Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Abc News

“Fitore kyç për ecurinë në Nations League”, Sylvinho: Ke pak mundësi të përmbysësh ndeshje në të tilla nivele

7 September 2024 at 23:50

Ishte padyshim një triumf historik.

Trajneri I Kombëtares, Sylvinho është shprehur i lumtur për fitoren ndaj Ukrainës, sidomos për faktin se ekipi i tij arriti të përmbyste rezultatin në një ndeshje shumë të kujdesshme.

“Një fitore shumë e rëndësishme, kujtoj që fitorja e fundit zyrtare ishte ndaj Çekisë prej shumë kohësh. Është e vërtete që grupi ishte i vështirë në Europian por fitorja është shumë e mirë, kemi bërë shumë mirë dhe është e merituar.

Është e vështirë të punosh për të, që të arrish të përmbysësh një ndeshje është një përqindje shumë e vogël suksesi, sidomos në këto nivele. Kundërshtarët janë shumë teknikë, një kundërshtar i fortë. Ne bëmë një ndeshje të mirë, nuk humbëm toruan, ndoshta pasi pësuam golin për 5 minuta ishim keq. Por sa i përket të ardhmes në turne, kjo fitore ishte kyç për të ecur para, se Gjeorgjia dhe Çekia janë shumë të fortë.

Ndryshime me Gjeorgjinë? Të shohim, është ende situatë e nxehtë, sapo kemi mbaruar një ndeshje të vështirë me shpenzim fizik të rëndësishëm. Nesër stërvitjen e kemi këtu e kthehemi në darkë në Tiranë. Nesër të shohim se si janë lojtarët, të shohim, ka pak kohë nga ndeshja e parë në të dytën. Por duhet të shohim deri në fund për të kuptuar nëse duhen bërë zëvendësime dhe sa.

Nuk e di kurrë situatën në këtë punë, vijnë të fundit dhe ndoshta 2-3 janë të dëmtuar. Kapiteni Gjimshiti mori një dëmtim të vogël muskulor, kishim një probleme me ndonjë tjetër, por puna është kjo. I besoj të gjithëve, kemi 35 lojtarë në listë pritje. I kam thënë që ky turne është i rëndësishëm, çdo herë është mundësi të bësh diçka të rëndësishme për njerëzit dhe ne, dhe ata e kanë kuptuar. Kjo është puna”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al

Analiza/ Falja e 30 të burgosurve politikë nga Presidenti Lukashenko, mesazh për botën

7 September 2024 at 23:37

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, njoftoi të mërkurën se do të falë edhe 30 burgosur të tjerë politikë, rasti i tretë i lirimit të të burgosurve politikë në tre muajt e fundit.

Emrat e atyre që do të lirohen nuk janë bërë publik, por e burgosura politike më e njohur, figura opozitare Maria Kalesnikava nuk pritet të jetë mes tyre. Ajo së bashku me dy gratë e tjera, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Veronika Tsepkalo, drejtuan një fushatë të përbashkët për ndryshim kundër zotit Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Pavarësisht kësaj, e motra e zonjës Kalesnikava, Tanya Khomich shpreson se këto raste të faljeve janë një mesazh për botën se zoti Lukashnko mund të jetë i gatshëm që të bjerë dakord për lirimin e të burgosurve të tjerë politikë në këmbim të disa lëshimeve.

Zonja Khomich shpreson gjithashtu që zoti Lukashenko, i cili është në pushtet në Bjellorusi për 30 vjet, mund të jetë duke menduar mbi të ardhmen e tij personale dhe mund të jetë i hapur ndaj thirrjeve të vendeve perëndimore për lirimin e të burgosurve.

“Lukashenko nuk do që të lihet në harresë pasi të jetë kthyer paqja në Ukrainë”, i tha Zërit të Amerikës zonja Komich. “Po ashtu, ai nuk do që territoret bjelloruse të preken nga Rusia”.

Për rastin e zonjës Kalesnikava ka një emergjencë të shtuar sepse ajo dhe të burgosurit politikë më të lartë të Bjellorusisë nuk janë lejuar të kenë komunikim prej më shumë se 600 ditësh. Njerëz pranë tyre thonë se ka një errësirë totale të frikshme mbi gjendjen e tyre.

Zonjës Kalesnikava, bashkëshortit të Sviatlana Tsikhanouskayas, Siarhei Tsikhanouski dhe fituesit të Çmimit Nobel për Paqen, Ales Bialiatski, u është mohuar e drejta për të marrë apo dërguar letra, për të bërë takime me avokatët dhe për të kryer telefonata, sipas përkrahësve dhe të afërmëve të tyre.

Por fjalët nën zë arrijnë t’i kapërcejnë muret e burgut. Zonja Khomich tregon se i është thënë se zonja Kalesnikava, 1.7 metra e gjatë, tani peshon më pak se 45 kilogramë dhe nuk është e sigurt se do të arrijë të dalë e gjallë nga qelia.

“Merreni me mend”, tha zonja Khomich. “Është shekulli i 21-të, ne jemi në qendër të Evropës dhe dikush po vdes nga uria. Maria nuk lejohet të ketë komunikim. Ju lutemi mos e lini të vdesë nga uria”.

Zonja Kalesnikava, e cila u sëmur rëndë në burg nga ulçera ka nevojë për një dietë të veçante e cila nuk po i mundësohet, sipas të motrës.

Franak Viacorka, këshilltar i udhëheqëses së opozitës në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya, shprehu gjithashtu nevojën urgjente për lirimin e të burgosurve politikë.

Ai tha se 30 emrat në listën që do të lirohen kishin pak kohë në burg dhe ishin dënuar për shkelje të vogla, si komentimi apo pëlqimi i postimeve në mediat sociale kundër regjimit. Ndërsa thotë se është i lumtur për këdo që lirohet, ai sugjeroi se faljet nuk janë një tregues se zoti Lukashenko po zbut qëndrimin, por se thjesht po përpiqet të pastrojë figurën e tij.

“Propaganda shtetërore e reklamon si një gjest të madh humanitar nga ana e regjimit”, tha zoti Viacorka. “Është akti i Lukashenkos përpara të ashtuquajturave zgjedhje të vitit të ardhshëm për të treguar se sa human është dhe se kujdeset për njerëzit, sepse edhe mbështetësit e tij nuk janë të lumtur për shtypjet mizore që po ndodhin”.

Zoti Viacorka shprehet gjithashtu se trysnia diplomatike ndërkombëtare pati ndikim në vendimin e Presidentit Lukashenko për të falur 30 të burgosurit politikë, por se edhe opinioni publik vendas luajti rol. Ai vuri në dukje se të burgosurit që u falën nuk do të jenë plotësisht “të lirë”, por do të lirohen nga burgu dhe do të mbikqyren nëpërmjet shërbimeve sekrete, dhe disa ndoshta nuk do të lejohen që të largohen nga vendi.

“Shumica prej tyre u detyruan t’i shkruanin një letër ku të kërkonin falje nga Lukashenko, si dhe të rrëfenin krime që nuk i kanë bërë kurrë”, tha ai. “Kjo është gjithashtu një formë poshtërimi për njerëzit, por gjithashtu tregon shumë mire se si është Lukashenko. Ai dëshiron që njerëzit të njohin fuqinë e tij. Dëshiron që t’i poshtërojë dhe që ata të pranojnë pushtetin e tij”.

Pavarësisht faljes së të burgosurve, zoti Viacorka thotë se gjendja e të drejtave të njeriut në Bjellorusi është përkeqësuar kohët e fundit. Dënimet me burgim nga disa vjet janë ashpërsuar në 10 ose 15 vjet. Të burgosurit politikë detyrohen të mbajnë stema të verdha në mënyrë që të burgosurit e tjerë ta dinë kush janë dhe të mos u flasin në rast të një takimi të rastësishëm.

“Ata duan të godasin emocionalisht”, thotë Tanya Khomich, duke vënë në dukje se motra e saj e burgosur dërgohet sa në një “qeli izolimi” tek një “qeli dënimi”, të cilat sipas saj, janë dhoma të vogla me erë shumë të rëndë. Një ndryshim i madh, thotë zonja Khomich, është se në qelinë e izolimit, Maria Kalesnikavas i lejohet furça e dhëmbëve dhe sapuni, ndërsa në qelinë e ndëshkimit nuk i lejohet asnjë send personal.

Përballë shtypjes së fortë dhe mbikqyrjes së fuqishme nga KGB-ja bjelloruse e komunikimeve elektronike, veprimtaria e opozitës po ndodh larg internetit “off line”, thotë zoti Viacorka.

“Njerëzit takohen në apartamente private dhe shpërndajnë “samizdat” materiale të shtypura në mënyrë të fshehtë. Ka edhe shumë njerëz që ndihmojnë me fushata kibernetike. Bjellorusia ka hakerë të mirë.”

Sipas zotit Viacorka, shumë nga këta “vullnetarë kibernetikë” janë punonjës shtetërorë që ndihmojnë fshehurazi opozitën, e cila u jep vendeve perëndimore informacione se çfarë dhe ndaj kujt në Bjellorusi të vendosin sanksione. Ka gjithashtu grupe që përpiqen të ndihmojnë ukrainasit dhe ta mbajnë Bjellorusinë zyrtarisht jashtë luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Megjithatë, zoti Viacorka thotë se fakti që opozita është në mërgim po i dekurajon njerëzit brenda Bjellorusisë që të angazhohen në ndonjë aktivitet të hapur politik në këtë moment kaosi, në një kohë që vazhdon lufta në Ukrainë.

“Ne nuk duhet t’i sakrifikojmë njerëzit ndërsa nuk kemi qartësi”, thotë ai. “Lukashenko bën gabime. Ne duam të jemi gati kur të jetë momenti i duhur. Tani për tani, ne jemi në kulmin e terrorit”.

Pavarësisht se regjimi i Lukashenkos u ka mbyllur gojën Maria Kalesnikavas dhe aktivistëve të tjerë të opozitës duke i burgosur, populli bjellorus nuk i ka harruar këta të burgosur, thotë zoti Viacorka.

Duke vënë në dukje rolin e spikatur që luajnë gratë në opozitë, shtoi ai: “E kuptoj se çfarë do të thotë forcë e gruas. Ana mashkullore toksike e Lukashenkos përballë ndjeshmërisë femërore të udhëheqësve tona, kjo është ajo që e bën lëvizjen tonë kaq të qëndrueshme”./VOA

“E merituam këtë fitore”, Ismajli pas fitores me Ukrainën: Do i bëjmë krenar të gjithë shqiptarët

7 September 2024 at 23:24

Ardian Ismajli është kthyer si protagonist në radhët e Kombëtares, duke shënuar gol që në ndeshjen e parë, pasi u la jashtë nga Silvinjo në ndeshjet e Euro 2024.

Gjithësi, ai theksoi se ajo i përkiste të kaluarës dhe se ishte i përqendruar te puna në Ligën e Kombeve, duke festuar fitoren ndaj Ukrainës.

“E kemi ditur që është skuadër shumë e fortë fizikisht, nuk ka shumë dallim nga Çekia. Por me një taktikë të jashtëzakonshme dhe luftë të paparë, duke ndihmuar njëri-tjetrin. Besoj që e kemi merituar këtë fitore, mendoj se është speciale se hera e parë që mundim Ukrainën.

Unë jam profesionist, e kam bërë gjatë karrierës e do të vazhdoj. Në Europian ishte zgjedhja e trajnerit, desha s’desha, duhet të pranoj. Ajo është e kaluara, të shohim të ardhmen, kemi ardhur për një cikël të ri. E rëndësishme ishte të dalim me tre pikë në një transfertë të vështirë. Tani mbetet të rikuperojmë dhe të martën të mendojmë për një ndeshje si Gjeorgjia që ka bërë ndeshje të madhe kundër Çekisë.

Nuk ka pas polemikë me trajnerin dhe nuk do ketë kurrë. Jam profesionist, që nga dita e parë e karrierës e deri në fund, nuk do ketë polemika, i kam pranuar vendimet me sportivitet. Çfarë shkruajnë portalet e disa gazetarë, nuk ka qenë e vërtetë e nuk do të ketë kurrë. Nuk do kem asnjëherë probleme me trajnerë në karrierë. Falënderoj Zotin për këtë ndeshje të madhe, ku ndihmova ekipin jo vetëm në mbrojtje, por edhe në sulm. Këtë gol e fitore ia kushtoj familjes që ka vuajtur shumë, do i bëjmë krenarë të gjithë shqiptarët dhe familje time”,- u shpreh Ismajli pas fitores ndaj ukrainasve. /i.m /abcnews.al

Fitorja me Ukrainën, Rama: Forca Shqipëri!

7 September 2024 at 23:22

Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores të Kombëtares, me një rezultat 2:1.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama ka ndarë edhe një video nga ndeshja, ndërsa shkruan: “FORCA SHQIPËRIII FOOORCAAAAA”

/abcnews.al/

“Luftë” me Ukrainën, fiton Shqipëria

7 September 2024 at 22:56

Sukses me të vërtetë historik. Shqipëria arriti fitoren e parë në historinë e saj ndaj Ukrainës, dhe e nisi me triumf të merituar edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Paraqitja e kuqezinjve në Pragë ishte një nga ato që nuk do të harrohen lehtë, e padyshim një konfirmim.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë edhe sesa shpresuan tifozët më optimistë.

Pas një fillimi të vështirë në minutat e para, kur rivalët bënë presion pranë zonës sonë dhe qarkulluan topin, kuqezinjtë morën masat tepër shpejt.

Jo vetëm që sulmet e Ukrainës, sidomos nga krahët, u bllokuan, por edhe u dominua mesfusha, edhe rastet erdhën radhazi.

Qazim Laçi, sërish Qazim Laçi, Rej Manaj, Jasir Asani e përsëri Laçi patën mundësi për të shënuar.

Çdo mundësi shënimi erdhi me anë të aksioneve të menduara dhe kombinimeve që e zunë në befasi kundërshtarin.

Që nga portieri Strakosha, tek Ismajli, Kumbulla e Mitaj në mbrojtje, Laçi, Asllani e Ramadani në mesfushë e Manaj në sulm, të gjithë treguan personalitet, madje edhe më shumë sesa në eliminatoret e kaluara të Kampionatit Europian.

Mesa duket tre ndeshjet e mëdha në Gjermani, ndaj Italisë, Kroacisë e Spanjës, ishin një përvojë tepër e madhe për ekipin e Silvinjos.

Braziliani ka merita të mëdha për këtë sukses, por ka edhe fat që nga stoli mund të hedhë në fushë një Arbër Hoxha apo edhe Medon Berisha, dhe që nuk e ka problem mungesën e Brojës, Dakut, Gjimshitit dhe Ajetit.

Kombëtarja tregoi se kualifikimi në Europian nuk ishte rastësi, dhe pas Çekisë e Polonisë, kaloi me meritë edhe Ukrainën, edhe kjo finaliste në Gjermani.

Natyrisht, kohë për të festuar nuk ka, dhe as nuk mund të mendohet për një ekip që dëshiron të jetë I madh.

Këtë të martë, në “Arenën Air Albania” vjen Gjeorgjia pasi shkatërroi Çekinë me shifrat 4-1.

/abcnews.al

Nations League/ Gjermania “shuplakë” Hungarisë, Holanda e Greqia bëjnë detyrën në “shtëpi”

7 September 2024 at 22:38

Ishin vërtetë përballje spektakolare dhe kjo shihet nga numri i golave, plot 15 të tilla, për vetëm 3 sfida.

Gjermania, Holanda e Greqia kanë bërë “të vetën” duke arritur fitore të mëdha në “shtëpi”, në sfidat e tyre hapësë, të këtij sezon, të UEFA Nations League.

Kështu, “Pancerat” e Julian Nagelsmann kanë mahnitur tifozët në “Merkur-Spiel Arena” të Dusseldorfit, duke shënuar plot 5 gola, në portën e Hungarisë, me Niclas Fullkrgu, Jamal Musiala, Florian Wirtz, Aleksandar Pavlovic e Kai Havertz, që shënuan nga një gol për të fitoren e Kombëtares së tyre.

Në “Philips Stadion” të Eindhovenit, Holanda ka arritur një fitore të madhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë, 5-2, me golat e Zirkzee, Reijnder, Gakpo, Weghorst e Xavi Simons, që nxorrën “të pavlefshëm” rrejtat e Demirovic e Dzeko, duke nisur me spektakël aventurën e tyre në këtë kompeticion.

Ndërkaq, Greqia i është “falur” dopietës së “bomberit” të tyre, Fotis Ionnadis, përbëllë Finladës, ku arritën fitoren e thellë, 3-0, me golin e tretë dhe të fundit të sfidës, që erdhi pas autogolit të Kallman. /i.m /abcnews.al

Ukraina e shqetësuar për praninë e raketave balistike iraniane në Rusi

7 September 2024 at 22:25

Ministria e Jashtme e Ukrainës deklaroi se ishte e shqetësuar nga njoftimet për një transferim të mundshëm të raketave balistike iraniane në Rusi.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, diplomacia ukrainase shprehet se thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Teheranit dhe Moskës përbënte kërcënim për Ukrainën, Evropën dhe Lindjen e Mesme, ndërsa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të rrisë trysninë ndaj Iranit dhe Rusisë.

Rrjeti CNN dhe gazeta Wall Street Journal njoftuan të premten se Irani kishte transferuar në Rusi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke cituar burime të paidentifikuara.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi në muajin gusht se Rusia po priste dërgimin e menjëhershëm nga Irani të qindra raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi të tipit “Fath-360”. Po ashtu, dhjetëra ushtarakë rusë po trajnoheshin në Iran për të përdorur armët që komandohen përmes satelitëve për përdorim eventual në luftën në Ukrainë.

Përmbysje e çmendur, Jasir Asani zhyt topin në rrjetën e Trubin

7 September 2024 at 22:17

Goli i pësuar i “ingranoi” dhe kjo e tregon tabela e rezultatit në “epet Arena”, me “Legjionarët” tanë që kanë përmbysur totalisht rezultatin ndaj Ukrainasve duke marrë tashmë në duar “frerët” e lojës.

Një aksion perfekt i “Kuqezinjve” është finalizuar më së miri nga “pistoni” i krahut të djathtë të fushës, Jasir Asani, i cili mposht me një goditje potente portierin Trubin, duke nisur festën e tanëve. Rezultati shkon në 1-2. /i.m /abcnews.al

Zgjat pak avantazhi ukrainas, “Legjionarët” fillojnë festën në “epet Arena”

7 September 2024 at 22:05

Pas shumë përpjekjesh ia dolën, me “Kuqezinjtë” tanë që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës vetëm katër minuta pasi “vendasit” ukrainas morrën avantazhin në “epet Arena”.

Një rrëmujë e krijuar në zonën ukrainase është shfrytëzuar më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes Ardjan Ismajli, i cili dërgon me një goditje të lehtë topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al

Yesterday — 7 September 2024Abc News

Zhbllokohet sfida në Pragë, Ukraina merr avantazhin me Konoplya

7 September 2024 at 22:00

Ishte padyshim një goditje e papritur, me “Legjionarët” e Kombëtares sonë që kanë pësuar të parët, në sfidën e “epet Arena”, përballë Ukrainës, të vlefshme për xhiron e parë, të Grupit B1, të Nations League.

Një krosim i Mykolenko ka gjetur të pambuluar mirë nga mbrojtja jonë anësorin Yukhym Kononplya, i cili me një goditje të lehtë me kokë dërgon topin në rrjetën e Strakoshës. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al

Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon pavarësinë e Malit të Zi

7 September 2024 at 21:18

Analistët në Malin e Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në “Ligjin e shtetësisë” malazeze, e cila do të mundësonte shtetësinë e dyfishtë do të përbënte një kërcënim serioz për pavarësinë dhe rendin juridik të Malit të Zi.

Analisti dhe publicisti i njohur Muzafer Beli Çaushi tha se kjo është një kërkesë e pushtetit të ri që ka për qëllim ndryshimin e mundshëm të strukturës së popullsisë në këtë vend.

“Çështja e dyshtetësisë në Malin e Zi është aktualizuar veçanërisht prej ardhjes së pushtetit të ri. Kjo është një kërkesë e partive pro-serbe që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë në këtë vend”, thotë zoti Beli Çaushi. Edhe analisti Ismet Kallaba beson se ky ligj ka për qëllim ndryshimin e numrit të votuesve , që dukshëm do të ndikonte në zgjedhjet e ardhshme në Malin e Zi.

“Nisma për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë ka të bëjë me qëllime politike. Serbia ka shfrytëzuar në dy palë zgjedhje ligjin për dy shtetësinë duke i shfrytëzuar serbët që jetojnë në republikën Serbe apo edhe në Kosovë për të ndikuar në zgjedhje. Mendoj që ky është qëllimi i nismës dhe paralajmërimit për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë,” tha zoti Kallaba.Analisti Kallaba shkon edhe më tej në vlerësim e tij duke theksuar se e drejta e votës, përfshinë edhe të drejtën për referendum gjë e cila rrezikon shtetësinë e Malit të Zi.

“Shikuar nga njëri aspekt, e drejta e votës mund të thuhet se përfshinë edhe të drejtën e referendumit. Megjithatë kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se ndryshimi i këtij ligji do të kishte pasoja për të ardhmen e Malit të Zi dhe për pavarësinë e tij,” tha analisti Kallaba. Analisti Beli Çaushi tha se duke ditur se kush dominon në pushtetin aktual, të gjitha këto nisma kanë për qëllim minimin e shtetësisë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

“Në pushtet gjenden ato forca politike që haptazi dhe pa asnjë ngurrim kërkojnë dhe mbështesin një status tjetër politik të Malit të Zi. Ata janë për ndryshimin e shtetësisë dhe të pavarësisë së malit të Zi dhe mundësisht krijimin e një realitetit të ri në rajon”, tha analisti Beli Çaushi. Analistët nënvizojnë se Ligji për shtetësi të dyfishtë është pjesë e fushatës së posaçme të partive pro-ruse dhe pro-serbe, që viteve të fundit kanë shtuar luftën politike kundër Podgoricës për ta shfuqizuar mundësisht shtetin e Malit të Zi dhe kombin malazez.

Talent i së ardhmes, “gjigantët” e Premier League pas “diamantit” të Everton

7 September 2024 at 21:16

Në ishull e konsiderojnë si një lider të ardhshëm, në vijën e fundit të mbrojtjes, së Kombëtares së “Tre Luanëve”. “Shtatlarti” i Everton, Jarrad Branthwaite, po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Premier Leauge, ndërsa, pritet ta nisë nga minuta e parë për Anglinë ndaj Belgjikës, ku pretendohet një fitore, pas humbjes në miqësoren e parë të luksit, ndaj Brazilit.

Falë performancave të tilla, 21-vjeçari anglez ka rënë në “radaraët” e “Qytetarëve” të Manchester City, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pavarësisht se zotërn emra të mëdhenj në mbrojtje si Gvardiol, Ruben Dias, Stones e Walker, sërish dëshiron të forcojë repartin e prapavijës, me një tjetër talent të së ardhshmes.

Jarrad Branthwaite përmbush kriteret e duhura për të qenë një lojtar i City, pasi organizon shkëlqyeshëm lojën nga mbrojtja, ka ngjashmëri në aspektin teknik me John Stones dhe shquhet për superioritetin në duelet ajrore, gjë të cilët e ka treaguar këtë vit në Premier League, teksa ka luajtur në 25 ndeshje, ku ka shënuar edhe dy gola.

Interes për Jarrad Branthwaite ka shfaqur edhe Manchester United, Tottenham Hotspurs dhe Real Madrid dhe si rrjedhojë konkurrenca do të jetë e lartë për qendërmbrojtësin, me “Blutë” e Everton, që pritet të kërkojnë rreth 60 milionë paund për 21-vjeçarin, shifër kjo që nuk përbën aspak problem për sheikët e “Etihad”, gjë të cilën e kanë vërtetuar edhe në të kaluarën, me transferimet e kryera. /i.m /abcnews.al

“Injeksion” 213 milionë euro, “Djajtë e Kuq” forcojnë skuadrën për titullin kampion

7 September 2024 at 20:56

Në Angli paratë nuk mungojnë kurrë.

Të paktën, klubet e futbollit mund të sfidojnë Evropën dhe gjithë botën, edhe pse jo gjithmonë ia dalin të dominojnë kupat e kontinentit.

Njëri prej më të mëdhenjve është Manchester United, me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për t’u kthyer edhe një herë në kohët e arta të Sir Alex Ferguson dhe këtë verë duket se shpenzimet për përforcime do t’i kalojnë 170 milionë eurot.

I pari që u mor ishte Joshua Zirkzee, teksa për kartonin e “tulipanit” paguan 42.5 milionë euro në arkat e Bologna, duke siguruar kështu një investim afatgjatë për repartin e sulmit.

Goditja e dytë ishte ajo për adoleshentin Leny Yoro.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, që është 1.90 metra i lartë kërkohej nga Real Madrid e Liverpool, mirëpo “Djajtë” paguan plot 62 milionë euro, për atë që cilësohet si talenti i brezit të tij, duke e “lidhur” francezin, me kampionatin anglez, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Pas tij erdhën dy “yje” nga Bavaria, që forcuan edhe më shumë mbrojtjen, Matthijs de Ligt e Noussair Mazroui, me teknikun Ten Hag, që po sjell në United “yjet” kryesorë në skemat e tij, kur ishte në krye të pankinës së Ajax.

Për dyshen nga Bundesliga, United derdhi plot 60 milionë euro, duke e çuar totalin e deri më tanishëm në 162.5 milionë euro shifër që më vonë kapi vlerën e 213 milionë eurove, pas tranferimit të “shkatërruesit” uruguajan, Manuel Ugarte nga PSG, duke krjuar kështu një skuadër pretendente për titullin kampion, ose të paktën për t’u kthyer në Champions sezonin e ardhshëm, pas dështimit të vitit të kaluar. /i.m /abcnews.al

Dy luftanije gjermane do të kalojnë përmes ngushticës së Tajvanit

7 September 2024 at 20:39

Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit këtë muaj, hera e parë në 22 vjet që marina ushtarake gjermane viziton këtë rajon të ndjeshëm, njoftoi të shtunën revista Spiegel.

Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se luftanijet po prisnin urdhra nga Berlini për të lundruar në zonën e ndjeshme, duke bërë që Kina të kritikonte vendimin e Gjermanisë.

Revista Spiegel citoi burime të paspecifikuara të kenë thënë se Pekini nuk do të njoftohej zyrtarisht për kalimin e anijeve gjermane, çka nënkupton se Berlini e sheh udhëtimin si diçka normale. Ministria gjermane e mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë Kanadanë, kanë dërguar anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit gjatë javëve të fundit, kjo do të shënonte praninë e parë të marinës gjermane në rajon që nga viti 2002.

Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në rrugë demokratike dhe thotë se ka juridiksion mbi rrugën detare, gati 180 km të gjerë, mes Tajvanit dhe Kinës. Tajvani i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet dhe thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ngushtica e Tajvanit është një rrugë kryesore tregtare përmes së cilës kalojnë rreth gjysma e anijeve me kontejnerë. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Tajvani thonë se ajo është një rrugë ujore ndërkombëtare.

Kundëradmirali i marinës detare gjermane, Axel Schulz, i tha muajin e kaluar agjencisë së lajmeve Reuters se një lundrim në ngushticën e Tajvanit do të tregonte përkushtimin e Gjermanisë ndaj një rendi të bazuar në rregulla dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve territoriale.

Dy luftanijet gjermane po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët në rajon me Francën, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Malajzinë, Singaporin, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara.

Pekini i kritikon rregullisht kalimet e anijeve të huaja luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, i cili thotë “minojnë paqen dhe stabilitetin” në rajon.

Gjermania, një partner i rëndësishëm tregtar për Kinën dhe Tajvanin, i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon në përgjigje të ambicieve territoriale në rritje të Pekinit.

Gjendet e pajetë 70-vjeçarja në Durrës

7 September 2024 at 20:38

Një 70-vjeçare banuese në Kosovë është gjetur pajetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13 në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se e moshuara është mbytur aksidentalisht në det.

Nga këqyrja paraprake e trupit të 70-vjeçares nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

/abcnews.al/

Shkëlqen “Demollari” i Shqipërisë, Adrion Pajaziti arrin në 8 gola për ekipin Shpresa

7 September 2024 at 20:36

Mbi vete ka një epitet të madh.

Adrion Pajaziti duket se po e përballon presionin si një nga të paracaktuarit e fatit për të qenë një nga yjet e futbollit shqiptar.

Mesfushori ofensiv e tregoi sërish veten në ndeshjen e eliminatoreve të Europianit U21 që Shqipëria e fitoi 2-1 në Zvicër.

Pasi helvetët ia dolën në fushën tonë me shifrat 3-1, Pajaziti u kujdes për revanshin.

Ishin dy golat e tij që siguruan suksesin, ndonëse kuqezinjtë e rinj të trajnerit Alban Bushi vështirë se mund të arrijnë kualifikimin, sepse kanë luajtur dy ndeshje më shumë sesa rivalët.

Pajaziti realizoi në minutat 18 dhe 69, ndërsa deri tani ai ka një rendiment të shkëlqyer tek ekipi Shpresa.

Jo më kot ai ka 8 gola në vetëm 13 ndeshje, diçka që nuk besohet se e ka bërë kush.

Talenti 21-vjeçar krahasohet me Sulejman Demollarin, një nga më të mëdhenjtë në historinë e futbollit shqiptar, diçka për të cilën ai foli disa kohë më parë në një intervistë për Abc Neës.

Sinkron Pajaziti

Pajaziti tashmë është larguar nga Fulham U21, me të cilin luante në Premier Ligën e dytë të Anglisë, dhe është bashkuar me skuadrën e Ligës së Parë të Kroacisë, Gorica.

Shpreson që atje të nisë sukseset në futbollin e të rriturve. /i.m /abcnews.al

Dëme të mëdha nga tajfuni që goditi Vietnamin, Kinën dhe Filipinet, të paktën 22 viktima

7 September 2024 at 20:10

Pas Kinës dhe Filipineve, tajfuni ka goditur edhe Vietnamin duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas Sky News, ka shkuar në 22 numri i personave që kanë humbur jetën në këto vende të goditura nga tajfuni.

Dëme të mëdha janë raportuar edhe në Hainan, që ka një popullsi me më shumë se 10 milionë banorë, ndërsa rreth 800 000 banesa mbetën pa energji elektrike.

Tajfuni shkaktoi dëme të konsiderueshme në Filipine, ku u prekën më shumë se 2.3 milionë njerëz, në provincat veriore dhe qendrore. Më shumë se 22,200 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre dhe fluturimet e brendshme u ndërprenë për ditë të tëra.

Ndërsa Vietnami dukej se ishte më i përgatitur, qeveria e vendit evakuoi më shumë se 50,000 njerëz nga qytetet bregdetare dhe vendosi 450,000 personel ushtarak përpara mbërritjes së tajfunit. Katër aeroporte pezulluan operimet për disa orë, duke anuluar më shumë se 300 fluturime dhe transporti publik gjithashtu u ndal.

Tajfuni Shanshan javën e kaluar goditi Japoninë jugperëndimore, stuhia më e fortë që ka goditur vendin në dekada.

/abcnews.al/

Nations League/ Gjeorgjia luan “poker” me Çekinë, Anglia fiton pastër derbin ndaj Irlandës

7 September 2024 at 19:56

Ishte rezultate relativisht të pritshme.

Pasditen e kësaj të shtune kanë vijuar sfidat e xhiros së parë, të Ligës B, të Nations League, me “Kryqtarët” e Gjeorgjisë që kanë arritur një fitore të madhe, 4-1, përballë Republikës Çeke, ndërsa “Tre Luanët” anglezë kanë fituar pastër 0-2 derbin përballë Irlandës.

Kështu, në “Mikheil Meskhi Stadium”, të Tbilisit, Kvaratskhelia me shokë kanë “çmontuar” totalisht kundërshtarin duke realizuar plot 4 herë, me autorët që ishin Kvaratskhelia, Chakvetadze, Mikautadze e Kochorashvili, ndërsa për miqtë golin e nderit e shënoi Kalvach, në minutën e 80’-të.

Ndërkaq, në krahun tjetër, golat e Declan Rice e Jack Grealisht mjaftuan që “Tre Luanët” të kalonin lehtësisht sfidën e parë në rrugëtimin e tyre, në Nations League, duke mos shkaktuar edhe shumë lodhje fizike. /i.m /abcnews.al

❌
❌