Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Koha Jone

Ambasada e SHBA-së për protestën, thirrje amerikanëve: Do të ketë bllokime të rrugëve, shmangni demonstratën!

By: redi
7 October 2024 at 14:55

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka publikuar një mesazh adresuar qytetarëve amerikanë pak orë para protestës së opozitës. Ambasada udhëzon shtetasit e saj që të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit. ”Një demonstratë është planifikuar të mbahet të hënën, më 7 tetor. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në…

Source

Abissnet Superiore/ Përzgjidhet trajneri dhe formacioni më i mirë i javës së 8-të

By: rozalb
7 October 2024 at 14:53

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia-Elbasani dhe Teuta-Tirana. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri…

Source

Të rinjtë nga Afrika e Azia si studentë në Gjirokastër

By: redi
7 October 2024 at 14:48

Universitetet në rrethe duket se kanë siguruar mbijetesën e disa prej programeve që prej vitesh tërheqin një numër të vogël studentësh të rinj. Në Gjirokastër, Universiteti “Eqrem Çabej” ndërsa thith çdo vit e më pak studentë vendas, këtë vit akademik ka risi numrin e lartë të kërkesave që vijnë nga kontinente të largëta si Afrika apo Azia për të studiuar në këtë universitet. Në Shkodër edhe pse…

Source

Protesta, 4 pikat kyçe që do të bllokojë PD-ja

By: redi
7 October 2024 at 14:32

Sot do të mbahet protesta e thirrur nga PD, fill pasi deputeti i tyre Ervin Salianji shkoi në burg. Janë katër pika kyçe në kryeqytet që do të bllokohen nga mbështetësit e opozitës. Në planin e masave të Policisë së Shtetit përveç bllokimit të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, parashikohet kufizimi i lëvizjes së mjeteve te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut…

Source

Astrologu vet@vritet mistershëm, zbulohen detajet e fundit

By: redi
7 October 2024 at 14:32

Astrologu 53-vjeçar nga Korça, Jofiel Koço i dha fund jetës duke u vetë hedhur nga tarraca e pallatit ku banonte. Policia njoftoi ditën e sotme për ngjarjen e rëndë ndodhur në afërsi të Pazarit të Korçës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar drejt vetëflijimit 53-vjeçarin. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. Sipas informacioneve të deritanishme nga hetimet aktive të…

Source

Zbulohet lista e këngëtarëve, Elvana Gjata rikthehet në Festivalin e Këngës. Synon sërish Eurovisionin

By: redi
7 October 2024 at 14:18

Pas diskutimeve në media, sot janë zbuluar emrat e artistëve që janë përzgjedhur për pjesëmarrjen në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH. Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve si Elvana Gjata që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre…

Source

Protesta/ Avokati i Popullit në terren me 5 grupe monitorimi, apel policisë dhe protestuesve

By: redi
7 October 2024 at 14:10

Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndjekë nga afër protestën e opozitës me 5 grupe të shpërndara në terren. Në një njoftim për mediat, bën të ditur se një grup tjetër do të monitorojë raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale, ndërsa 4 grupe monitorimi do të mbikëqyrin komisariatet e policisë pas protestës.

Source

Berisha do ti bashkohet sot protestës? Boçi: Kemi aksion përpara dhe…

By: redi
7 October 2024 at 13:53

”Përplasje ballore me regjimin që vetëkërkon të bëjë luftë për zhdukjen e opozitës”,-tha nënkryetari i PD Luçiano Boçi. I ftuar në ”Klan News”, ai tha se Partia Demokratike gjithnjë ka pasur mbështetjen e qytetarëve në tubime. ”Protestat e PD kanë qenë të suksesshme sepse janë format kryesore të komunikimit me njerëzit dhe forma më e lartë është fushata zgjedhore. Ne nuk kemi kërkuar ta…

Source

12 shenjat e horoskopit, ja çfarë ju pret këtë javë

By: redi
7 October 2024 at 13:50

Dashi Dash, a dëshiron të ndihmohesh, të dëgjohesh, apo të përqafohesh? Prapavija e Jupiterit në zonën tënde të komunikimit (Binjakët) të enjten sugjeron që duhet të shprehesh qartë për atë që dëshiron para se të presësh që të tjerët të përgjigjen. Përfundimi i prapavijës së Plutonit në Bricjap të premten do të sjellë energji pozitive në karrierën tënde, duke të të ndihmuar të ecësh përpara me…

Source

ZYRTARE/ TAS konfirmon reduktimin e dënimit të Pogba në 18 muaj

By: rozalb
7 October 2024 at 13:48

TAS ka konfirmuar zyrtarisht dënimin e Paul Pogba nga 4 vjet në 18 muaj. Lajmi është konfirmuar nga mediat britanike ditën e sotme, teksa vendimi është marrë që javën e kaluar. Mesfushori i Juventusit u skualifikua pozitiv për metabolitët e testosteronit pas një testi antidoping pas ndeshjes kundër Udineses më 20 gusht 2023.

Source

Nis vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: 280 mijë doza të shpërndara në të gjitha Qendrat Shëndetësore

By: lindita
7 October 2024 at 13:40

Ka nisur sot vaksinimi falas kundër gripit si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit. Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe…

Source

Nuk do të jetë protestë, por demonstratë me zjarr!

By: njeshi
7 October 2024 at 13:35

Burime të besuara nga ata që janë lajmëruar nëpër rrethet Laç, Fushëkrujë, Lezhë, Tepelenë dhe Kamëz tregojnë se janë pajisur me shishe të shumta molotovi. Ndërkohë policia e shtetit ka kaluar që në orën 13.oo në gadishmeri numër një. Selia blu ka thënë se nuk do të ketë fjalime, se “ fjalën e ka populli” me “mosbindje civile”. Por “populli” demokrat e ka një kokë, ai quhet Sali Berisha.

Source

OKB: Viti 2023 më i thati në tri dekada për lumenjtë e botës

By: nilda
7 October 2024 at 13:32

Agjencia e Motit e OKB-së ka raportuar se viti 2023 ishte viti më i thatë në më shumë se tri dekada për lumenjtë e botës, pasi viti me temperatura rekorde shkaktoi një tharje të rrjedhave të ujit dhe kontribuoi në thatësira të zgjatura në disa vende. Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) thotë gjithashtu se akullnajat që ushqejnë lumenjtë në shumë vende pësuan humbjen më të madhe të masës në…

Source

Fonseca justifikohet për humbjen: Nuk jemi në cirk, çdo prekje po vlerësohet si penallti

By: rozalb
7 October 2024 at 12:53

Trajneri i Milanit, Fonseca është justifikua për humbjen e djeshme ndaj Fiorentinës, duke fajësuar arbitrat. Strategu i njohur rrëfeu dhe episodin e goditje së penalltive jo nga Pulisic, por nga Theo Hernandez dhe Abraham. “Deri më sot kemi bërë mirë, ishte një problem i agresivitetit në mbrojtje. Kur humbet dy penallti dhe pëson gola të tillë, është e vështirë të fitosh, edhe nëse krijon shumë…

Source

Përmbytjet në Vlorë, KLSH nis auditimin e disa institucioneve

By: nilda
7 October 2024 at 12:52

Pas përmbytjeve në qytetin e Vlorës, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur ditën e sotme një auditim. U bë me dije se pjesë e këtij kontrolli do të jenë disa institucione, ku do të auditohet me prioritet për shkaqet që çuan në këtë situatë problematike. Grupi i auditimit ka nisur tashmë punën pranë këtyre institucioneve si dhe në terren. Pritet që pjesë e këtij auditimi të jenë institucionet e…

Source

I doli gjoksi gjatë moderimit, Fjoralba tregon si doli nga situata e sikletshme

By: nilda
7 October 2024 at 12:45

Moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka treguar ngjarjen e sikletshme që i ndodhi gjatë spektaklit ‘Portokalli’. “Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkroi Fjoralba në ‘instastory’, aty zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit. Moderatorja u pa e sikletosur, duke mbajtur me dorë fustanin që…

Source

Llatja: Rifillon aksioni i pastrimit në Krastë

By: lindita
7 October 2024 at 12:44

Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja së bashku me Agjencinë e Pyjeve dhe Mjedisit, ka rifilluar aksionin e pastrimit në Krastë. Ky aksion është pjesë e një nisme të nisur kohë më parë, ku strukturat e bashkisë, Këshilli Rinor dhe qytetarët e Elbasanit po kontribuojnë çdo ditë për të pastruar këtë zonë. “Ne po punojmë që Krasta, si mushkëria jonë kryesore, të jetë e pastër dhe e mbrojtur.

Source

Përkrahë yjeve si Modric dhe Lewandowski, Kumbulla në formacionin e javës në La Liga

By: rozalb
7 October 2024 at 12:39

Marash Kumbulla është përzgjedhur në formacionin e javës në La Liga. Mbrojtësi i Kombëtares gjeti golin e parë në Spanjë me Espanyol, në sfidën kundër Mallorca. Pjesë e formacionit ku është Kumbulla janë edhe yje të mëdhenj si Robert Leëandoëski dhe Luka Modric.

Source

Ajeti: Mund t’ia dalim ndaj çdokujt, Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe

By: rozalb
7 October 2024 at 12:24

Mbrojtësi i Shqipërisë, Arlind Ajeti ishte pjesë e konferencës për media ku deklaroi se ka besim që do të fitojnë ndeshjes kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë. “Është akoma herët për të thënë ndonjë gjë për ekipin se nuk kanë ardhur të gjithë, i dimë cilësitë tona dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Me Çekinë kemi luajtur dy herë kundër, Gjeorgjia ka një futboll të shpejtë dhe…

Source

❌
❌