi për kontratat e reja me treshen e madhe

7 October 2024 at 15:50

Liverpooli e ka nisur mjaftë mirë sezonin e ri në Angli, ku po kryeson kampionatin Ligën Premier.

Pas shtatë xhirove të para, The Reds kanë marrë gjashtë fitore dhe kanë një disfatë duke e nisur furishëm sezonin e ri.

Megjithatë një problem në kampin e Liverpoolit është edhe rinovimi i kontratave me yjet kryesorë të skuadrës.

Sipas Paul Joyce i The Times, Liverpool po negocion kontrata të reja me futbollistët e skuadrës së tyre.

Jarell Quansah dhe Ibrahima Konate janë në bisedime paraprake, ndërsa nuk ka asnjë përditësim pozitiv në lidhje me treshen e madhe si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil Van Dijk.

Joyce e kupton se Liverpool kontaktoi agjentët e tyre në lidhje me një zgjatje, por nuk mundi të gjente një gjuhë të përbashkët.

Si rezultat, tani ka një ngërç mes dy palëve. Koha po mbaron edhe pse të tre lojtarët nuk do të jenë më pjesë e Liverpool verën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Liverpooli po has në vështirësi për kontratat e reja me treshen e madhe appeared first on Telegrafi.

Vazhdojnë aktivitetet sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në Pejë

7 October 2024 at 15:48

Komuna e Pejës, ka bërë të ditur se janë duke vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit.

Kjo fushatë synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit dhe të edukojë komunitetin mbi hapat që mund të ndërmerren për parandalimin dhe trajtimin e tij.

Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria e Administratës – Zyra për Barazi Gjinore, nëpërmjet rrjetit social Facebook kanë njoftuar se kanë vazhduar me aktivitetete për sensibilizimin e kancerit të gjirit.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të këtij kanceri dhe edukimin e komunitetit për hapat që mund të ndërmerren për parandalimin dhe trajtimin e tij.

Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës, Samka Drançolli, theksoi se ky është aktiviteti i dytë që e ndërrmarrin së bashku me Gratë Asamblistë.

Gratë Asambliste të Kuvendit Komunal të Pejës/ Foto nga Komuna e Pejës, Facebook

“Në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit sot e kemi aktivitetin e dytë, ku së bashku me Gratë Asambliste të Kuvendit Komunal të Pejës kemi vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë”, ka thënë Draçnolli. /Telegrafi/

 

The post Vazhdojnë aktivitetet sensibilizuese kundër kancerit të gjirit në Pejë appeared first on Telegrafi.

Shkarkoni aplikacionin mobil të IP Petrol dhe përfitoni ofertat ekskluzive!

By: IP Petrol
7 October 2024 at 15:41

Aplikacioni mobil IP Petrol e bën jetën tuaj më të lehtë dhe plot avantazhe.

Tani, me vetëm disa klikime, ju mund të menaxhoni të gjitha shërbimet dhe përfitimet tuaja në mënyrë të shpejtë dhe të thjeshtë. 

Aplikacioni i IP Petrol është dizajnuar që të jetë “user friendly” i thjeshtë për tu përdorur nga të gjitha grup-moshat. Njëkohësisht, ka funksione shumë të përshtateshme dhe për qëllim kanë që ta lehtësojnë maksimalisht furnizimin me derivate të qytetarëve të Kosovës, dhe krejt kjo duke përfituar zbritje të madhe (apo duke kursyer).

Çfarë ju ofron aplikacioni IP Petrol?

– Zbritje në çdo litër: Përdoruesit e aplikacionit kanë zbritje ekskluzive në çdo litër për çdo furnizim.  

– Loja shpërblyese me Spin: Pasi që të keni arritur targetin e caktuar të blerjes së derivateve ju fitoni të drejtën për të luajur me Spin dhe për të fituar artikuj të ndryshëm nga marketet e IP Petrol.

– Vetëshërbimi: Fito zbritje EKSKLUSIVE përmes vetëshërbimit, ku përmes aplikacionit do keni mundësi të vetëshërbeheni në të gjitha pikat shitëse të IP Petrol

– Përcjellja e transaksioneve në aplikacion: Klientët mund ti përcjellin transaksionet qe i kanë bërë, duke përfshirë specifikat me të dhënat si totali i litrave, shuma që keni shpenzuar, shuma që keni kursyer, pika e shitjes ku jeni furnizuar, loji i derivatit, etj. 

– Ofertat: Përcjellni ofertat e fundit në lidhje me derivatet dhe produktet në market. 

– Gjetja e stacionit më të afërt: Me hartën e integruar në aplikacion, gjeni shpejt dhe lehtë stacionet më të afërta të karburantit IP Petrol kudo që ndodheni.

– Pagesa të shpejta dhe të sigurta: Me opsionin për të bërë pagesa të shpejta dhe të sigurta për shërbimet tona, ju mund të kurseni kohë dhe të shmangni pritjet.

– Njoftime të personalizuara: Merrni njoftime për ofertat e reja, promocionet dhe shërbimet e reja të IP Petrol , të gjitha drejtpërdrejt në telefonin tuaj.

Si të shkarkoni aplikacionin?

– Për iPhone: Shkarkoni aplikacionin nga App Store 

– Për Android: Shkarkoni aplikacionin nga Google Play 

Shkarkimi është falas dhe i thjeshtë për të gjithë përdoruesit!

IP Petrol – Për një përvojë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të përfshirë në çdo hap të rrugës!

The post Shkarkoni aplikacionin mobil të IP Petrol dhe përfitoni ofertat ekskluzive! appeared first on Telegrafi.

Koncert folklorik për thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës

7 October 2024 at 15:40

Në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës, gjatë fundjavës në amfiteatrin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është mbajtur koncerti folklorik me pjesëmarrjen e grupeve nga Bullgaria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Mali i Zi.

Ky aktivitet kulturor është realizuar në saje të bashkëpunimit të ambasadës së Bullgarisë në Kosovë me Komunën e Prizrenit, raporton Telegrafi.

Sipas komunikatës, ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Prizrenit, duke shtuar se edhe ky aktivitet synon shtimin e shkëmbimit të përvojave në fushën e kulturës mes dy vendeve mike.

Ndërkohë edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Berisha Bytyqi ka vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm me ambasadën e Bullgarisë dhe njëherësh ka uruar mirëseardhje për të gjithë pjesëmarrësit nga vendet e ndryshme të rajonit.

Në anën tjetër, artisti bullgar Iliya Lukov ka theksuar se vitin e shkuar një koncert i ngjashëm është mbajtur në Shqipëri, dhe se kësaj here festa folklorike e ritmeve ballkanike është bartur në Kosovë për të shijuar bukuritë e muzikave popullore dhe për të komunikuar me zemra të hapura. /Telegrafi/

 

The post Koncert folklorik për thellimin e bashkëpunimit kulturor ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.

Përurohet murali në rrugën e Banjës së Tetovës

7 October 2024 at 15:38

Sot në qytetin e Tetovës, gjegjësisht në rrugën për në banjën e qytetin është bërë përurimi i muralit, që ishte projekt i Komunës së Tetovës dhe UNDP-së.

Kryetari i Komunës së Tetovës tha se ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të mirë mes komunës dhe UNDP-së, duke shtuar se kanë edhe projekte tjera për të realizuar.

“Qytetarët sot nuk janë vetëm më të sigurt, por kanë edhe pamje të bukur falë UNDP. Edhe nxënësit kanë bërë një punë të mrekullueshme, që mos të shohim dheun që rrëshqet, por të shohim këtë pamje. Me UNDP kemi projekte për Tetovën, për mbrojtje nga vërshimet dhe shumë projekte tjera”, tha Kasami.

Ndërsa ambasadori i UNDP-së në RMV-së Armani Gregorian, tha se këtë vit në shënimin e Ditës ndërkombëtare të fatkeqësive natyrore fokusi kanë qenë të rinjtë, të cilët edhe e kanë realizuar muralin në murin e rrugës së banjës së qytetit./Telegrafi/

 

The post Përurohet murali në rrugën e Banjës së Tetovës appeared first on Telegrafi.

Helen Flanagan zbulon se dëshiron të martohet me të dashurin Robbie Talbot, pas nëntë muajsh lidhje

7 October 2024 at 15:30

Helen Flanagan ka zbuluar se dëshiron të lidhë kurorë me të dashurin Robbie Talbot.

Aktorja 33-vjeçare ka nëntë muaj që është në lidhje me ish-futbollistin 43-vjeçar, por tashmë ata po bëjnë plane të mëdha për të ardhmen.

Duke folur në intervistën e tyre të parë të përbashkët, Helen – e cila më parë ishte e fejuar me Scott Sinclair për katër vjet – tha për revistën “OK!”: “Unë ende ëndërroj për një martesë të madhe”, shkruan DailyMail.

“Dua fustanin, ditën e madhe, të gjitha. Unë patjetër dua të martohem.”

Ndërkohë, Robbie – i cili ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë – zbuloi se ishte ‘i hapur’ ndaj idesë për t’u martuar përsëri dhe për të pasur më shumë fëmijë.

“Ka një diferencë moshe 10-vjeçare mes nesh, por nuk do ta përjashtoja”, shpjegoi Robbie. “Jo tani, ndoshta në të ardhmen.”

Helen ka edhe fëmijët e saj, Matildën, nëntë vjeç, Delilah, gjashtë vjeç dhe djalin Charlie, tre vjeç, të cilët i ndan me ish-futbollistin Scott.

Ish- ylli i Coronation Street u prit me reagime kur rrëfeu se kishte tashmë një të dashur sekret, Robbie, jashtë spektaklit. /Telegrafi/

The post Helen Flanagan zbulon se dëshiron të martohet me të dashurin Robbie Talbot, pas nëntë muajsh lidhje appeared first on Telegrafi.

Protesta e opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën

7 October 2024 at 15:20

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës.

Ambasada amerikane udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në Kryeministri në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i Ambasadës Amerikane është këshilluar që të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”. /Telegrafi/

 

The post Protesta e opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën appeared first on Telegrafi.

Gara me makina në qendër të Tiranës, pranga dy të rinjve

7 October 2024 at 15:17

Dy të rinj që janë konstatuar nga efektivët e policisë Rrugore duke bërë gara me makina në qendër të Tiranës, kanë përfunduar pas hekurave.

Mësohet se pas ndalimit nga policia, të rinjtë janë konstatuar se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur, shkruan A2.

Ata po ashtu nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë, gjatë kryerjes së veprimeve për ndalimin e tyre, raporton A2.

“D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, janë konstatuar duke bërë gara shpejtësie me automjete që i drejtonin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi”, sqarojnë autoritetet.

The post Gara me makina në qendër të Tiranës, pranga dy të rinjve appeared first on Telegrafi.

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

7 October 2024 at 15:17

Politika e transferimeve të Real Madridit gjatë viteve të fundit ka bërë që ata të kenë objektiv lojtarë më të rinj në moshë.

Emra si Jude Bellingham, Eduardo Camavinga dhe Vinicius Junior që të gjithë u transferuan për shuma të mëdha parash, por që të gjithë të rinj në moshë dhe duke u përmirësuar vazhdimisht në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi është i gatshëm që të shpenzojë shumë kur është e nevojshme dhe për dikë si Cole Palmer i cili mund të jetë një objektiv në vitin 2025 në rast largimi të Rodrygos.

Sidoqoftë, legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka pranuar se ai mund ta shoh gjigantin spanjoll duke bërë një ofertë për yllin e Chelseat.

“Jam i sigurt se ka lojtarë të tjerë tek të cilët do të shpenzonin. Chelsea pagoi 40 milionë për Palmer, por nëse Real Madridi troket në derë verën e ardhshme dhe ai është ende në nivelin që po e shfaq, nuk do të isha i befasuar nëse marrin një ofertë prej 150 milionë eurosh për të”, ka thënë Souness.

Nuk ka asnjë dyshim se Palmer do ta përmirësonte ekipin e Real Madridit, por do të jetë e vështirë t’ i shohim ata duke bërë një ofertë për nënshkrimin e tij në një të ardhme të afërt.

Kjo pasi edhe në rast largimi eventual të Rodrygos, ata tashmë kanë në radhët e tyre Arda Guler që mund ta zëvendësojë pa problem brazilianin./Telegrafi/

The post Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat appeared first on Telegrafi.

Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje

7 October 2024 at 15:14

BDI ka reaguar sot në lidhje me vdekjen e foshnjës 14-muajshe dhe kërkojnë zbardhjen e rastit.

Nga atje poashtu kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministritë të Shëndetësisë, Arben Tarvari.

“Që nga fillimi me punë i kësaj Qeverie, ne si BDI kemi shprehur vërejtjet dhe shqetësimet e tona lidhur me planin e funksionimit të sistemit shëndetësor në vend nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravarit.

Foshnja 14 muajshe vdiq sepse nuk mori trajtimin e duhur nga institucioni kompetent, respektivisht në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, drejtor i së cilës është Rexhep Memedi i cili ka akomofuat edhe kushëririn e vet Alajdin Memedi bashkë me të cilin akuzohen për korrupsion.

Ditët po kalojnë dhe Drejtori Mehmedi vazhdon të mos ketë sy e vesh për një skandal të të radhës të institucionit ku ai është drejtor, e që për pasojë humbi jetën një fëmijë 14 muajsh, ndërsa më herët rriheshin fëmijët nga punonjësit dhe ju ndaloheshte të flasin shqip.

Sigurisht është i zënë duke punuar maksimalisht për ti punësuar familjarët e tij, kushëririn e tij dhe njëherit edhe për t’ia mbuluar skandalet për abuzim financiar po në këtë klinikë të njëjtit.

Gjithashtu, edhe Ministri Taravari i cili është i hutuar krejtësisht duke u shëtitur nëpër lagje e qytete në tentim për tia vjedhur partinë dhe vulat e ASH-së ish kryetarit të tij Zijadin Sela, aspak nuk ndjen obligim moral dhe motivacion moral për të vepruar si njeri në këtë situatë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Përkundrazi, shtojnë nga atje, ai tenton të relativizoj gjithë këtë situatë, e cila në një vend normal do të kishte rezultuar jo vetëm me dorëheqjen e tij dhe drejtorit te paafte Memedi.

Nga atje kërkojnë që Arben Taravari të largohet nga posti i Ministritë të Shëndetësisë./Telegrafi/

The post Vdekja e foshnjës 14 muajshe, BDI: Arben Taravari të jap dorëheqje appeared first on Telegrafi.

❌
❌