Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

Presidenti Bajram Begaj uron studentët për vitin e ri akademik: Shfrytëzojeni këtë mundësi, studioni dhe mësoni sa më shumë

By: V K
7 October 2024 at 14:05

Këtë të hënë, nisi viti i ri akademik 2024-2025 në Shqipëri për mijëra studentë. Pesidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar nisjen e vitit të ri akademik.

Presidenti Begaj, zgjodhi të përshëndesë studentët dhe pedagogët këtë vit nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, një nga më të vjetrit në Shqipëri dhe i pari në të gjitha rankimet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj ka këshilluar studentët të përkushtohen në studime për të dhënë modelin e arritjes së suksesit përmes mundit që shpërblehet, e jo përmes rrugës së shkurtër të arritjeve pa meritë: “Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!”, shpreht Begaj.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, inkurajoi studentët të ndjekin shembuj motivues. Ndërsa jemi në “Tetorin e librit”, Presidenti Begaj rekomandoi “Make Your Bed” të Admiralit Ëilliam H. McRaven, një libër që të frymëzon me këshillat e tij, filozofia e të cilit është: “Nëse nuk arrijmë të bëjmë siç duhet gjërat e vogla, ne nuk do të mundim të kryejmë asnjëherë siç duhet gjërat e mëdha. Gjërat e vogla mund t’ju ndryshojnë jetën dhe ndoshta botën”.

Patjetër që shembuj pozitivë ka plot”, – u shpreh Presidenti Begaj, i cili ndau me studentët edhe modelet shqiptare që frymëzojnë:

“Dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut. Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni”.

Mes të tjerash, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, përgëzoi të rinjtë që kanë zgjedhur të qëndrojnë e të studiojnë në Shqipëri, ndërsa vlerësoi si detyrim të autoriteteve shtetërore plotësimin e kushteve të jetës universitare, si dhe garantimin e tregut të punës.

Ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, – u shpreh Begaj, i cili duke iu referuar avancimit të pandalshëm të teknologjisë, theksoi se të rinjtë shqiptarë duhet të përgatiten për sfidat e të ardhmes, duke thelluar njohuritë dhe përvetësimin e aftësive të reja.

Ndër të tjera, Begaj inkurajoi studentët të fokusohen në jetën Universitare dhe të kërkojnë çdo të drejtë që u përket: “Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare! Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet nga ju!”.

Gjithashtu, Presidenti Bajram Begaj, u kërkoi drejtuesve të Universiteteve dhe pedagogëve të jenë udhërrëfyes dhe frymëzues për të rinjtë përmes promovimit të lirisë akademike, investimeve në kërkimin shkencor dhe rritjes së cilësisë së edukimit, një nga elementët thelbësorë për rininë shqiptare.

FJALA E PLOTË:

“Për nga përkatësia, sot, në fakt, duhet të isha në Universitetin e Mjekësisë, sepse jam mjek, kam mbaruar Fakultetin e Mjekësisë dikur, shumë larg, në vitin 1989. Po ashtu, për nga përkatësia, duhet të isha sot në Akademinë e Forcave të Armatosura për faktin që vij nga ushtria. Kam qenë mjek ushtarak dhe së fundi Gjeneral. Por, për nga rëndësia, unë zgjodha të jem këtu, në Universitetin Bujqësor të Tiranës. E mbaj mend qysh në rininë time se sa i rëndësishëm ishte dhe sa shumë vlerësohej diploma e Universitetit Bujqësor.

Patjetër që rrugëtimi ynë në jetë lidhet me ëndrrat, lidhet me dëshirat, lidhet me mundësitë dhe me pasionin. Ëndrrat dhe dëshirat më së shumti janë në fëmijëri, ku edhe ndryshojnë shumë. Patjetër që kemi ëndrra dhe dëshira të bëhemi dikush në jetë, të kemi një profesion të caktuar, të bëhemi mjekë, të bëhemi veterinerë, të bëhemi agronomë, të bëhemi inxhinier, të bëhemi profesionistë të shkëlqyer, të bëhemi shkencëtarë dhe profesorë, por patjetër që në këtë rrugë, për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat tona, duhet të kemi edhe disa mentorë që të na udhëheqin dhe të na drejtojnë.

Më së shumti, përveç familjarëve tanë, këta janë profesorët që ne gjejmë në universitet, të cilët, me shumë përkushtim, na drejtojnë në rrugëtimin e pasionit tonë. Ka shumë fjalime, ka shumë libra, ka shumë shembuj, të cilët janë shprehje e motivimit dhe frymëzimit, fjalime që mund të jenë politike, mund të jenë fjalime ekonomike, mund të jenë fjalime të lidhura me shëndetin, me mirëqenien apo me trendin e fundit, të jenë fjalime të cilat lidhen me atë se si mund të bëhemi të pasur shumë shpejt, apo si të bëhemi influencues, por unë, në fakt, sot, meqenëse jemi edhe në “Tetorin e librit”, do të doja t’ju rekomandoja juve, të dashur studentë, një libër, që mua më pëlqen shumë, dhe besoj se do t’ju pëlqejë edhe juve, që titullohet “Rregulloni krevatin”, i shkruar nga një Admiral amerikan.

Patjetër që shembuj pozitivë ka plot. E pamë këtu, ishte studentja e viteve të dikurshme, dhe tani biznesmene e shkëlqyer në fushën e profesionit tuaj. Unë dua t’ju them se gjatë këtyre 2 viteve si President i Republikës kam shkuar në shumë treva të Shqipërisë dhe vërtetë ka shumë shembuj që meritojnë të vlerësohen, meritojnë të përqafohen, nga Shkodra, nga Saranda, nga Konispoli, nga Peqini, nga Elbasani, ka shumë e shumë, që realisht meritojnë medalje, por unë dua të përmend një shembull që më ka prekur shumë, një shembull që vjen nga nxënësit e shkollës profesionale të Cërrikut.

Ata nxënës, me shumë dashuri dhe pasion, demonstronin bankën e tyre të farërave, fara të drithërave, të cilave ata iu kushtonin një rëndësi të madhe, jo vetëm sepse i mbronin, jo vetëm se i promovonin, por sepse ata i shkonin çdo fermeri për t’ju treguar se cila ishte fara e duhur për t’u mbjellë. Unë besoj se shembullin e këtyre nxënësve do ta kemi nesër me ju kur të diplomoheni.

Jam i nderuar të jem sot me ju në këtë fillim të një udhëtimi të ri akademik.

Është kënaqësi të jem në universitetin tuaj, universitet me histori, traditë, ndikim dhe kontribut të merituar.
Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësisë në fillim, e më pas Universiteti Bujqësor, ka luajtur dhe luan një rol të jashtëzakonshëm si institucion unik në edukimin dhe përgatitjen e brezave të rinj në fusha me rëndësi mjaft jetike.

Këtu ku jemi ne sot kanë studiuar dhe janë diplomuar specialistë, profesionistë, profesorë e akademikë të nderuar, të cilët, me punën, përkushtimin, sakrificën e pasionin e tyre, kanë lënë gjurmë dhe kontribut në zhvillimin e vendit, kanë bërë të mundur që ky universitet të renditet më i miri në vend dhe ndër më të mirët në rajon.

Për ju studentë që sot filloni për herë të parë studimet universitare kalimi në këtë faqe të re të jetës suaj ka pasur dilema e vështirësi, pyetje pafund se cilin universitet do të besoni, çfarë programi do të zgjidhni e studioni, e shumë të tjera të lidhura me periudhën pas mbarimit të studimeve.

Ky status i ri shënon një ndryshim të rëndësishëm në stilin, qëllimet dhe rutinën e jetës suaj të përditshme.

Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe kohë! Studioni e mësoni sa më shumë! Mësoni edhe nga ata, rinia e të cilëve ofronte shumë pak mundësi. Kurrë mos u dorëzoni! Eksploroni gjithçka në fushën që keni zgjedhur dhe bëni miq të mirë!

Është tërheqëse në moshën tuaj të kërkosh të bësh jetë të lehtë, të kesh gati gjithçka, por a është kjo e dobishme? A do të ndiheni në fund të plotësuar?

Jeta ka provuar se gjithçka e arritur lehtë, pa mund dhe përkushtim, nuk ka jetëgjatësi.

Ndaj, këshilla ime sot është të fokusoheni në këtë etapë thelbësore për jetën e gjithsecilit për më shumë suksese dhe më shumë arritje!

Kërkoni atë që ju duhet në jetën tuaj universitare! Kërkoni të drejtën tuaj! Këmbëngulni që të merrni dijen! E ardhmja varet vetëm nga ju!

Leksioni më i rëndësishëm i karrierës dhe jetës, dhe themeli për arritjen e suksesit është studimi, disiplina, dashuria dhe pasioni për atë që keni zgjedhur të bëni.

Pas jush janë sakrificat dhe ëndrrat e familjarëve tuaj për t’jua dhënë këtë mundësi. Çdo student që ulet në auditor ka lutjet dhe bekimet e prindërve për t’jua lehtësuar këtë rrugëtim.

Të dashur studentë,

Të nderuar pedagogë dhe staf akademik,

Teknologjia po ndryshon rrënjësisht mënyrën se si studiojmë, punojmë dhe ndërveprojmë me botën rreth nesh. Me zhvillimet e fundit në fushën e inteligjencës artificiale, robotikës dhe teknologjive të gjelbra ne po shikojmë lindjen e një epoke të re, një epokë ku risitë teknologjike do të jenë motori kryesor i zhvillimit të së ardhmes.

Cili është roli ynë? A duhet të përgatitemi, të jemi gati për këtë realitet të ri? Përgjigjja jeni ju, studentët dhe rinia, që janë fuqia e vërtetë e vendit tonë. Për këto arsye, roli i studimit, edukimit dhe formimit në universitet është fillimi i mbarë dhe i duhur. Nuk ka rrugë më të mirë për t’u përgatitur për sfidat e të ardhmes se sa të mësoni, të thelloni njohuritë tuaja dhe të përvetësoni aftësi të reja.

Universiteti, vetëm universiteti është vendi i duhur ku fitohen dije teorike, ku mësohet dhe mendohet në mënyrë kritike, ku bashkëpunohet dhe krijohet. Në këtë udhëtim akademik është e rëndësishme të motivohemi nga shembuj të mirë, nga ata që kanë arritur suksese falë përkushtimit dhe pasionit. Investoni në arsimimin tuaj, mësoni dhe përfitoni nga të gjitha mundësitë që ju ofrohen, nga programet e shkëmbimit dhe projektet që universiteti juaj është lider në Shqipëri. Zgjedhja juaj për të qëndruar dhe studiuar në Shqipëri, është e lavdërueshme.

Detyra jonë është të krijojmë e të plotësojmë kushtet që juve ju nevojiten, t’ju garantojmë se mundi, djersa, sakrifica, puna e merita, të shpërblehen. Kështu, do të kontribuojmë për zhvillimi e vendit, për zhvillimin e Shqipërisë. Në veçanti juve, studentë, që keni zgjedhur të studioni këtu, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, dua t’ju them se përtej këtyre godinave, Shqipëria ka nevojë për ju, për dijen, energjinë dhe pasionin tuaj. Ju siguroj se fermerët kanë nevojë për ju, bujqësia ka nevojë për ju.

Të nderuar pedagogë,

Roli juaj është i një rëndësie të jashtëzakonshme për përgatitjen e brezit të ri. Ju jeni udhërrëfyesit dhe frymëzuesit e këtyre të rinjve. Përmes përkushtimit tuaj për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies, për të promovuar lirinë akademike dhe për të investuar në kërkimin shkencor, ju luani një rol kyç në përgatitjen e të rinjve për sfidat e të ardhmes.

Përmes punës suaj, ju kontribuoni jo vetëm në zhvillimin akademik të studentëve, por edhe në formimin e tyre me përgjegjësi dhe dashuri për vendin.
Në një botë ku dijet dhe teknologjitë ndryshojnë me një shpejtësi marramendëse, është detyra jonë të sigurojmë që studentët tanë të jenë të përgatitur jo vetëm për sfidat e të sotmes, por edhe për ato që do të sjellë e nesërmja. Për këtë arsye, investimi në kërkimin shkencor dhe në rritjen e cilësisë së edukimit është mjaft thelbësor.

Së fundmi, dua t’ju them se ju jeni brezi që do të ndërtojë Shqipërinë e të nesërmes, një Shqipëri të zhvilluar, të qëndrueshme e të fortë, dhe së shpejti anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që ju dëshironi. Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj.

Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ju rekomandova një libër në fillim të fjalës sime për të lexuar, që është shkruar nga Admirali Ëilliam McRaven, Komandanti i Forcave Speciale të Marinës Amerikane, i cili u ftua në Universitetin Texas në Austin për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, duke qenë student i atij universiteti. Për motiv të fjalës së tij, përdori moton e universitetit, e cila thoshte: “Ajo që fillon këtu, ndryshon botën”.

Në atë fjalim, i cili ishte i jashtëzakonshëm, me mbi 10 milionë klikime, ai ndau disa parime të rëndësishme, parime praktike, të cilat i kishte përfituar nga koha e pas universitetit dhe përvoja e jetës së tij 37-vjeçare duke qenë ushtarak, parime të cilat e kishin bërë atë të ndryshonte veten dhe pastaj të ndihmonte të ndryshonin të tjerët, kuptohet, për më mirë. Duke qenë se fjalimi ishte i jashtëzakonshëm, duke qenë se fjalimi i tij niste: “Nëse do të ndryshosh botën, fillo duke rregulluar krevatin”, pati një jehonë dhe më pas u botua libri, i cili ishte best seller, numri një në Neë York Times, por nuk ishte për nga shitjet, por për mesazhet që ai përcillte.

Mesazhet ishin që ne duhet të jemi të fortë dhe duhet të kemi kurajë për të arritur suksesin edhe në momente të vështira të jetës sonë, dhe kjo gjë fillon nga rregullimi i krevatit, duke bërë rregullimin e krevatit përditë.

Është një punë e vogël, por një punë e bërë mirë, sepse pa bërë punët e vogla mirë, nuk kemi se si të bëjmë punët e mëdha mirë. Meqenëse fola me rektorin dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës nuk kishte një slogan, unë shpika një, dhe ju them: “Ajo që filloni ju sot këtu, ndryshon jetën tuaj, pse jo, ndoshta ndryshon për mirë dhe vendin”, u shpreh presidenti Bajram Begaj.

The post Presidenti Bajram Begaj uron studentët për vitin e ri akademik: Shfrytëzojeni këtë mundësi, studioni dhe mësoni sa më shumë appeared first on Albeu.com.

Kriza e studentëve/ Dega e fizikës dhe kimia drejt “falimentit”

By: user 4
7 October 2024 at 14:04

Këtë të hënë, 7 tetor, mijëra studentë iu drejtuan për herë të parë auditorëve.

Por, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një tkurrje e numrit të studentëve në universitetet e vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Portali i Aplikimit Universitar, deri ditën e premte (4 tetor), 8.775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19.212 të miratuara në total.

Sipas të njëjtit portal, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuara, teksa ishin regjistruar gjithsej 10.437 studentë.

Kjo rënie drastike e numrit të maturantëve të cilët nuk kanë preferuar që të vijojnë studimet e tyre ka sjellë dhe rrezikun për mbylljen e disa degëve.

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku vetëm 2 maturantë kanë vendosur që të regjistrohen këtë vit. Më pas dega tjetër e cila është më pak e pëlqyer është dhe ajo e Fizikës ku vetëm 5 studentë janë regjistruar. Gjithashtu edhe në Kimi ka pasur një numër të vogël regjistrimesh, me 8 studentë.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura. Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik, shkruan newsbomb.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësore është zgjedhur deri tani nga 638 studentë. Në këtë universitet degët më të pëlqyera janë; menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Këtë vit sytë e maturantëve kanë qenë të drejtuara nga degët e mjekësisë. Referuar të dhënave të U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

The post Kriza e studentëve/ Dega e fizikës dhe kimia drejt “falimentit” appeared first on Lapsi.al.

Presidenti Begaj uron studentët: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju, rinia e saj

By: Kult Plus
7 October 2024 at 13:28

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Presidenti Begaj është shprehur se studentët janë brezi që do të ndërtojnë një Shqipëri të fortë dhe të qëndrueshme.

“Kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë, por jam i bindur se me përkushtim, punë të palodhur dhe dashuri për dijen, mund të arrini çdo gjë që dëshironi.

Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe e këtij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj është suksesi i Shqipërisë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar presidenti Begaj në “Facebook”./ KultPlus.com

The post Presidenti Begaj uron studentët: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju, rinia e saj appeared first on KultPlus.

“Ka një rënie të numrit të studentëve”, Skënderi: Më pak interes për degën e mësuesisë, mesatarja e përgjithshme shumë e ulët

By: lia rda
7 October 2024 at 13:43

Ka nisur në të gjitha universitetet viti i ri akademik 2024-2025. Lidhur me këtë ka folur në “News Line”, pedagogia e Gjuhës Shqipe, Elsa Skënderi, e cila ka thënë se këtë vit janë përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera.

Ajo ka theksuar se studentët kanë më pak interes për degën e mësuesisë, për shkak të disa faktorëve. Sipas Skënderit, një ndër ta është dhe procedura e gjatë, që duhet të përballet derisa të dali në tregun e punës.

Sakaq, ajo ka thënë se mesatarja e nxënësve që zgjedhin mësuesinë është shumë e ulët, dhe cilësia lë shumë për të dëshiruar.

“Ky është viti i parë që jemi përballur me një ulje të ndjeshme, krahasuar me vitet e tjera. Ka qenë një rënie e ndjeshme.

Sot është dita e fundit e regjistrimit, por prirja është që të ulet ndjeshëm numër. Ky efekt vihet re te degët e mësuesisë.

Para disa kohësh, lexova një studim që thoshte që ky efekt është global, pasi krahasuar dhe me pagën që merr, bën që interesi i nxenësve të shkojë drejt shkencave teknologjike.

Studentëve bëjnë dhe stazhin, pastaj të bëjë provim, është një kalvar shumë i gjatë derisa studenti të hyjë në tregun e punës.

Ajo që është për të ardhur keq është që mesatarja e nxënësve që vijnë për mësuesi është shumë e ulët. Edhe cilësia lë shumë për të dëshiruar, me thënë të drejtën.

Mendoj që nuk na vjen për shkak të një studimi të saktë që nuk ka vende pune. Kur bëhet fjalë për degët si mësues kimie apo biologjia, numri i studentëve është shumë i ulët.

Është një moment shumë i rëndësishëm që dhe ne si institucione dhe qeveria duhet të reflektojmë. Duhet të rishohim dhe një herë programin.

Janë bërë ndërhyrje me idenë për t’i ripërshtatur dhe për ta bërë atë program dhe më tërheqës. Por disa gjëra është pak vështirë që të ndryshosh disa gjëra në mënyrë rrënjësore, pasi kemi të bëjmë dhe me traditat”, u shpreh Skënderi./abcnews.al

Sot nis viti i ri akademik! Studentët nisin universitetet, bojkot te Ekonomiku

By: D Marku
7 October 2024 at 11:40

Ditën e sotme nis viti i ri akademik për mijëra studentë, ku më shumë se 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në në auditorët e universitetit.

Këtë vit të ri akademik ndryshe nga vitet e tjera kemi riorganizimi të disa prej programeve të studimit në universitete për të mos rrezikuar mbylljen e tyre, siç janë degët ekzakte (fizik, matematik dhe kimi). Regjistrim të lartë ka pasur të studentëve që në raundin e parë, duke plotësuar pothuajse kuotat e degëve më të kërkuara nga të rinjtë si ata të IT dhe mjekësisë.
Mirëpo, studentë të Fakultetit Ekonomik e kanë nis vitin e ri akademik me bojkot. Ata dënojnë aktin e dhunës së Prof Mirdaim Axhami ndaj koleges së tij Liljana Billa, ngjarje e ndodhur në korrik të këtij viti.
Disa studentë kanë dalë me pankarta në hyrje të këtij fakulteti ku shkruhet se profesor Axhami duhet të ishte në burg për dhunën e ushtruar, ndërsa në një pankartë tjetër bëjnë thirrje që dhuna të jetë larg tempullit të dijes.

The post Sot nis viti i ri akademik! Studentët nisin universitetet, bojkot te Ekonomiku appeared first on Albeu.com.

Viti i ri akademik/ Mesazhi i kryeministrit Rama: Suksese pedagogëve, studentëve që ulen për herë të parë në auditorët dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim

7 October 2024 at 10:04
Kryeministri Edi Rama ka uruar sot pedagogët dhe të gjithë studentët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë uron në radhë të parë studentët që ulen për herë të parë në auditorë, por edhe ata që e kanë nisur rrugëtimin. “Suksese studentëve

Fakulteti Ekonomik nis me bojkot dhe protestë

By: user7
7 October 2024 at 09:27

Studentët e Fakultetit e kanë nisur shkollën me bojkot dhe protestë.

Në derën e fakultetit studentët kishin hapur një banderolë ku shkruhej, “Ekonomiku bojkoton, larg dhuna nga tempulli dijes”.

Ndërkohë që sot opozita ka thirrur një protestë të madhe në orën 18 në Tiranë kundër narkoqeverisë dhe me kërkesën për një qeveri teknike.

The post Fakulteti Ekonomik nis me bojkot dhe protestë appeared first on Lapsi.al.

Viti akademik nis me bojkot tek Ekonomiku/ Rrahu kolegen, studentët kërkojnë largimin e pedagogut

By: E.K
7 October 2024 at 09:57

Rreth 20 mijë studentë ulen sot në auditorët e fakulteteve në nisje të vitit të ri akademik. Por ky vit ka nisur me bojkot në fakultetin e Ekonomikut. Disa studentë kanë protestuar sot, duke kërkuar. Bëhet fjalë për një konflikt të ndodhur në korrik të këtij viti, ku Mirdaim Axhami shef departamenti në këtë fakultet […]

The post Viti akademik nis me bojkot tek Ekonomiku/ Rrahu kolegen, studentët kërkojnë largimin e pedagogut appeared first on FaxWeb.

Nis viti i ri akademik/ Manastirliu uron studentët dhe pedagogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes

By: V K
7 October 2024 at 08:34

Këtë të hënë, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka uruar studentët dhe stafin akademik në nisjen e vitit të ri akademik.

Nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Manastirliu ka bërë urimin së bashkë me studentë të rinj, të cilët po hyjnë në këtë fazë të rëndësishme të jetës së tyre akademike.

Ministrja Manastirliu, duke iu drejtuar studentëve të vitit të parë dhe gjithë stafit akademik universitar, tha se janë mbi 20 mijë studentë që për herë të parë ulen sot në auditore të cilët kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.

Së bashku me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, që hyjnë këtë vit në vit të parë dhe me shokët e tyre që tashmë kanë nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët nisin sot këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre.

Gjithashtu, dua të uroj stafin akademik dhe prindërit për rrugëtimin që nisin sot fëmijët tanë”, tha në urimin e saj Ministrja Manastirliu.

Studentët iu bashkuan urimit të Ministres Manastirliu, duke vënë theksin të mundësitë që ofrojnë Universitetet tona, me ofertën akademike për tregun e punës.

The post Nis viti i ri akademik/ Manastirliu uron studentët dhe pedagogët: Suksese në rrugëtimin tuaj drejt dijes appeared first on Albeu.com.

Before yesterdayMain stream

Tabaku: Studentët e mjekësisë fituan betejën në GJK, por puna e detyruar vazhdon! Fatkeqësi që …

By: D Marku
5 October 2024 at 11:50

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video në rrjetet e saj sociale për vendimin e fundit të kuvendit që nuk arriti të korrigjojë vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese por i detyron prapë studentët e mjekësisë që të punojnë me detyrim.

Një vendim që kujton komunizmin, u shpreh Tabaku ndërsa theksoi se parlamenti nuk korrigjoi veten e tij duke miratuar diçka në kundërshtim me kushtetutën.

Ajo kujtoi fitoren e studentëve të mjekësisë në Gjykatën Kushtetuese, e cila rrëzoi ligjin që i detyronte ata të paguanin gjobë ose të punonin sipas kushteve të vendosura nga shteti, krahasuar me metodat e periudhës së komunizmit.

Reagimi i plotë i Tabakut

Studentët e Mjekësisë fituan një betejë në GJK për të rrëzuar një ligj i cili thoshte ose paguani gjobën ose punoni aty ku dua unë dhe si dua unë, si në kohë të komunizmit.

Fatkeqësisht, Parlamenti nuk e riparoi, nuk e korrigjoi këtë ligj dhe puna e detyruar do të vazhdojë që të ekzistojë.

Unë besoj që nuk ka sot familje e student mjekësie që mbasi ka investuar në një ndër profesionet më të vështira në fakt e që kërkon më shumë kohë e angazhim edhe sfilitëse nga pikëpamja e energjive, të thotë që nuk dua të punoj, por problemi është që sot në sistemin shëndetësor, studentët e kanë të pamundur që të specializohen, që të zhvillohen, me pajisjet që ka atje, me teknologjinë që ka atje, me pagat që ka sot mjekësia por nga ana tjetër dhe me metodat që sot ofrohen.

Kështu që e shohin si alternativë largimin. Për mua nuk është kjo alternativa. Alternativa për mua është që ta ndryshojmë e të ndërtojmë këtu një sistem të drejtë por që këtu nuk ekziston.

Unë nuk besoj se ka ligj në botë që mund të detyrojë të rinjtë të lëvizin nga njëra anë dhe nga ana tjetër, të fitojnë eksperiencë që sot fatkeqësisht nuk e kanë në shtet.

Unë do të jem në mbrojtje të studentëve dhe të drejtës së tyre, kudo që janë dhe sido që ato të luftojnë.

Është fatkeqësi që sot shohim trurin e Shqipërisë të jetë i detyruar që të largohet. Këtë betejë duhet të fitojmë ne. Edhe për ta ndryshuar sistemin e kalbur të shëndetësisë.

The post Tabaku: Studentët e mjekësisë fituan betejën në GJK, por puna e detyruar vazhdon! Fatkeqësi që … appeared first on Albeu.com.

❌
❌