Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 202427.al

Ani Dyrmishi u jep 550 MLN lekë 4 oligarkëve për shiringa dhe pambuk, tenderi skuqet me “Flamur të kuq”

By: 27 ok
7 October 2024 at 12:31

Gjithmonë në spitale ka mungesë ilaçesh dhe materialesh mjekësore, të cilat i blejnë vetë pacientët në shumicën e rasteve. Kjo ndodh sepse nëpër tenderat e furnizimit ka shumë abuzim. Blerja e materialeve mjekësore për spitalet kthehet “festë” korrupsioni që shërben për të mbushur xhepat e zyrtarëve dhe të oligarkëve të shëndetësisë.

Këtë radhë do të raportojmë për drejtorin e Spitalit Rajonal Durrës, Ani Dyrmishi, që e ndau vendimmarrjen me KPP pas denoncimit të tenderit të furnizimit vjetor të spitalit me materiale mjekësore. Dyrimishi nuk ka lidhje me mjekësinë, por vjen nga eksperienca e gjatë si drejtor në institucione të tjera si veteran i korrupsionit.

Në tenderin që po raportojmë janë shkelur disa pika të ligjit mbi prokurimet. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Blerje materiale konsumi mjekësore për 12 Muaj e ndare në 2 lote”. Vlera e pritshme e kontratës është 54.589.104 leke pa T.v.sh e konvertuar në Euro, 525.552 euro (pa TVSH). Brenda këtij tenderi, Loti 1 me Nr. REF-97720-03-07-2024, me objekt: “Loti 1 – Materiale mjekimi të përgjithshme për nevoja spitalore” e ka fondin limit 25.735.020 lekë (pa TVSH).

Procedurat janë hapur që në muajin mars 2024 për të dyja lotet.

Për lotin 2, drejtori ka mbaruar punë shpejt se e ka zhvilluar tenderin me një pjesëmarrës. Merrnin pjesë dy kompani që ishin bashkuar si një ofertues. Këto ishin “Euromed” me pronar Engjëll Hoxhën dhe OES Distrimed me pronar Ermal Rizajn, që kishin ofruar ta bënin furnizimin me 28.720.467,82 lekë. Pra, vlera e propozuar nga fituesi është sa 100% e fondit limit. Tenderi duhej anuluar sepse nuk ka kuptim që oferta të jetë në limitet e fondit limit. Por këtu gjithçka shkoi mirë, të gjithë mbetën të kënaqur!

Ndërsa tenderi tjetër është zvarritur pavarësisht nevojave që ka spitali. Dhe kontrata është mbyllur në 11 shtator 2024, si rrjedhojë e pazareve të zgjatura, me pjesëmarrjen edhe të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP).

Për këtë tender shfaqën interes vetëm dy operatorë që dorëzuan ofertat. Komisioni mori aplikimet nga firma “T R I M E D” dhe nga bashkimi i operatorëve “MONTAL” & “BIOMETRIC ALBANIA”.  Më datë 9 maj 2024 operatori ekonomik “T R I M E D” është njoftuar si fitues i procedurës sepse kishte ofertë më të ulët se sa bashkimi i operatorëve “Montal” shpk & “Biometric Albania” shpk.

Fituesi ofroi ta bënte furnizimin me 23.456.273,00 lekë ndërsa bashkimi i operatorëve me 24.939.520,00 lekë. Kompania fituese e përkohshme është themeluar nga oligarkia e Shëndetësisë Vilma Nushi, por më pas ia ka kaluar me letra Endrit Hidos dhe disa aksionerëve të tjerë.

Vendimi i drejtorit të spitalit Durrës do të mbetej pezull dhe procedura duhej të anulohej për shkak të denoncimit të palës tjetër në KPP.

BOE “MONTAL” & “BIOMETRIC ALBANIA” e kanë denoncuar tenderin në KPP, duke pezulluar kështu procedurat për këto materiale që drejtor Dyrmishi i konsideronte urgjente.

Sipas dokumenteve, kompanitë e pronarëve Skënder Lufi dhe Artur Kadareja pretendonin se firma “TRIMED” duhej të skualifikohej për mungesë autorizimesh nga firma prodhuese e produkteve mjekësore, si dhe nuk kishte paraqitur mostrat e caktuara për disa materiale.

Sigurisht që këtu hyn në lojë kryetari i KPP, Jonaid Myzyri, i cili është marrë me këtë çështje menjëherë sapo ka mbaruar pushimet verore.

Pra, ankesa është bërë me datë 17 maj 2024, pranë Komisionit të Prokurimit nga bashkimi i Operatorëve ekonomikë “MONTAL” SHPK & “BIOMETRIC ALBANIA” SHPK dhe çështja është shqyrtuar më 15 gusht 2024.

KPP ka vendosur që të shfuqizohet vendimi i Dyrmishit që bëri fituese ofertën TRIMED. Dhe kërkoi që të merret në konsideratë oferta e dorëzuar nga BOE MONTAL & BIOMETRIC ALBANIA, megjithëse ishte më e shtrenjta.

Pas këtij vendimi të KPP, Dyrimishi skualifikoi fituesin dhe pa garë fare firmosi kontratën me operatorët BOE MONTAL & BIOMETRIC ALBANIA.

 

Më datë 11 shtator 2024, kontrata është bërë publike. Siç shihet në dokumentin më poshtë, Open Data Albania i ka vënë tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkohë, drejtori Ani Dyrmishi nuk skuqet nga këta flamuj. Kujtojmë se më 2017-ën ai u bë pjesë e listës me “100 zyrtarë të korruptuar” dhe detyrua të jepte dorëheqje nga Hipoteka e Durrësit. Duke qenë se akuzohej për korrupsion pritej që Dyrmishi të largohej nga mundësia për poste, por drejtori Hekurudhën Shqiptare dhe aktualisht është drejtor i Spitalit Rajonal Durrës. Dyrmishit i janë bërë 2 atentate, edhe pse ai ka mohuar ë dyja që të kishin lidhje me të. Kujtojmë se Dyrmishi ka qenë dhe kryetar i këshillit bashkiak të Durrësit në kohën e kryebashkiakut të famshëm Vangjush Dako, që u dënua për korrupsion dhe i doli emri për lidhje me “të fortët” e Shijakut.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Kalaja nuk i ndahet Veliajt, depoziton një tjetër kallëzim penal në SPAK

By: 27 ok
7 October 2024 at 12:10

Anëtarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, ka depozituar një tjetër kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Kallëzimi i saj përfshin një sërë akuzash të rënda që lidhen me tendera publikë, të cilët sipas saj janë përfituar në mënyrë të parregullt dhe të paracaktuar. Kalaja shprehet se këto tendera janë fituar nga kompani të lidhura me familjarë të individëve që duhej të ishin skualifikuar nga procesi.

Ajo përmend gjithashtu abuzime me fondet publike dhe përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke përfshirë edhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për një tender të dyshimtë me konflikte interesi.

“Janë 57 tendera gjithsej të përfituar nga këta persona, është në limitet e fondit limit, pra gati sa fondi limit, dhe nga ana tjetër rezulton se edhe kompanitë që janë në emër të djalit dhe vajzës së këtij personi që duhej të skualifikohej, kanë përfituar tenderin e parcaktuar, dhe të gjithë provat që ne paraqesim sot në SPAK, tregojnë qartazi jo vetëm për konsumimin e veprave penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv por nga ana tjetër ka dyshime të arsyeshme që janë konsumuar dhe veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera, pastrim i produktit të veprave penale dhe mbi të gjitha, nisur nga numri i madh i personave, ne kemi dyshime të arsyeshme se jemi përpara edhe të një grupi të strukturuar kriminal, se janë po të njëjtët persona të cilët gjatë fushatave elektorale dalin në terren, blejnë vota pra konsumojnë dhe elementë të veprave penale të kodit zgjedhor.

Nga ana tjetër kemi sjellë serish kryetarin bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, po për një tender të dyshimtë , tender i cili ka dalë me flamur të kuq, dhe bëhet fjalë për një kompani interneti , ku rezulton sipas gjithë provave që kemi sjellë në SPAK, që menaxheri i kësaj kompanie që ka fituar tenderin pranë bashkisë Tiranë është vëllai i kryebashkiakut. Jemi përpara një konflikti të pastër interesi dhe mbi të gjitha ka abuzime në lidhje me këto shumat, ku siç e thash edhe me sipër shumat e tenderave fitohen në mënyrë të paracaktuar, pra jemi përpara veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm, por mbi të gjitha kemi një shpërdorim të fondeve publike duke kaluar në fitues të paracaktuar dhe vlera e tenderave është në vlerën e fondit limit”, u shpreh Kalaja.

Sot protesta opozitës/ Nga bllokimi i trafikut te grumbullimi para kryeministrisë, çfarë pritet

By: 27 ok
7 October 2024 at 10:06

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale protestash deri në arritjen e qëllimeve të tyre; zgjedhje të lira dhe qeveri teknike. Ashtu siç ka deklaruar edhe më herët lideri demokrat Sali Berisha, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime dhe kryefjala do të jetë mosbindja civile.

Pika kryesore e protestës është te kryeministria, ku protestuesit pritet të grumbullohen rreth orës 18:00 dhe qëndrojnë aty. Një pjesë pritet të shpërndahen në pikat kryesore të Tiranës; Rruga e Elbasanit, Rruga e Kavajës, Rruga Durrësit, Sheshi i Zogut të Zi, 21 dhjetori dhe pika të tjera për të bllokuar dhe paralizuar qarkullimin e trafikun në qytet. Ka patur gjithashtu zëra për të shkuar në Surrel te shtëpia e kryeministrit.

Kjo protestë, që sipas demokratëve është nisja e një vale protestash erdhi pas dënimit politik me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

Një ditë më parë, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në protestë dhe tha se demokratët janë të betuar për çdo sakrificë.

“Pararendësit e marshit të demokrateve dhe demokratëve, opozitareve dhe opozitarëve, qytetarëve dhe qytetareve drejt fitores. 23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje në të cilën çdo demokrate dhe demokrat, çdo opozitar dhe opozitare vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij, për dinjitetin e shqiptarëve, për votën e lirë, për të ardhmen tonë”, tha Berisha.

Policia njoftoi një ditë më parë se ka marrë të gjitha masat për zhvillimin e kësaj proteste dhe u bëri apel pjesëmarrësve që të distancohen nga çdo akt dhune.

“Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë  në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cenon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj  institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve”, njofton Policia. Sipas policisë, do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga protestuesit.

“Në orën 18:00, deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza” dhe në rrugët: “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

Vritet 37-vjeçari shqiptar në Itali, qëllohet në sy të djalit të tij (Emri)

By: 27 ok
7 October 2024 at 10:05

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Pisa të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes. Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi me furgonin e tij pas orës 21:00, kur dy burra e qëlluan në kokë dhe më pas u larguan me vrap.

Disa fqinjë thanë se panë dy persona duke u larguar me një motoçikletë pas të shtënave, por nuk është e qartë nëse ata janë të lidhur me krimin. 37 vjeçari që mbeti i vrarë ishte i martuar me dy fëmijë.

Të ardhura dhe korrupsion rekord, Bashkia e Veliajt asnjë investim publik

By: 27 ok
7 October 2024 at 10:04

Si pushteti qendror dhe ai vendor këtë vit ka shfaqur dobësi të mëdha në realizimin e programit të investimeve publike.

Në të dhënat zyrtare të Bashkisë së Tiranës, që u pasqyruan në një raport monitorimi për 8-mujorin 2024, vihet re se nga 17 miliardë lekë (170 milionë euro) të planifikuara për t’u investuar në 8-mujor janë realizuar vetëm 4,6 miliardë lekë (46 milionë euro) ose 25% e planit të periudhës.

Realizimi i dobët ka ardhur në një kohë që Bashkia ka arkëtuar të ardhura rekord, si rrjedhojë e taksës së infrastrukturës. Vetëm nga kjo taksë për 8-mujorin u mblodhën 9.3 miliardë lekë (dyfishi i parashikimit), që zuri 52% të të ardhurave totale.

Realizimi nga të gjitha burimet e financimit kundrejt planeve 8-mujore për shpenzimet e personelit është 82%, shpenzimet operative me 57% dhe shpenzimet kapitale me 25%.

Siç argumentohet në raportin e monitorimit, realizimi i ulët kryesisht për shpenzimet kapitale, ka si arsye kryesore rishikimin e kostove për objekte ekzistuese në buxhetin e vitit 2023, si pasojë e hyrjes në fuqi, gjatë muajit nëntor 2023, të VKM-së Nr.216 datë 13.04.2023 “Për krijimin dhe funksionimin e sistemit të integruar për informatizimin e manualit të çmimeve për zërat e punimeve në ndërtim”.

Manuali me çmimet e reja është bërë efektiv në Janar të vitit 2024. “Duke vlerësuar ecurinë e hartimit të projekteve, kërkesat për investime si dhe bazuar në vlerësimet e Këshillit Teknik të Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit të Punëve Publike, kanë propozuar ndryshimet e vlerave për disa objekte, shtimin e objekteve për të cilat janë realizuar projektet e zbatimit, si dhe detajimin e zërit “Studim Projektim” për programin e mbështetjes për zhvillim ekonomik, programin e rrjetit rrugor, atë të shërbimeve publike dhe të programit të arsimit bazë dhe parashkollor”, referon raporti i monitorimit.

Numri i punonjësve të Bashkisë së Tiranës për 8-mujorin e vitit është 8,377, me kosto vjetore 9,6 miliardë lekë, ose rreth 96 milionë euro.

Realizimi i investimeve kapitale sipas programit po ndeshet me vështirësi si në pushtetin qendror dhe në atë lokal. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në 6-mujorin e parë të vitit pushteti vendor kishte realizuar vetëm 17% të programit vjetor të investimeve publike. Nga 41 miliardë lekë që është buxheti i pushtetit vendor për investime në vitin 2024 janë realizuar në gjashtëmujorin e parë vetëm 7,2 miliardë lekë ose 17 % e programit.

Vitin e kaluar pushteti vendor dështoi me realizimin e investimeve publike. Të dhënat zyrtare e Ministrisë së Financave tregojnë se nga totali i programuar prej 48 miliardë lekësh (460 mln euro) i investimeve kapitale janë investuar vetëm 45 për qind e tyre, një vlerë 26 miliardë lekë (252 mln euro). Nga 5228 projekte në total që ishin programuar për tu financuar me 2023, janë financiar më pak se gjysma, ose vetëm 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave.

Nga ana tjetër, turizmi që po shërben si nxitës për zhvillimin e zonave rurale nuk mund të lidhet me këto komunitete për shkak të mungesës së infrastrukturës bazike./ Monitor

Këlliçi i ashpër ndaj ndërkombëtarëve: T’u vijë turp për reagimet e tyre

By: 27 ok
7 October 2024 at 10:02

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, u tregua i ashpër ndaj ndërkombëtarëve, teksa tha se ata duhet të kenë turp për qëndrimet që kanë mbajtur ndaj zhvillimeve në vend.

“Çfarë t’i them ndërkombëtarëve unë këtu, ku për turpin e tyre dalin dhe reagojnë për djegien e 12 karrigeve të drurit para parlamentit, të shqetësuar për demokracinë funksionale në vend dhe nuk thonë njëherë një fjalë për inceneratorin e Tiranës.

Nuk thonë njëherë një fjalë për korrupsionin në Shqipëri, nuk thonë njëherë një fjalë për modelin e vjedhjes “5D” të instaluar në Bashkinë e Tiranë, nuk thonë njëherë një fjalë për lidhjet e krimit me qeverinë, me trafikun e drogës, nuk thonë njëherë një fjalë për burgosjen e një deputeti të opozitës vetëm pse denoncoi një trafikant droge dhe unë të intimidohem se këtë po e thonë ndërkombëtarët?!

Përkundrazi, është në turpin e tyre reagimet që mbajnë”, tha  Këlliçi

Replika/ Salianji: Po reagojmë ndaj padrejtësisë që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave!

By: 27 ok
4 October 2024 at 17:06

Deputeti demokrat Ervin Salianji i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, i cili më herët gjatë ditës tha se opozita e kaloi vijën e kuqe me reagimin e saj.

Salianji shprehet se opozita po reagon ndaj padrejtësisë, që e prodhon kapja dhe përdorimi politik i gjykatave.

“Vendime të padrejta historia njeh me simbole të mëdha! Edhe Mandela u gjykua nga Rivonia Trial dhe u burgos, Martin Luter King u gjykua nga gjykatat, edhe madje Gandi u gjykua e dënua nga gjykatat. Ata që guxuan t’i dënojnë, nuk shpëtuan as nga drejtësia e njeriut as nga ajo e historisë. Sot, Partia Demokratike proteston kundër kapjes dhe përdorimit të drejtësisë, çdo qytetar mund ta gjykojë vetë nëse i shërben kjo interesit qytetar! I shërbejmë Shqipërisë duke denoncuar banditët e  kriminele me pushtet, duke denoncuar këta që vjedhin e shkretojnë Shqiperinë?! Niko Peleshi është përfitues, personalisht nga dy standardet e drejtësisë. Kur Rama e flaku si ministër ju hapen disa hetime”, shprehet Salianji në një reagim dhënë avokatit të tij nga kabina telefonike e burgut të Fierit, sipas zyrës së shtypit të Partisë Demokratike.

“Pyetja është pse nuk u hetua plotësisht dhe të mbajë përgjegjësi Peleshi për helmet që futi me firmën e vetë kur ishte Minister Bujqësie,  ndërkohë që ekspertët e fushës  e kishin thënë fjalën e tyre që këto kimikate helmonin qytetarët! Publiku do te dijë; ku janë hetimet për  Peleshin, kur ai del në komunikime për korrupsion në kohën kur drejtonte Bashkinë Korçë? Publiku do të dijë, a ka hetim për pronësitë e shumta të tij në Korçë? Çfarë shkakton dëm per intersin publik, helmimi i qytetareve, korrupsioni dhe klientelizmi i Peleshit apo denoncimi im i një trafikanti droge i cili u shpëtua nga hetimi dhe dënimi i ri për trafik droge për shkak se u paketua brenda dites per ne Itali?! Nese thënia e të vërtetave dhe denocnimet e mafies kane kosto, po marr persiper çdo kosto dhe izolimin e privimin e padrejtë të lirise dhe marrjen e mandatit të qytetareve, por ta harrojne se kjo do të ndalë të vërtetat”, shton Salianji.

“E mos shesin më kumbullat e pangrënshme të propagandës, se gjoja nuk komentojë vendimet e gjykatave, këtë alibi ja ka shuar Rama, ishte ai që  ne parlament e paralajmeroi në 3 seanca denimin tim politik. Ishte Rama vetë që  dhe pas vendimit,  i doli per zot denimit, duke I dhënë argumenta gjykatës që ende sot nuk po i shpall. E vërteta vonon por nuk harron”, përfundon ai.

Pse e braktisën institucionet e Drejtësisë Fatmir Xhafajn?!

By: 27 ok
4 October 2024 at 14:57

Qysh në nisje të punës së SPAK, deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj, ka qenë një kundërshtar dhe pengesë, duke u munduar të kufizojë buxhetin e këtij institucioni. Dukej si një xhelozi për rrogat e larta, por siç po shohim, ky përfaqëson linjën e pushtetit që kërkon ta mbysë reformën në Drejtësi para se të arrijë tek maja e korrupsionit.

Ky njeri tashmë ka marrë rol institucional për këtë qëllim. Krijimi nga mazhoranca i Komisionit të Posaçëm “Antikorrupsion” i gjeti në befasi edhe BE dhe SHBA që janë “prindërit” kujdestar të reformës në drejtësi dhe mbikëqyrin funksionimin e saj.

Çështja alarmoi menjëherë Departamentin e Shtetit. Vetëm 1 javë pasi ky komision nisi punën, zyrtari i DASH, Richard Nepheë, kritikoi ashpër qeverinë për komisionin. Në deklaratën e dhënë për Zërin e Amerikës, theksohet se çfarëdo lloj mekanizmi reforme që paraqitet duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të marrë parasysh aktorët e ndryshëm që ekzistojnë në vend. Gjithashtu, nënvizohet se reformat shtesë duhet të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë që prokurorët të punojnë në mënyrë sa më të pavarur.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmirësuar dhe punuar me veprimtaritë gjyqësore që ekzistojnë dhe për të siguruar që ato organe që ekzistojnë tashmë të jenë sa më të efektshme. Pikëpamja jonë është se çfarëdo lloj mekanizmi reforme, çfarëdo lloj legjislacioni që paraqitet ka nevojë të jetë gjithëpërfshirës dhe ka nevojë të marrë parasysh aktorët e ndryshëm që ekzistojnë në vend, sidomos organizatat e shoqërisë civile dhe të tjerë. Mendoj edhe që duam të sigurojmë që çfarëdo reformash shtesë që bëhen, të vazhdojnë të ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të sigurojnë që prokurorët të vazhdojnë të çojnë çështjet përpara, që të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë sa më të pavarur dhe të bazohen në fakte”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Richard Nephew, të shpërndarë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ndonëse pa prezencën e opozitës, Komisioni i Posaçëm “Antikorrupsion” ka vijuar punën që prej 14 Qershorit. Në nisje të sesionit të ri parlamentar, Ambasada Amerikane ka deklaruar se do të “vëzhgojë” punën e kësaj strukture, për sa kohë kontribuon në respektimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve. Pra, mesazhi është i qartë.

Ditën e djeshme, Ambasadori i BE foli pa dorashka për komisionin “Xhafaj”. Ambasadori Silvio Gonzato e cilësoi rolin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, si një mundësi të mirë në përpjekjet për parandalimin e korrupsionit dhe mirëqeverisjes.

“Kuvendi krijoi një Komision të Posaçëm me synimin e avancimit të reformave  të mirëqeverisje, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit. Kjo është një mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit, duke përfshirë kështu një sërë aktorësh dhe ekspertësh. Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që minojnë përpjekjet antikorrupsion, për shembull dobësimi i transparencës në prokurimin publik, apo akte ligjore të porositura, të cilat anashkalojnë procedurat standarde, apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura antikorrupsion”, deklaroi Gonzato.

E gjithë kjo ndodh në një kohë, që Fatmir Xhafaj u ekspozua sërish para publikut për rolin e tij në dënimin e ish-deputetit Ervin Salianji. Historia e vëllait trafikant droge të dënuar në Itali doli sërish në dritë dhe zyrtarisht opozita ka kërkuar hetimin pasuror ndaj Fatmir Xhafajt në bazë të ligjit Antimafia.

E si mund të pritet të ndreqet Reforma në Drejtësi nga një njeri që ka në shtëpi të dënuarin për trafik droge? Rama mund të kishte gjetur në PS plot njerëz për këtë komision, por përdori Xhafajn që ka llogari të hapura me SPAK. Pra, me një gur vret edhe SPAK edhe vetë Xhafajn!

Në fakt, qëndrimi dinjitoz i Ervin Salianjit dhe kallëzimi në SPAK i Xhafajt i dha fund këtij komisioni. Tashmë të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar pjesëmarrjen në komisionin e posaçëm ‘Antikorrupsion’ të drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj. Pas SPAK, Gjykatës së Lartë, Kushtetueses dhe ILD edhe Prokuroria e Përgjithshme thotë se nuk do të ulen në tryezën e diskutimit me ekspertë.

“Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës”. Kjo ishte goditja e fundit që mori komisioni “Xhafaj”, por nuk ka mbaruar akoma!

Së fundmi, dy fjalë për hetimin pasuror të Xhafajt që është kërkuar nga opozita. Të gjithëve na ka rënë në sy kulla në hyrje të rrugës së Kavajës e quajtur “The Eyes of Tirana”. Kulla në pronësi të biznesmenit dhe njëkohësisht mikut të Fatmir Xhafës, Armand Lilos.

Ky i fundit me kompaninë e tij “Arlis Ndërtim” është një prej biznesmenëve më të mëdhenj të ndërtimit në Tiranë, përfitues i shumë tenderave bashkiakë nga Erion Veliaj me të cilin së bashku me Xhafën kanë kompleksin “Square 21” me kulla të larta.

Sot, Lilo, person me precedentë penalë, i ka shtuar kullës së tij 8 kate pa leje (7 lart + 1 nëntokë), teksa Rama lante gojën duke “denoncuar’ këtë rast.

Kulla supozohej të kishte 24 kate mbi tokë e 3 kate nëntokë, ndërsa me shtesën e re ka gërvishtur qiellin e Tiranës pasi ka shkuar 31 kate mbi tokë e me 4 kate nën tokë.

Çfarë bëri Drejtoria e Pastrimit të Parave para se Rama të jepte leje për ndërtimin e saj? Çdo institucion e di që kulla me vlerë 250 MLN € po ndërtohet me para droge. Qeveria i ka dhënë njeriut të Xhafajt edhe leje të tjera për kulla. Të tilla janë ajo për kompaninë “Unico Construction” të Armand Lilos, i cili mori leje ndërtimi për kullë 25 kate te Komuna e Parisit. “Building Construction Invest” është gjithashtu kompania e blerë nga Armand Lilo, e cila ka marrë leje ndërtimi për kulla te diga e Liqenit.

Ndërsa ministrja Mirela Kumbaro dhe kryeministri Edi Rama, një vit pasi e cilësonte si ndërtues abuzues që kishte verbuar gjyqtarin, do ta nderonte me statusin special të investitorit strategjik.

Kompania “Klais” e themeluar fillimisht nga Altin Cela, kunati i Armand Lilos, në tetor të vitit 2023, me firmë të Edi Ramës merr leje ndërtimi për objektin, “Green Cost Resort 2”, Hotel me 1-2-3-4 dhe 5 kate në Bashkinë Himarë dhe më pas për këtë resort qeveria i dha dhe statusin special, ku sipas vendimit, Armand Lilo nuk do të paguajë për 10 vite tatim fitimin.

Më tej, Armand Lilo bleu edhe 6 milionë euro aksione në një prej bankave të nivelit të dytë, ndërsa në gusht të këtij viti, kompania e tij Armar Grup, u bë pronare e Klubit të Futbollit të Pogradecit. Pas gjithë kësaj perandorie është Xhafaj.

Pezullohet tenderi 267 MLN lekë për kompjuterët e Universitetit të Shkodrës, i denoncuar dy herë në KPP

By: 27 ok
4 October 2024 at 14:38

Bordi i administrimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili drejtohet nga Ardian Leka, nuk dorëzohet as para urdhrave të KPP për tenderin e blerjes së laptopëve dhe fotokopjeve. Si ka mundësi, që edhe akademikët në këtë vend nuk pyesin për ligjin?

Duket se administrata ia ka premtuar tenderin një kompanie të caktuar dhe prej muajsh këmbëngul të vazhdojë me parregullsi tender për blerjen e pajisjeve elektronike.

Tenderi

Me datë 12 dhjetor 2023, nga autoriteti kontraktor Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër është zhvilluar tenderi me objekt “Blerje pajisje elektronike”, me fond limit 298 milionë lekë pa TVSH. Tenderi është nisur nga administrata e ish- rektores Kçira dhe po vazhdon nga administrata e rektorit të ri, Tonin Gjuaraj. Fillimisht tenderi është mbyllur shpejt e shpejt pa garë, por në janar 2024, universiteti është  denoncuar nga firma “Optima Communication” SHPK.

Bazuar në ankesën e bërë, më datë 5 janar 2024  Komisioni i Prokurimeve Publike i ka kërkuar rektoratit të Universitetit që ta anulojë procedurën. Në vendim KPP theksonte se “Autoriteti kontraktor duhet të marrë masa për ndryshimin e gjuhës së hartimit të specifikimeve teknike, për të gjitha mallrat objekt prokurimi në përputhje të plotë me konstatimet e KPP-së të shprehura në vendimin nr. 1177/2023 datë 17.11.2023, dhe nr.1273/2023 datë 06.12.2023 më konkretisht për Kompjuter desktop 2 me SSD 500, server, Laptop Advanced, UPS 1000VA, Projektor Tipi 2, Sëitch L2 me 24 porta, Laptop praktik, Fotokopje multifunction High volume copy machine, Printer B&Ë Advanced”, thuhej në vendim, duke theksuar se në këtë mënyrë krijohen hapësira për abuzime.

Universiteti nuk e pranoi këtë vendim të KPP, por ktheu përgjigje duke thënë se ato terma nuk i shqipërojnë dot pavarësisht se është konsultuar me specialist të fushës. Kështu, komisioni vazhdoi me procedurat, me mangësi ligjore.

Por ana e tij, Komisioni i Prokurimeve Publike shprehet se këto terma mund të shqipërohen dhe ligji e kërkon këtë fakt. Duke qenë se stafi i universitetit nuk e bënte dot, KPP ofroi asistencë për zbatimin e këtij vendimi.

Prandaj edhe njëherë më shkurt 2024, KPP kërkon që rektorati të mos vazhdojë me procedurat dhe t’i kthehet pagesa që i takon ankimuesit “Optima Communication” SHPK.

Universiteti e la procedurën për disa kohë në pauzë dhe tani ka nisur prapë.

Këtë herë ajo ka hapur një procedurë të re me të njëjtin objekt, ka reduktuar me 30 milionë lekë fondin limit dhe e ka hedhur sërish tenderin në agjencinë e prokurimeve, ku parashikohet të mbahet procedura më datë 25 tetor 2024.

Mirëpo, edhe ky tender ka përfunduar në KPP sërish nga e njëjta firmë OPTIMA COMMUNICATION. Kjo i fundit ka dorëzuar ankesën më datë 1 tetor ku shprehet se ,‘Ne gjykimin tone, ka kritere për kualifikim dhe specifikime te vendosura nga AK në këtë procedure qe janë ne shkelje te LPP, prandaj bazuar ne Ligjin e Prokurimit Publik nr. 162 dt. 23.12.2020, i ndryshuar, neni 110, si edhe Rregullat e Prokurimit Publik, I ndryshuar, neni 94 dhe neni 97, po paraqesim këtë ankesë”.

Duke sqaruar më tutje se në listë janë futur produkte që nuk janë elektronike dhe përzierja e këtyre zërave fryn fondin limit.

Ndërsa shton se në një pikë të tenderit AK kërkon që të behet testim nga ana e OE, por pa sqaruar për çfarë testimi bëhet fjalë.

Ne listën e mallrave te publikuara ne shtojcën 6, ka produkte qe nuk janë pajisje elektronike. Konkretisht artikulli ìSISTEM MULTIMEDIAî dhe ìBokseî nuk kane asnjë lidhje me pajisjet elektronike kompjuterike te kërkuara ne këtë procedure. Bashkimi I këtyre zërave ne një procedure te vetme sjell kufizim dhe pengese te madhe për konkurrencën, pasi këto produkte kane prodhues krejt te ndryshëm dhe operatore tregtues krejt te ndryshëm nga pajisjet elektronike”, thuhet në ankesë.

OPTIMA COMMUNICATION mbyll denoncimin duke thënë se në çdo kriter të vendosur Autoriteti Kontraktor nuk ka bërë sqarimet e duhura, duke krijuar konfuzion dhe krijuar pengesa për operatorët që duan të marrin pjesë në këtë garë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Dy denoncime, falsifikim në tenderin 154 MLN lekë të Rakip Sulit për bankat e shkollës “Azem Hajdari”

By: 27 ok
4 October 2024 at 13:55

Nxënësit e shkollën 9-vjecare “Azem Hajdari” në Babrru e nisën vitin shkollor, ndërsa bashkia Kamëz vazhdoi me blerjen e bankave dhe dollapëve. Tenderi u fundit që ka zhvilluar Bashkia Kamëz për këtë shkollë, e cila u rikonstruktua në fillim të këtij viti, ka të bëjë me mobilimin e saj.

Konkretisht, po raportojmë për prokurimin me objekt ‘Mobilim i shkollave 9- vjeçare “Azem Hajdari” Njësia Administrative, Babrru Paskuqan’, me fond limit 154 milionë lekë. Gara ka qëndruar e hapur për 15 ditë dhe është mbajtur më 18 shtator 2024. Në fakt nuk është zhvilluar ndonjë procedurë siç e kërkon rregulli, pasi njerëzit kryetarit Suli e kanë eliminuar konkurrencën.

Edhe pse dorëzuan ofertat nga 6 kompani, të gjitha u skualifikuan, përveç bashkimit të operatorëve “Eduart Xhixha” & “AL – STEEL CONSTRUCTION 01”. Megjithëse nuk ishte oferta më e ulët, me sa duket Suli e kishte paracaktuar si fitues këtë bashkim operatorësh. Open Data Albania

Tenderi ka marrë 2 denoncime!

Në datën 28 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Shaga” SHPK. Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur B.O.E. “Eduart Xhixha & AL – Steel Construction” SHPK.

Sipas ankimuesit, firma fituese ka mungesë dokumentacionesh të rëndësishme, çka bëjnë që mos t’i plotësojë kriteret për këtë prokurim.

Konkretisht ankimuesi ka specifikuar se fituesit i mungojnë dokumente të tilla si;

“Kopje të deklaratave të xhiros vjetore të realizuar nga operatori ekonomik për një periudhë maksimumi deri në 3 (tre) vitet e fundit financiare (2021, 2022,2023) ,

Kopje të certifikuara të bilanceve të tre viteve të fundit (2021, 2022,2023) të paraqitur pranë autoriteteve përkatëse, të konfirmuara nga ky autoritet që të tregojnë raportet, ndërmjet aktivit dhe pasivit.

Dëshmi për furnizimet e mëparshme, të ngjashme me objektin e prokurimit

Operatori ekonomik pjesëmarrës, duhet të disponojë të paktën 2 (dy) mjete transporti, me kapacitet mbajtës te paktën 1.5 Ton”.

E thënë thjeshtë, sipas ankimuesit, firmës fituese i mungojnë një sërë dokumentesh të rëndësishme që  në këtë kuadër vënë në pikëpyetje realizimin e shërbimit sipas parashikimeve.

Falsifikime

Por, prisni ka edhe më keq! Sipas “Shaga” SHPK procedurat e këtij tenderi duhet të merren nën hetim, pasi kemi të bëjmë me falsifikim dokumentesh.

Referuar detajeve në dokumentin më sipër, ankimuesi shprehet se “Ajo që do theksojmë ne këtë rast ne gjithë mënyrën e veprimit te KVO-se, në këtë nxitimin e tyre për ta mbyllur procedurën dhe nënshkruar kontratën me BOE Eduart Xhixha & Al Steel Construction sa më herët që të munden, është një çështje që kërkon jo vetëm hetim administrativ, por edhe penal nisur nga gjitha shkeljet që ka bërë KVO në këtë vlerësim dhe procedurë”, thuhet në dokument.

Shkelje e barazisë

Ndërkohë një ditë më pas, në KPP u paraqit një tjetër denoncim që rrit dyshimet se ky prokurim është një përvetësim i fondit për mobilimin e shkollës.

Në datën 29 shtator 2024 nëpërmjet sistemit të ankesave elektronike njëherazi pranë Komisionit të Prokurimit Publik dhe autoritetit kontraktor, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Erald” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Erald” SHPK, në procedurën e mësipërme të prokurimit

Operatori ekonomik Erald ne formularin e vetë deklarimit (shtojca 8) nuk ka deklaruar sipas pikës 2.3.2 (Operatori/et ekonomik pjesëmarrës për te realizuar prodhimin/montimin dhe shpërndarjen e mallrave objekt prokurimi, si dhe shërbimin e transportit duhet te ketë minimalisht te punësuar stafin ; Mungojnë 2 Saldator, nuk janë deklaruar ne formularin e vetë deklarimit (shtojca 8) ”, kjo është arsyeja që  komisioni ka skualifikuar këtë ofertë.

Por ankimuesi shprehet se ligji kërkon që për këtë mungesë operatori duhej të ishte vënë në dijeni që të plotësonte atë brenda afatit kohor. Ndërsa shprehet se kemi të bëjmë me një kontradiktë të madhe, kur oferta tjetër shpallet fituese me mungesë të një sërë dokumentacionesh. Me pak fjalë në këtë tender palët nuk janë trajtuar të barabarta.

Ndërkohë, çështja e mobilimit të kësaj shkolle duhet të bëhet objekt hetimi, edhe për faktin se nxënësit po vazhdojnë të mësojnë me bankat e blera në vitin 2023. Ndoshta nuk ishte e domosdoshme të bëhej ky shpenzim pa kaluar viti.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës.

Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bëjnë me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

Qysh nga thirrja në SPAK, Suli për të shpangur përgjegjësinë penale, ka autorizuar nënkryetaren e bashkisë Rebeka Sulejmani që të firmosë tenderat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Video – Moti i keq përmbyt rrugët e Tiranës, rëndohet trafiku. Probleme edhe në qytete të tjera

By: 27 ok
4 October 2024 at 13:35

Reshjet e shiut kanë përmbytur Tiranën. Në shumë lagje të vendit, rrugët janë nën ujë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Pamjet më poshtë, tregojnë situatën në zonën e Don Boskos, ish-Bllokut dhe 21 Dhjetorit.

Ndërkohë, niveli i Lanës është rritur duke rrezikuar edhe daljen nga shtrati.

Tirana ka probleme të tilla thuaje sa herë ka reshje, me rrugët që përmbyten nga uji. Pas një dekade në pushtet, kryebashkiaku Erion Veliaj, përveç propagandës, nuk ka arritur të zgjidhë problematikën.

Reshjet e sotme kanë bërë që qytetarët të përdorin kryesisht automjetet për të lëvizur, ç’ka ka sjellë edhe trafik të rënduar në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Trafiku sipas “Google Maps” – Ngjyra e kuqe tregon akset me trafik të rënduar

Në rrugën “Arkitekt Snani”, era e fortë ka çuar në rrëzimin e një peme mbi një automjet të parkuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Probleme me përmbytjet e rrugëve ka patur edhe në qytete të tjera të vendit, ku më e rënduar shituara është raportuar në Lezhë e Durrës.

Sipas meteorologëve, moti me reshje do të vijojë edhe përgjatë fundjavës dhe rreziku i përmbytjeve mbetet prezent.

“Sot pasdite (e premte, dt. 04) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve”, njoftoi këtë të premte Instituti i Gjeoshkencave.

Opozita ndërkohë ka akuzuar qeverisjen vendore për situatën e krijuar.

VIDEO/ Thirret në SPAK kryebashkiaku i Matit – Denoncimet ndaj Agron Malajt

By: 27 ok
4 October 2024 at 12:26

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Agron Malaj ka mbërritur në ambientet e SPAK paraditen e kësaj të premteje i vetëm. Në video shihet momenti teksa ai largohet me vrap nga godina e Prokurorisë së Posaçme për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Ende nuk dihet se pse është thirr në SPAK Malaj megjithatë denoncimet publike dhe kallëzimet në Prokurorinë e Posaçme për të nuk kanë munguar.

Vitin e kaluar, banorët e fshatit Martanesh e paditën në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun duke e akuzuar se po u rrëmben ujin nëpërmjet një kompanie të angazhuar në HEC-et në zonë në pronësi të vëllait të tij, e që sipas tyre, ka vepruar në paligjshmëri.

Nga ana tjetër, PD ka kërkuar publikisht hetime për Malajn nga Prokuroria e Posaçme. Opozita ka akuzuar se përmes të vëllait, ai zotëron disa kompani të cilat marrin tendera nga bashkitë e vendit, madje edhe nga Bashkia Mat e drejtuar nga vetë Agron Malaj.

Disa muaj më parë, edhe PD e ka kallëzuar Malajn në SPAK së bashkua me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm të tenderave.

Vëllai Malajt rezulton edhe bashkëpronar i hotelit luksoz në Dhërmi “La Brisa”, biznes në të cilin opozita ka denoncuar se janë pastruar paratë e përfituara nga drejtorët e arrestuar të Veliajt për aferën e njohur si “5D”.

Raportimet mediatike për tendera të dyshimtë të dhënë nga Bashkia Mat kanë qenë gjithashtu periodike në raportimet mediatike.

❌
❌