Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Abc News

Khamenei: Operacioni i Hamasit një vit më parë e ktheu Izraelin 70 vjet prapa

By: lia rda
7 October 2024 at 15:57

Në një postim të shkurtër të shkruar në arabisht, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei kujtoi 1-vjetorin e pushtimit të Hamasit në Izraelin verior dhe masakrës së qindra civilëve.

“Operacioni ‘Al-Aksa Flood’ (siç e quajti Hamasi pushtimin e Izraelit) e ktheu regjimin sionist 70 vjet mbrapa”, shkroi Khamenei në Twitter, ndërsa Teherani përgatitet për një sulm të mundshëm izraelit dhe kërcënon të përgjigjet sërish edhe më fort nëse është e nevojshme.

מבצע “מבול אל-אקצא” החזיר את המשטר הציוני 70 שנים לאחור.

— Khamenei.ir (@khamenei_ir) October 7, 2024

/abcnews.al

Nis vaksinimi për grip/ Ministrja e Shëndetësisë merr vaksinen e para: 280 mijë doza të shpërndara në vend

By: xhir jeta
7 October 2024 at 15:47

Shembullin e dha e para.   Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu  zgjodhi këtë mënyrë për të ftuar kryesisht të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të kryejnë vaksinën kundër gripit.

Vaksina  kundër gripit mund të kryhet falas sipas një kalendari të përcaktuar  në qendra shëndetësore. Të parët që do ta marrin janë personat më të rrezikuar, si personeli shëndetësore, mësuesit,   policët,  të sëmurët kronikë  personat mbi 60 vjeç.

Në qendrat shëndetësore në vend janë shpërnarë 280 mijë doza vaksinë kundër gripit, 20 mijë më tepër se vitin e shkuara.

 

Jep dorëheqjen zyrtari i lartë i partisë së kancelarit gjerman Olaf Scholz

By: lia rda
7 October 2024 at 15:43

Një zyrtar i lartë nga partia e kancelarit gjerman Olaf Scholz ka njoftuar dorëheqjen e tij, duke përmendur problemet shëndetësore, një vit para zgjedhjeve ku socialdemokratët do të përballen me një betejë të vështirë për të qëndruar në pushtet.

Kevin Kinnert, është sekretari i përgjithshëm i Social Demokratëve, një zyrtar i partisë përgjegjës për strategjinë e përditshme politike.

Scholz e udhëhoqi partinë drejt fitores në zgjedhjet kombëtare në 2021, por rezultatet e sondazhit të saj kanë rënë që atëherë, pasi një koalicion me ambientalistët të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë është shënuar nga luftime të vazhdueshme të brendshme dhe vendi është në recesion për të dytin vit radhazi.

Kinnert është ish-kreu i organizatës rinore të partisë dhe ishte drejtuesi i një fushate të pasuksesshme në fillim të vitit 2018 kundër hyrjes së socialdemokratëve në koalicionin e fundit qeveritar të kancelares së atëhershme Angela Merkel.

Largimi i Kinert është ndryshimi i dytë i madh i personelit në partitë në pushtet në javët e fundit.

Dy liderët e të Gjelbërve njoftuan më 25 shtator se do të tërhiqen pas rezultateve të fundit të zgjedhjeve.

Social Demokratët përfunduan pas bllokut konservator opozitar të partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të qershorit./abcnews.al

“Dua të mbetem te Kombëtarja”, Pajazit: Si Demollari? Ëndërroj të bëhem legjendë kuqezi

By: xhir jeta
7 October 2024 at 15:42

Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00). Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti.

Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit në këtë grumbullim. Djaloshi shqiptar tha se ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren dhe ka besim te vetja dhe cilësitë e tij. Pajaziti nënvizoi gjithashtu se ka ëndërr që të kualifikohet me Shqipërinë në Kampionatin Botëror, ndërsa tregoi edhe idhujt e tij kuqezi.

A është gati Pajaziti për Kombëtaren? – Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë. Kam pasur një parasezon shumë të mirë me Fulham. Kam luajtur ndeshje dhe kam shënuar gola. Tani kam kaluar në huazim në Kroaci, jam në formë të mirë  fizikisht dhe kam shumë besim tek vetja. Po të më jepet shansi, jam gati.

Pozicioni? – Jam mesfushor ofensiv. Kam luajtur edhe si 6-sh, 8-sh, por kudo që trajneri mendon që mund të bëj impakt, aty do të luaj.

Ku ishit dhe si reaguat kur morët ftesën nga Kombëtarja – Fola me mamin direkt kur mora vesh për ftesën dhe më pas me babin. Kanë qenë të gjithë të lumtur dhe krenar në atë moment.

A ndikoi dygolëshi me Zvicrën për ftesën? – Duhet të pyes trajnerin për të ditur arsyen pse më zgjodhi. Ka qenë një ndeshje e mirë jo vetëm nga unë por nga të gjithë lojtarët. Kur shënon dy gola sigurisht që është një moment i mirë dhe besoj se jo vetëm ajo ndeshje, por edhe formën që jam duke kaluar te klubi, besoj se kanë ndikuar.

Pajaziti, Demollari i ri? – E kam shikuar në Youtube. Është legjendë e Shqipërisë dhe ndihem mirë kur dëgjoj këto komplimente. Do të tentoj dhe unë të bëhem një legjendë si ai.

Idhulli në Kombëtare dhe në skenën ndërkombëtare – Në kombëtare më pëlqen si luan Asllani dhe Bajrami. Janë lojtarë teknikisht të mirë dhe mesfushorë si unë. Mund të kombinohemi mirë. Jashtë kombëtares kam ndjekur që i vogël Modriç, lojtar me cilësi shumë të mira.

Nga Shpresat te ekipi A, do të jetë e vështirë për t’u integruar? – Nuk do të jetë e lehtë, por jam gati. Kam besim te vetja, edhe çunat më kanë pritur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Mezi pres të nis stërvitjen.

Çfarë synon të arrish me Kombëtaren? – Dua që të tregoj veten dhe të marr sërish ftesën. Të jem lojtar i afirmuar në Kombëtare dhe në terma afatgjatë dua që të kualifikohemi në Botëror.

Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti. Përsa i përket konkurrencës në mbrojtje, Ajeti tha se është shumë i lumtur për performancën pozitive të shokëve të ekipit dhe shtoi se për formacionin vendos vetëm trajneri Silvinjo.

Gjendja e ekipit dhe synimi në dy ndeshjet e tetorit? – Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, i dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur 2 herë kundër. Gjeorgjia dihet, ka një kualitet shumë të lartë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe të shohim si do ia dalim, por kam shumë besim.

E keni analizuar Çekinë? – Nuk e kemi bërë ende analizën, pasi nuk kanë mbërritur akoma të gjithë lojtarët. Me stafin dhe trajnerët do përgatitemi sa më mirë, nuk do të jetë e lehtë me Çekinë pasi do të luajmë edhe në vendin e tyre, por kam besim që do t’i marrim tre pikët.

Superliga turke? – Më duket shumë mirë Superliga turke, por nuk krahasohet me Europianin apo ndeshjet e Kombëtares. Ndeshjet e Kombëtares janë gjithmonë të lidhur me emocione dhe në Europian janë akoma më të veçanta.

A mendon se mund të bëje diçka ndryshe në rrugëtimin tënd me ekipin Kombëtar? – Unë besoj që shumë herë nuk kam qenë pjesë e Kombëtares se kam pasur lëndime, apo zgjidhja e klubin nuk ka qenë e mire. Por, sa herë kam ardhur kam qenë i gatshëm për të luajtur me shpirt dhe zemër për fanellën. Gjithmonë mund të bësh më mirë, por jam i kënaqur deri këtu dhe shpresoj që të kemi akoma më shumë sukses.

Ndeshja me Çekinë është vendimtare? – Çdo ndeshje do të jetë vendimtare, edhe me Çekinë dhe me Gjeorgjinë. Të shohim ndeshjen e parë, të mundohemi të marrim një rezultat të mirë dhe më pas të vazhdojmë me Gjeorgjinë.

Sa e vëshitrë do të jetë për Kombëtaren mungesa e Gjimshitit? – Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne si lojtar dhe person, se ka fjalë të mira për të gjithë lojtarët dhe të rinjtë. Përsa i përket formacionit e di trajneri dhe të gjithë do të jemi gati. Nuk ka rëndësi kush luan, rëndësi ka vetem të fitojë Kombëtarja.

Sa i kanë shërbyer tre ndeshjet e Europianit Kombëtares? – Besoj që ndeshjet e Europianit japin një impakt të madh tek lojtarët dhe sjellin eksperiencë të madhe. Të gjithë lojtarët e ëndërrojnë të përjetojnë emocionet e një Europiani dhe kemi qenë me fat që kemi marrë pjesë në Europian. Kemi bërë paraqitje të mira dhe ndeshjet në Nations League janë më ndryshe. Shpresoj që eksperienca që kemi marrë në Europian do të na ndihmojë për këto dy ndeshje.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të fituar dy ndeshjet e radhës? – Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin, të shtrytëzojmë cilësitë tona dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Unë kam shumë besim.

Mungon Gjimshiti, por mbrojtja po ecën mirë. Do ketë ngacmime mes teje, Ismajlit dhe Kumbullës? – Nuk do të ketë ngacmime se jemi shumë mirë mes njëri-tjetrit. Jam shumë i lumtur që të gjithë e kanë filluar sezonin mirë. Sa më mirë të paraqitemi me klubet tona do të jetë një konkurrencë e fortë në Kombëtare. Jam i lumtur për të gjithë lojtarët dhe që kanë performanca pozitive, por këtë e vendos trajneri.

Gjykata në Madrid pranoi pjesërisht padinë e bashkëshortes së kryeministrit spanjoll Sanchez

By: lia rda
7 October 2024 at 15:35

Një gjykatë në Madrid pranoi pjesërisht padinë e gruas së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begonja Gomez dhe kufizoi hetimin ndaj saj nga gjyqtari Juan Carlos Peinado.

Trupi gjykues prej tre anëtarësh deklaroi se këtë herë ka dokumentacion të plotë për këtë çështje, ndaj vendosi të mbështesë padinë e Gomez. Vendimi u mor një javë pas seancës së planifikuar fillimisht, e cila u shty për shkak të dështimit të gjykatës.

Gjyqtari hetues Juan Carlos Peinado, i cili harroi të dërgonte në gjykatë padinë e Begonja Gómez javën e kaluar, e ka të qartë procedurën gjyqësore që sipas tij duhet të zbatohet për gjithçka që lidhet me Gómez pasi bashkëshorti i saj është kryeministër.

Sipas avokatit të Gomez, Peinado po kryen një hetim gjithëpërfshirës, ​​i cili është i ndaluar në sistemin ligjor të Spanjës dhe të cilin ai e zgjeroi pa urdhër pasi argumentet e tij fillestare u përgënjeshtruan.

Zyra e prokurorit ra dakord që gjyqtari Peinado e hapi çështjen në një mënyrë të përgjithshme që ishte e ndaluar dhe i kërkoi gjykatës së Madridit të kufizonte hetimin e tij.

Procedurat gjyqësore janë pjesë e një hetimi paraprak nëse Gomez përdori pozicionin e saj si gruaja e kryeministrit për të siguruar sponsorë për një kurs master që ajo mbajti në Universitetin e Madridit./abcnews.al

Ndihma e SHBA për Izraelin/ Raporti: Gjatë vitit të luftës, afro 18 miliardë dollarë ndihma ushtarake

By: xhir jeta
7 October 2024 at 15:31

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar një rekord prej të paktën 17.9 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza. Këto janë të dhënat e përpunuara nga një raport për projektin “Kostot e Luftës” të Universitetit Broën bërë publike në 1 vjetorin e luftimeve Izrael-Hamas.

Ndërsa një shtesë prej 4.86 miliardë dollarësh ka shkuar në operacionet e shtuara ushtarake të SHBA-së në rajon që nga sulmet e 7 tetorit 2023 ku përfshihen kostot e një fushate të udhëhequr nga Marina Amerikane për të shuar sulmet ndaj anijeve komerciale nga grupi Huthi, të cilët po veprojnë në solidaritet me grupet e tjera të mbështetura nga Irani dhe Hamasi.

Rezultatet e raportit nuk kanë llogaritur shpenzimet ushtarake të SHBA në ndihmë të Izraelit në fund të shtatorit, kur Tel Avivi hapi një front të dytë lufte kundër Hezbollahut, grup terroristë për BE dhe SHBA me bazë në Liban.

Sipas këtij raporti, Izraeli aleat historik I SHBA-ve, që nga themelimi i tij në vitin 1948 – është përfituesi më i madh i ndihmës ushtarake amerikane në histori. Megjithatë, 17.9 miliardë dollarë të shpenzuara që nga 7 tetori 2023 janë deri më tani ndihma më e madhe ushtarake e dërguar Izraelit në një vit.

SHBA kishte 34,000 forca në Lindjen e Mesme ditën kur Hamasi depërtoi barrikadat izraelite për të sulmuar. Ky numër u rrit në rreth 50,000 në gusht kur luftimet shënuan një pikë tjetër intensive.

Llogaritjet e studiuesve përfshijnë të paktën 55 milionë dollar shtesë për shpenzimet ushtarake në vijim, nisur nga intensifikimi i sulmeve në rajon dhe dislokimin e më shumë trupave./abcnews.al

Foshnja e luftës/ Gaza, një vjeçari lindi me fillimin e sulmeve izraelite

By: xhir jeta
7 October 2024 at 15:28

Ali feston ditëlindjen e tij të parë ndërsa lufta Izrael-Hamas shënon një vjetorin e saj. I vogli palestinez lindi ndërsa avionët luftarakë të Izraelit nisen sulmin ndaj militantëve palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës.

Lufta filloi më 7 tetor të vitit të kaluar kur mamaja e Ali, Amal al-Taweel po dërgohej me urgjencë në një spital në Gazen qendrore për të lindur një fëmijë që ajo dhe bashkëshorti i saj, Mustafa al-Taweel, e kërkonin prej tre vitesh. Fëmija ka lindur dhe ka jetuar çdo ditë në sfondin e luftimeve.

Vetem disa ditë pas lindjes së Aliut, familja e tij u kthye në shtëpinë e tyre në lagjen Zahrah, në veri të Gazës. Megjithatë, ata u detyruan të iknin më 18 tetor, vetëm një ditë para se avionët luftarakë të Izraelit te bombardonin edhe ate lagje.

“Po e përgatisja atë për një jetë tjetër – një jetë të bukur – por lufta i ndryshoi të gjitha këto tipare. Ishte një vit shumë i vështirë, i keq në çdo aspekt, nga pikëpamja shëndetësore, nga pikëpamja psikologjike. Fazat e jetës së tij gjatë këtij viti – nga koha kur filloi të zvarritet, kur i dolën dhëmbët, kur hodhi hapat e tij të parë, kur filloi të ecte – Ali nuk i realizoi ne kushtet me te keqija.”

Ali, qe sot ka ditelindjen, nuk mori asnjë vaksinë në gjashtë muajt e tij të parë, duke e bërë atë të prekshëm ndaj sëmundjeve.

Që atëherë, familja al taweel kanë jetuar në shtëpitë e të afërmve të tyre në të gjithë Gazën qendrore dhe jugore, duke përfshirë qytetin Rafah dhe me pas jane zhvendosur ne kampin e refugjatëve Nuseirat, së bashku me 15 të afërm të tjerë, ku gjenden sot.

Amal Al-Taweel thotë se bombardimet e vazhdueshme, zhvendosja dhe shkatërrimi e kanë bërë të vështirë rritjen e fëmijës së saj, siç ajo e kishte enderruar.

Agjencitë e OKB-së dhe grupet e ndihmës që punojnë në enklavë kane bere thirrje te njepasnjeshme per krizen humanitare në Gaza./abcnews.al

Konflikti Izrael Hamas, Borell: Koha për armëpushim është tani, nesër mund të jetë shumë vonë

7 October 2024 at 15:23

“E gjithë Lindja e Mesme është në prag të një “shpërthimi” të plotë dhe duket se kjo nuk po arrihet të shmanget”, ka thënë përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.

Ndërsa shënohet një-vjetori i sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael, Borell ka theksuar se situata sa vjen dhe po përkeqësohet.

Në të njëjtën kohë, Josep Borel shtoi se lëshimi i raketave nga Irani kundër Izraelit është një përshkallëzim dhe e afron rajonin më pranë luftës.

“Asnjë zgjidhje me armë nuk do t’i sjellë një të ardhme popullit të Izraelit dhe Palestinës. Vetëm një zgjidhje diplomatike do të sjellë paqe, siguri dhe prosperitet”, shprehet më tej Borell.

Në fund, përfaqësuesja i Lartë thekson se “koha për armëpushim është tani. Nesër mund të jetë shumë vonë”.

/abcnews.al/

Përvjetori i sulmeve/ Ambasadorja e Izraelit flet për ABC News: Shqipëria, rreze drite në errësirën e njerëzimit

By: xhir jeta
7 October 2024 at 15:21

Në përvjetorin e parë të sulmit terrorist të 7 tetorit, Ambasadorja Izraelite në Shqipëri Galit Peleg rrëfeu për ABC News sfidat e këtij vitit të vështirë, ndërsa vendi i saj po lufton kundër milicive në mbështetura nga Irani në të paktën dy fronte, atë të rripit të Gazës dhe gjithashtu në Jug të Libanit. Peleg u shpreh se ushtria Izraelite është përballur me sfida të njëpasnjëshme në luftën kundër Hamas. Në 1 vit luftime intensive Peleg tha se Izraeli ka arritur të eleminojë gjysmën e grupit militant, ndërsa konfirmoi se në 41 mijë viktima që janë shënuar në Gaza, më shumë se gjysma e tyre janë fatkeqësisht civilë.

“Ne nuk po luftojmë një ushtri me uniformë, pra si mund ta dime ne se kush është civil ose jo. Nëse shohim një fëmijë të vogë sigurisht ne e dime që kemi të bëjmë me një person të pafajshëm. Ne vlerësojmë se rreth 50% e të plagosurve dhe personave të vrarë nuk janë terroristë të Hamas, por këto gjëra ndodhën sepse fatkeqësisht Hamas veprin nga brenda civilëve.”

Peleg u shpreh se synimi i Izraelit nuk ka qënë kurrë vrasja e civilëve të pafajshëm palestinezë, ndërsa shtoi se vendi i saj mbështet zgjidhjen e këtij konflikti sipas një plani me dy shtete.

“Qëllimi ynë është që të krijojmë një situate ku palestinezët mund të jetojnë të çliruar, të lire dhe të përparojnë së bashku me rripin e Gazës në çështje që lidhen me sigurinë dhe kufinjtë. Diçka e tillë do të sillte siguri edhe për Izraelin. Ne e kemi pranuar prej vitesh një zgjidhje me dy shtete.”

Ambasadorja Izraelite në Tiranë foli edhe mbi mbështetjen që vendi i saj ka marrë nga Shqipëria përgjatë këtij viti dhe tha se Tirana Zyrtare ka zgjedhur që me udhëheqjen e saj të qëndrojë në anën e duhur të Historisë.

“Përgjatë të gjithë kësaj kohe Shqipëria vijon të jetë ajo që unë e quaj një rreze drite në errësirën e njerëzimit. Kështu ka qenë edhe 85 vite më parë gjatë Holokaustit. I vetmi lider në Kombet e Bashkuara që doli me këtë shenjë që simbolizon kthimin e pengjeve në Shtëpi ishte Kryeministri Edi Rama, përveç kryeministrit tone Benjamin Netanyahut. Ai bëri thirrje që pengjet të lirohen menjëherë. Ai i krahasoi militantët e Hamas me Nazistët. Kur ndodhi 7 tetori i thashë Kryeministrit Rama, Presidentit Bega dhe Ministrit të Jashtëm Hasani se në këto ditë dua të jem me njerëzit e mi në Izrael. Por nëse nuk mund të jem në Izrael, vendi i dytë më I mire ku mund të jem, për mua është Shqipëria./abcnews.al

Më shumë studentë në Tiranë/ Eksperti: Çmimet e apartamenteve me qira janë të larta. Ja zonat që ka pasur rritje

By: Xhen Sila
7 October 2024 at 14:31

Eksperti për pasuritë e paluajtshme, Fjordi Subashi thotë se kërkesa e studentëve për apartamente me qira është rritur. Në një intervistë për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra, ai deklaroi se përveç studentëve vendas, ka një kërkesë në rritje edhe nga studentë nga të huaj, kryesisht italianë.

Ai thotë se çmimet e apartamenteve janë të larta për një student dhe se në disa zona kryesore, që ndodhen dhe më pranë universiteteve, çmimet variojnë mbi 350 euro e lart.

“Kërkesa është shtuar kryesisht për apartamente nga studentë që sapo kanë filluar studimet por gjithashtu gjithashtu edhe nga kërkesa e shtuar e studentëve të huaj në Shqipëri. Shtetasit italianë zënë një përqindje të lartë. Parapëlqejnë Unazën e Madhe, Unaza e re ku një apartament 1+1 varion nga 350-400 euro.

Në 21 Dhjetor ka kërkesë të lartë, Zogu i Zi, që janë nga 500 euro e lart në varësi të apartamentit. Ndërtimet e reja kanë luajtur një rol në rritje e çmimeve. Unaza e re ka pasur rritje, mund të gjeje apartament 250-300 euro sot e gjen 350-400 apo më lart.

Pjesa tjetër është pjesa e 5 majit, rruga Bardhyl, rruga e Dibrës ku kërkesa është e lartë dhe qiratë kanë qenë më të ulëta.“, u shpreh eksperti.

Më tej, ai foli edhe për shitjen e banesave teksa tha se kërkesa është stopuar prej disa muajsh si nga ana e shitësve dhe e blerësve për shkak të procesit të rivlerësimit./abcnews.al

Studimi: Britania ka më shumë emigrantë të paligjshëm në Evropë

By: lia rda
7 October 2024 at 14:27

Britania e Madhe është shtëpia e më shumë emigrantëve të paligjshëm se çdo komb tjetër evropian, sipas një studimi të publikuar nga Universiteti i Oksfordit. Ka rreth 745,000 migrantë të paligjshëm në Britani, që është një në 100 banorë, sipas studimit, shkruan British Telegraph.

Ky është më shumë se dyfishi i numrit të emigrantëve të paligjshëm në Francë, 300,000, dhe madje më shumë se 700,000 në Gjermani, e cila ka popullsinë e dytë më të madhe të migrantëve të paligjshëm në Evropë.

Shifrat u publikuan pasi Zyra e Brendshme tha se 973 emigrantë në 17 varka të vogla kishin kaluar Kanalin Anglez të shtunën, numri më i lartë i mbërritjeve brenda një dite këtë vit.

Numri i përgjithshëm i njerëzve që kalojnë Kanalin Anglez në vitin 2024 pritet të jetë mbi 26,600, që është pesë për qind më shumë se në vitin 2023, por 21 për qind më pak se rekordi 33,611 në 2022.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se katër persona vdiqën gjatë përpjekjes për të kaluar Kanalin Anglez të shtunën, duke përfshirë një djalë dy vjeçar, i cili u “shkel për vdekje” nga një varkë./abcnews.al

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, plagoset një person

By: Xhen Sila
7 October 2024 at 14:14

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në aksident është përfshirë një autoveturë, një kamion dhe një furgon dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Erdogan: Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen në Gaza

By: Xhen Sila
7 October 2024 at 14:08

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Izraeli “do të paguajë çmimin” për gjenocidin që po kryen kundër popullit palestinez, një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor dhe përgjigjes ushtarake izraelite kundër tij.

“Izraeli herët a vonë do të paguajë çmimin e gjenocidit që po kryen prej një viti dhe po vazhdon”, shkroi presidenti turk në mesazhin e tij për X.

“50 mijë vëllezër dhe motra tona, shumica fëmijë dhe gra, u vranë brutalisht”, vijoi kreu i shtetit turk, i cili prej një viti ka qenë një nga më kritikët ndaj Izraelit.

“Ashtu si aleanca e njerëzimit ndaloi Hitlerin, Netanyahu dhe rrjeti i tij vrasës do të ndalet në të njëjtën mënyrë,” shton Erdogan, i cili e konsideron Hamasin një “organizatë rezistence”.

Sipas presidentit turk, “njerëzimi në tërësi është vrarë drejtpërdrejt para syve të botës për një vit”./abcnews.al

Akuzat për abuzim seksual/ Nëna e P.Diddy: Djali im nuk është një monstër

By: xhir jeta
7 October 2024 at 13:58

Nëna e Sean “Diddy” Combs ka thënë se ajo është “e shkatërruar dhe thellësisht e pikëlluar” nga akuzat e ngritura kundër djalit të saj, për të cilat thotë se janë “gënjeshtra”.

Muzikanti, i njohur për hitet si “I’ll Be Missing You” i vitit 1997, u arrestua me akuza për trafik seksual dhe shantazh muajin e kaluar. Ai aktualisht po mbahet në një qendër paraburgimi në Manhatan pasi iu mohua lirimi me kusht.

Në një deklaratë, Janice Small Combs mbrojti djalin e saj, duke thënë se edhe pse ai kishte “bërë gabime në të kaluarën, siç kemi bërë të gjithë ne”, ai “nuk është përbindëshi që ata e kanë pikturuar të jetë”.

“Është zemërthyese të shoh djalin tim të gjykuar jo për të vërtetën, por për një rrëfim të krijuar nga gënjeshtra”, ka shkruar ajo./abcnews.al

Dhunë ndaj motrës dhe gruas, arrestohen dy persona në Tiranë

By: lia rda
7 October 2024 at 13:50

Dy persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Mësohet se njëri prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe tjetri ndaj gruas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë./abcnews.al

“Ka një rënie të numrit të studentëve”, Skënderi: Më pak interes për degën e mësuesisë, mesatarja e përgjithshme shumë e ulët

By: lia rda
7 October 2024 at 13:43

Ka nisur në të gjitha universitetet viti i ri akademik 2024-2025. Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, pedagogia e Gjuhës Shqipe, Elsa Skënderi, e cila ka thënë se këtë vit janë përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera.

Ajo ka theksuar se studentët kanë më pak interes për degën e mësuesisë, për shkak të disa faktorëve. Sipas Skënderit, një ndër ta është dhe procedura e gjatë, që duhet të përballet derisa të dali në tregun e punës.

Sakaq, ajo ka thënë se mesatarja e nxënësve që zgjedhin mësuesinë është shumë e ulët, dhe cilësia lë shumë për të dëshiruar.

“Ky është viti i parë që jemi përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera. Ka qenë një rënie e ndjeshme.

Sot është dita e fundit e regjistrimit, por prirja është që të ulet ndjeshëm numër. Ky efekt vihet re te degët e mësuesisë.

Para disa kohësh, lexova një studim që thoshte që ky efekt është global, pasi krahasuar dhe me pagën që merr, bën që interesi i nxenësve të shkojë drejt shkencave teknologjike.

Studentëve bëjnë dhe stazhin, pastaj të bëjë provim, është një kalvar shumë i gjatë derisa studenti të hyjë në tregun e punës.

Ajo që është për të ardhur keq është që mesatarja e nxënësve që vijnë për mësuesi është shumë e ulët. Edhe cilësia lë shumë për të dëshiruar, me thënë të drejtën.

Mendoj që nuk na vjen për shkak të një studimi të saktë që nuk ka vende pune. Kur bëhet fjalë për degët si mësues kimie apo biologjia, numri i studentëve është shumë i ulët.

Është një moment shumë i rëndësishëm që dhe ne si institucione dhe qeveria duhet të reflektojmë. Duhet të rishohim dhe një herë programin.

Janë bërë ndërhyrje me idenë për t’i ripërshtatur dhe për ta bërë atë program dhe më tërheqës. Por disa gjëra është pak vështirë që të ndryshosh disa gjëra në mënyrë rrënjësore, pasi kemi të bëjmë dhe me traditat”, u shpreh Skënderi./abcnews.al

Protesta e opozitës, mbi 1 mijë efektivë në terren/ Gazetarja: Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë

By: Xhen Sila
7 October 2024 at 13:23

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan masash me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në protestën e opozitës së paralajmëruar pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para kryeministrisë dhe institucioneve të tjera ku do mbahet tubimi.

Gazetarja Etleva Delia, e ftuar në Newsline”, duke komentuar planin e masave nga policia, tha se ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedentë.

“Ka informacione për personazhe që mund të krijojnë precedent, mund të jenë dhe personazhe të proceduar ose të rinj që policia kriminale mund t’i ketë skeduar. Si rregull kjo duhet të jetë sfida kryesore për të ndaluar ngjarje të tilla për më tepër kur ka info për skenarë të caktuar, që të mos përshkallëzojë situata për ngjarje dhe incidente më të rënda. Çështja është që plani i masave në letër është ndryshe se çfarë mund të ndodhë gjatë tubimit.

Mund të ketë personazhe të futur enkas mes turmës që mund të ketë protestues paqësor, dhe personazhe të caktuar krijojnë rrëmujën. Kanë ardhur edhe nga rrethet të Forcave Shqiponja, ata që angazhohen rreth protestës janë në strukturat e rendit. Forcat Renea qëndrojnë nëpër struktura të larta, jo të përfshira, por për të mbajtur nën vazhgim situatën nga larg.

Drejtori i policisë së Tiranës do të ketë pas vetes dy punonjës të forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë apo drejtues të tjerë në krye për t’i orientuar se ku duhet të vendosen”, tha mes të tjerash gazetarja./abcnews.al

 

Kishte marrë detyrën prej 6 ditësh/ Vritet kryetari i bashkisë në një qytet të Meksisë

By: xhir jeta
7 October 2024 at 13:12

Kryetari i një qyteti meksikan të rrënuar nga dhuna e drogës është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën.

Alejandro Arcos u gjet i vdekur në Chilpancingo, një qytet me rreth 280,000 banorë në shtetin jugperëndimor të Guerrero. Ai ishte kryetar bashkie prej gjashtë ditësh.

Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit, tha se qyteti ishte në zi për një vrasje që “na mbush me indinjatë”. Vdekja e tij erdhi tre ditë pasi sekretari i ri i qeverisë së qytetit, Francisco Tapia, u qëllua për vdekje.

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të hetimit, apo të dyshuar. Megjithatë, Guerrero është një nga shtetet më të prekura nga dhuna e drogës dhe kartelet e drogës kanë vrarë dhjetëra politikanë në të gjithë vendin.

Partia Revolucionare Institucionale e Arcos bëri thirrje për drejtësi. “Mjaft me dhunë dhe mosndëshkim! Populli i Guerreros nuk meriton të jetojë me frikë,” shkruan në X./

❌
❌