Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Flet njeriu i momentit tek Gjilani, Robert Rrahmani: Projekti i klubit më bindi, synojmë daljen në Evropë

17 September 2024 at 16:57

Gjilani nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të garave në elitën e futbollit kosovar, por një ndër gjërat pozitive pas pesë xhirove të zhvilluara është padyshim forma e lartë e mesfushorit me tipare sulmuese Robert Rrahmani.

Në një intervistë për Telegrafin, Rrahmani ka folur për një gamë të gjerë temash, duke filluar që nga forma e tij individuale këtë sezon me Gjilanin e deri tek objektivat që ka me klubin, komponimin e skuadrës pas transferimeve të reja dhe arsyen pse zgjodhi të bëhej pjesë e ‘Skifterave’ duke marrë parasysh numrin e madh të ofertave.

Sa i përket numrave që ka arritur në këtë fillim të sezonit, Rrahmani preferon të qëndrojë modest duke thënë se ka ende hapësirë për përmirësime.

“Për formën time duke marrë parasysh edhe parasezonin jam munduar që të jap maksimumin tim dhe jam i kënaqur, por ka vend për përmirësime si në aspektin teknik ashtu edhe në atë teknik, ku së bashku me stafin e trajnerëve po punoj për përmirësimin e tyre”, ka thënë fillimisht Rrahmani.

Tutje, ai ka folur për objektivat individuale dhe kolektive duke thënë se qëllimi kryesor është dalja në Evropë.

“Objektivat personale janë që të rris formën ende pasi që besoj se ka ende hapësirë, po ashtu t’i rris statistikat dhe si rrjedhojë të ndihmojë skuadrën drejt arritjes së objektivave e që sivjet për synim e kemi daljen në Evropë”.

Gjilanasit ishin një ndër ekipet më aktive gjatë afatit kalimtar veror duke kompletuar disa transferime të mëdha si Ergys Kaçe, Armend Thaçi si dhe blerja e kartonit të sulmuesit Senad Jarovic.

“Transferimet e bëra deri më tani besoj se janë të qëlluara dhe me kohë do të arrijmë edhe tek komponimi dhe që pastaj nuk dyshoj se do të vijnë rezultatet e kërkuara”, deklaroi Rrahmani.

Për fund, ai tha se projekti i klubit të Gjilanit ka qenë arsyeja kryesore pse ai ke vendosur të hedh firmën për ‘Skifterat’ në mesin e shumë ofertave që kishte në tavolinë.

“Projekti i klubit të Gjilanit së bashku me stafin teknik kanë qenë kyç që unë të bindem të nënshkruaj me Gjilanin pasi bazuar në këto rrethana unë kam besuar që do ta gjejë veten më së miri këtu dhe do ta kem mundësinë që të arrijë potencialin maksimal”, përfundoi 23-vjeçari.

Kujtojmë se Rrahmani deri më tani këtë sezon ka tundur rrjetën në dy raste fillimisht ndaj Ballkanit pastaj ndaj Suharekës ndërsa ka edhe dy asistime./Telegrafi/

The post Flet njeriu i momentit tek Gjilani, Robert Rrahmani: Projekti i klubit më bindi, synojmë daljen në Evropë appeared first on Telegrafi.

Jasir Asani i papërmbajtshëm – shkëlqen me tre gola dhe një asistim në fitoren e thellë të Gwangju

17 September 2024 at 14:41

Sulmuesi shqiptar Jasir Asani ka shkëlqyer në fitoren e thellë që ekipi i tij Gwangju e arriti me rezultat 7-3 ndaj Yokohamas në kuadër të AFC Champions League.

29-vjeçari shënoi golin e parë të ekipit të tij, duke realizuar fillimisht në minutën e dytë për rezultatin 1-0.

Asani e gjeti sërish rrugën e rrjetës, kësaj radhe duke shënuar në minutën e 55-të për rezultatin 3-1.

Golin e het-trikut Asani e gjeti në minutat shtesë të takimit duke realizuar për 7-3, ndërsa asistimin e kishte bërë tek goli i katërt i shënuar nga Beka Mikeltadze.

Jasir Asani brilliant finish!

Gwangju 3-1 Yokohamapic.twitter.com/vBc65d8DZW

— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 17, 2024

Kujtojmë se Asani numëron rreth shtatë paraqitje këtë sezon në elitën e futbollit korean ku ka arritur të shënojë dy gola.

Ai ishte i ftuar nga përzgjedhësi Sylvinho për dy ndeshjet e muajit shtator ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë, aty ku shënoi golin e fitores ndaj ukrainasve./Telegrafi/

The post Jasir Asani i papërmbajtshëm – shkëlqen me tre gola dhe një asistim në fitoren e thellë të Gwangju appeared first on Telegrafi.

Pas Dimarcos, Interi humbet një tjetër lojtar për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

17 September 2024 at 12:58

Dyshja e Interit, Federico Dimarco dhe Marko Arnatuvoic nuk janë stërvitur sot (e martë) me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Mbrojtësi italian po ballafaqohet me lodhje të muskujve ashtu siç u bë e ditur të hënën, ndërsa sot nuk u pa prezent në qendrën stërvitore të zikaltërve.

Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, Arnautovic gjithashtu ka munguar sot në stërvitje pasi u zgjua me grip.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt që do të zhvillohet nesër në ‘Etihad Stadium’.

Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët do të rikuperohen në kohë për derbin ndaj rivalit lokal Milanit që do të luhet të dielën.

Interi do të udhëtojë për në Mançester sot pasdite, ndërsa Simone Inzaghi dhe një lojtar do të paraqiten në konferencë për media gjatë orës 20:00.

Tajon Buchanan është gjithashtu i lënduar për Interin, ndërsa Joaquin Correa nuk ka qenë i përfshirë në listën e tyre për ndeshjet e ligës./Telegrafi/

The post Pas Dimarcos, Interi humbet një tjetër lojtar për ndeshjen ndaj Manchester Cityt appeared first on Telegrafi.

Al Nassr në bisedime të avancuara për ta emëruar në stol ish-trajnerin e Milanit

17 September 2024 at 10:40

Cristiano Ronaldo raportohet se mund të stërvitet nga Stefano Pioli tek Al Nassr, pasi kalimi i ish-trajnerit të Milanit tek Al Ittihadi ka dështuar.

Në fillim të afatit kalimtar veror, Pioli dukej se ishte shumë afër kalimit tek Al Ittihadi pas shkarkimit nga Milani.

Marrëveshja e cila ishte fare pranë finalizimit, përfshinte një kontratë luksoze në vlerë prej 10 milionë eurosh në vit, së bashku me bonuset.

Sidoqoftë, teksa negociatat kishin avancuar, lëvizja dështoi papritur, gjë e cila lejoi Al Nassr që ta shfrytëzojë situatën.

Pioli tashmë është kandidati kryesor për të zëvendësuar Luis Castron, duke lënë mbrapa në garë kandidatë të tjerë si Sergio Conceicao.

Pozita e Castros tek klubi arab raportohet se ka qenë në rrezik serioz për shkak të rezultateve të përziera në këtë start të sezonit.

Al Nassr pësoi disfatë në finale të Superkupës ndaj rivalit Al Hilalit me rezultat të thellë 4-1, ndërsa lëshuan pikë edhe në ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Al Raed.

🚨🟡🔵 Negotiations ongoing between Al Nassr and Stefano Pioli as new head coach.

Talks underway after deal collapsed with Al Ittihad, he’s the main candidate in case Al Nassr decide to fire Luis Castro. pic.twitter.com/QTepluj4Xq

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 17, 2024

“Negociatat po vazhdojnë mes Al Nassr dhe Stefano Piolit si trajneri i ri. Bisedimet po vazhdojnë pasi dështoi marrëveshja me Al Ittihadin, ai është kandidati kryesor nëse Al Nassr vendos ta shkarkojë Luis Castron”, ka shkruar Fabrizio Romano në X.

Në rast se Pioli përfundon tek klubi arab kjo do të lehtësonte një barrë tejet të madhe financiare edhe për Milanin, pasi ‘Rossonerët’ janë të lidhur me kontratë me italianin deri në vitin 2025 dhe ai ka një pagë vjetore prej katër milionë eurosh./Telegrafi/

The post Al Nassr në bisedime të avancuara për ta emëruar në stol ish-trajnerin e Milanit appeared first on Telegrafi.

“Ai nuk e bën diferencën”, Aguero me deklaratë befasuese për Mbappen

17 September 2024 at 08:53

Nënshkrimi me Kylian Mbappen nuk garanton se Real Madridi do ta fitojë Ligën e Kampionëve, sipas ish-sulmuesit të Barcelonës, Sergio Aguero.

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 15-të sezonin e kaluar dhe më pas transferuan francezin, dy vite pasi ai kishte ‘injoruar’ kalimin në Spanjë për të qëndruar tek PSG-ja.

Mbappe ka shënuar katër gola në gjashtë ndeshjet e para për Madridin, ndërsa debutoi me gol në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atalantës.

Sidoqoftë, argjentinasi beson se triumfi në Ligën e Kampionëve nuk është diçka kaq e thjeshtë, ani pse tani kanë një sulmues të nivelit botëror në radhët e tyre.

“Askush nuk ka qenë në gjendje ndonjëherë mos llogarisë tek Real Madridi. Nuk ka nevojë për ta thënë këtë. Transferimi i Mbappes atje shërben vetëm për t’i bërë ata një rrezik më serioz”.

“Unë mendoj se ai është shumë i ri për të qenë Pichichi (golashënuesi më i mirë) i ardhshëm i La Ligas. Megjithatë, asnjë lojtar i vetëm nuk e bën diferencën, atë e bën ekipi”.

“Ata që tentojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve, duhet të luftojnë dhëmbë e thonj për të”, ka thënë Aguero.

Në fund ai dha një koment edhe për formatin e ri të Ligës së Kampionëve i cili do të startojë që nga sot (e martë).

“Do ta shohim se si do të funksionojë. Ndryshimet janë të mëdha dhe do të jetë e vështirë të mësohemi me to. Jam i sigurt se do të kemi një gjykim më të mirë pas ca kohësh”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post “Ai nuk e bën diferencën”, Aguero me deklaratë befasuese për Mbappen appeared first on Telegrafi.

“Isha një person tjetër”, Tonali rikthehet të flas për varësinë ndaj lojërave të fatit

16 September 2024 at 23:52

Reprezentuesi italian Sandro Tonali ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat britanike, duke folur për varësinë që kishte ndaj lojërave të fatit dhe dënimin prej dhjetë muajsh që pasoi pasi u shpall fajtor për përfshirje në bastvënie të paligjshme.

Tonali mori një dënim prej dhjetë muajsh nga FIGC tetorin e kaluar dhe u dënua me 20 mijë euro si dhe u urdhërua që të marrë pjesë në evente të ndryshme për t’i paralajmëruar të tjerët për rreziqet e lojërave të fatit.

Ai së fundmi shënoi rikthimin e tij në futboll me Newcastle, duke luajtur titullar në sfidën ndaj Nottingham Forest në kupë si dhe duke u futur nga banka në dy fitoret e fundit në Ligën Premier ndaj Tottenhamit dhe Wolvesit.

“Para këtij gabimi, unë kisha dy jetë, sepse isha shumë i mbyllur në vetvete dhe kurrë nuk bisedoja me njerëzit, gjithashtu në qendrën stërvitore dhe me stafin”.

“I was two different people in my life and in football, now I am one” 💬

Sandro Tonali describes feeling like a different person after serving a 10-month football ban for breaching Italian betting rules ⬇ pic.twitter.com/wZy2Ru5T2F

— Sky Sports News (@SkySportsNews) September 16, 2024

“Tani është plotësisht ndryshe. Çdo ditë është më ndryshe, veçanërisht me stafin dhe bashkëlojtarët e mi, sepse është normale të bisedosh çdo ditë, është normale të kesh një marrëdhënie”, ka thënë fillimisht Tonali.

“Kur erdha në qendrën stërvitore, unë isha i njëjti person tani, me trajnerin, me stafin, me bashkëlojtarët e mi”.

“Para këtyre 10 muajve, para vitit të kaluar, nuk e di, por është pak më ndryshe sepse isha një person tjetër. Unë isha dy njerëz të ndryshëm në jetën time dhe në futboll. Dhe tani unë jam vetëm një person, vetëm një”.

“Më munguan 10 muajt e fundit, më mungoi futbolli, më mungoi stadiumi, të gjitha emocionet në fushë, por tani jam rikthyer, mendoj, me të vërtetë mirë”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post “Isha një person tjetër”, Tonali rikthehet të flas për varësinë ndaj lojërave të fatit appeared first on Telegrafi.

Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri

16 September 2024 at 23:32

Ish-sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial, raportohet se e ka gjetur destinacionin e tij të ardhshëm, pasi raportohet se ai është pajtuar verbalisht që t’i bashkohet AEK-ut në Greqi.

Martial u largua nga ‘Old Trafford’ këtë verë pas nëntë vitesh në klubë dhe që prej atëherë ka marrë kohën e tij për të vendosur lëvizjen e rradhës.

Përkundër interesimit nga ekipe si Lyon, Marseille dhe Atalanta, Martial gjithashtu kishte konsideruar kalimin në Amerikën Jugore tek ekipi brazilian Flamengo.

Sidoqoftë, negociatat me Flamengon ngecën për shkak të kërkesave të tij të larta financiare dhe këtu hyri në skenë AEK-u, duke i ofruar francezit një marrëveshje luksoze që do ta bëntë lojtarin më të paguar në ekip.

Acuerdo verbal entre AEK Athens y Anthony Martial. pic.twitter.com/FNSaYz2J7c

— Matteo Moretto (@MatteMoretto) September 16, 2024

Sipas gazetarit Matteo Moretto, Martial është pajtuar verbalisht që të transferohet në Greqi, duke i dhënë kështu prioritet qëndrimit në Evropë.

Detajet e sakta të marrëveshjes ende nuk janë konfirmuar, por besohet se janë substanciale, duke marrë parasysh pagën prej 250 mijë eurosh në javë që e kishte në Angli./Telegrafi/

The post Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri appeared first on Telegrafi.

Ancelotti i del në mbrojtje Viniciusit, arsyeton festën që bëri pas golit ndaj Real Sociedadit

16 September 2024 at 22:34

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka dalë në mbrojtje të Vinicius Junior pas debatit që u shkaktua pas festimit që bëri braziliani ndaj Real Sociedadit pas golit të shënuar.

Vinicius Junior dhe Kylian Mbappe e gjetën rrjetën për Real Madridin në takimin që ata e fituan me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën.

Braziliani e gjeti golin e tij të dytë të sezonit teksa zhbllokoi shifrat në minutën e 58-të duke realizuar nga pika e bardhë.

Përkundër faktit që shkëlqeu në fitoren e ‘Los Blancos’, sulmuesi mori kritika të ashpra për festimin që bëri, pasi ai vrapoi drejt rivënies këndore duke iu kërkuar turmës vendase që të heshtin përmes gjesteve.

Tekniku italian tani ka mbrojtur lojtarin duke thënë se veprimet e tij ishin si pasojë e trajtimit që iu bë atij nga tifozët e Real Sociedadit.

“Ishte një reagim ndaj një veprimi tejet të shëmtuar. Fyerjet, askush nuk mund t’i durojë ato, as unë nuk do ta bëja”.

“Gjesti duke vendosur njërën dorë tek goja është normal, duke marrë parasysh gjithçka që po ndodhë”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

The post Ancelotti i del në mbrojtje Viniciusit, arsyeton festën që bëri pas golit ndaj Real Sociedadit appeared first on Telegrafi.

“Do të luajë nëse kemi nevojë për të”, Slot flet për Chiesan para ndeshjes ndaj Milanit

16 September 2024 at 22:06

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka konfirmuar se Federico Chiesa do të luajë të martën ndaj Milanit nëse ‘ka nevojë’, por pranoi se ai me gjasë nuk do të luajë titullar.

Chiesa iu bashkua Liverpoolit për 15 milionë euro nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, pasi iu tha se ai nuk bën pjesë në planet e Thiago Mottës për sezonin 2024/2025.

26-vjeçari u largua ng ekipi i parë dhe e kaloi pjesën më të madhe të verës duke u stërvitur individualisht.

Liverpooli i ofroi atij një planprogram të specializuar për ta rikthyer në gjendjen fizike më të mirë të mundshme.

Pas një intervali kaq të gjatë pa luajtur, Chiesa nuk pritet që të startojë ndaj Milanit të martën, por Slot ka paralajmëruar se ai mund të futet nga banka, por as ajo nuk është e garantuar.

“Ai është me ekipin dhe që prej se e thashë për herë të parë se ai është këtu, do të ishte një befasi e madhe nëse starton nesër, kështu që ju nuk mund të prisni që ai të startojë, por do të luajë disa minuta nëse kemi nevojë për të”.

“Ai pati disa stërvitje por është ende herët për të luajtur 90 minuta, por shpresoj se disa minuta gjatë ndeshjeve në vazhdim”, ka thënë Slot para gazetarëve./Telegrafi/

The post “Do të luajë nëse kemi nevojë për të”, Slot flet për Chiesan para ndeshjes ndaj Milanit appeared first on Telegrafi.

Alisson zbulon se ku qëndron dallimi kryesor mes Arne Slot dhe Jurgen Klopp

16 September 2024 at 20:44

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, ka përmendur qasjen e veçantë të trajnerit të ri Arne Slot në krahasim me Jurgen Klopp.

Duke mos e harruar ndikimin e jashtëzakonshëm që pati Klopp gjatë udhëheqjes së tij, Alisson shtoi se Slot ka sjellur një entuziazëm të madh dhe ide të reja në skuadër.

“Trajneri i ri ka ardhur me entuziazëm të madh, me ide të reja për futbollin. Ato nuk janë më ndryshe nga ajo që kemi bërë në të kaluarën, por ai e do posedimin e topit, atij i pëlqen të krijojmë raste që nga mbrojtja, duke nisur nga unë, derisa të arrijmë së bashku tek porta tjetër”, ka thënë Alisson.

Alisson nënvizoi tutje dëshirën e Slot për të nisur aksionet nga faza e mbrojtjes, duke i lejuar kështu lojtarëve liri që të shprehin kualitetin e tyre dhe etikën e palodhshme të punës nga ana e stafit.

“Ne na pëlqen të luajmë pranë njëri-tjetri, ne na pëlqejnë lëvizjet që trajneri dëshiron që t’i bëjmë dhe ai na jep liri që të jemi çfarëdo lojtari që duam të jemi”.

Braziliani në fund ka shprehur optimizmin e tij sa i përket të ardhmes së Liverpoolit nën urdhrat e Slot.

“Me ardhjen e tij ne të gjithë kemi qenë shumë entuziast dhe mund të bëjmë një punë të mirë këtë sezon”, përfundoi Alisson./Telegrafi/

The post Alisson zbulon se ku qëndron dallimi kryesor mes Arne Slot dhe Jurgen Klopp appeared first on Telegrafi.

Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij

16 September 2024 at 20:15

Klubi kosovar KF Rilindja 1974 përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë suspenduar portierin Armend Ruxhi.

Arsye për këtë vendim të marrë është fakti se klubi dyshon se Ruxhi ka kurdisur ndeshjen ndaj Drenicës.

Përmes këtij njoftimi ata i kanë bërë thirrje FFK-së që të hapin hetim në lidhje me rastin, ndërsa Ruxhi do të mbetet i suspenduar deri në një afat të pacaktuar.

“Pas ndeshjes së fundit të xhiros së IV-të ndërmjet KF Rilindja 1974 dhe KF Drenica, dhe pas analizimit të detajuar të video-incizimeve dhe rrjedhës së ndeshjes, KF Rilindja 1974 ka vendosur të suspendojë për një kohë të pacaktuar portierin tonë, Armend Ruxhi deri në zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura”.

“Ne kërkojmë nga organet kompetente të Federatës së Futbollit dhe drejtësisë që të hetojnë sa më shpejt këtë rast, pra angazhimin e portierit tonë gjatë kësaj ndeshje”.

“Në videot e mëposhtme mund të shihni pamjet e golave të pranuara nga Armend Ruxhi”, thuhej në postimin e klubit.

Kujtojmë se Ruxhi është një figurë e njohur për opinionin sportiv në vend pasi më herët ka mbrojtur ngjyrat e Lirisë, Ballkanit, Vushtrrisë dhe Fushë Kosovës./Telegrafi/

The post Klubi i Ligës së Parë, Rilindja 74 suspendon portierin pasi dyshon në paraqitjen e tij appeared first on Telegrafi.

Zbulohet lokacioni ‘sekret’ ku do të mbahet seanca për 115 akzuat e Manchester Cityt

16 September 2024 at 19:00

Një raportim i ri ka zbuluar lokacionin sekret se ku do të mbahet seanca për 115 akuzat e Ligës Premier ndaj Manchester Cityt.

Seanca për rregullat që dyshohet se i ka thyer Manchester City, që njëherësh po konsiderohet edhe si ‘gjyqi i shekullit’, më në fund ka filluar të hënën pas një hetimi të gjatë që iu bë kampionëve në fuqi të Anglisë.

Është një moment tejet i rëndësishëm si për Cityn ashtu edhe për Ligën Premier, pasi rezultati i kësaj seance pritet që t’i jap formë futbollit anglez për vitet në vazhdim.

115 akuzat kryesisht kanë të bëjnë me një periudhë nëntë vjeçare nga 2009 deri në 2018, aty ku City akuzohet për thyerje të ndryshme të rregullave, të cilat klubi i ka mohuar që të gjitha.

City është akuzuar se kanë dështuar që të ofrojnë informacione të sakta financiare, detaje të sakta për lojtarët dhe pagesat që u janë bërë atyre dhe menaxherëve, duke supozuar kështu se kanë thyer rregullat e profitit dhe qëndrueshmërisë (PSR), kanë dështuar që të jenë në përputhje me rregullat financiare të UEFA-s (FFP) dhe nuk kanë bashkëpunuar me hetimet e Ligës Premier.

Dënime nga më të ndryshme janë përmendur për Cityn në rast se shpallen fajtor, duke filluar që nga gjobat e deri tek zbritja e pikëve dhe përjashtimi eventual nga kampionati anglez.

Daily Mail tani ka konfirmuar se Qendra Ndërkombëtare e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve (IDRC), e cila është vetëm dy minuta larg Katedralës së Shën Palit në qendër të Londrës, si lokacion për seancën gjyqësore.

Çmimet në atë ndërtesë për të aranzhuar dhomën kryesore fillojnë nga 1,125 euro deri në 4,845 euro.

Seanca pritet që të zgjasë rreth dy muaj, sidoqoftë, verdikti final i kësaj çështje duke përfshirë edhe ndonjë apel të mundshëm, nuk pritet që të arrihet deri verën e ardhshme./Telegrafi/

The post Zbulohet lokacioni ‘sekret’ ku do të mbahet seanca për 115 akzuat e Manchester Cityt appeared first on Telegrafi.

Inter do të vuajë një mungesë të madhe për takimin ndaj Manchester Cityt

16 September 2024 at 18:31

Raportimet në Itali kanë bërë me dije se Federico Dimarco ka pësuar një lëndim muskulor kështu që me shumë gjasë nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi italian u lëndua gjatë barazimit 1-1 ndaj Monzës mbrëmjen e së dielës andaj me shumë mundësi do ta ketë të pamundur të jetë prezent në ‘Etihad Stadium’ të mërkurën.

Burime të ndryshme në Itali, duke përfshirë Sky Sport Italia dhe Tuttosport, bëjnë me dije se italiani ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshë.

Ani pse sipas Tuttosport është vetëm një lodhje e muskujve, Dimarco megjithatë ka shumë pak mundësi që të arrijë të jetë i gatshëm në kohë për këtë super sfidë.

🚨 Federico Dimarco will MISS #Inter’s upcoming #UCL fixture against Manchester City due to muscle fatigue. His availability for the derby on Sunday is also in doubt. 🇮🇹🚑

[via @fcin1908it] pic.twitter.com/d2Jpzf7CmT

— Inter Xtra (@Inter_Xtra) September 16, 2024

Ky lëndim i italianit përveç se me shumë gjasa do t’ia humb takimin ndaj ‘Qytetarëve’, do ta lë atë në dyshim serioz edhe për derbin ndaj Milanit gjatë vikendit.

26-vjeçari ka bërë katër paraqitje deri më tani në Serie A, duke qenë titullar në të gjitha ato ndeshje që i zhvilluan ndaj Genoas, Lecces, Atalantës dhe Monzës./Telegrafi/

The post Inter do të vuajë një mungesë të madhe për takimin ndaj Manchester Cityt appeared first on Telegrafi.

Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re

16 September 2024 at 18:08

Manchester United po bëhet gati për t’i ofruar njërit prej yjeve të ekipit një kontratë të re pasi ai ka shkëlqyer deri më tani me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

United u rikthye sërish tek rezultatet pozitive gjatë vikendit që lamë pas, duke marrë një fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Southamptonit në udhëtim.

Ky rezultat vjen pasi United shkoi në pushimin e parë me kombëtare të sezonit me vetëm një fitore, pasi kishin humbur paraprakisht dy ndeshjet ndaj Brightonit dhe Liverpoolit.

Sidoqoftë, përkundër startit të përzier të sezonit, një lojtar ka shkëlqyer në këto katër ndeshjet e para dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit duan që ta shpërblejnë me kontratë të re.

Një raportim nga Manchester Evening News bën me dije se United do t’i ofrojë Amad Diallos një kontratë të re gjatë muajve në vazhdim.

Diallo momentalisht është në vitin e tij të fundit të kontratës, megjithatë, United e ka opsionin për ta zgjatur bashkëpunimin edhe për një vit më shumë.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka shkëlqyer në katër nga pesë ndeshjet e Unitedit këtë sezon dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po shpresojnë që ta zgjasin bashkëpunimin me 22-vjeçarin sa më shpejtë që të jetë e mundur.

United e kishte transferuar Diallon nga Atalanta në tetor të vitit 2020 për një shumë prej 37 milionë eurosh./Telegrafi/

The post Po shkëlqen këtë sezon, Man Utd e shpërblen yllin e ekipit me kontratë të re appeared first on Telegrafi.

Gjilani merr fitoren e parë këtë edicion, mposht Feronikelin ’74 në shtëpi

16 September 2024 at 16:50

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së pestë në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e tretë përmes Senad Jarovic, i cili shënoi për t’i dhënë herët epërsinë ekipit të tij për 1-0.

Gjilanasit patën edhe dy mundësi të tjera shënimi me anë të Edison Kqikut dhe Besir Ramadanit, por nuk ia dolën të shënojnë.

Megjithatë golin e dytë e gjetën pas përpjekjeve të vazhdueshme me anë të Sabit Bilalit që realizoi për 2-0 pas asistimit të Robert Rrahmanit.

Në pjesën e dytë Jarovic (62’) lëshoi një rast ideal për gol duke mos arritur ta shfrytëzojë në maksimum një gabim të mbrojtjes kundërshtare.

Deri në fund nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe Gjilani kështu mori fitoren e parë të sezonit pasi paraprakisht kishin katër ndeshje pa rezultat pozitiv.

Gjilani pas kësaj fitore shkon në kuotën e pesë pikëve dhe mban pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet në fund të tabelës me zero pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

The post Gjilani merr fitoren e parë këtë edicion, mposht Feronikelin ’74 në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë

16 September 2024 at 16:29

Lamine Yamal ka folur edhe një herë tjetër për fotografinë që është bërë tashmë virale në internet, aty ku shihet 17-vjeçari në duart e Lionel Messit.

Në vitin 2007, Messi si një 20-vjeçar kishte bërë disa fotografi me Yamal në zhveshtore të ‘Camp Nou’ në kuadër të një eventi bamirësie.

Messi vite më vonë do të bëhej ndoshta lojtari më i mirë në histori të futbollit, ndërsa Yamal do të ishte njëri prej super yjeve të gjeneratës së re.

Argjentinasi në atë foto shihet duke e larë Yamalin, sensacionin e Barcelonës i cili shkëlqeu në Euro 2024 aty ku në fund u shpall kampion me Spanjën.

Fotoja e Messit dhe Yamalit u rishfaq sërish kur babai i Yamal e postoi atë në Instagram me mbishkrimin: “Fillimi i dy legjendave”.

Sidoqoftë, Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për këtë fotografi në programin spanjoll El Hormi Guero.

“Mirë pra, nëse jam bekuar me një pjesë të talentit të tij, atëherë ka shumë nga unë për të ofruar”, ka thënë Yamal.

Megjithatë në një intervistë tjetër për stacionin televiziv spanjoll Antena 3, Yamal kishte thënë se është ‘e pamundur’ që ai të arrijë një ditë nivelin e Messit./Telegrafi/

The post Yamal dha një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për fotografinë me Messin si fëmijë appeared first on Telegrafi.

❌
❌