❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Java News

Nga Gërdeci, te 21 Janari dhe apartamentet jashtë vendit të familjes Berisha, shpërthejnë ironitë në rrjet: Ja pse duhet protestuar sot

By: Java News
7 October 2024 at 15:52

Sali Berisha ditën e sotme siç bëhet e ditur ka thirrur një protestë për të shprehur të gjithë indinjatën e tyre në rrugët e Tiranës. Pas thirrjes së Berishës, rrjeti ka shpërthyer në ironi ndaj protestës së thirrur prej tij.

Në rrjet Berishës i kanë kujtuar të gjitha bëmat gjatë pushtetit të tij nga keqqeverisja deri tek pasuritë e vendosura nga familja e tij.

Në videon virale që shihni mëposhtë janë rënditur disa prej akuzave që mban mbi kurriz Berisha dhe familja e tij. Nga ana tjetër janë dhe apartamentet që zotëron e bija e tij në Europë./lexo.al/

Protesta e opozitĂ«s/ “PĂ«rballje dhe mosbindje civile”, paralajmĂ«ron Vokshi: Tubimi do tĂ« mbyllet nga qytetarĂ«t

By: Java News
7 October 2024 at 15:45

Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një intervistë me Skype në News 24 komentoi protestën e sotme të opozitës.

Vokshi tha se në Shqipëri nuk ka demokraci. Ajo shtoi se bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Sipas Vokshit, qeveria do ta ketë përballë opozitën e vendit.

Albana Vokshi: Në Shqipëri nuk ka më demokraci dhe e vetmja mundësi është përballja me regjimin. Qeveria po iu merr shpirtin qytetarëve, ata kanë të drejtë të reagojnë. Qeveria nuk po siguron jetën dhe pronën, po shkelet e drejta e fjalës. A është normale që Salianji të dënohet me një vit burg, vetëm për një denoncim ndaj maxhorancës? Lideri i opozitës Sali Berisha është dënuar pa asnjë provë.

Bllokimi i rrugëve është mënyrë demokratike proteste. Në Francë ju keni parë që digjet qyteti. Në Bruksel fermerët bllokuan rrugët me traktorë. E drejta e protestës përfshihet në Kushtetutë. Ka vetëm një rrugë, përballja dhe mosbindja civile. Janë qytetarët ata që do mbyllin protestën. Shqipëria është ndër vendet e pakta me të dënuar politikë.

“ProtestĂ«s nuk i dihet fundi!”/ A do t’i pĂ«rmbahen demokratĂ«t lejes? Ja sa planifikohet tĂ« zgjasĂ« tubimi i sotĂ«m

By: Java News
7 October 2024 at 15:37

Opozita nis sot atë që e ka cilësuar mosbindje civile, një protestë kombëtare të thirrur në kryeqytet.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi pĂ«r “BalkanWeb” se leja nga policia pĂ«r protestĂ«n nga opozita Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r katĂ«r orĂ«, nga ora 18:00 deri nĂ« orĂ«n 22:00. Nuk dihet nĂ«se ky orar do tĂ« respektohet nga opozita apo do tĂ« tejkalohet. Kjo pas deklaratave tĂ« shumta edhe nga demokratĂ«t, qĂ« nuk Ă«shtĂ« vendosur asgjĂ« mbi kohĂ«zgjatjen e saj.

Ndonëse nuk ka një skenar të qartë të bërë publik për protestën e opozitës në Kryesinë e PD dhe më pas në Këshillin Kombëtar u vendos që të jetë një protestë marshim në formën e mosbindjes civile dhe duket se kështu do të ndodhë.

E vetmja gjĂ« qĂ« dihet Ă«shtĂ« se mbĂ«shtetĂ«sit e opozitĂ«s do tĂ« mblidhen fillimisht nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej” dhe te selia e PD, teksa mĂ« pas do tĂ« marshojnĂ« drejt KryeministrisĂ«. Aty nuk do tĂ« ketĂ« fjalime, teksa mĂ« pas pritet qĂ« turma tĂ« lĂ«vizĂ« dhe do tĂ« bllokohen disa akse rrugore, por qĂ« vetĂ« nga PD nuk ka asnjĂ« njoftim zyrtar.

Protesta e thirrur nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve.

VIDEO/ Shkrumbohet kamioni në Bypass-in e Fierit, bllokohet autostrada

By: Java News
7 October 2024 at 15:30

NjĂ« mjet tip kamion áșœshtĂ« páșœrfshirĂ« nga flakĂ«t nĂ« Bypass-in e Fierit prane Spitalit “Memorial”.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikese për të mundësuar shuarjen e flakëve, teksa është bllokuar lëvizja e mjeteve në autostradën Fier-Vlorë.

Policia gjithashtu ndodhet në vend, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

 

“Nuk e shihja dot djalin ashtu”/ Enea Thomaraj humbi jetĂ«n 3 muaj pas shpĂ«rthimit me tritol, flet i ati: Priste njĂ« telefonatĂ« nga Anglia


By: Java News
7 October 2024 at 15:23

Enea Thomaraj luftoi tre muaj me vdekjen, pasi u plagos rĂ«ndĂ« nĂ« atentatin ndaj motrave Nikolli, por fatkeqĂ«sisht nuk ja doli. 26-vjeçari humbi jetĂ«n 3 ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« Spitalin e TraumĂ«s. NĂ« njĂ« rrĂ«fim pĂ«r “JetĂ« Shqiptare”, babai i tij, Artur Thomaraji tregon ankthin dhe dhimbjen e pĂ«rjetuar pĂ«rgjatĂ« kĂ«tyre tre muajve, teksa shpresonte se i biri do tja dilte.

“KanĂ« qenĂ« ditĂ« tĂ« dhimbshme. Rrinte gruaja ime, natĂ« ditĂ«, unĂ« nuk e pĂ«rballoja dot ta shihja djalin ashtu. Ishte djalĂ« punĂ«tor, mbante familjen, me dy pensionistĂ« nĂ« shtĂ«pi. VetĂ«m ai punonte me turne. AtĂ« natĂ« po fliste se donte tĂ« ikte jashtĂ«, nuk po i dilte viza pĂ«r Gjermani dhe po priste ta merrnin nĂ« telefon nga Anglia, nĂ« atĂ« moment, po shkonte nĂ« banjo kur shpĂ«rtheu dera. Urgjenca erdhi me vonesĂ«â€, tha ai.

Megjithëse vlerëson punën e mjekëve në Spitalin e Traumës, Artur Thomaraji beson se i biri do të ishte gjallë sot nëse do të ishte mjekuar në një spital tjetër jashtë vendit.

“Nuk kam asnjĂ« mbĂ«shtetje, pĂ«rveç ndihmĂ«s sĂ« disa mjekĂ«ve tĂ« mrekullueshĂ«m te Spitali i TraumĂ«s. Doja ta çoja jashtĂ«, por mĂ« thanĂ« qĂ« nuk mund tĂ« lĂ«vizej. KĂ«rkoj ndihmĂ«â€, deklaroi ai.

26-vjeçari mbeti viktimë e një shpërthimi tritoli që në fakt kishte si objekt fqinjët e tij, motrat Nikolli. Ai ndodhej në banesën e tij, por presioni i shpërthimit, shkatërroi portën hyrëse të apartamentit të të ndjerit dukë e goditur rëndë në kokë.

Protesta e opozitës/ Ambasada e SHBA mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën! Do të ketë bllokime të rrugëve

By: Java News
7 October 2024 at 15:15

Pak orë para nisjes së protestës së thirrë nga opozita, ambasada amerikane në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin demonstratën.

Ambasada shkruan se personeli është këshilluar të shmangë demonstratën, ndërsa I bën thirrje qytetarëve amerikanë të monitorojnë mediat lokale dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

Njoftimi i Ambasadës:

Ambasada e SHBA në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për Qytetarët Amerikanë

Vendndodhja: Në të gjithë Tiranën; Bulevardi Deshmoret e Kombit ndërmjet Sheshit Skënderbej dhe Sheshit Nënë Tereza

Data/Ora: E Hënë 07 Tetor 2024, ora 18:00

Ngjarja: Të hënën më 7 tetor është planifikuar të zhvillohet një demonstratë. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te Kryeministria. në orën 18:00. Pritet prania e shtuar e policisë, mbyllja e rrugëve dhe ndërprerja e qarkullimit. Policia e Shtetit Shqiptar ka këshilluar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

“Doktoresha luante gjithĂ« kohĂ«s nĂ« telefon”/ Foshnja 5 muajshe ndĂ«rroi jetĂ« nĂ« spital, babai mes lotĂ«sh: Nuk ishte sĂ«murĂ«! Gruaja e gjeti tĂ« nxirĂ«, por


By: Java News
7 October 2024 at 15:10

Një foshnje vetëm 5 ditëshe ka humbur jetën në maternitetin e Vlorë këtë fillim tetori, duke ngritur pikëpyetje të shumta te familjarët, të cilëve nuk u ishte thënë në asnjë moment se foshnja kishte ndonjë anomali apo problem shëndetësor.

Pas ngjarjes, prindĂ«rit kanĂ« bĂ«rĂ« dĂ«nimi, ndĂ«rsa Ă«shtĂ« proceduar nĂ« gjendje tĂ« lirĂ« mjekja pĂ«rgjegjĂ«se. NĂ« njĂ« lidhje “Skype” pĂ«r “ShqipĂ«ria Live”, babai i foshnjĂ«s Neritan Halilaj, me lot nĂ« sy ka treguar gjithĂ« çfarĂ« ka ndodhur, dhe arsyen pse mendon se foshnja ka ndĂ«rruar jetĂ« pĂ«r gabim tĂ« mjekĂ«ve.

“Lindi shumĂ« mirĂ«, vajta ta marr nusen dhe djalin ditĂ«n e tretĂ«, mĂ« tha doktoresha do rrijĂ« dhe nja dy ditĂ« sepse po merr njĂ« mjekim djali, sepse i kishin dalĂ« ca akne tĂ« kuqe si çdo fĂ«mije.

Ok e lashë, ditën e pestë erdhi doktoresha na tha gjithçka mirë, dhe i bënë vaksinën e bebit, dhe me merr nusja në telefon dhe më thotë do dalim. Marr babanë në telefon të vijë ta marrë sepse unë isha në punë dhe nuk kisha mundësi, më merr nusja prapë në telefon, djali është pajetë, është nxirë.

Kur shkoja atje dhe rrija më djalin infermierja më thoshte është shumë mirë, ndërkohë pastaj nuk e di çfarë ndodhi. Nëse djali ishte i sëmurë të më thonin dhe unë do merrja masa. Ajo ka qenë punë momentale, nuk e di se çfarë ka bërë doktoresha, Idajete Cane. Askush nga spitali nuk na kanë dhënë një shpjegim. Ne do ta ndjekim rastin deri në fund. Sot kam dhënë dëshminë, do presim autopsinë e bebit. Doktoresha është në punë akoma, nuk është pezulluar akoma.

Nuses i ka rĂ«nĂ« tre herĂ« tĂ« fikĂ«t, pse ma lanĂ« tĂ« futej nusja brenda kur fĂ«mija kishte ndĂ«rruar jetĂ«? NĂ«se kishte diçka djali, pse s’ma thanĂ«?

Nusja i kishte dhĂ«nĂ« pĂ«r tĂ« pirĂ«, i kishin bĂ«rĂ« vaksinĂ«n, nusja kishte vajtur pĂ«r t’u ndĂ«rruar, ajo zonja kishte marrĂ« bebin pĂ«r ta ndĂ«rruar, nusja priste nĂ« dhomĂ«, ‘pse s’po ma sjellin’. Kishte shkuar tĂ« dhoma dhe kishte parĂ« tĂ« gjithĂ« aty, i kishin thĂ«nĂ« ka njĂ« rast urgjence, nusja kishte thĂ«nĂ« ‘dalĂ« se mos Ă«shtĂ« çuni im’, dhe e kishte parĂ« aty tĂ« nxirĂ«.

Djali im kishte një vigon në dorë, nuk e di pse e kishte. Ajo doktoresha nuk i ishte trembur syri fare. Nusen e ka gjetur pa ndjenja në tokë kunata ime. Edhe sot nuk më kanë dhënë asnjë shpjegim, asnjë arsye pse fëmija im ka ndërruar jetë.

UnĂ« nuk ia fal kurrĂ« asaj mjeke se ajo ma ka marrĂ« jetĂ«n e djalit, do t’i shkojĂ« deri nĂ« fund. E di qĂ« djali im nuk ka qenĂ« i sĂ«murĂ«. Pse i mori jetĂ«n? Pse? E kanĂ« mendjen duke luajtur me telefon? Sa herĂ« qĂ« veja e gjeja nĂ« telefon duke luajtur nĂ« telefon e ulur nĂ« tavolinĂ«. A u ka rĂ«nĂ« nga dora, a nuk e di
. NĂ« polici na pyesnin ne ‘mos i ka rĂ«nĂ« nga dora kunatĂ«s?’, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kunata nuk ka qenĂ« aty”, ka deklaruar ai.

Astrologu i njohur nga Korça hidhet nga kati i pestë i pallatit ku banonte, ndërron jetë në vend

By: Java News
7 October 2024 at 15:00

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 45-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte.

Bëhet fjalë për Jofiel Koço, i cili është i njohur publikisht si astrolog.

U raportua se 45-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Koço, përveç se kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit, njihej edhe si astrolog.

Ai ishte i pranishëm në emisione televizive ku interpretonte yjet.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

/a.r

Erdogan viziton Tiranën më 10 tetor, takim me Ramën për vijimin e bashkëpunimit

By: Java News
7 October 2024 at 14:52

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën më 10 tetor.

Presidenti Erdogan, do tĂ« pritet nĂ« takim “sy mĂ« sy” me kryeministrin Edi Rama dhe mĂ« pas takimi me delegacionet.

Qëndrimi i tij në Tiranë parashikohet të zgjasë vetëm pak orë, pasi ndalesa tjetër e presidentit turk, do të jetë Serbia.

Shqipëria dhe Turqia i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre vitet e fundit dhe kanë firmosur dokumentin e bashkëpunimit strategjik, ndërsa disa projekte janë duke u zbatuar.

Turqia konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe mbështetëse e fuqishme e saj në arenën ndërkombëtare.

/a.r

Gripi në prag, 280 mijë doza falas në Qendrat Shëndetësore, ministrja Koçiu: Vaksinohuni!

By: Java News
7 October 2024 at 14:45

Këtë të enjte ka nisur vaksinimi falas kundër gripit si mjeti më efikas dhe mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe vaksinimi do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu nga Qendra Shëndetësore Nr.6 në Tiranë, ku mori edhe vetë vaksinën kundër gripit u bëri thirje qytetarëve, veçanërisht atyre me sëmundje kronike që të vaksinohen falas në Qendrat Shëndetësore.

“Ti drejtohen Qendrave ShĂ«ndetĂ«sore pĂ«r tĂ« marrĂ« vaksinĂ«n e gripit dhe pĂ«r tĂ« jetuar njĂ« dimĂ«r tĂ« shĂ«ndetshĂ«m pa viroza dhe mbi tĂ« gjitha pa komplikacione qĂ« sjellin virozat. KĂ«shtu qĂ« vaksinohuni tani”, ishte thirrja e Koçiut.

Ministrja deklaroi se në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit, janë siguruar 280,000 doza vaksinë të shpërndara tashmë në të gjithë vendin. Ajo shtoi se nga vaksinimi falas përfitojnë disa grupe duke shtuar se është mënyra më efikase që parandalon dhe minimizon riskun nga komplikacionet që vijnë nga virozat e stinës vjeshtë-dimër.

Grupet për të cilët rekomandohet kryerja e vaksinës kundër gripit janë fëmijët 6 muaj -12 vjeç, punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, efektivët e policisë, personat që vuajnë nga sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe qytetarët mbi 60 vjeç.

/a.r

Gara me makina në qendër të Tiranës, pranga dy të rinjve

By: Java News
7 October 2024 at 14:38

Dy të rinj që janë konstatuar nga efektivët e policisë Rrugore duke bërë gara me makina në qendër të Tiranës, kanë përfunduar pas hekurave.

Mësohet se pas ndalimit nga policia, të rinjtë janë konstatuar se i drejtonin mjetet në gjendje të dehur.

Ata po ashtu nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë, gjatë kryerjes së veprimeve për ndalimin e tyre.

“D. D., 22 vjeç dhe B. U., 24 vjeç, tĂ« dy banues nĂ« TiranĂ«, pasi nĂ« rrugĂ«n “Abdi Toptani”, janĂ« konstatuar duke bĂ«rĂ« gara shpejtĂ«sie me automjete qĂ« i drejtonin nĂ« gjendje tĂ« dehur dhe pa leje drejtimi”, sqarojnĂ« autoritetet.

/a.r

Fatmir Mediu, thirrje shqiptarëve: Dilni rrëzoni Ramën, se po na fusin në burg

By: Java News
7 October 2024 at 14:32

Pak orë para protestës së opozitës, kryetari i Partisë Republikane ka dalë me një mesazh, ku bën thirrje për pjesëmarrje.

Në reagimin e tij, Fatmir Mediu shprehet se shqiptarët duhet të dalin në protestë, se po keqpërdoret drejtësia për të goditur opozitën.

Postimi i Mediut

Sot shqiptarët do të dalin të protestojnë, jo për opozitën, por për veten, familjen e tyre dhe Shqipërinë. Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur.

Sot ata ndihen të pashpresë dhe të braktisur. Sot nuk ka as shtet, as Kushtetutë, por vetëm një grup njerëzish që qeverisin pa ligj dhe punojnë çdo moment, vetëm për interesat e tyre dhe jo të shqiptarëve.

Nuk qeveriset me ligj dhe norma, por me urdhra dhe për interesa okulte klanore.

Fjala e lirë është mbytur nga frika e humbjes së vendit të punës, nga presioni i pushtetit dhe kontrolli i mediave.

Asnjë e drejtë dhe liri themelore, liri ekonomike dhe politike e qytetarëve dhe opozitës, nuk respektohet, nëse nuk i shërben Ramës dhe qeverisë.

Departamenti i Shtetit, në raportin e tij, ka deklaruar se; Shqipëria është problem për pastrimin e parave dhe trafikun e drogës, me lidhje që nga kartelet e drogës në Amerikën latine dhe influencë në Europë dhe Britani.

OSBE/ODHIR deklaron se; nuk ka zgjedhje të lira, nuk bëhet reformë zgjedhore. Votat blihen dhe vidhen me një ushtri patronazhistësh dhe banditësh, që bëjnë shantazh në emër të shtetit.

Administrata është shkatërruar dhe është në funksion të qeverisë.

Ka vetëm një pushtet mbi ligje mbi Kushtetutë, mbi gjyqësor, dhe ky është pushteti i një njeriu të vetëm, Ramës.

Pushteti gjyqësor përdoret si armë politike kundër opozitës, në kundërshtim me Kushtetutën, kodet dhe ligjin.

Çdo shqiptar sot duhet tĂ« kuptojĂ« se nuk Ă«shtĂ« duke soditur fatin e opozitĂ«s, por fatin e tij dhe familjes sĂ« tij.

Ky pushtet po hyn në çdo shtëpi, duke detyruar shqiptarët të braktisin vendin, ose ulin kokën, nën lëmoshën e varfërisë dhe mëshirën e qeverisë.

Të gjithë në protestë, për familjen tonë dhe Shqipërinë!

“Partizani”/ Akuzat e SPAK, Berisha dhe Malltezi depozitojnĂ« materialin kundĂ«rshtues

By: Java News
7 October 2024 at 14:21

Ish- kryeministri, Sali Berisha dhe dhĂ«ndri i tij, JamarbĂ«r Malltezi kanĂ« zgjedhur qĂ« t’i dĂ«rgojnĂ« me postĂ« kundĂ«rshtimet e tyre pĂ«r akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme mbi dosjen “Partizani”.

Avokatët e ish-kryeministrit i janë përgjigjur me një material 250 faqesh të gjitha pretendimeve të SPAK.

Berisha dhe Malltezi janĂ« tĂ« pandehurit e fundit nga 5 tĂ« tillĂ« nĂ« dosjen “Partizani”.

Më herët paraqitën kundërshtimet edhe dy biznesmenët, Fatmir Bektashi i akuzuar për korrupsion dhe pastrim të parave, Xhimi Begeja i akuzuar për pastrim të parave, gjithashtu edhe financierja, Andia Pustina edhe kjo me akuzën e pastrimit të parave.

MĂ« 11 shtator, SPAK i komunikoi BerishĂ«s akuzĂ«n “korrupsion pasiv”, ndĂ«rsa dhĂ«ndrit tĂ« tij JamarbĂ«r Malltezi “korrupsion pasiv dhe pastrim parash”.

Dy prokurorët kanë mbyllur hetimet dhe dosja i ka kaluar gjykatës së Posaçme që do të mbajë një seancë paraprake për të vendosur nëse do të nisë gjykimi për 5 të pandehurit apo ka nevojë për të tjera hetime.

/a.r

Aksident i rëndë në aksin rrugor Fier- Patos, detaje nga vendngjarja

By: Java News
7 October 2024 at 14:14

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier- Patos.

Dy automjete tip “ Toyota” dhe “ Peugeot” janĂ« pĂ«rplasur me njĂ«ra -tjetrĂ«n.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar edhe pse goditja, siç dallohet edhe nga pamjet, ishte mjaft e fortë.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor, jo vetëm për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë, por edhe për të menaxhuar trafikun i cili u rëndua pas aksidentit.

/a.r

Pas një viti, Izraeli është ende një fuçi baruti. Pse lindi shteti hebre atje?

By: Java News
7 October 2024 at 14:05

Një vit më parë, milicët e Hamasit sulmuan Izraelin. Krijimi i një shteti hebre në Palestinë daton në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe u bë realitet në vitin 1948. Por që atëherë gjithçka ka shkuar keq. Focus Storia  sjellë në vëmendje sesi lindi Shteti i Izraelit.

“UnĂ« sapo kam themeluar shtetin hebre. NĂ«se do ta thosha me zĂ« tĂ« lartĂ« sot, do tĂ« provokoja tĂ« qeshura tĂ« mĂ«dha. Por ndoshta pas pesĂ« ose pesĂ«dhjetĂ« vjetĂ«sh tĂ« gjithĂ« do ta kujtojnĂ« atĂ«â€. Ishte 31 gusht 1897 kur gazetari hebreo-hungarez Theodor Herzl (1860-1904) shqiptoi fjalĂ« qĂ« do tĂ« dĂ«shmoheshin si profetike.

NĂ« ato ditĂ«, me ftesĂ« tĂ« vetĂ« Herzlit, rreth dyqind delegatĂ« nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia ishin mbledhur nĂ« Bazel pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« jetĂ« Kongresit tĂ« parĂ« Sionist. NĂ« hapje tĂ« takimit ata morĂ«n njĂ« simbol njohjeje me Luanin e JudĂ«s tĂ« rrethuar nga Ylli i Davidit dhe mbishkrimin: “Lindja e shtetit hebre Ă«shtĂ« e vetmja zgjidhje e mundshme pĂ«r çështjen hebraike”.

ORIGJINA

NĂ« sallĂ« ishte atmosfera e rasteve tĂ« shkĂ«lqyera. Shkrimtari Max Nordau (1849-1923), gjithashtu njĂ« vendas nga Budapesti dhe njĂ« mbĂ«shtetĂ«s i madh i Herzl-it, qĂ«ndronte i shqetĂ«suar pas skenĂ«s. Ishte ai qĂ« hartoi programin e AsamblesĂ« Kushtetuese qĂ« do tĂ« kishte çuar nĂ« krijimin e njĂ« shteti hebre. Herzl, i konsideruar qysh atĂ«herĂ« si babai themelues i Sionizmit politik, kishte hedhur themelet e projektit vetĂ«m njĂ« vit mĂ« parĂ«, nĂ« 1896, duke botuar “Shtetin hebre”, njĂ« ese qĂ« pati njĂ« jehonĂ« tĂ« madhe midis hebrenjve tĂ« EvropĂ«s dhe u bĂ« manifesti programor i lĂ«vizjen, shkruan A2.

JO DOMOSDOSHMËRISHT SIONI

Disa vite mĂ« parĂ«, nĂ« revistĂ«n “Selbst-Emanzipation”, intelektuali vjenez Nathan Birnbaum (1855-1920) kishte pĂ«rdorur termin “sionizĂ«m” pĂ«r tĂ« treguar Ă«ndrrĂ«n e kthimit nĂ« malin Sion, vendi i vendbanimit tĂ« parĂ« kananit nĂ« vitin 2400 para Krishtit. Duke qenĂ« dĂ«shmitarĂ« tĂ« rritjes sĂ« nacionalizmit gjerman brenda PerandorisĂ« Habsburge, si Herzl ashtu edhe Birnbaum ishin tĂ« bindur se populli hebre i diasporĂ«s duhet tĂ« kishte njĂ« atdhe sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« ishte e mundur. NĂ« kongresin e Bazelit tĂ« vitit 1897 u hodhĂ«n themelet e organizatĂ«s sioniste me njĂ« ekzekutiv tĂ« kryesuar nga vetĂ« Herzl.

“MegjithatĂ«, pĂ«r çështjen e territorit nĂ« tĂ« cilin do tĂ« ndĂ«rtohet shteti hebre, kongresi nuk zgjodhi menjĂ«herĂ« PalestinĂ«n ”, shpjegon Arturo Marzano, historian i Sionizmit nĂ« Universitetin e PizĂ«s.

“NĂ« dekadĂ«n nĂ« vijim pati njĂ« debat shumĂ« tĂ« nxehtĂ« midis atyre qĂ« e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« hipotezĂ« dhe atyre qĂ«, si Herzl, do tĂ« kishin pranuar gjithashtu njĂ« rajon tjetĂ«r, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« kishte pĂ«lqimin e ndonjĂ« qeverie evropiane”, raporton A2.

NJË ATDHE, POR KU?

Synimi parësor i identifikuar në Bazel ishte pikërisht ai: të bindeshin fuqitë botërore që të mbështesin objektivat e Sionizmit. Herzl provoi rrugën diplomatike fillimisht me Gjermaninë, më pas me Perandorinë Osmane dhe në fund me britanikët.

Ndërsa Berlini dhe Stambolli hezitonin, Londra fillimisht propozoi një vendbanim hebre në Afrikën Lindore, në një zonë të Kenias së sotme (atëherë një koloni britanike). Opsioni afrikan u refuzua përfundimisht nga kongresi i gjashtë sionist, në 1903.

NjĂ« vit mĂ« pas Theodor Herzl vdiq pa arritur qĂ«llimin e tij. MegjithatĂ«, idetĂ« e tij kishin krijuar njĂ« strukturĂ« tĂ« parĂ« organizative unitare, e cila do tĂ« siguronte themelet e shtetit tĂ« ardhshĂ«m. Ëndrra e mbĂ«shtetjes nga njĂ« fuqi evropiane, konkretisht nga Perandoria Britanike, u realizua nga kimisti me origjinĂ« ruse, Chaim Weizmann (1874-1952). Kryevepra e tij diplomatike ishte Deklarata Balfour e 2 nĂ«ntorit 1917 , me tĂ« cilĂ«n britanikĂ«t u njohĂ«n pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« hebrenjve “tĂ« drejtĂ«n e njĂ« shtĂ«pie nĂ« PalestinĂ«â€.

INTERESAT BRITANIKE

“Motivimi kryesor i DeklaratĂ«s”, pohon Marzano, gjithashtu autor i esesĂ« Historia e Sionizmit. Shteti i hebrenjve nga Herzl e deri mĂ« sot “duhet kĂ«rkuar nĂ« dĂ«shirĂ«n angleze pĂ«r t’u vendosur nĂ« njĂ« zonĂ« tĂ« konsideruar strategjikisht qendrore pĂ«r politikĂ«n e saj tĂ« jashtme, afĂ«r Kanalit tĂ« Suezit dhe thelbĂ«sore pĂ«r tregtinĂ« me IndinĂ«, por gjithashtu pranĂ« MesopotamisĂ«, me puset e saj tĂ« naftĂ«s, tĂ« dobishme pĂ«r ruajtjen e supremacisĂ« ushtarake, politike dhe ekonomike. SionistĂ«t u konsideruan mĂ«nyra mĂ« e mirĂ« pĂ«r tĂ« legjitimuar zgjedhjen angleze pĂ«r t’u vendosur nĂ« PalestinĂ«â€.

Prandaj, Palestina e detyrueshme nën kontrollin britanik lindi me Deklaratën e Balfourit, ndërsa në vitin 1923 lëvizja sioniste themeloi Agjencinë Hebraike, së cilës iu besua detyra për të mbështetur administratën angleze, raporton A2.

NJË SHTET I PAVARUR

NĂ« vetĂ«m pak vite, Mandati Britanik e transformoi komunitetin hebre, i cili nĂ« vitin 1922 pĂ«rbĂ«nte pak mĂ« shumĂ« se 11% tĂ« popullsisĂ« sĂ« detyrueshme (d.m.th. atĂ« nĂ«n mandatin britanik tĂ« PalestinĂ«s, i pĂ«rbĂ«rĂ« nga hebrenj, arabĂ« dhe tĂ« tjerĂ«) nĂ« njĂ« komb qĂ« nĂ« vitin 1946 kishte 31% hebrenj dhe kishte tĂ« gjitha kĂ«rkesat e nevojshme pĂ«r t’u bĂ«rĂ« njĂ« shtet i pavarur: njĂ« qeveri, parti politike, njĂ« sistem arsimor dhe shĂ«ndetĂ«sor, njĂ« ekonomi funksionale dhe njĂ« ushtri qĂ« i pĂ«rgjigjej udhĂ«heqjes politike. Por sionizmi nuk ka qenĂ« kurrĂ« njĂ« lĂ«vizje monolite dhe gjatĂ« viteve ka prodhuar opsione politike konfliktuale. Vizioni i Chaim Weizmann-it, i cili mbĂ«shteti nevojĂ«n pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« shtet palestinez arabo-hebre, u kundĂ«rshtua me atĂ« tĂ« “sionistĂ«ve revizionistĂ«â€ tĂ« rusit Zeev Jabotinsky (1880-1940), nacionalistĂ« tĂ« theksuar, tĂ« cilĂ«t donin tĂ« krijonin njĂ« Shteti hebre, duke i dĂ«buar arabĂ«t nga ato troje.

ROLI I SHBA

Lufta e Dytë Botërore, me shfarosjen e miliona hebrenjve në Evropë, shënoi një hap vendimtar. Shtytja drejt krijimit të një shteti hebre në Palestinë u bë gjithnjë e më e fortë, pasi lëvizja sioniste fitoi mbështetje në rritje ndërkombëtare, kryesisht nga Shtetet e Bashkuara.

“Shoah e shndĂ«rroi Sionizmin nĂ« njĂ« strehĂ«, ai pĂ«rfaqĂ«soi atĂ« shpĂ«tim qĂ« shumica dĂ«rrmuese e hebrenjve tĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore qĂ« i mbijetuan shfarosjes nuk e panĂ« mĂ« tĂ« garantuar nĂ« vendet e tyre”, vazhdon Marzano. “Ai konfirmoi atĂ« qĂ« sionizmi kishte thĂ«nĂ« deri atĂ«herĂ«, se zgjidhja e çështjes hebraike mund tĂ« ishte vetĂ«m njĂ« shtet hebre dhe se hebrenjtĂ« kishin nevojĂ« pĂ«r atdheun e tyre, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« ajo qĂ« kishte ndodhur tĂ« mos pĂ«rsĂ«ritej mĂ«â€.

PikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« klimĂ« u arrit nĂ« vitin 1947 pĂ«rpjekja e parĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje politike. NĂ« nĂ«ntor tĂ« atij viti Kombet e Bashkuara u prononcuan nĂ« favor tĂ« ndarjes sĂ« PalestinĂ«s nĂ« dy shtete tĂ« pavarura. Propozimi u refuzua nga arabĂ«t, tĂ« cilĂ«t donin krijimin e njĂ« shteti tĂ« vetĂ«m arabo-hebre. ShpĂ«rtheu njĂ« luftĂ« e shkurtĂ«r civile, e cila pa forcat sioniste qĂ« dolĂ«n fituese, duke detyruar shumĂ« arabĂ« nĂ« PalestinĂ« tĂ« bĂ«nin njĂ« eksod fillestar dhe mĂ« nĂ« fund t’i jepnin jetĂ« Shtetit tĂ« Izraelit. PavarĂ«sia u shpall mĂ« 14 maj 1948, vetĂ«m disa orĂ« para skadimit tĂ« mandatit britanik.

ASNJË HAPËSIRË E PËRBASHKËT

Chaim Weizmann u zgjodh presidenti i parĂ« i RepublikĂ«s. MegjithatĂ«, njeriu qĂ« dominoi skenĂ«n politike izraelite pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore ishte David Ben Gurion (1886-1973), lider i “sionistĂ«ve socialistĂ«â€ dhe kryeministĂ«r i Izraelit nga viti 1948 deri nĂ« 1963.

QĂ«llimi i tij ishte tĂ« konsolidonte vendin pĂ«rmes emigracionit tĂ« gjerĂ«, por, siç deklaroi historiani izraelit Zeev Sternhell, “nĂ« fjalimet e Ben Gurion nuk pĂ«rmendej kurrĂ« barazia, drejtĂ«sia dhe vlerat universale. Socializmi ishte bĂ«rĂ« njĂ« mjet pĂ«r realizimin e Sionizmit”.

KRITIKA E BRENDSHME

Zërat kritikë filluan të ngriheshin në Izrael në vitet 1950. Njëra ishte ajo e filozofit Hannah Arendt , e cila kundërshtoi parimin e ekzistencës së një shteti-komb hebre, pasi përjashtonte apriori krijimin e një hapësire të përbashkët në të cilën arabët dhe hebrenjtë mund të bashkëjetonin.

“MegjithatĂ«, kĂ«ta zĂ«ra mbetĂ«n tĂ« padĂ«gjuar”, vazhdon Marzano, “dhe kjo mungesĂ« ndĂ«rgjegjĂ«simi bĂ«ri qĂ« sionizmi tĂ« ngulitej gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nĂ« vizionin nacionalist”.

POST-ZIONISTËT

Sionizmi Ă«shtĂ« ende njĂ« fenomen i larmishĂ«m sot. NĂ« fund tĂ« viteve 1980, njĂ« brez i ri intelektualĂ«sh izraelitĂ« i dha shkas “post-sionizmit”, i cili vuri nĂ« pikĂ«pyetje natyrĂ«n e shtetit tĂ« Izraelit, duke kritikuar kolonizimin e Bregut PerĂ«ndimor dhe diskriminimin e vazhdueshĂ«m kundĂ«r popullit palestinez.

“Post-sionistĂ«t, nĂ«se besoni nĂ« njĂ« shtet plotĂ«sisht demokratik, ka ardhur koha pĂ«r tĂ« kaluar nga njĂ« shtet hebre nĂ« njĂ« shtet qĂ« garanton tĂ« drejtat pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t e tij”, pĂ«rfundon Marzano. Por dhuna qĂ« ka shpĂ«rthyer sĂ«rish vitin e fundit ka vulosur edhe njĂ« herĂ« dĂ«shtimin e politikĂ«s.

/a.r

Detaje nga vrasja në Sarandë / Kishte humbur vajzën 1 muaj më parë, viktima i kërkoi qiraxhiut të ulte muzikën

By: Java News
7 October 2024 at 13:54

Ngritja e nivelit të muzikës në banesë është bërë shkaku i konfliktit në Sarandë që përfundoi me një viktimë. Klan News mëson se 65 vjeçari Gëzim Bizgjoni i ka kërkuar qiraxhiut Admir Beqiri të ulte muzikën pasi mbante zi për humbjen e vajzës 29 vjeçare para një muaji. Në konflikt e sipër Admir Beqiri e goditi me shishe dhe kazmë në kokë, duke e lënë të vdekur.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës. 65 vjeçari punonte në ndërtim dhe prej pak kohësh kishte strehuar në banesë kundrejt pagesës, Beqirin.

Vetëm pak minuta pas krimit policia arrestoi autorin. Në njoftim zyrtar thotë se autori dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit kur kreu krimin.

40-vjeçari Admir Beqiri njihet si person me precedentë penalë. Ai ka qenë disa herë i shoqëruar për veprime të dhunshme. Para disa vitesh atij i kanë vrarë vëllain në fshatin Gjashtë të Sarandës pas konfliktit për prishjen e pazareve të drogës.

/a.r

Avokati i Popullit i jep një dorë Berishës: Do monitorojmë komisariatet, të shohim kush do arrestohet


By: Java News
7 October 2024 at 13:45

Pesë grupe monitorimi të ngritur nga Avokati i Popullit do të jenë sot në terren gjatë protestës së opozitës në orën 18:00 para Kryeministrisë, me qëllim ndjekjen nga afër të zhvillimeve.

Po ashtu, katër grupe të tjera monitorimi pas protestës do të jenë prezentë në komisaritatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Sipas njoftimit të Avokatit të Popullit, një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Masat e marra nga institucioni i Avokatit te Popullit, vijnë në përmbushje të misionit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve

“Institucioni i Avokatit tĂ« Popullit rithekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e respektimit tĂ« sĂ« drejtĂ«s pĂ«r protestĂ« paqĂ«sore, e garantuar nga Kushtetuta e RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe konventat ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut. Çdo qytetar ka tĂ« drejtĂ« tĂ« shprehĂ« mendimin e tij dhe tĂ« protestojĂ« paqĂ«sisht, pa frikĂ« nga represioni apo dhuna. NĂ« kĂ«tĂ« drejtim, apelojmĂ« pĂ«r mirĂ«kuptim dhe bashkĂ«punim mes tĂ« gjithĂ« aktorĂ«ve pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« protestĂ« paqĂ«sore, ku tĂ« drejtat dhe liritĂ« e qytetarĂ«ve tĂ« respektohen plotĂ«sisht”, thuhet nĂ« njoftim, ndĂ«rsa mĂ« tej i bĂ«het thirrje PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe autoriteteve pĂ«rkatĂ«se qĂ« tĂ« veprojnĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si, duke respektuar standardet e ndĂ«rhyrjes sĂ« nevojshme pĂ«r tĂ« garantuar rendin dhe sigurinĂ«, pa cenuar tĂ« drejtat e qytetarĂ«ve.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje gjithashtu edhe protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë.

/a.r

Protesta, Flamur Noka jep porositĂ« e fundit, mbledh nĂ« seli “strategĂ«t” e PD

By: Java News
7 October 2024 at 13:38

Opozita do të mbajë sot një protestë, e cila do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë, e më pas do të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, siç ka njoftuar PD.

Opozita ka bërë me dije se ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime as nga politikanët e as nga mbështetës të tyre.

Ndërkohë në selinë e PD-së po bëhen përgatitjet e fundit. Mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbledhur drejtuesit e selisë blu. Gazment Bardhi, Oerd bylykbashi, Edi Paloka, Agron Gjekmarkaj e Albana Vokshi janë në seli për përgatitjet e fundit te protestës.

PD ka vendosur të organizojë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e saj pas arrestimit të ish deputetit Ervin Salianji dhe për të mobilizuar mbështetje nga qytetarët.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë gjatë protestës, do të angazhohen rreth 1500 forca policie, përfshirë policinë e rendit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Shqiponjat.

/a.r

Vendos KQZ! Ja kur e merr Andrea Mano mandatin e Salianjit

By: Java News
7 October 2024 at 13:27

NesĂ«r Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ti jap mandatin e deputetit Andrea Manos, i cili do tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« nĂ« Kuvend ish deputetin Ervin Salianji. Ky i fundit sipas vendimit tĂ« Apelit qĂ« la nĂ« fuqi ShkallĂ«n e ParĂ« do tĂ« vuajĂ« dĂ«nimin me njĂ« vit burg pĂ«r ‘kallĂ«zim tĂ« rremë’ nĂ« dosjen Babale.

Ndërkohë vakancën e krijuar me burgosjen e Salianjit e lexoi në parlament kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali theksoi se për Salianjin nuk është e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Ajo seancë u bë shtysë që opozita të marrë karriget në Parlament, ti hedh jashtë në oborr e ti vërë flakën me benzinën që ndodhej në çantën e deputetes Elda Hoti.

Tashmë sipas renditjes së listës së Korçës së deputetëve të PD-së në 2021, radha i takon Andrea Manos për të qenë deputetë për pjesën e mbetur deri në zgjedhjet e 2025.

/a.r

Korrelacioni negativ mes protestave ekstreme dhe rezultatit pasardhës elektoral

By: Java News
7 October 2024 at 13:16

Nga Eduard Zaloshnja

Në literaturën shkencore mund të gjenden dhjetra studime rreth efektit të protestve paqësore dhe atyre ekstreme në rrotacionin e pushtetit. Gjetjet e atyre studimeve tregojnë se në shumicën dërrmuese të rasteve, të parat kanë qenë shumë më të suksesshme se të dytat. Kjo, për faktin se protestat paqësore, kur kanë pjesëmarrje masive, shërbejnë si një sinjal se shumica e popullsisë kërkon ndryshim politik.

Në Shqipëri nuk është bërë ndonjë studim shkencor për protestat e ndryshme qysh pas rrëzimit të regjimit komunist (gajtë regjimit komunist nuk kishte protesta, për arsye mëse të kuptueshme). Sidoqftë një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve të tre dekadave të fundit mund të na japë një ide.

Pas humbjes së thellë më 1997, Berisha u rikthye në selinë e PD-së me objektivin që ta rrëzonte PS-në nga pushteti sa më shpejt. Dhe strategjia e tij ishte ajo e protestave të egra, që kulmuan me pushtimin e përkohshëm të Kryeministrisë, Parlamentit, RTSH-së, ministrive etj. Por meqë përkrahja e brendshme ishte e kufizuar vetëm në pak mijra militantë dhe përkrahja e jashtme ishte praktikisht zero, Berisha u detyrua të tërhiqej bashkë me një grup militanttësh në selinë e PD-së.

Në zgjedhjet lokale të rradhës, PD-ja humbi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të rradhës, PD-ja dhe aleatët e saj morën vetëm 37% të votave, ndikuar edhe nga ndarja e një grupi demokratësh paqësorë që krijuan PDr-në.

Duke marrĂ« mĂ«sim nga rezultatet e atyre zgjedhjeve, Berisha iu fut rrugĂ«s paqĂ«sore tĂ« protestave, qĂ« kulmuan me protestĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« PD-sĂ« nĂ« shekullin e ri (me sloganin “Nano ik!”). Duke ndĂ«rthurur protestat paqĂ«sore, me krjimin e KOP-it (njĂ« komitet i pĂ«rbĂ«rĂ« nga tĂ« rinj intelektualĂ« me arsimim perĂ«ndimor), si dhe me silura diversioniste nĂ« kampin socialist (pĂ«r ndarjen e Nanos nga Meta), Berisha arriti tĂ« rikthehet nĂ« pushtet mĂ« 2005, megjithĂ«se koalicioni i tij mori vetĂ«m 44% tĂ« votave.

Pasi erdhi në krye të PS-së (pas dorëheqjes së Nanos), Edi Rama zgjodhi rrugën paqësore të të bërit opozitë. Ai riafroi Ilir Metën, dhe në zgjedhjet e para lokale, PS-ja fitoi në të gjitha bashkitë kryesore të vendit (përveç Shkodrës). Por duke e ndjerë veten të fuqishëm, Rama u nda nga Meta para zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, të cilat i humbi me diferencë centimetrike.

Pas atyre zgjedhjeve, Rama zgjodhi rrugën e protestave të egra që kulmuan me një grevë 40-ditore urie para Kryeministrisë dhe, sidomos, me atë të 21 janarit 2011. Por ato protesta nuk prodhuan një rezultat pozitv elektoral për të. Atë vit ai humbi Tiranën me diferencë milimetrike, ndërkohë që e kishte fituar katër vjet më parë me 20 mijë vota epërsi.

Pasi u pĂ«rhumb nĂ« muajt e verĂ«s duke shkruajtur librin e tij “Kurbani”, Rama iu rikthye strategjisĂ« paqĂ«sore, e cila kulmoi me “darkĂ«n e ngjalave”. Darkw ku u ribashkua me mik-armikun e tij Meta. Dhe nĂ« koalicion me tĂ« i dha 1 milion shuplaka BerishĂ«s.

Berisha u tĂ«rhoq formalisht nga froni i PD-sĂ« dhe ia la atĂ« BashĂ«s, i cili iu rikthye opozitĂ«s ekstreme. Bojkotoi reformĂ«n territoriale dhe gjobĂ«n e mori nĂ« zgjedhjet lokale tĂ« 2015-Ă«s, ku harta administrative e ShqipĂ«risĂ« u ngjyros 75% e kuqe. Bllokoi 3 muaj me çadĂ«r bulevardin para zgjedhjeve tĂ« 2017 dhe gjobĂ«n e mori nĂ« zgjedhjet e atij viti, ku PD-ja mori vetĂ«m 29% tĂ« votave. Bojkotoi zgjedhjet lokale tĂ« 2019-Ă«s dhe PS-ja mori 100% tĂ« bashkive


Para zgjedhjeve të 2021-shit, Basha (nënkupto edhe Berisha pas tij) e mblodhën mendjen dhe zgjodhën rrugën paqësore të ardhjes në pushtet. Rezultati në ato zgjedhje ishte shumë më i mirë se 29-përqindëshi i 2017-ës (mori pothuaj 40% të votave), por sidoqoftë nuk arriti dot rrotacionin.

Më tej, rezultatet katastrofike të zgjedhjeve lokale të 2023-shit për opozitën nuk kanë korrelacion me llojin e protestave, por me përplasjet e egra brenda saj (kujtoni 8 janarin 2023 në oborrin e SHQUP-it). Ndërsa rezultatet e pritshme më 2025 mund të kenë korrelacionin negativ mes protestave ekstreme dhe rrotacionit. Një korrelacion negativ që është evidentuar kudo në botë, si edhe në Shqipërinë tonë të vogël


❌
❌