Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 15 September 2024Main stream

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

15 September 2024 at 17:51

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester Unitedi për herë të dytë brenda pak viteve ndërsa tani detaje të reja janë zbuluar që ilustrojnë prishjen e raporteve të tij me Erik Ten Hag.

Ronaldo kaloi dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, e para e cila zgjati mes viteve 2003 dhe 2009 atëherë kur ai u bë lojtari më i mirë në botë dhe më pas u largua për 80 milionë euro tek Real Madridi.

Periudha e tij e dytë tek Unitedi nuk shkoi aq mirë sa pritej, pasi Ronaldo iu ribashkua atyre nga Juventusi në vitin 2021.

Përkundër faktit se shënoi 24 gola në sezonin 2021/2022, pati një prishje totale të raporteve mes portugezit dhe teknikut holandez.

Pas një interviste që bëri bujë të madhe me Piers Morgan aty ku Ronaldo kritikoi disa aspekte të ndryshme të klubit dhe Ten Hagut, kontrata e lojtarit u shkëput me marrëveshje të dyanshme.

Ronaldo më pas u transferua në Arabi tek Al-Nassr, aty ku vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite dhe ka 68 gola në 75 ndeshje.

Tani detaje të reja janë zbuluar mbi atë se çfarë e kishte shkaktuar ftohjen e raporteve mes të dy palëve.

Sipas Manchester Evening News, fakti që Ronaldo mbante veshur një vath gjatë stërvitjeve ishte shkaktar i një përplasje mes palëve, pasi Ten Hag i kishte bërë me dije lojtarëve se nuk janë të lejuar që të mbajnë bizhuteri.

Kishte një ndryshim të politikës në krahasim me trajnerët e tjerë të Ronaldos tek Unitedi, Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick dhe ishte diçka që shkaktoi një problem./Telegrafi/

The post Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin

14 September 2024 at 09:49

Mikel Arteta është ende trajneri i dytë më i paguar në Ligën Premier, pasi nënshkroi një marrëveshje të re trevjeçare me Arsenalin.

Strategu i Topçinjve nënshkroi kushte të përmirësuara me skuadrën e Emirates këtë javë, duke e përkushtuar të ardhmen e tij në klubin që dikur ishte kapiten.

SunSport raporton se Arteta ka 10 milionë funte pagë plus bonuse, por ai është ende larg të qenit trajneri më i paguar në Ligën Premier.

Mikel Arteta ka nënshkruar një kontratë të re trevjeçare si trajner i Arsenalit

Kjo për shkak se ish-trajneri i tij Pep Guardiola po paguhet 10 milionë funte më shumë se ai në Man City, sipas GiveMeSport.

Paga prej 10 milionë funtesh në vit e Artetës zvogëlohet nga 20 milionë funte që Guardiola po fiton në Etihad.

Megjithatë, me katër tituj radhazi në Ligën Premier nën brezin e tij, është e drejtë të thuhet se Guardiola e meriton atë shumë.

Pep Guardiola është ende trajneri më i paguar në Premier League

Megjithatë, paga e Artetas nuk duhet të nënvlerësohet, me trajnerin spanjoll që është i dyti më i paguari në ligë.

Ai fiton 2 milionë më shumë se njeriu që zëvendësoi në Emirates, Unai Emery dhe mbi 3 milionë më shumë se Erik ten Hag në Man Utd.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të pagave të trajnerëve të Ligës Premier. /Telegrafi/

The post Zbulohen pagat e trajnerëve në Ligën Premier pas marrëveshjes së re të Artetas me Arsenalin appeared first on Telegrafi.

❌
❌