Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Agjencia Telegrafike Shqiptare

BERLIN – Scholz kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme

7 October 2024 at 18:38

BERLIN, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme dhe shprehu solidaritetin me Izraelin, në përvjetorin e sulmeve të 7 tetorit nga grupi islamik palestinez Hamas.

“Të dashur miq në Izrael, ne jemi pranë jush, ne jemi në anën tuaj”, theksoi Scholz në hapjen e një konference mbi zhvillimin e qëndrueshëm në qytetin verior gjerman të Hamburgut.

Scholz gjithashtu theksoi vuajtjet e palestinezëve në Gaza pas një viti lufte.

“Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga përvoja e përditshme e dhunës dhe urisë. Kjo është arsyeja pse qeveria federale po bën thirrje për një armëpushim, për lirimin e pengjeve, për një gjyq politik, edhe pse tani duket më larg se kurrë”, theksoi ai.

Zgjidhja e vetme e konfliktit për Scholzin është ajo me dy shtete, në mënyrë që “izraelitët dhe palestinezët të jetojnë përgjithmonë krah për krah”.

”Por, ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse parandalohet një përshkallëzim më i gjerë në rajon”, argumentoi kancelari duke i bërë thirrje milicisë libaneze Hezbollah dhe mbështetësve të saj në Iran që ”t’i japin fund sulmeve të tyre”./   /os/

The post BERLIN – Scholz kërkon armëpushim në Lindjen e Mesme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria marrëveshje me Malin e Zi në fushën e konkurrencës

7 October 2024 at 18:06

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba priti në një vizitë pune, homologun malazez Dragan Damjanovic.

Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit midis dy institucioneve, në kuadër të rritjes së konkurrencës në treg dhe integrimit ekonomik nëpërmjet një ekonomie tregu të hapur dhe sa më konkurruese.

Në këtë kontekst, u nënshkrua dhe marrëveshja e mirëkuptimit në fushën e zbatimit dhe politikës së konkurrencës.

Kjo marrëveshje, synon të rrisë edhe më tej shkëmbimin e informacionit dhe politikat në fushën e zbatimit të ligjit të konkurrencës, ndarjen e ekspertizës në fushën e hetimeve lidhur me shkeljen e rregullave të konkurrencës, shkëmbimin e përvojave në fushën e promovimit të konkurrencës si dhe organizimi i vizitave studimore dhe trajnimeve të ekspertëve.

Autoriteti i Konkurrencës ka prioritet zgjerimin e bashkëpunimit me autoritetet e konkurrencës së vendeve të rajonit dhe më gjerë, me qëllim promovimin dhe rritjen e kulturës së konkurrencës.

1 nga 3

/a.f/r.e/

The post Shqipëria marrëveshje me Malin e Zi në fushën e konkurrencës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të rinj nga Lugina e Preshevës, Bujanoci e Medvegja nisin studimet në Universitetin e Gjirokastrës

7 October 2024 at 18:00

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Në Universitetin e Gjirokastrës do të studiojnë këtë vit akademik edhe të rinj nga Lugina e Preshevës, Bujanovci dhe Medvegja.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte sot në Gjirokastër ku u takua me pedagogë e studentë të Universitetit “Eqrem Çabej”, në nisje të vitit të ri akademik.

Ministrja ndër të tjera diskutoi edhe për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

“Me pedagogët diskutuam për të integruar më mirë diplomat me tregun e punës, ku turizmi ka hapur fronte punësimi për të rejat e të rinjtë e gjithë qarkun Gjirokastër. Risia është se falë marrëveshjeve për shkëmbime studentore, tanimë këtu studiojnë edhe të rinj nga Lugina e Preshevës, Bujanoci e Medvegja”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja informoi se shumë shpejt do të nisë veprimtarinë e tij në Gjirokastrës kampusi i Universitetit Kombëtar të Spanjës për Edukimin në Distancë (UNED).

“Këto do ta kthejnë Gjirokastrën në një qendër që mbledh studentë nga të gjitha trevat”, thekoi ministrja.

Mbi 20 mijë studentë u ulën sot për herë të parë në auditoret e Universiteteve në të gjithë vendin.

1 nga 3

/a.f/r.e/

The post Të rinj nga Lugina e Preshevës, Bujanoci e Medvegja nisin studimet në Universitetin e Gjirokastrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Biden: Sulmet e 7 tetorit një brutalitet i papërshkrueshëm

7 October 2024 at 17:59

UASHINGTON, 7 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-se Joe Biden i është bashkuar liderëve të botës në përkujtimin e sulmeve të 7 Tetorit ne Izrael, ku pa 1 200 persona të vrarë nga Hamasi dhe grupet e tjera militante, pikërisht para një viti.

“Në këtë përvjetor solemn, le të jemi dëshmitarë për sulmet e pathëna të 7 tetorit, por gjithashtu për jetët që u vodhën atë ditë”, theksoi Biden në një deklaratë.

”Sulmet e 7 tetorit sollën në pah kujtimet e hidhura lënë nga dhuna dhe urrejtja kundër hebrenjve”, theksoi ai.

“Pas një viti, unë dhe zëvendëspresidentja Harris mbetemi shumë të përkushtuar në sigurinë e hebrenjve, sigurinë e Izraelit, dhe të drejtën e tij për të ekzistuar”, theksoi ai.

Biden gjithashtu adresoi fatin e Gazes, duke thënë se ”historia do të kujtojë 7 tetorin si një dite zie për palestinezët për shkak të konfliktit atë ditë”.

Presidenti i SHBA tha qe ”administrata e tij vazhdon të punojë për një armëpushim në Gaza që solli pengjet në shtëpi, rriti ndihmat humanitare për të lehtësuar vuajtjet, sigurinë në Izrael deri sa të mbarojë kjo lufte”.    /os/

The post SHBA – Biden: Sulmet e 7 tetorit një brutalitet i papërshkrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi

7 October 2024 at 17:40

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ OPDAT zhvilloi fundjavën e kaluar një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, bëri të ditur sot se, së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thekson Ambasada e SHBA.

/r.e//a.f/

The post OPDAT, seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Ndryshimi i masës i mjaftueshëm që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses

PRISHTINË, 7 tetor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se në pikën kufitare në Merdarë është hequr masa e sigurisë për mallrat serbe, nga kufizimi, te kontrolli i shtuar.

Ai tha se aty do të vazhdohet me kontroll të shtuar derisa të vijnë skanerët për t’i vendosur në të gjitha pikat kufitare me Serbinë.

I pyetur se a është koordinuar ky vendim me Gjermaninë, Kurti tha se beson se ky ndryshim i masës është i mjaftueshëm që mbledhja e CEFTA-s dhe samiti i Procesit të Berlinit të jenë të suksesshëm.

Ai tregoi edhe rëndësinë e pajisjet me skanerë që sipas tij do të tregojnë nëse maunet me mallra mund të kenë armë dhe municione.

Kurti theksoi se kjo masë është vendosur për shkaqe të sigurisë dhe jo të karakterit tregtar.

Në anën tjetër, kreu qeveritar foli edhe për marrëveshjen bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.

Sipas tij qëllimi i Beogradit është të flasë për dialogun me Kosovën pa u përmendur marrëveshja e dakorduar në Bruksel gjatë shkurtit të vitit të kaluar. Kurti tha se ajo që ai insiston është që kjo marrëveshje e dakordësuar me Serbinë, të nënshkruhet dhe të ketë garanci legale për zbatimin. Ai tha se qeveria e Kosovës kërkon gjithashtu që të dorëzohen përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmit terrorist të Banjskës dhe kriminelët e grupit paramilitar që vranë Afrim Bunjakun në shtator të vitit të kaluar, e që tani kanë edhe një aktakuzë nga Republika e Kosovës.

Pra, tri janë kërkesat e Kosovës, tha Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së vitit të kaluar të ish-kryeministres serbe Brnabiç dhe dorëzimi i Milan Radoiçiqit

/KosovaPress/

The post Kurti: Ndryshimi i masës i mjaftueshëm që CEFTA dhe Procesi i Berlinit të kenë sukses appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MJEDIS – Antarktida gjithnjë e më e gjelbër

7 October 2024 at 17:17

LONDËR, 7 tetor /ATSH-ANSA/ – Antarktida po bëhet gjithnjë e më e gjelbër, një transformim veçanërisht i dukshëm në Gadishullin Antarktik, ku zonat e mbuluara nga bimësia janë rritur dhjetëfish në 40 vitet e fundit.

Kjo tregohet nga imazhet satelitore të analizuara nga studiuesit e udhëhequr nga Thomas Roland, nga Universiteti i Exeter në Britaninë e Madhe dhe të publikuara në ”Nature Geoscience”.

“Peizazhi i Antarktidës është ende pothuajse tërësisht i dominuar nga bora, akulli dhe shkëmbi, me vetëm një pjesë të vogël të kolonizuar nga jeta bimore, por ajo pjesë e vogël është rritur në mënyrë dramatike, duke demonstruar se edhe ky rajon i gjerë dhe i izoluar po ndikohet nga klima dhe ndryshimi i shkaktuar nga njeriu”, theksoi Roland.

Në fakt, duke krahasuar imazhet satelitore të mbledhura që nga viti 1986, është e mundur të vërehet sesi zona e mbulesës së bimëve në gadishullin Antarktik është rritur nga më pak se një kilometër katror në vitin 1986 në pothuajse 12 kilometra katrorë në vitin 2021.

Është një mbulesë e kufizuar dhe e përbërë kryesisht nga myshk, por studimi nënvizon se si shtrirja është rritur shumë shpejt dhe duket e destinuar të rritet më tej dhe ndërsa këto ekosisteme të reja konsolidohen, ato mund të ndryshojnë mjedisin e rajonit.

“Toka në Antarktidë është kryesisht e varfër por kjo rritje në jetën e bimëve do të shtojë lëndë organike dhe do të lehtësojë formimin e tokës, duke hapur potencialisht rrugën për rritjen e bimëve të tjera. Kjo rrit rrezikun e ardhjes së specieve jovendase dhe pushtuese, të transportuara ndoshta nga ekoturistët, shkencëtarët ose vizitorët e tjerë në kontinent”, deklaroi Olly Bartlett, nga Universiteti i Hertfordshire./   /os/

The post MJEDIS – Antarktida gjithnjë e më e gjelbër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arsimi profesional, 4 828 nxënës u regjistruan në klasë të dhjetë

7 October 2024 at 17:13

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ 4 828 të rinj u regjistruan në klasë të dhjetë, për të ndjekur arsimimin profesional, përmes aplikimit në portalin e-Albania, gjatë periudhës 8 korrik – 30 shtator.

Arsimi profesional ka avantazhe të shkëlqyera me reduktim e rimbursim tarifash, pajisjen me aftësi sipas tregut të punës, pa hequr të drejtën në vijimin e studimeve universitare.

Numri i nxënësve të regjistruar këtë vit rezulton 10 % më i lartë se një vit më parë. Ndër këta rezultojnë të jenë regjistruar 814 vajza, ose 5 % më shumë se një vit më parë.

Drejtimet që kanë më shumë kërkesë janë shërbimet e mjeteve të transportit me rreth 1 100 nxënës të regjistruar në klasë të 10-të, ose 23 % e totalit.

Nga ana tjetër, në hoteleri-turizëm janë regjistruar rreth 960 nxënës, në teknologji informacioni janë regjistruar 740 nxënës, në elektronikë janë regjistruar 4 705 nxënës, në ekonomi-biznes janë regjistruar 440 nxënës, në drejtimin teknologji ushqimore janë regjistruar 110 nxënës dhe në drejtimin bujqësi janë regjistruar 100 nxënës.

/r.e//a.f/

The post Arsimi profesional, 4 828 nxënës u regjistruan në klasë të dhjetë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit

7 October 2024 at 16:40

JERUZALEM, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Franca beson se vetëm forca nuk mund të jetë e mjaftueshme për të garantuar sigurinë e Izraelit, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot në Jeruzalem, në përvjetorin e parë të sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit.

“Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit”, tha Barrot në një konferencë shtypi.

“Për t’i kthyer më në fund pengjet te të dashurit e tyre, për të lejuar përfundimisht kthimin e të zhvendosurve nga veriu në shtëpitë e tyre, pas një viti lufte, ka ardhur koha për diplomaci”, shtoi ai, ndërsa lufta që Izraeli po bën në Rripin e Gazës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, po zgjerohet në Liban kundër Hezbollahut.

“Hezbollahu mban një përgjegjësi të rëndë për situatën në Liban, ku ushtria izraelite vazhdon bombardimet e saj dhe nisi atje një javë më parë një ofensivë tokësore kundër lëvizjes islamike libaneze“, theksoi Barrot, pas takimit me homologun e tij izraelit, Israël Katz.

“Ky përvjetor i trishtuar i 7 tetorit është një mundësi për të na kujtuar. Franca është e përkushtuar në mënyrë të pandërprerë për sigurinë e Izraelit”, deklaroi Barrot.

“Ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, theksoi ai.

“Parisi mobilizoi burimet e tij ushtarake, në prill si në tetor, për të ndihmuar Izraelin të shmangë sulmet balistike të papranueshme nga Irani, nga të cilët Hamasi dhe Hezbollahu janë aleatët kryesorë në rajon“, vijoi ai.

“Dhe ne kemi vazhduar të jemi në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar Republikën Islamike të Iranit të sigurojë armë bërthamore ose për të penguar axhendën e tij të destabilizimit rajonal“, tha Barrot./  a.jor.

The post FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet në Vlorë, Dredha mbledh Këshillin Teknik: Përmirësim i infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha mblodhi sot në një takim të rëndësishëm Këshillin Teknik të përbërë nga ekspertë të jashtëm të fushës hidrike.

Gjatë takimit nisur edhe nga situata e krijuar në Vlorë nga përmbytjet e shkaktuara javën e kaluar u diskutua për përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore.

Në mbledhjen e Këshillit Teknik ishte i pranishëm edhe prefekti i qarkut Vlorë, Kristaq Kiço, i cili në një prononcim për ATSH-në tha se “në takim biseduam për masat që duhen marrë pas situatës së shkaktuar nga përmbytjet në Vlorë”.

“Konkretisht u diskutua për masat që duhen marrë lidhur me pastrimin e kanaleve dhe më i rëndësishmi ishte kanali i ujërave të larta, por edhe masat që duhen marrë për ndërtimet pa leje që janë bërë mbi kanale dhe kolektorë gjatë viteve të kaluara”, tha Kiço.

Prefekti Kiço informoi se “u vendos që të ketë një grup ekspertësh që të diskutohet edhe si të digjitalizohet i gjithë sistemi nëntokësor i ujërave të bardha me qëllim që të shikohet edhe ndërhyrja emergjente në lidhje me këtë”.

“Nga specialistët u paraqitën propozime konkrete dhe besoj që kjo do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme që të merren masa të menjëhershme për mospërsëritjen e fenomeneve të tilla, pasi jemi para stinës së dimrit dhe nga parashikimet e sinoptikanëve parashikohet të jetë dimër i vështirë me reshje të shumta”, tha Kiço.

Ndërkohë po ditën e sotme kryebashkiaku Dredha vizitoi disa prej bizneseve të qytetit për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

/k.s/r.e/

The post Përmbytjet në Vlorë, Dredha mbledh Këshillin Teknik: Përmirësim i infrastrukturës së brendshme dhe asaj nëntokësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve

7 October 2024 at 16:35

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali përkujtoi sot 1 vjetorin e aktit terrorist të Hamasit ndaj Izraelit.

“Sot është përvjetori i parë i një akti të shumëfishtë terrorist që goditi Izraelin, me kosto të jashtëzakonshme njerëzore; dhjetëra mijëra jetë qytetarësh civilë, që janë viktimat e para të një lufte, e cila e kishte nisjen një vit më parë, por që duhet të përfundojë një orë e më herët”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit shprehu dhembje pafund për pengjet njerëzore ende në robëri, për të vrarët dhe të dhunuarit e sulmit barbar, për viktimat e luftës dhe për pasojat gati të pakthyeshme që e bënë edhe vetë paqen e brishtë në rajon, një viktimë direkte të luftës që godet gjithëkënd!

“Është koha që të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve si edhe të kontribuojmë për një paqe të ndershme, të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, që do të mund të garantonte siguri dhe stabilitet për rajonin e gjithë botën”, theksoi Spiropali.

/a.f/

The post Akti terrorist i Hamasit ndaj Izraelit, Spiropali: Të bashkohemi për të kërkuar kthimin e të gjithë pengjeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë

7 October 2024 at 16:29

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Aktori i njohur Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon në SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar. Së fundmi, ai ka shprehur vlerësimin e tij për regjisorin Fatmir Doga dhe filmin më të fundit “Prokurori”, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaraj i ka kushtuar fjalë të veçanta regjisorit Doga.

“I dashur Fati, ti je regjisori që i duhet kinemasë shqiptare, vëlla. Ti sjell yjet amerikanë të klasit botëror në historitë tona shqiptare. Ju i tregoni këto histori pa paragjykime, pa e shitur të keqen si shqiptare në filmat komercialë. Kjo është një kthesë e madhe për ne si kineastë shqiptarë. Urime vëlla, shkëlqe!”, u shpreh Mustafaraj.

Ky film pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë emra të mëdhenj si Danny Glover në ekranin shqiptar.

“Prokurori” do të nisë shfaqjet në të gjitha kinematë shqiptare më 10 tetor, duke premtuar një përvojë unike për artdashësit.

1 nga 2

/a.f/

The post Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“E ardhmja hibride”, 40 artistë në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Durrës

7 October 2024 at 16:28

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Në Durrës u çel edicioni i parë i Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor me temë Inteligjenca artificiale: “E ardhmja hibride”.

Në të marrin pjesë 40 artistë nga 17 vende të ndryshme të botës. Artistët pjesëmarrës kanë prekur kufijtë mes reales dhe surreales në veprat e tyre që janë ekspozuar në disa prej institucioneve dhe hapësirave publike të qytetit, duke përfshirë monumentet e trashëgimisë kulturore.

Për 54 ditë, qyteti 3000-vjeçar kthehet në qendër arti ku pavijonet do të ndërthuren me monumentet.

Kuratori i Bienales së Durrësit, Oltsen Gripshi është shprehur për mediet se, kjo është një risi për Durrësin dhe vendin pasi nuk ka pasur një bienale kushtuar artit bashkëkohor.

Në ceremoninë e hapjes, u ndanë disa çmime të rëndësishme, përfshirë çmimin për Pavijonin më të Mirë të Bienales që shkoi për pavijonin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Çmimin Special për Artistin e Ri që e mori Lai Junjie nga Kina, si dhe atë të karrierës për skulptorin shqiptar Sadik Spahija.

“Inteligjenca artificiale pa dyshim që do ta ndihmojë botën të bëhet më e mirë, por arti gjithnjë do të përfaqësojë, në bashkëpunim me të, një nga motivet bazë për zhvillimin e kulturës dhe njerëzimit“, tha Massimo Scaringella, kryetar i jurisë.

Bienalja e Durrësit, e cila mbështetet nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, synon të kthehet në një event të qëndrueshëm duke i dhënë vlerë të shtuar dhe turizmit në Durrës.

Punimet e saj do të vazhdojnë të ekspozohen deri më 24 nëntor.

The post “E ardhmja hibride”, 40 artistë në Bienalen e Artit Bashkëkohor në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupllari me fermerët në Korçë: 1.5 miliardë lekë mbështetje për investime në 5 sektorë

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari bashkë me ekipin e MBZHR dhe Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, zhvilluan një  bashkëbisedimi me fermerë dhe blegtorë të qarkut Korçë, për prezantimin e mundësive dhe mbështetjes që ofron Skema Kombëtare e Investimeve 2024.
“Skema me një fond prej 1.5 miliardë lekësh ofron mbështetje financiare për investime në 5 sektorë kryesorë: ndërtimin e serrave të reja; instalimin e rrjetave antibreshër; ndërtimit e stallave; mekanizimin e sektorit të bujqësisë dhe rrjetave të peshkimit për akuakulturë”, tha Jaupllari.
Jaupllari informoi fermerët se aplikimet janë të hapura deri më datë 8 nëntor 2024.
Skema Kombëtare e Investimeve 2024, financon fermerët me 50% grant të vlerës së investimit për këta sektorë.
Jaupllari ftoi fermerët dhe blegtorët të adresojnë kërkesat dhe pyetjet e tyre pranë AZHBR-së dhe të përfitojnë mbështetje nga njëra prej masave.
1 nga 5

The post Jaupllari me fermerët në Korçë: 1.5 miliardë lekë mbështetje për investime në 5 sektorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Manja: Informim të moshuarve për mundësitë e ndihmës juridike falas

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ekipet e Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë prej 1 tetorit janë angazhuar për të ndihmuar të moshuarit.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja theksoi sot se “të moshuarit po informohen për të gjitha shërbimet dhe mundësitë që ofron ndihma juridike falas”.

“Pa burokraci, vetëm përkushtim dhe solidaritet ndaj atyre që kanë më shumë nevojë”, tha Manja.

Ndihma juridike falas ka si qëllim akses të barabartë të të gjithë individët në sistemin e drejtësisë; të sigurojë mirorganizimin, miradministrimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike; të sigurojë ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike në mënyrë profesionale, cilësore, eficiente dhe efektive.

 

1 nga 4

/k.s/

The post Manja: Informim të moshuarve për mundësitë e ndihmës juridike falas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet, dega e PD-së Vlorë kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre

7 October 2024 at 16:05

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Partia Demokratike e degës së Vlorës bëri një kallëzim në Prokurorinë e rrethit lidhur me përmbytjet në qytetin bregdetar prej shirave të 4 tetorit.

Në një prononcim për mediet, kryetari i Partisë Demokratike dega Vlorë, Atird Hoxha u shpreh se kanë depozituar një kallëzim në prokurori me një sërë faktesh për përmbytjet nga reshjet e 4 tetorit.

“Ky hap vjen nga PD e Vlorës për drejtësi dhe përgjegjësi sa i takon dëmeve. Kërkojmë që prokuroria të veprojë më shpejtësi, pasi pavarësisht se ditët kalojnë nuk kemi parë prokuror në terren”, u shpreh ai.

Hoxha tha se prokuroria duhet të kryejë marrjen e provave në terren, ndërsa institucionet shtetërore të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të minimizuar dëmet në pronat e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi për dëmet.

“Këto përmbytje nuk kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të pretenduara nga kryetari i bashkisë. Ka ardhur si neglizhencë e mos veprimit të cilin institucione duhet të kishin ndërmarrë si kanalizimet e ujërave të sipërme që çeduan gjatë 4 tetorit dhe duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha ai.

Sipas tij, “kallëzimi ka për qëllim nisjen e hetimeve, ku mund të merren të gjithë në shqyrtim, që nga kreu i bashkisë tek emergjencat civile dhe OSHEE”.

“Përgjegjësit duhet t’i nxjerri prokuroria. Kemi nxjerrë fakte dhe prova në terren që i kemi vënë në dispozicion. Vihemi në dispozicion kur ta regjistrojnë hetimin. Duhet të kishte nisur duhet të kishte veprime konkrete. Deri tani nuk ka asnjë njoftim për nisjen e hetimeve. Sot kemi depozituar këtë kallëzim në emër të PD-së për shpërdorim detyre”, tha ai. /m.m/

The post Përmbytjet, dega e PD-së Vlorë kallëzim në Prokurori për shpërdorim detyre appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nations League, Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare nis zyrtarisht këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Në konferencën e sotme për media dolën dy futbollistët kuqezi, Adrion Pajaziti dhe Arlind Ajeti.

Adrion Pajaziti, mesfushori kuqezi i cili është ftuar rishtaz me Kombëtaren A nga trajneri Silvinjo u shpreh i lumtur dhe shumë krenar që ka marrë ftesën për të qenë pjesë e ekipit në këtë grumbullim. Ai tha se ndihet gati për të dhënë kontributin e tij me Kombëtaren dhe ka besim te vetja dhe cilësitë e tij. Pajaziti nënvizoi gjithashtu se ka ëndërr që të kualifikohet me Shqipërinë në Kampionatin Botëror, ndërsa tregoi edhe idhujt e tij kuqezi.

I pyetur nëse ishte e vështirë për tu integruar nga Shpresat te ekipi A, ai u shpreh se, “nuk do të jetë e lehtë, por do të ishte i përgatitur.

“Kam besim te vetja, edhe çunat më kanë pritur dhe më kanë bërë të ndihem mirë. Mezi pres të nis stërvitjen.Dua që të tregoj veten dhe të marr sërish ftesën. Të jem lojtar i afirmuar në Kombëtare dhe në terma afatgjatë dua që të kualifikohemi në Botëror”,  tha Pajaziti.

Arlind Ajeti komentoi dy kundërshtarët e radhës të Kombëtares në Nations League dhe u shpreh se janë ndeshje të forta, por që Shqipëria do të synojë pikët maksimale. Mbrojtësi kuqezi foli për rrugëtimin në Kombëtare dhe eksperiencën e Europianit, si edhe komentoi mungesën e kapitenit Gjimshiti. Përsa i përket konkurrencës në mbrojtje, Ajeti tha se është shumë i lumtur për performancën pozitive të shokëve të ekipit dhe shtoi se për formacionin vendos vetëm trajneri Silvinjo.

“Është akoma herët për të fol për ekipin, sepse ende nuk janë bashkuar të gjithë lojtarët. Kemi kualitet dhe mund t’ia dalim ndaj çdokujt, por nuk do të jetë e lehtë. Gjithashtu, i dimë cilësitë e Çekisë me të cilën kemi luajtur 2 herë kundër. Gjeorgjia dihet, ka një kualitet shumë të lartë dhe luajnë një futboll shumë të shpejtë dhe të shohim si do ia dalim, por kam shumë besim. Nuk e kemi bërë ende analizën, pasi nuk kanë mbërritur akoma të gjithë lojtarët. Me stafin dhe trajnerët do përgatitemi sa më mirë, nuk do të jetë e lehtë me Çekinë pasi do të luajmë edhe në vendin e tyre, por kam besim që do t’i marrim tre pikët”, tha ai.

Ajeti u shpreh se, ndeshjet e Kombëtares janë gjithmonë të lidhur me emocione dhe në Europian janë akoma më të veçanta.

“Besoj që ndeshjet e Europianit japin një impakt të madh tek lojtarët dhe sjellin eksperiencë të madhe. Të gjithë lojtarët e ëndërrojnë të përjetojnë emocionet e një Europiani dhe kemi qenë me fat që kemi marrë pjesë në Europian. Kemi bërë paraqitje të mira dhe ndeshjet në Nations League janë më ndryshe. Shpresoj që eksperienca që kemi marrë në Europian do të na ndihmojë për këto dy ndeshje. Cilësitë i kemi për të dalë si fitues, duhet të bëjmë maksimumin, të shtrytëzojmë cilësitë tona dhe të besojmë se janë dy ndeshje shumë të vështira. Unë kam shumë besim”, deklaroi ai.

The post Nations League, Pajaziti dhe Ajeti gati për Kombëtaren: Të bëjmë maksimumin tonë në këto dy ndeshje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE koordinon ndihmën emergjente pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë-Hercegovinë

7 October 2024 at 15:54

BRUKSEL, 7 tetor /ATSH-DPA/- Dymbëdhjetë vende të BE-së kanë dërguar furnizime emergjente dhe kanë vendosur ekipe kërkim-shpëtimi në Bosnjë-Hercegovinë pas përmbytjeve vdekjeprurëse, tha sot Komisioni Evropian.

Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç falënderoi pjesëmarrësit për ndihmën në Bosnjë-Hercegovinës pas përmbytjeve në vend.

Mbështetja emergjente është siguruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, një platformë për koordinimin dhe ndarjen e burimeve të emergjencës. Bosnjë-Hercegovina kërkoi ndihmën të shtunën.

Shqipëria, Turqia, Hungaria, Mali i Zi dhe Rumania kanë dërguar komplete strehimi ndërsa Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Serbia kanë dislokuar tashmë ekipe të kërkim-shpëtimit.

Fshati malor Jabllanicë, afërsisht 30 kilometra në veri të qytetit të Mostarit, ishte më i prekuri. //a.i/

 

 

 

The post BRUKSEL – BE koordinon ndihmën emergjente pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë-Hercegovinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: EU4Culture, fuqizim i ekonomisë lokale përmes kulturës dhe historisë

7 October 2024 at 15:51

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u takua me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato me të cilin diskutoi për progresin e projekteve të përbashkëta mes Bashkimit Evropian dhe MEKI-t.

“Me mbështetjen e BE-së, kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve që kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në kulturën dhe ekonominë tonë”, shkroi ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Në takim është diskutuar për ecurinë e programit EU4Culture, i cili është fokusuar në rijetësimin e monumenteve të kulturës dhe qyteteve historike me rëndësi të veçantë për trashëgiminë tonë kulturore.

Ky program jo vetëm që synon të rikthejë shkëlqimin e këtyre zonave, por edhe të nxisë turizmin dhe të fuqizojë ekonomitë lokale përmes kulturës dhe historisë të pasur shqiptare.

Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Programi ka në qendër rinovimin dhe rijetësimin e objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një nga programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuar nga Bashkimi Evropian me një buxhet total prej 40 milionë euro.

1 nga 5

The post Gonxhja: EU4Culture, fuqizim i ekonomisë lokale përmes kulturës dhe historisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Avokati i Popullit me grupe monitorimi në terren: Të sigurojmë protestë paqësore

7 October 2024 at 15:48

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Institucioni i Avokatit të Popullit, në përmbushje të misionit të tij për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, ka marrë masa të veçanta për monitorimin e protestës kombëtare që organizohet sot nga opozita në Tiranë.

Në këtë kuadër, Avokati i Popullit njofton se do të qëndrojnë në terren pesë grupe monitorimi, të cilat do të ndjekin nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet protesta.

Po ashtu, një grup tjetër monitorimi është ngarkuar për të ndjekur raportimet online dhe live të mediave, me qëllim të vlerësimit të saktë të ecurisë së ngjarjeve në kohë reale.

Gjithashtu, katër grupe monitorimi, pas protestës, do të jenë prezent në komisariatet e policisë për të siguruar mbikëqyrjen e respektimit të të drejtave të qytetarëve që mund të ndalohen apo shoqërohen gjatë protestës.

Institucioni i Avokatit të Popullit rithekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për protestë paqësore, e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Çdo qytetar ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe të protestojë paqësisht, pa frikë nga represioni apo dhuna. Në këtë drejtim, apelojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim mes të gjithë aktorëve për të siguruar një protestë paqësore, ku të drejtat dhe liritë e qytetarëve të respektohen plotësisht”, thuhet në njoftim.

Institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe autoriteteve përkatëse që të veprojnë me përgjegjësi, duke respektuar standardet e ndërhyrjes së nevojshme për të garantuar rendin dhe sigurinë, pa cenuar të drejtat e qytetarëve.

Gjithashtu, Avokati i Popullit u bën thirrje protestuesve që të demonstrojnë paqësisht, duke respektuar jo vetëm të drejtat e tyre, por edhe ato të qytetarëve të tjerë.

“E drejta për protestë duhet të bashkëjetojë me detyrimin për të respektuar rendin dhe sigurinë publike. Monitorimi i Avokatit të Popullit do të jetë i pandërprerë deri në përfundimin e plotë të protestës”, përfundon njoftimi.

/m.m/

The post Avokati i Popullit me grupe monitorimi në terren: Të sigurojmë protestë paqësore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌