Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Main stream

FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit

7 October 2024 at 16:40

JERUZALEM, 7 tetor /ATSH-AFP/ – Franca beson se vetëm forca nuk mund të jetë e mjaftueshme për të garantuar sigurinë e Izraelit, deklaroi ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot në Jeruzalem, në përvjetorin e parë të sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit.

“Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit”, tha Barrot në një konferencë shtypi.

“Për t’i kthyer më në fund pengjet te të dashurit e tyre, për të lejuar përfundimisht kthimin e të zhvendosurve nga veriu në shtëpitë e tyre, pas një viti lufte, ka ardhur koha për diplomaci”, shtoi ai, ndërsa lufta që Izraeli po bën në Rripin e Gazës kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, po zgjerohet në Liban kundër Hezbollahut.

“Hezbollahu mban një përgjegjësi të rëndë për situatën në Liban, ku ushtria izraelite vazhdon bombardimet e saj dhe nisi atje një javë më parë një ofensivë tokësore kundër lëvizjes islamike libaneze“, theksoi Barrot, pas takimit me homologun e tij izraelit, Israël Katz.

“Ky përvjetor i trishtuar i 7 tetorit është një mundësi për të na kujtuar. Franca është e përkushtuar në mënyrë të pandërprerë për sigurinë e Izraelit”, deklaroi Barrot.

“Ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë dhe këto nuk janë vetëm fjalë”, theksoi ai.

“Parisi mobilizoi burimet e tij ushtarake, në prill si në tetor, për të ndihmuar Izraelin të shmangë sulmet balistike të papranueshme nga Irani, nga të cilët Hamasi dhe Hezbollahu janë aleatët kryesorë në rajon“, vijoi ai.

“Dhe ne kemi vazhduar të jemi në ballë të përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar Republikën Islamike të Iranit të sigurojë armë bërthamore ose për të penguar axhendën e tij të destabilizimit rajonal“, tha Barrot./  a.jor.

The post FRANCË – Barrot: Vetëm forca nuk mund të garantojë sigurinë e Izraelit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌