Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

Talent i së ardhmes, “gjigantët” e Premier League pas “diamantit” të Everton

7 September 2024 at 21:16

Në ishull e konsiderojnë si një lider të ardhshëm, në vijën e fundit të mbrojtjes, së Kombëtares së “Tre Luanëve”. “Shtatlarti” i Everton, Jarrad Branthwaite, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier Leauge, ndërsa, pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Falë performancave të tilla, 21-vjeçari anglez ka rënë në “radaraët” e “Qytetarëve” të Manchester City, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pavarësisht se zotërn emra të mëdhenj në mbrojtje si Gvardiol, Ruben Dias, Stones e Walker, sërish dëshiron të forcojë repartin e prapavijës, me një tjetër talent të së ardhshmes.

Jarrad Branthwaite përmbush kriteret e duhura për të qenë një lojtar i City, pasi organizon shkëlqyeshëm lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri në aspektin teknik me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore, gjë të cilët e ka treaguar këtë vit në Premier League, teksa ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola.

Interes për Jarrad Branthwaite ka shfaqur edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid dhe si rrjedhojë konkurrenca do të jetë e lartë për qendërmbrojtësin, me “Blutë” e Everton, që pritet të kërkojnë rreth 60 milionë paund për 21-vjeçarin, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për sheikët e “Etihad”, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në të kaluarën, me transferimet e kryera. /i.m /abcnews.al

“Injeksion” 213 milionë euro, “Djajtë e Kuq” forcojnë skuadrën për titullin kampion

7 September 2024 at 20:56

Në Angli paratë nuk mungojnë kurrë.

Të paktën, klubet e futbollit mund të sfidojnë Evropën dhe gjithë botën, edhe pse jo gjithmonë ia dalin të dominojnë kupat e kontinentit.

Njëri prej më të mëdhenjve është Manchester United, me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për t’u kthyer edhe një herë në kohët e arta të Sir Alex Ferguson dhe këtë verë duket se shpenzimet për përforcime do t’i kalojnë 170 milionë eurot.

I pari që u mor ishte Joshua Zirkzee, teksa për kartonin e “tulipanit” paguan 42.5 milionë euro në arkat e Bologna, duke siguruar kështu një investim afatgjatë për repartin e sulmit.

Goditja e dytë ishte ajo për adoleshentin Leny Yoro.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, që është 1.90 metra i lartë kërkohej nga Real Madrid e Liverpool, mirëpo “Djajtë” paguan plot 62 milionë euro, për atë që cilësohet si talenti i brezit të tij, duke e “lidhur” francezin, me kampionatin anglez, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Pas tij erdhën dy “yje” nga Bavaria, që forcuan edhe më shumë mbrojtjen, Matthijs de Ligt e Noussair Mazroui, me teknikun Ten Hag, që po sjell në United “yjet” kryesorë në skemat e tij, kur ishte në krye të pankinës së Ajax.

Për dyshen nga Bundesliga, United derdhi plot 60 milionë euro, duke e çuar totalin e deri më tanishëm në 162.5 milionë euro shifër që më vonë kapi vlerën e 213 milionë eurove, pas tranferimit të “shkatërruesit” uruguajan, Manuel Ugarte nga PSG, duke krjuar kështu një skuadër pretendente për titullin kampion, ose të paktën për t’u kthyer në Champions sezonin e ardhshëm, pas dështimit të vitit të kaluar. /i.m /abcnews.al

Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme

7 September 2024 at 20:50

Manchester City do të shpresojë që të rikuperohet nga humbja e mundshme e Pep Guardiolës vitin e ardhshëm duke shpenzuar rreth 300 milionë euro në lojtarë të rinj.

Ka një besim në rritje se Guardiola do të largohet nga klubi pasi t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni.

Teksa kampioni i Ligës Premier është ende i etur që ta vazhdojnë bashkëpunimin me të, madje i kanë ofruar një kontratë të re dhe po presin për një përgjigje në dhjetor, drejtorët e klubit kanë frikë se ata do të duhet të vazhdojnë pa Guardiolën.

Sipas The Mirror, përfitimet nga suksesi i jashtëzakonshëm i Guardiolës gjatë periudhës së tij tetë vjeçare tek City, i siguron ata që do të kenë një buxhet masiv për ta përforcuar ekipin vitin vijues.

Ata tashmë kanë balancuar situatën ekonomike në klub duke sjellë 140 milionë euro më shumë se sa kanë shpenzuar gjata afateve të fundit.

‘Qytetarët’ janë në një pozitë të mirë financiare sa i përket rregullave të UEFA-s, kryesisht për shkak të marrëveshjeve komerciale dhe disa shitjeve që kanë bërë.

Përveç largimit të mundshëm të Guardiolës, drejtuesit e ‘Qytetarëve’ duhet gjithashtu të përballen edhe me rastin e 115 akuzave për thyerje të rregullave financiare, që në rast se vërtetohen, atëherë City do të dënohet me rënie nga elita ose zbritje të madhe të pikëve.

Klubet tashmë janë në pushim për shkak të pauzës me kombëtare, ndërsa pas rikthimit, Guardiola dhe ekipi i tij do të kenë punë me Brentfordin më datë 15 shtator./Telegrafi/

The post Man City të gatshëm të shpenzojnë 300 milionë euro nëse Guardiola largohet verën e ardhshme appeared first on Telegrafi.

Aventura te “Qytetarët” pranë fundit, Ederson gati të nisë “kapitullin” e ri në karrierë

7 September 2024 at 18:36

Aventura e “gardianit” Ederson te Manchester City mund të ketë arritur fundin, me “yllin” brazilian, që me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Pep Guardiola këtë merkato vere, me Arabinë Suadite që mund të jetë destinacioni i radhës i “shtatlartit” të portës.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, sauditët e Al-Ittihad i kanë drejtuar sytë te lojtari brazilian për sezonin e ardhshëm, me “gjigantët” e Saudi Pro League, që janë të gatshëm të ofronte 25 milionë paundë për të nënshkruar me portierin, megjithatë deri më tani negociatat janë në udhëkryq, me “Qytetarët”, që nuk pranojnë më pak se 50 milionë paundë për Ederson.

Ndërkaq kujtojmë se, pas mbërritjes në Premier League në vitin 2017, portieri brazilian kontribuoi në fitimin e gjashtë kampionateve, katër Kupave të Ligës, dy Kupave FA, dy Community Shields, si dhe në triumfin në Champions League, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /i.m /abcnews.al

Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin

7 September 2024 at 11:54

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland është një nga më vdekjeprurësit në botë dhe sigurisht që nuk ka asnjë rival në Ligën Premier për momentin. Ai duket i vendosur të angazhojë të ardhmen në Etihad, por ai nuk do të mbyllë derën për një lëvizje te Real Madridi në të ardhmen.

Los Blancos kanë një admirim prej kohësh për Haaland dhe u përpoqën ta nënshkruanin atë përpara verës që ai u largua nga Borussia Dortmund, një admirim që është i ndërsjellë.

Agjentja Rafaela Pimienta dhe babai i lojtarit, Alf-Inge Haaland, kanë folur gjithmonë për lirinë për të zgjedhur të ardhmen e tij, dhe ky vullnet deri diku mbetet i tillë.

Haaland, i cili aktualisht është në një marrëveshje deri në vitin 2027, është afër rinovimit të kontratës me Cityn, por sipas gazetës Marca, sulmuesi do të përfshijë një klauzolë lirimi që është e arritshme për Real Madridin.

 

🚨🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Renovación y cláusula liberatoria

🔥 El Manchester City prepara un nuevo contrato para Haaland

✍ @jfelixdiaz
https://t.co/kVm74B2tjO

— MARCA (@marca) September 7, 2024

Ardhja e Kylian Mbappe do të thotë se nuk ka nevojë të madhe që Los Blancos të bëjë një lëvizje për Haaland, por nëse ai kthehet në agjendën e tyre, atëherë Pimienta dhe babai i Haalandit duan aftësinë për ta bërë këtë.

Qëndrimi në Madrid është se herët a vonë, Haaland do të përfundojë duke iu bashkuar Real Madridit.

Nëse kjo rezulton të jetë kështu apo jo, nuk mund të dihet, por raportimi nga kryeqyteti spanjoll ka qenë gjithmonë i sigurt, dhe përgjigjet jo të përkushtuara nga Pimienta dhe babai i Haalandit luajnë rol në këtë. Pimienta është parë edhe në zonën e Presidentit Florentino Perez në Santiago Bernabeu në shumë raste vitet e fundit. /Telegrafi/

The post Haaland afër rinovimit të kontratës me Man Cityn, por përfshihet edhe një klauzolë ‘e kapshme’ për Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Kërkohet një anësor i ri, “Bardhezinjtë” e Anglisë pas “pistonit” norvegjez

6 September 2024 at 23:50

Sezonet pozitive, por edhe mungesa e një lojtari të mirfilltë të krahut të djathtë, të fushës, bëri që “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të transferonin në janarin e vitit 2022, norvegjezin, Julian Ryerson, i cili falë paraqitjeve të tij të spikatura ka rënë në sy të “gjigantëve” evropianë.

“Pistoni” i krahut të djathtë të fushës monitorohet vazhdimisht nga klubet e Premier League, me “Bardhezinjtë” e Newcastle, që po kërkojnë prej kohësh një zëvendësues të denjë për anësorin e mbrojtjes, Kieran Trippier dhe duket se norvgjezi ka profilin e duhur për klubin anglez, i cili tashmë ka filluar të synojë shumë.

Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit kushton 15 milionë euro, teksa këtë sezon ka arritur të bëhet protagonist me 4 gola të shënuar, si dhe me 1 asistim, në 26 përballjet e para të këtij edicioni, në të gjitha kompeticionet. /i.m /abcnews.al

Ndër më të mirët e botës, Guardiola kërkon “yllin” gjerman në “Etihad”

6 September 2024 at 23:24

Prej kohësh tashmë, dihet interesimi i “gjigantëve” arabë të futbollit, për “fantazistin” e mesfushës, së Manchester City, Kevin de Bruyne dhe me “Qytetarët”, që janë të gatshëm, ta lënë të shkojnë belgun, në rast se vjen një ofertë afro 100 milionë euro dhe duket se tekniku Pep Guardiola, di ku t’i shpenzojë siç duhet këto para.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është “arkitekti” gjerman i Bayern Munich, Jamal Musiala, me 21-vjeçarin, që u transferua te “Bavarezët”, për vetëm 200 mijë euro, nga “Blutë” e Chelsea, në verën e vitit 2019 dhe tashmë është kthyer në një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, teksa vetëm këtë sezon ka marrë pjesë në 36 ndeshje , duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime.

Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro, megjithatë, pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Doku dhe synon të marrë një përforcim të fortë sulmues në merkaton e radhës.

I “shumëkërkuari’ është Musiala, mirëpo, sipas raportimeve, të “The Guardian”, në listë janë edhe Luca Paqueta i “Çekanëve” të West Ham, si dhe anësori i talentuar anglez, i Crystal Palace, Eberechi Eze, megjithatë objektivi kryesor padyshim, që mbetet “arkitekti” i sulmit, të Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

“Djali i artë”, Alvaro Morata, “ylli” i sulmit bëhet spanjolli më i kushtueshëm në histori

6 September 2024 at 20:36

Nuk është vlerësuar ndonjëherë kaq lart, madje e kanë kritikuar shumë.

Alvaro Morata është një “yll” i Spanjës të cilin u detyrua ta mbronte edhe trajneri i Kombëtares, Luis de la Fuente, por gjithsesi, ai ka një rekord të veçantë.

Kapiteni i “Furive të Kuqe”, që ngriti trofeun e Kampionatit Evropian është kthyer në futbollisti spanjoll që ka nxjerrë më shumë para nga transferimet e tij.

Ai kaloi nga Real Madrid te Juventus në vitin 2014 për 20 milionë euro, por u kthye në Madrid në 2015, pasi i eliminoi madrilenët nga Champions, dhe klubi u detyrua të paguante 30 milionë euro, mirëpo nuk mundi nuk mundi të stabilizohej në “Santiago Bernabeu” dhe në 2016 u transferua në Londër, te “Blutë” e Chelsea.

Flitet për shitjen më të shtrenjtë të kartonit të tij prej 80 milionë eurosh, dhe në atë moment ishte rekordi i transferimeve të një futbollisti spanjoll, megjithatë as Premier League nuk ishte me shumë fat për të, dhe Alvaro u kthye në Spanjë tek Atletico Madrid, rivalët e “Los Blancos”.

Fillimisht, u huazua me kusht blerjeje për 65 milionë euro, mirëpo në fund u paguan vetëm 35 milionë euro për kartonin e tij, nga spanjollët dhe pasi shënoi një numër të konsiderueshëm golash në La Liga, tashëm “bomberi” spanjoll do të transferohet te “Djajtë” e Milan, për shifërn e 13 milionë eurove.

Kështu, pas gjithë këtyre transfertave, kartoni i “Djaloshit të Artë” të futbollit spanjoll ka prodhuar plot 217 milionë euro nga aventurat nëpër Evropë dhe duket se asgjë nuk është mbyllur akoma. /i.m /abcnews.al

Sterling shkatërron tre yje të Arsenalit në stërvitje

6 September 2024 at 21:43

Raheem Sterling i tregoi Chelseat se çfarë mund të humbasë këtë sezon pas driblimeve cilësore në stërvitjen e Arsenalit.

Anësori anglez shkatërroi tre nga bashkëlojtarët e tij të rinj të Londrës Veriore në seancën e Mikel Artetas në London Colney këtë javë.

29-vjeçari iu bashkua Topçinjve në një huazim një sezonal në ditën e fundit, por nuk iu desh shumë kohë që të tregonte aftësitë e tij.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt u kujdes për tre lojtarë të Arsenalit me një lëvizje të shkëlqyer të enjten.

Jorginho dhe dy talentët Harrison Dudziak e Ife Ibrahim mbetën duke ndjekur atë, teksa Sterling futi topin mes treshes, duke ndryshuar drejtimin çdo herë.

Leandro Trossard, i cili nuk arriti të futej në skuadrën e Belgjikës në Ligën e Kombeve, doli me nxitim për të marrë topin, por Sterling ishte tashmë larg. /Telegrafi/

The post Sterling shkatërron tre yje të Arsenalit në stërvitje appeared first on Telegrafi.

10 skuadrat më të kushtueshme në Europë, lista kryesohet nga klubet angleze

By: armand
6 September 2024 at 19:20

Merkatoja e verës mbaroi dhe është koha të bëjmë një llogari se cilat janë skuadrat më të kushtueshme në Europë. Shumat llogariten bazuar te sajti i specializuar i transferimeve, “Transfermarkt”. E para në listë është Chelsea. E pritshme, kur mendon se londinezët kanë thuajse dy skuadra në përbërje, një gjë krejtësisht e pazakontë, por fakt […]

The post 10 skuadrat më të kushtueshme në Europë, lista kryesohet nga klubet angleze appeared first on BoldNews.al.

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United – dominohet nga “dështakët”

5 September 2024 at 23:50

Fatura e pagave të Manchester United për sezonin 2024/25 është zbuluar duke përfshirë dhjetë fituesit më të mirë në skuadër.

United ka një nga skuadrat më të shtrenjta në histori, por ende nuk i ka përmbushur pritjet nën drejtimin e Erik ten Hag.

Pasi përfunduan në vendin e tetë në Ligën Premier sezonin e kaluar, Djajtë e Kuq kanë bërë një tjetër fillim të ngadaltë të sezonit aktual.

Ata kanë humbur dy nga tri ndeshjet e tyre fillestare, duke përfshirë një mposhtje 3-0 nga rivalët, Liverpooli, të dielën.

United thuhet se po kërkon të heqë disa lojtarë të vjetër nga librat e klubit për të liruar fonde për ardhjet e reja në janar dhe verën e ardhshme.

The Sun tani ka zbuluar detaje të faturës masive të pagave të United dhe dhjetë fituesve më të mirë në Old Trafford.

Casemiro zë vendin e parë me 400,000 euro në javë, pas ardhjes së tij prej 80 milionë nga Real Madrid në 2022.

Kapiteni i United, Bruno Fernandes është i radhës në listë me po ashtu 400,000 euro, i ndjekur nga afër nga Marcus Rashford (380,000) – i cili, ashtu si Casemiro, është lidhur me një largim pas vështirësive në 2024.

Mason Mount është i katërti në listë me paga prej 270,000 euro në javë. Deri më tani, ai ka arritur vetëm një gol që kur iu bashkua United në një lëvizje prej 62 milionë nga Chelsea në 2023.

Një tjetër lojtar i lidhur me një kalim në futbollin turk, Antony, është i pesti me pagë prej 230,000 euro në javë. Anësori është një objektiv i raportuar i Fenerbahçes, pasi ka arritur vetëm një paraqitje të shkurtër deri më tani këtë sezon.

Matthijs de Ligt (210,000), Harry Maguire (200,000), Christian Eriksen (170,000), Luke Shaw (160,000) dhe Victor Lindelof (140,000) kompletojnë top 10-shen. /Telegrafi/

The post Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United – dominohet nga “dështakët” appeared first on Telegrafi.

“Mascherano i ri”, “gjigantët” e Evropës të mahnitur nga “shkatërruesi” i Porto

5 September 2024 at 22:36

Ka një potencial të madh, përderisa e krahasojnë me të madhin, Javier Macherano.

Alan Varela është ndër ata lojtarë i cili shkëlqeu, që në sezonin e tij të parë, në elitën e futbollit evropian, me “shkatërruesin” argjentinas, që është kthyer në “gur themelin” e teknikut, Sergio Coinceiçao, në mesfushën e “Dragonjve” të Porto.

Sezonin e shkuar zbriti në fushë plot 39 herë me fanellën e “Bardhebluve”, ku madje ka arritur të gjejë dy herë edhe rrugën e rrjetës, si dhe të regjistrojë tre asistime për shokët e tij të skuadrës, pa llogaritur këtu topat e rikuperuar në vijën e fundit të mesfushës, por edhe ndërhyrjet klinike, në dëm të kundërshtarëve, ku ka prishur jo pak aksione sulmuese.

Të tilla performanca e kanë vënë 22-vjeçarin argjentinas në qendrën e vëmëndes, të tregut të transferimeve, me “Të Kuqtë” e Liverpool, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain, “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund dhe “Qytetarët” e Manchester City kërkojnë me ngulm shërbimet e ish-“yllit” të Boca Juniors, mirëpo do t’u kushtojë shtrenjtë.

Pavarëisht se u transferua për vetëm 11 milionë euro, 8 milionë euro bazë dhe 3 milionë të tjera bonus, nga “gjigantët” argjentinas, Boca Juniors, te “Dragonjtë” e Porto, këta të fundit, të paktën sipas raportimeve më të fundit të mediave, nuk do të tregohen aspak dorëlëshuar, teksa pritet të kërkojnë jo më pak se 70 milionë euro për “diamantin” e tyre të mesfushës. /i.m /abcnews.al

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

5 September 2024 at 21:57

Të gjithë e dinë që Erling Haaland është një sulmues i shkëlqyer dhe përfundimi i tij është thjesht në një nivel tjetër, megjithatë, ndonjëherë duket sikur ai është thjesht një makinë, një makineri golash.

Më poshtë mund të shikoni një video nga stërvitja e Haaland, ai shkatërroi Edersonin dhe Stfean Ortegan.

Tifozët u mahnitën pasi panë aftësitë e sulmuesit norvegjez, dhe menjëher u futën të komentonin.

Një tifoz shkroi: “Njërën anë Ortega. Ana tjetër Ederson. Dyshja e portierëve më të mirë në botë. Dhe Haaland shënon 4 gola në 4 goditje”.

Tifozi tjetër komentoi shkurtazi: “Punë fantastike”, ndërsa i treti tha: “Ai është pushteti”.

Një tifoz tjetër kishte një këshillë për Haalandin: “Për çfarë po stërvitesh vëlla akoma”.

Haaland ka shënuar tashmë 7 gola në tri ndeshje këtë sezon dhe duket se nuk do të ndalet. /Telegrafi/

The post Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen

5 September 2024 at 21:32

Manuel Ugarte dhe Erik ten Hag ndanë një moment të sikletshëm në kamera dhe tifozët e Manchester United nuk duruan ta shikonin.

Tifozët e Man United ishin të emocionuar kur klubi më në fund arriti të përfundojë nënshkrimin e mesfushorit nga Paris Saint-Germain në ditën e fundit (30 gusht).

United e ndoqi mesfushorin 23-vjeçar gjatë gjithë verës, por ata luftuan për të arritur një marrëveshje me klubin francez.

Pas javësh negociatash, të dy klubet ranë dakord për një marrëveshje prej 55 milionë eurosh, megjithëse Ugarte nuk u regjistrua në Ligën Premier në kohë për t’u paraqitur në humbjen e United nga Liverpool në shtëpi.

Tifozët e United mezi presin ta shohin atë në aksion, por ata nuk do të duan të shohin ndonjë ndërveprim më të vështirë mes tij dhe trajnerit Ten Hag.

Pasi mbërritën në bazën stërvitore të klubit në Carrington, Ugarte dhe Ten Hag u filmuan duke shkuar brenda.

Megjithatë, përpara se të futeshin brenda, trajneri holandez u kap në kamera duke u përpjekur të lavdëronte transferimin e tij të ri.

“Ky djalosh na sjell luftën!”, deklaroi Ten Hag, duke treguar një mural në hyrje të Carrington që thotë “United and Fight”. Ugarte nuk e kishte të qartë se kujt i referohej ish-trajneri i Ajaxit dhe në mënyrë konfuze u përgjigj: “Kush?”.

Pastaj Ten Hag u përgjigj: “Ti”.

Pasi zgjidhi konfuzionin, Ugarte tha: “Është normale për mua, të luftoj!”.

Fansat mbetën të përpëlitur pasi panë videon e sikletshme, me një përdorues që shkruante në X: “Shiko e sikletshme”.

“Çdo ndërveprim me Ten Hag është kaq i çuditshëm, duhet ta respektoni atë”, komentoi një tjetër. /Telegrafi/

The post Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen appeared first on Telegrafi.

Investim për të ardhmen, “Djajtë” kërkojnë talentin brazilian në “Teatrin e Ëndrrave”

5 September 2024 at 21:16

Ashtu si, “Galaktikët” e Real Madrid, që në verë do të afrojnë “yllin”, Endrick nga Palmeiras dhe Liverpool që synon 16-vjeçarin e kësaj skuadre, Estevao Willian edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United janë duke punuar për merkaton e verës, teksa dëshirojnë të bëjnë një blerje te klubi brazilian.

Sipas raportimeve, më të fundit të tabloideve britanike, “Djajtë”, janë të interesuar për “yllin” e sulmit, 19-vjeçarin, Thalys, i cili konsiderohet nga shumë si një talent premtues i së ardhmes, të paktën sa i përket të ardhmes, teksa edhe pse nuk ka debtuar me skuadrën e parë, ka mahnitur teknikun, Erik ten Hag, me paraqitjet e tij, në ekipin e moshave.

I vlerësuar nga specialistët e “Transfermarkt”, në vetëm 1 milionë euro, talenti brazilian pritet t’i kushtojë shumë më shumë, “gjigantëve”, të Premier League, teksa deri më tani me skuadrën e Palmeiras U20, Thalys është treguar “magjik”, duke arritur të realizojë plot 5 gola, në vetëm 6 ndeshjes. /i.m /abcnews.al

Fantastik në mesfushë, “gjigantët” e Evropës pas “yllit” të Real Sociedad

5 September 2024 at 17:36

Prej një “jete” është pjesë e “Baskëve” të Real Sociedad, mirëpo situata mund të ndyrshojë gjatë merkatos së verës, me “gjigantët” e kampionatit anglez të futbollit, Premier League, Arsenal e Liverpool, që janë vënë pas tij. Bëhet fjalë për “shkatërruesin” spanjoll, Martin Zubimendi, i cili po shkëlqen prej disa sezonesh, tashmë, në La Liga.

Sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, “Topçinjtë” e Arsenal dhe “Katalanasit” e Barcelona do të garojnë edhe për shërbimet e Zubimendi, me të dyja këto skuadra që kërkojnë përforcim të ri e me shumë kualitet, në repartin më të tërhequr të mesfushës.

Autor i 4 golave e 1 asistimi, në 44 përballjet e zhvilluara sezonin e kaluar, mes kampionatit, Copa del Rey e UEFA Champions League vlerësohet në shifrën e 50 milionë eurove, sipas specialistëve të “Transfermarkt”, megjithatë me kontratën që skadon në verën e vitit 2027 pritet që çmimi të rritet lehtësisht në shifrat e 70-80 milionë eurove. /i.m /abcnews.al

Kimmich me “valixhe në duar”, “ylli” gjerman ëndërron Premier League

4 September 2024 at 22:50

Ishte padyshim i denjë për të zëvendësuar një legjendë si Philipp Lahm.

“Lideri” gjerman i krahut të djathtë të mbrojtje, Joshua Kimmich ka hyrë në vitin e fundit në kontratën e tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich dhe duket se rinovimi nuk është një opsion e për këtë aryse “gjigantët” e Bundesliga kanë filluar të bëjnë plane të tjera për “yllin” e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermanve në Bavari po mendojnë që të përfitojnë diçka duke e nxjerrë në merkato lojtarin dhe duhet theksuar që për 29-vjeçarin ka interes të lartë në këtë merkato verore.

Më tej në raportimet e tyre thuhet se trajneri belg Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip lojtarin, por Kimmich duket se nuk dëshiron të qëndrojë pasi tekniku po planifikon ta vendosë atë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndryshe nga vetë lojtari që kërkon të rrijë në mesfushë.

Në të tilla rrethana “gjigantët” e Evropës janë hedhur në sulm, me tekniku e ri të “Katalanasve”, të Barcelona, që ka shprehur pëlqimin për ta pasur në skuadër, por problem qëndron te financat e klubit spanjoll, me këta të fundit që nuk e kanë mundësinë për të paguar kartonin e gjermanit.

Në sfond qëndron edhe Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal që mund të avancojnë në këtë operacion dhe duket se janë më të favorizuarit me vetë 29-vjeçarin, që kërkon një aventurë të re në elitën e futbollit anglez. /i.m /abcnews.al

“Ylli” i radhës për mesfushën, Bruno Guimaraes në “lupën” e Real Madrid

4 September 2024 at 21:36

Pavarësisht se ka në përbërje të skuadrës shumë mesfushorë me kualitet, Presidenti i “Galaktikëve” të Real Madrid, Florentino Perez po punon intensivisht për t’i dhuruar teknikut italian një emër cilësor si zëvendësues të Toni Kroos, teksa emri më i kërkuar është brazilani, Bruno Guimaraes.

Prej dy sezonesh tashmë, “shkatërruesi” brazlian është pjesë e Newcastle në Premier League dhe kombëtares “Seleçao” e sipas raportimeve më të fundit të mediave spanjolle, kampionët e Evropës kanë nisur nga puna për blerjen e Guimaraes, për kartonin e të cilit “Bardhezinjtë” anglezë kërkojnë 120 milionë euro.

Mirëpo, shuma e pretenduar nuk është i vetmi problem, pasi futbollistin latin e do edhe Pep Guardiola te Manchester City i tij, megjithatë në të shkuarën Perez ka treguar se nuk dështon lehtë kur fiksohet të blejë një futbollist dhe pritet të bëjë të pamundurën për ta transferuar brazilianin në kryeqytetin spanjoll. /i.m /abcnews.al

Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd

4 September 2024 at 19:31

Dështimi i Manchester United, Antony është në prag të largimit nga klubi në formë huazimi, sipas raportimeve në Turqi.

24-vjeçari ka dështuar të përmbushë pritshmëritë që kur iu bashkua United në një transferim 100 milionë euro nga Ajaxi në 2022 – një transferim që e bëri atë nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit pas vetëm Paul Pogba, i cili kushtoi 105 milionë.

Antony ka shënuar vetëm 11 gola dhe pesë asistime në 83 paraqitje për Djajtë e Kuq, krahasuar me 24 gola dhe 22 asistime në 82 ndeshje për Ajax.

Ai ka bërë vetëm një paraqitje të shkurtër deri më tani këtë sezon, me Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho të preferuar në të djathtë të sulmit të United nga trajneri Erik ten Hag.

Braziliani është lidhur me një largim nga Old Trafford këtë verë. Dhe raportimet në Turqi thonë se një marrëveshje për ta dërguar atë në huazim te Fenerbahce është afër arritjes.

Ish-trajneri i United, Jose Mourinho tani është në krye të klubit turk dhe FotoMac raporton se portugezi po shtyn për të nënshkruar me Antonyn.

Antony ka luftuar për disa minuta këtë sezon (Image: Getty)

Thuhet se Mourinho e sheh brazilianin një opsion më të mirë se lojtarët e tij aktualë. Mediumi bën të ditur më tej se largimi i Antonys mund të finalizohet që në mbrëmjen e së mërkurës, me një marrëveshje të cilësuar si ‘të afërt’.

Ndërsa afati i transferimeve në Angli tani është e mbyllur, në Turqi është e hapur deri më 13 shtator. /Telegrafi/

The post Nuk kanë përfunduar befasitë: Antony mund të largohet sonte nga Man Utd appeared first on Telegrafi.

De Bruyne flet mbi transferimin e mundshëm në Arabi Saudite

4 September 2024 at 08:24

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka adresuar spekulimet rreth të ardhmes së tij, duke deklaruar se ai nuk po ndihet i nxituar për të nënshkruar një kontratë të re apo të konsiderojë një lëvizje në Arabinë Saudite.

Marrëveshja aktuale e De Bruyne do të përfundojë në qershor, por ai mbetet i qetë për situatën.

“Sapo të vazhdojë sezoni, jam i sigurt se do të ketë bisedime. Unë thjesht dua të ndihem mirë, të luaj futboll të mirë dhe kjo do të vijë në muajt e ardhshëm”, ka thënë fillimisht De Bruyne.

Lidhur me thashethemet për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite, De Bruyne mohoi çdo përfshirje.

“Unë nuk kam folur me askënd. Ka pasur shumë zhurma dhe lajme”.

“Unë thashë në verë se pres një verë të qetë dhe kështu ndodhi. Kam qenë me pushime, jam kthyer, kam filluar stërvitjen. Kjo është ajo. Asgjë tjetër”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/

The post De Bruyne flet mbi transferimin e mundshëm në Arabi Saudite appeared first on Telegrafi.

❌
❌