Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 7 September 2024Main stream

“Injeksion” 213 milionë euro, “Djajtë e Kuq” forcojnë skuadrën për titullin kampion

7 September 2024 at 20:56

Në Angli paratë nuk mungojnë kurrë.

Të paktën, klubet e futbollit mund të sfidojnë Evropën dhe gjithë botën, edhe pse jo gjithmonë ia dalin të dominojnë kupat e kontinentit.

Njëri prej më të mëdhenjve është Manchester United, me “Djajtë e Kuq”, të cilët nuk heqin dorë nga ëndrra për t’u kthyer edhe një herë në kohët e arta të Sir Alex Ferguson dhe këtë verë duket se shpenzimet për përforcime do t’i kalojnë 170 milionë eurot.

I pari që u mor ishte Joshua Zirkzee, teksa për kartonin e “tulipanit” paguan 42.5 milionë euro në arkat e Bologna, duke siguruar kështu një investim afatgjatë për repartin e sulmit.

Goditja e dytë ishte ajo për adoleshentin Leny Yoro.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, që është 1.90 metra i lartë kërkohej nga Real Madrid e Liverpool, mirëpo “Djajtë” paguan plot 62 milionë euro, për atë që cilësohet si talenti i brezit të tij, duke e “lidhur” francezin, me kampionatin anglez, për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Pas tij erdhën dy “yje” nga Bavaria, që forcuan edhe më shumë mbrojtjen, Matthijs de Ligt e Noussair Mazroui, me teknikun Ten Hag, që po sjell në United “yjet” kryesorë në skemat e tij, kur ishte në krye të pankinës së Ajax.

Për dyshen nga Bundesliga, United derdhi plot 60 milionë euro, duke e çuar totalin e deri më tanishëm në 162.5 milionë euro shifër që më vonë kapi vlerën e 213 milionë eurove, pas tranferimit të “shkatërruesit” uruguajan, Manuel Ugarte nga PSG, duke krjuar kështu një skuadër pretendente për titullin kampion, ose të paktën për t’u kthyer në Champions sezonin e ardhshëm, pas dështimit të vitit të kaluar. /i.m /abcnews.al

Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia

7 September 2024 at 17:40

Tashmë është zbuluar lista prej 20 klubeve që kanë shpenzuar më së shumti para në botën e futbollit gjatë dekadës së fundit.

Gjatë viteve, klubet e Ligës Premier shpeshherë kanë shpenzuar shuma të mëdha parash në përpjekje për të joshur disa nga lojtarët më të mirë në botë që të transferohen në Angli.

Sidoqoftë, kohëve të fundit, rritja e Superligës së Arabisë iu ka dhënë një goditje të madhe klubeve angleze.

Emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante, Roberto Firmino, Neymar dhe Riyad Mahrez, që të gjithë janë joshur nga kontratat e mëdha që kanë marrë nga klubet arabe.

Është ekipi i Chelseat ata që kryesojnë listën me 2.78 miliardë euro të shpenzuara në transferime që nga viti 2015 sipas një raportimi nga CIES.

Këtë verë ata kanë shpenzuar gjithashtu shumë duke transferuar emra si Pedro Neto, Joao Felix, Kiernan Dewsbury-Hall, Filip Jorgensen, Omari Kellyman, Mike Penders, Aaron Anselmino, Renato Veiga, Caleb Wiley, Marc Guiu, Jadon Sancho dhe Tosin Adarabioyo.

Pas klubit londinez i dyti në listë renditet Manchester City, kampioni në fuqi i Anglisë, që në total ka shpenzuar 1.96 miliardë euro.

Dhe klubi i tretë që plotëson top treshen është Manchester United që ka shpenzuar pothuajse shumën identike si Manchester City, pra 1.95 miliardë euro.

Përveç ekipeve angleze, ekipe si Paris Saint-Germaini, Juventusi, Barcelona, Real Madridi dhe AS Monaco janë po ashtu pjesë e listës./Telegrafi/

The post Klubet që kanë shpenzuar më së shumti para në dekadën e fundit – dominojnë ato nga Anglia appeared first on Telegrafi.

Ndër më të mirët e botës, Guardiola kërkon “yllin” gjerman në “Etihad”

6 September 2024 at 23:24

Prej kohësh tashmë, dihet interesimi i “gjigantëve” arabë të futbollit, për “fantazistin” e mesfushës, së Manchester City, Kevin de Bruyne dhe me “Qytetarët”, që janë të gatshëm, ta lënë të shkojnë belgun, në rast se vjen një ofertë afro 100 milionë euro dhe duket se tekniku Pep Guardiola, di ku t’i shpenzojë siç duhet këto para.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është “arkitekti” gjerman i Bayern Munich, Jamal Musiala, me 21-vjeçarin, që u transferua te “Bavarezët”, për vetëm 200 mijë euro, nga “Blutë” e Chelsea, në verën e vitit 2019 dhe tashmë është kthyer në një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, teksa vetëm këtë sezon ka marrë pjesë në 36 ndeshje , duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime.

Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro, megjithatë, pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Doku dhe synon të marrë një përforcim të fortë sulmues në merkaton e radhës.

I “shumëkërkuari’ është Musiala, mirëpo, sipas raportimeve, të “The Guardian”, në listë janë edhe Luca Paqueta i “Çekanëve” të West Ham, si dhe anësori i talentuar anglez, i Crystal Palace, Eberechi Eze, megjithatë objektivi kryesor padyshim, që mbetet “arkitekti” i sulmit, të Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Largimi i Davies shkakton boshllëqe, Bayern “psonis” në Serie A

6 September 2024 at 20:56

Me anësorin kanadez të mbrojtjes, Alphonso Davies, në prag largimi nga “Bavarezët” e Bayern Munich, këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes dhe duket se një emër të tillë e kanë gjetur në kampionatin elitar të Italisë, Serie A.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Theo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milan, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh, ashtu siç janë edhe “Të Kuqtë” e Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Neuer drejt “pensionit”, Bayern kërkon përforcime nga Serie A

5 September 2024 at 23:24

Prej kohësh tashmë, në mediat italiane e ato gjermane, po qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajmë, që lidhin interesimin e “bavarezëve” të Bayern Munich, me një prej protagonistëve absolut të 19 herë kampionëve të Italisë.

Në “radarët” e “bavarezëve” ka rënë një prej “yjeve” francez të “Djajve” të Milanos, me kampionët e Bundesliga që prej kohësh janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe këtu hyn në skenë, Mike Maignan.

Francezi ka bërë paraqitje të shkëlqyera me “kuqezinjtë” e Milanos dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e “gjigandëve” të Mynihut, të cilët po kërkojnë një pasues të denjë për “legjendën” e portës, Manuel Neuer. /i.m /abcnews.al

Kimmich me “valixhe në duar”, “ylli” gjerman ëndërron Premier League

4 September 2024 at 22:50

Ishte padyshim i denjë për të zëvendësuar një legjendë si Philipp Lahm.

“Lideri” gjerman i krahut të djathtë të mbrojtje, Joshua Kimmich ka hyrë në vitin e fundit në kontratën e tij, me “Bavarezët” e Bayern Munich dhe duket se rinovimi nuk është një opsion e për këtë aryse “gjigantët” e Bundesliga kanë filluar të bëjnë plane të tjera për “yllin” e tyre.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermanve në Bavari po mendojnë që të përfitojnë diçka duke e nxjerrë në merkato lojtarin dhe duhet theksuar që për 29-vjeçarin ka interes të lartë në këtë merkato verore.

Më tej në raportimet e tyre thuhet se trajneri belg Vincent Kompany ka shprehur dëshirën për ta pasur në ekip lojtarin, por Kimmich duket se nuk dëshiron të qëndrojë pasi tekniku po planifikon ta vendosë atë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndryshe nga vetë lojtari që kërkon të rrijë në mesfushë.

Në të tilla rrethana “gjigantët” e Evropës janë hedhur në sulm, me tekniku e ri të “Katalanasve”, të Barcelona, që ka shprehur pëlqimin për ta pasur në skuadër, por problem qëndron te financat e klubit spanjoll, me këta të fundit që nuk e kanë mundësinë për të paguar kartonin e gjermanit.

Në sfond qëndron edhe Premier League, me “Qytetarët” e Manchester City dhe “Topçinjtë” e Arsenal që mund të avancojnë në këtë operacion dhe duket se janë më të favorizuarit me vetë 29-vjeçarin, që kërkon një aventurë të re në elitën e futbollit anglez. /i.m /abcnews.al

Bayern Munich merr fitoren e dytë, mposht në shtëpi Freiburgun  

1 September 2024 at 19:29

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Freiburg me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Bundesligas. 

Pas disa rasteve me Michael Olise, për të parë golin e parë u desh të pritet fundi i pjesës së parë. 

Pas një prekje me dorë në zonë të Christian Gunter, me rishikimin e VAR u vendos për penallti. 

Harry Kane ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. 

Image

Edhe pjesa e dytë i takoi bavarezëve, por për të parë golin e sigurisë u desh të pritej minuta e 78-të. 

Serge Gnabry asistoi te Thomas Muller që gjeti rrjetën për 2-0. 

 

HEIMSIEG! 😍#MiaSanMia #FCBSCF pic.twitter.com/DYj4l5v92Z

— FC Bayern München (@FCBayern) September 1, 2024

Bayern Munich me këtë fitore ka 6 pikë, ndërsa Freiburg mbetet me 3 pikë. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore

The post Bayern Munich merr fitoren e dytë, mposht në shtëpi Freiburgun   appeared first on Telegrafi.

Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve

29 August 2024 at 23:56

Formati i ri i Ligës së Kampionëve do të na lejojë të shohim përballje të shumta mes skuadrave kryesore evropiane në javët e ardhshme.

Është interesante se asnjë skuadër nuk do të përballet dy herë me njëri-tjetrin: çdo klub do të ketë tetë kundërshtarë të ndryshëm në fazën e ligës.

Nuk dihet ende orari i saktë, kështu që nuk mund të dimë se cilat ndeshje do të jenë vendimtare për tabelën përfundimtare të ligës pas tetë ditësh. Megjithatë, bien në sy disa ndeshje mes skuadrave të mëdha.

Këtu është renditja jonë e përballjeve më interesante të fazës hapëse të Ligës së Kampionëve:

1. Liverpool vs Real Madrid

2. PSG vs Man City

3. Barcelona vs Bayern

4. Liverpool vs Bayer Leverkusen

5. Arsenal vs PSG

6. Real Madrid vs Borussia Dortmund

7. Inter vs Arsenal

8. Bayern vs PSG

9. Juventus vs Man City

10. Bayer Leverkusen vs Inter. /Telegrafi/

The post Renditen 10 ndeshjet më të mira të fazës hapëse në Ligën e Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit

29 August 2024 at 23:09

Sulmuesi i Bayern Munichut, Thomas Muller, ka reaguar në lidhje me shortin e Ligës së Kampionëve, sidomos për përballjen me Barcelonën në fazën e Ligës së Kampionëve 2024/25.

Në një video në Instagram, ai tha: “Jam shumë i emocionuar që takoj mikun tim të vjetër, Hansi Flick me Barcelonën dhe të gjitha ekipet e tjera”, deklaroi sulmuesi gjermani.

“Kujdesuni dhe jini të emocionuar për një format të ri të Ligës së Kampionëve”.

Muller, natyrisht, ka luajtur nën Flick në të kaluarën te Bayern Munich. Ai luajti një rol kyç kur bavarezët fituan tripletën nën Flick në 2020.

Barcelona do të presë Bayernin në një nga katër ndeshjet e tyre në shtëpi në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.

Blaugranët do të synojnë hakmarrjen pasi humbën takimin e tyre të fundit kundër Mullerit dhe bashkëlojtarëve të tij në vitin 2022. /Telegrafi/

The post Shorti me Barcelonën, Muller i dërgon mesazh Hansi Flickit appeared first on Telegrafi.

Short i vështirë për Leverkusenin e Xhakës, Bayerni dhe Dortmundi më shumë fat

29 August 2024 at 20:09

Sot (29 gusht) është hedhur shorti për fazat e ligës në sezonin e Ligës së Kampionëve 2024/25.

Bayern Munich, Borussia Dortmundi dhe Bayer Leverkusen kanë mësuar kundërshtarët për fazën e parë.

Më poshtë mund të shikoni shortin e plotë të dy top skuadrave nga Bundesliga:

Bayern Munich:

Ndeshjet si vendas:

PSG;

Benfica;

Dinamo Zagreb;

Slovan Bratislava.

Ndeshjet si mysafir:

Barcelona;

Shakhtar Donetsk;

Feyenoord;

Aston Villa.

Dortmund:

Ndeshjet si vendas:

Barcelona;

Shakhtar Donetsk;

Celtic;

Sturm Graz.

Ndeshjet si mysafir:

Real Madrid;

Club brugge;

Dinamo Zagreb;

Bologna.

 

✅ Home and away opponents for Pot 1 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/4bwEU4zCqq

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 29, 2024

 

Bayer Leverkusen:

Ndeshjet si vendas:

Inter;

Milan;

RB Salzburg;

Sparta Praga.

Ndeshjet si mysafir:

Liverpool;

Atletico Madrid;

Feyenoord;

Brest. /Telegrafi/

The post Short i vështirë për Leverkusenin e Xhakës, Bayerni dhe Dortmundi më shumë fat appeared first on Telegrafi.

Nga të gjitha top klubet, PSG me shortin më të pafat – përballje “ferri” për parisienët

29 August 2024 at 19:43

Tashmë është hedhur shorti për fazën e parë në Ligën e Kampionëeve.

Nga të gjitha skuadrat e mëdha, shorti më i pafat ishte për Paris Saint-Germain.

Klubi francez do të ketë katër përballje të vështira, për dallim nga klubet tjera që në maksimum kanë dy.

PSG do të ketë përballë ekipe si, Manchester City, Bayern Munich, Arsenal dhe Atletico Madrid.

Ndeshjet si vendas:

Man City;

Atletico Madrid;

PSV;

Girona.

 

✅ Home and away opponents for Pot 1 teams 🏠✈#UCLdraw pic.twitter.com/4bwEU4zCqq

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 29, 2024

Ndeshjet si mysafir:

Bayern Munich;

Arsenal;

RB Salzburg;

Stuttgart. /Telegrafi/

The post Nga të gjitha top klubet, PSG me shortin më të pafat – përballje “ferri” për parisienët appeared first on Telegrafi.

❌
❌