Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj, ja ku do i shohim së shpejti

By: M C
18 September 2024 at 22:18

Një tjetër emision i ri do të jetë pjesë e programacionit të Top Channel këtë sezon.

Në “Pardon My French”, Zhaklin Lekatari njoftoi se asaj dhe Jonida Aliçkollit i është besuar një program që do të nisë së shpejti.
Ajo tha se do të zgjasë dy orë dhe do të trajtojë eksperiencat njerëzore me qëllim për të frymëzuar.
“Kemi edhe Jonidën, e cila do të jetë bashkëudhëtare në një emision i cili do të zgjasë dy orë dhe do i dedikohet njeriut dhe eksperiencave njerëzore. Do të kemi të ftuar në emision dhe shpresojmë që historitë e tyre të jenë të vërteta, të inspirojnë edhe të tjerë dhe të na japin forcë të përballojmë përditshmërinë.”

Më tej ajo vijoi: Do të ketë limonatë, do të flasim edhe për gjëra që do të na bëjnë për të qeshur, por do të ketë edhe një rubrikë dedikuar seksit dhe me përgjigje, trajtime të çështjeve apo pyetjeve që unë shpesh marr. Tani ata që po na dëgjojnë ta dinë që së shpejti do të më kenë në Top për të trajtuar këto çështje kështu që të më shkruajnë sepse nëse një problematikë është e mirë, e vlefshme dhe e bukur për ta diskutuar, sigurisht që do ta diskutojmë dhe mund të kemi të ftuar ekspertë për ta zgjeruar edhe më shumë.”

Programi quhet “S’e kam me ty” ndërsa për të zbuluar se kur do të nisë, do të presim edhe pak.

The post Zhaklin Lekatari zbulon bashkëpunëtoren e programit të saj, ja ku do i shohim së shpejti appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 18 September 2024Main stream

Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik

By: M C
18 September 2024 at 21:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një mesazhi ngushëllues për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit.

Mes rreshtave Osmani ka shprehur ngushëllimet për familjen, bashkëshorten dhe fëmijët, e gjithashtu ka shkruar se të ndjerin e njihte prej më shumë se dy dekadash.

Në mesazhin e saj ngushëllues, presidentja Osmani shkruan kështu:

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Ky lajm i hidhur preku zemrat, jo vetëm të familjes së tij, por të të gjithëve që e njohën, përfshirë edhe mua për më shumë se dy dekada.

Gjatë gjithë këtyre viteve të angazhimit të tij politik, Gerti nuk ishte thjesht një deputet e aktivist politik i përkushtuar, por një përkrahës i palëkundur i Kosovës.

Në çdo rol që mbante dhe në çdo mundësi që iu dha, ai e mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion.

Përkushtimi i tij i palëkundur dhe përpjekjet e tij të palodhura për ta afirmuar Kosovën dhe shqiptarët nuk do të harrohen kurrë.

Gjithmonë do ta kujtoj Gertin, jo vetëm si një koleg, por si një mik të vërtetë, një njeri me integritet, bujari dhe besnikëri.

Ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar.

Humbja e tij është e pamatshme, ndërkaq dhimbja ime është me familjen, në këtë kohë të vështirë.

Gerti iku, por pas la shëmbëlltyrën e profesionistit, politikanit dhe mbi të gjitha të njeriut të mirë!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Gerti Bogdanin!”

The post Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Gert Bogdanit: Do ta kujtoj jo vetëm si koleg, por edhe si mik appeared first on Albeu.com.

Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë

By: M C
18 September 2024 at 21:28

Bashkimi Evropian, duke iu referuar masave dhe thirrjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për serbët në Kosovë, u kërkoi të dyja vendeve që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne e mirëpresim gatishmërinë e shprehur nga presidenti Vuçiç për të vazhduar angazhimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Pozitivisht e marrim edhe thirrjen e tij për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, shkruan REL.

Ai i bëri komentet në kërkesën e Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar disa kërkesa dhe masa të Vuçiçit, që parashtroi javën e kaluar.

Mes tjerash, ato përfshijnë shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale, të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, si dhe kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre.

Komunat në veri, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë serbë i bojkotuan zgjedhjet në atë zonë.

Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

Stano tha se BE-ja, vazhdimisht, i ka bërë thirrje Beogradit që të inkurajojë riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, dhe Prishtinës që ta mundësojë atë.

“Marrëveshjet e dialogut i parashikojnë hapat dhe procedurat që kjo të ndodhë, në përputhje dhe duke respektuar kornizën ligjore të Kosovës”, tha Stano.

“Në këtë kontekst, impelementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai, duke iu referuar, po ashtu, kërkesës së Vuçiqit për themelimin e këtij asociacioni në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i ka komentuar deri më tash kërkesat e Vuçiçit.

The post Zëdhënësi i BE: Mirëpresim thirrjet e Vuçiç për riintegrimin e serbëve në Kosovë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon sërish bashkëshortja: Bota është një vend i pavlerë pa ty!

By: M C
18 September 2024 at 20:59

Bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë Gerti Bogdani ka reaguar sërish në mediat sociale për ndarjen e tij nga jeta. Me anë të një postimi në Facebook, Edlira Çepani i dedikon Bogdanit disa fjalë ku ndër të tjera thotë se ajo dhe fëmijët e tyre kanë nevojë për të.

“Bota është një vend i pavlerë pa ty! Do të të dua çdo ditë të jetës derisa të takohemi sërish, drita e çdo rrugëtimi tim!” shprehet Çepani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani ka ndërruar jetë ditën e sotme (18 shtator) në moshën 44-vjeçare. Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputetit ka reaguar edhe policia. Sipas njoftimit bëhet me dije se ish-deputeti është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi kishte pësuar arrest kardiak. Gjithashtu nga veprimet e kryera paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Reagimi i plotë:

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!
Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

The post FOTO/ Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon sërish bashkëshortja: Bota është një vend i pavlerë pa ty! appeared first on Albeu.com.

I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij

By: M C
18 September 2024 at 20:40

Janë liruar ditën e sotme nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij Petrit Selmani, të cilët u arrestuan për kërcënimin ndaj kreut të FSHF, Armand Dukës.

Nazmi Selmani, president i klubit të futbollit Iliria, njëkohësisht biznesmen dhe nipi i tij Petriti ishin të vetmit që vijonin të qëndronin në burg për kërcënimin ndaj Dukës, ndërkohë që djemtë e tij dhe Redian Loci u liruan në gjyqin paraprak.

Gjykatësi Paulin Cera ka vendosur ditën e sotme “detyrim paraqitje” për Nazmi Selmanin dhe nipin e tij, Petritin.

The post I shkoi poshtë shtëpisë dhe kërcënoi Armand Dukën, lirohen nga burgu Nazmi Selmani dhe nipi i tij appeared first on Albeu.com.

Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës

By: M C
18 September 2024 at 20:24

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për drekë pune nesër në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Në këtë drekë pune, siç ka konfirmuar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, janë të ftuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe kryeministri i Malit të Zi.

Siç ka njoftuar ajo, Komisioni Evropian aktualisht është duke finalizuar rishikimin e agjendave të reformave të paraqitura nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë Qeveria e Kosovës ende s’e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kurtit në drekën e Von der Leyen, por European Policy Center ka njoftuar se Kurti do të jetë folës të enjten në Bruksel si i ftuar i tyre.

Ndërsa Presidenca e Serbisë ka njoftuar se Vuçiç do të jetë i pranishëm në drekën e organizuar nga Kryetarja e KE-së me të cilën do të ketë edhe një takim të ndarë.

The post Kurti dhe Vuçiç përballen nesër në Bruksel? Ja ku do të jetë kryeministri i Kosovës appeared first on Albeu.com.

“Edi Rama është 10 hapa para”, kush është militantja e PS që mori postin e zv.ministres

By: M C
18 September 2024 at 20:09

Me “bekimin” e kreut të qeverisë, Edi Ramës, nënkryetarja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, duke filluar nga sot do të jetë zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit.

Ilva Gjuzi përgjatë ditëve të fundit ka qenë një ndër emrat më të komentuara nëpër media dhe rrjetet sociale, kjo për shkak dhe të deklaratave të bëra nga vetë ajo.

E ftuar ditë më parë në emisionin “Opinion”, Gjuzi zbuloi se ka përfunduar studimet për arkitekturë në Universitetin e Kembrixh dhe është kthyer në Shqipëri ku dhe u angazhua në politikë përmes Partisë Socialiste.

Ajo tha se zgjodhi këtë forcë politike për shkak të vizionit që kanë treguar përgjatë këtyre viteve.

“Unë jam nënën e 3 fëmijëve, para 10 vitesh u ktheva në Shqipëri pasi u diplomova në Universitetin e Kembrixh, kam studiuar për arkitekturë. Jam kthyer në Shqipëri sepse besoj që Shqipëria është vendi më i mirë në botë me gjithë të metat dhe të këqijat që mund të ketë. Besoj te puna, te orët e punës, te kilometrat. Unë jam këtu sepse besoj që kam kapacitetin për të dhënë kontribut për vendin tim. Është detyra morale e kujtdo që ka kapacitet të kontribuojë për vendin”, tha ajo në Opinion.

Teksa më tej pati dhe një përplasje televizive me ish-deputetin demokrat dhe njëherësh dhe drejtuesin politik në qarkun e Tiranës, Belind Këlliçin. Gjuzi sfidoi dhe e sulmoi hapur ish-deputetin duke i thënë se është humbës në zgjedhje, madje dhe vetë ajo do e mundte nëse do të garonte përballë tij.

“Belind, jo Erion Veliaj por dhe unë po të isha përballë teje do të mundja”, iu drejtua Gjuzi Këlliçit ditë më parë në emisionin “Opinion”.

Ndërkohë, një tjetër deklaratë e kësaj të fundit është bërë virale nëpër rrjetet sociale. Teksa ka qenë e ftuar në “Euronews”, zv.ministrja e re e kabinetit të Edi Ramës u pyet nga Jonida Shehu për të metat e kryeministrit, Gjuzi u përgjigj: Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë.

The post “Edi Rama është 10 hapa para”, kush është militantja e PS që mori postin e zv.ministres appeared first on Albeu.com.

Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit

By: M C
18 September 2024 at 19:45

Infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se ndaj 36-vjeçarit Metjan Muço rëndon akuza për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Rasti u trajtua nga emisioni “Stop”, ku në bazë të pamjeve filmike është bërë edhe verifikimi nga ana e policisë. Një e re 24-vjeçare nga Pogradeci denoncoi infermierin dhe u shpreh se ka shkuar në Spitalin e Pogradecit, për të marrë ndihmë, pasi vuan nga një sëmundje e rrallë dhe atë ditë kishte marrje fryme dhe rrahje të shpeshta zemre.

Pasi u ekzaminua nga Mjeku i Urgjencës, vajza u orientua, për të bërë një elektrokardiogramë. Në këto momente, infermieri Metjan Muço rreth të 30-ave, fillon ta ngacmojë me fjalë dhe në pjesët intime. Vajza e tronditur është çuar dhe ka ikur nga ambientet e Spitalit, por ngjarjen e ka mbajtur të fshehtë për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan shtetasin M. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ngacmim seksual”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 17.09.2024, në televizionin “Klan”, gjatë emisionit investigativ “STOP”, janë shfaqur pamjet filmike ku shtetasi M.M, me profesion infermier në Urgjencën e Spitalit Pogradec, është denoncuar nga një shtetase me pretendimin se është ngacmuar seksualisht nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

The post Ngacmoi seksualisht pacienten, arrestohet infermieri i Urgjencës së Spitalit të Pogradecit appeared first on Albeu.com.

Ndryshimet të reja në kabinetin qeveritar, cilët janë zv/ministrat që shkarkohen nga detyra

By: M C
18 September 2024 at 19:20

Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në strukturën e kabinetit të tij, duke shkarkuar dy zëvendësministre dhe duke emëruar disa të tjerë.

Sipas burimeve qeveritare, janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre, janë emëruar Ilva Gjuzi si zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, dhe Sofjan Jaupaj, i cili kishte më parë rolin e Drejtorit për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse në Ministrinë e Turizmit.

Ndryshime janë regjistruar edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Endrit Yzeiraj është shkarkuar nga pozita e zv.ministrit dhe emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Blerta Rama është emëruar në vend të tij për pozitat e zv/ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar gjithashtu Silda Çepe (Anagnosti). Këto emërime vijnë pas ndryshimeve të mëparshme, ku Besar Kadija dhe Artemis Malon janë caktuar ambasadorë në Azerbajxhan dhe Kanada, përkatësisht.

The post Ndryshimet të reja në kabinetin qeveritar, cilët janë zv/ministrat që shkarkohen nga detyra appeared first on Albeu.com.

Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë

By: M C
18 September 2024 at 18:55

Të paktën nëntë persona janë vrarë dhe më shumë se 300 të tjerë janë plagosur nga një valë e dytë e shpërthimeve nga pajisjet e komunikimit me valë në Liban, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Telekomanda e përdorur nga grupi i armatosur Hezbollah shpërtheu në vendet jugore të kryeqytetit Bejrut, Luginën Bekaa dhe Libanin jugor, të cilat shihen si bastionet e tij.

Hezbollahu fajësoi Izraelin për sulmin e së martës dhe u zotua për hakmarrje. Izraeli nuk pranoi të komentojë mbi pretendimin.

The post Vala e dytë e shpërthimeve të pajisjeve në Liban vret 9 persona, plagos 300 të tjerë appeared first on Albeu.com.

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Plepa-Shkozet/ Makina përplas motomjetin, humb jetën drejtuesi

By: M C
18 September 2024 at 18:31

Një aksident fatal ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor “Plepa-Shkozet”. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit fatal.

The post Aksident me pasojë vdekjen në aksin Plepa-Shkozet/ Makina përplas motomjetin, humb jetën drejtuesi appeared first on Albeu.com.

Ish-deputeti Gerti Bogdani u nda sot nga jeta, PD shpall nesër ditë zie

By: M C
18 September 2024 at 18:08

Partia Demokratike njofton se shpall ditë zie ditën e nesërme, e enjte, 19 shtator 2024.

Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.

Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE”, thuhet në njoftim.

The post Ish-deputeti Gerti Bogdani u nda sot nga jeta, PD shpall nesër ditë zie appeared first on Albeu.com.

“Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin

By: M C
18 September 2024 at 18:05

Analisti Arjan Curri dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, do të përballen në gjykatë. Mësohet se Curri ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor.

Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. Kjo padi ndaj analistit ka ardhur pas deklaratave që ky i fundit bëri muaj më parë, pas vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti i saj Naim Muresli. Aso kohe Curri tha se Murseli i cili ka qenë për vite me radhë dhe këshilltari i Pacollit deklaroi se dyshohet se bashkëshorti i të ndjerës Liridona Ademi ka pasur lidhje romantike me një burrë tjetër, e më pas shpërthyen aludimet se bëhej fjalë për ish-presidentin.

Lidhur me padinë e ngritur nga Pacolli kundrejt tij, Curri tha së fundmi për Top Channel se në deklaratën e tij nuk ka pasur kurrë fyreje apo shpifje. Ndër të tjera, analisti tha se “në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media”.

“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg. Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.

Në deklaratat e mia s’ka pasur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im.

Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media.

P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese”, tha Curri i pyetur nga Top Channel.

Në janar të këtij viti këshilltari i Pacollit Jetlir Zyberaj, paralajmëroi padinë ndaj analistit. Ai i konsideroi shpifje të ulëta duke thënë se këto deklarata Curri i ka bërë kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.

The post “Naim Murseli ka lidhje intime me një burrë”, Behgjet Pacolli hedh në gjyq Arjan Currin appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij

By: M C
18 September 2024 at 17:53

Bashkëshortja e ish deputetit, Gerti Bogdani që u nda sot nga jeta pas një ataku kardiak përmes një postimi në rrjetet sociale ka lajmëruar se ceremonia e varrimit do bëhet nesër në varrezat e Sharrës, ndërsa homazhet do bëhen në Kuvendin e Shqipërisë.

Postimi i Çepanit:

Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani.

Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

The post Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kiara Tito rikthehet në TCH, moderatorja zbulon programin: Një dëshirë e realizuar!

By: M C
18 September 2024 at 17:22

Moderatorja Kaira Tito ka konfirmuar se do të jetë nën moderimin e spektaklit më të dashur dhe më të madh të humorit, “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e madhe të Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua“, ka shkruar Kiara.

“Portokalli” pritet të fillojë së shpejti, duke premtuar se do të mbajë të mbërthyer para ekranit çdo të diel, në orën 21:00, shqiptarët, me të qeshura të pafundme.

Aktorët e dashur ishin më pranë publikut gjatë sezonit veror, duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të dhuruar show-n “Verë dhe portokalle”, një spektakël që u mirëprit dhe duartrokit nga publiku që mbushi sheshet.

The post FOTO/ Kiara Tito rikthehet në TCH, moderatorja zbulon programin: Një dëshirë e realizuar! appeared first on Albeu.com.

7-vjeçarja përplaset nga furgoni teksa po kthehej nga shkolla në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

By: M C
18 September 2024 at 17:03

Një fëmijë 7 –vjeç, nxënëse e klasës së parë është përplasur nga një furgon në Shënkoll të Lezhës.

Ajo ka mbetur e plagosur rëndë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

E mitura po kthehej nga shkolla në momentin e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

The post 7-vjeçarja përplaset nga furgoni teksa po kthehej nga shkolla në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital appeared first on Albeu.com.

U konfliktua fizikisht me një të mitur, e pëson keq 21-vjeçari në Vlorë

By: M C
18 September 2024 at 16:48

Një 21-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një të mitur, 13-vjeç.

Sipas komunikatës, E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një shtetas të mitur 13 vjeçar, thotë policia.

”Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një shtetas të mitur 13 vjeçar”, shkruan Policia.

The post U konfliktua fizikisht me një të mitur, e pëson keq 21-vjeçari në Vlorë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 18 Shtator 2024, njihuni me surprizat e yjeve për sot

By: M C
17 September 2024 at 23:46

Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Të mërkurën ju pret një ditë e favorshme nga pikëpamja e ndjenjave, do të ketë bashkëpunim më të madh me partnerin dhe do të udhëtoni me të njëjtën frekuencë. Kur bëhet fjalë për punën, do të ishte e mençur dhe inteligjente të shmangni marrjen e vendimeve impulsive. Disa zgjedhje duhet të mendohen mirë.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Të mërkurën në historinë tuaj të dashurisë mund të ndjeni nevojën për të zgjidhur problemet me partnerin tuaj. Për sa i përket punës, gjërat po shkojnë mirë.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Të mërkurën do të jetë intensive dhe plot emocione, si në planin e dashurisë ashtu edhe në atë të punës. Kur Hëna është në favorin tuaj, do të jeni në gjendje të shprehni ndjenjat tuaja në mënyrë efektive dhe të merrni përgjigje pozitive.

Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo e mërkurën është koha e duhur për të planifikuar diçka të rëndësishme me partnerin tuaj ose nëse jeni beqar, hapni mundësi të reja. Për sa i përket punës, mund të merrni lajme pozitive që do të përmirësojnë pozicionin tuaj. Jeni aktiv dhe dinamik por mbi të gjitha mund të shfrytëzoni intuitën tuaj.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Të mërkurën, nga pikëpamja e ndjenjave, dita mund të jetë plot tension. Do gjeni një mënyrë për të mos acaruar diskutimet. Kur yjet janë më të favorshëm, do të jeni në gjendje të zgjidhni mosmarrëveshjet tuaja dhe të vulosni një harmoni të re me forcën e dashurisë.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Hëna mbështet jetën tuaj të dashurisë dhe sjell qetësi dhe harmoni në marrëdhënien tuaj me partnerin. Edhe beqarët do mund të përfitojnë nga kjo situatë astral, me mundësi të ndryshme për takime interesante. Për sa i përket punës, është koha më e mirë për të marrë vendime të rëndësishme.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Të mërkurën do të jetë një ditë e karakterizuar nga dialogu i sinqertë dhe i qetë, mund të ndjeni në çift se ka mirëkuptim të madh reciprok. Për sa i përket punës, lindin mundësi të reja, por duhet të kuptoni se sado të favorshëm të jenë yjet, duhet të jeni të gatshëm të bëni sakrifica të mëdha për të arritur qëllimet tuaja.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Të mërkurën ndihesh pak i pasigurt në dashuri, kjo të shkakton pak ankth, por duhet të mendosh absolutisht pozitivisht, të largosh frikën që duhet të kapë dhe të ruash qetësinë. Për sa i përket punës, do jetë një ditë shumë e ngarkuar.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Të mërkurën do të jetë perfekte për dashurinë. Entuziazmi juaj do jetë ngjitës dhe do përjetoni disa momente të veçanta me partnerin. Për sa i përket punës, keni vendosur përkushtim dhe vendosmëri të madhe, por mbi të gjitha këmbëngulje, e gjithë kjo do t’ju çojë në arritjen e qëllimeve të mëdha.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Të mërkurën kjo është koha e duhur për të hedhur një hap të rëndësishëm në fushën sentimentale, veçanërisht nëse jeni në një marrëdhënie të qëndrueshme. Sa i përket punës, mundësi të reja po shfaqen, mos i humbisni.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Të mërkurën mund të ndiheni të larguar nga partneri juaj. Ndoshta ka keqkuptime ose ndoshta diçka të mbetur pa thënë që të irriton dhe krijon dyshime dhe tensione. Këshilla është t’i kushtoni më shumë kohë partnerit tuaj për ta sqaruar këtë nëse është e mundur.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Të mërkurën duke folur për dashurinë, mund të jetë një ditë me fat, por edhe jo. Shumë debatuan ose argumentuan ndryshe. Më në fund ka ardhur koha e duhur për t’u pajtuar, do të jetë më e lehtë nëse marrëdhënia është e qëndrueshme. Për sa i përket punës, pret një ditë e favorshme.

The post Horoskopi 18 Shtator 2024, njihuni me surprizat e yjeve për sot appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Panik në ajër, momenti kur stuhia tropikale godet avionin në fluturim

By: M C
17 September 2024 at 23:08

Panik në ajër për pasagjerët e një fluturimi nga Medellin për në Barranquilla, Kolumbi.

Siç e shihni dhe në pamjet e publikuara avioni më të cilin udhëtonin u godit nga një stuhi tropikale.

Pasagjerët dëgjohen teksa bërtasin të frikësuar, ndërsa avioni lëkundet nga era e fortë.

Skenat e frikshme u filmuan ditën e hënë gjatë fluturimit 8586 të kompanisë ajrore kolumbiane, Avianca.

Në pamundësi për t’u ulur, piloti vendosi të ndryshonte përkohësisht kursin drejt zonës bregdetare të Cartagena-s, për t’u kthyer sërish drejt

The post VIDEO/ Panik në ajër, momenti kur stuhia tropikale godet avionin në fluturim appeared first on Albeu.com.

“Kemi bërë s*ks në kishë”, ish-e dashura demaskon priftin në Lushnjë

By: M C
17 September 2024 at 22:40

Një denoncim i pazakontë ka mbërritur në emisionin “Fiks Fare”, ku një grua me emrin Pranvera akuzon priftin Arkip Koçi nga Lushnja për mashtrim dhe marrëdhënie jashtëmartesore.

Ajo pretendon se ka pasur një lidhje pesëvjeçare me priftin, e cila e çoi në prishjen e martesës së saj. Sipas saj, prifti i kishte premtuar që do të jetonin bashkë dhe madje i kishte dhuruar unazën e së ëmës.

Pranvera tregon se marrëdhënia e tyre përfshinte edhe momente intime brenda kishës, një detaj që ka shkaktuar zemërim. Ndërkohë, ish-bashkëshorti i saj konfirmoi se kishte vënë re sjellje të çuditshme, por nuk e kishte kuptuar lidhjen deri vonë.

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Në ballafaqim me priftin, ai mohoi akuzat, duke thënë se ishin thjesht miq dhe se fotot intime ishin fotomontazhe. Megjithatë, pas denoncimit, Mitropolia e Fierit ka pezulluar priftin nga detyra.

The post “Kemi bërë s*ks në kishë”, ish-e dashura demaskon priftin në Lushnjë appeared first on Albeu.com.

❌
❌