Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Durrës| Mjeti lundrues rrezikoi të fundosej, Policia u shpëton jetën 4 turistëve

By: rom ario
19 September 2024 at 19:54

Efektivët e Policisë shpëtuan 4 shtetas të huaj në brigjet shqiptare, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetasit në fjalë.

Fatmirësisht 4 shtetasit e huaj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën.

Njoftimi i Policisë:

📍Gjiri i Durrësit

Efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare dhe të Policisë Kufitare shpëtuan 4 shtetas të huaj, të cilëve iu rrezikua jeta pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt.

Mjeti lundrues turistik ishte nisur nga Mali i Zi dhe në ujërat territoriale shqiptare midis Velipojës dhe Shëngjinit pësoi defekt dhe rrezikonte të fundosej, ndërsa në bord ndodheshin 4 shtetas (dy shtetas anglezë, një shtetas zvicerian dhe një shtetas australian).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare dhe ato Kufitare, me mjetin lundrues të Policisë, iu kanë shkuar në ndihmë 4 shtetasve dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, është tërhequr dhe nxjerrë në breg mjeti lundrues që kishte pësuar defekt në motor.

4 shtetasit e huaj kanë falënderuar efektivët e Policisë që iu shpëtuan jetën dhe që nxorën në breg edhe mjetin lundrues.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Durrës| Mjeti lundrues rrezikoi të fundosej, Policia u shpëton jetën 4 turistëve appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon ish-ministrja Kushi

By: user 8
17 September 2024 at 19:08

Ish-ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me skandalin e dhënies së diplomave false nga Kolegji Universitar WISDOM kundrejt shumave që shkonin deri në 8 mijë euro.

Në dosjen e bërë publike nga mediat italiane përmendej edhe emri i Kushit, por kjo e fundit ka mohuar të ketë marrë ndonjë dhuratë nga pronari dhe administratori i WISDOM, të dy të arrestuar.

Lexo më tej: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton 

Kushi më tej nënvizon se MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Lexo më tej: Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University 

Akreditimi i institucioneve arsimore, thotë më tej Kushi, bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Reagimi: 

Në lidhje me disa abuzime të bëra nga disa media gjatë ditës së sotme, mbi hetimet e dosjes italiane për mashtrimet me diploma të Universitetit Ëisdom, dua t’ju sqaroj se:

Në dosje ka një paragraf ku thuhet:

“Ia vlen të përmendim që në vazhdim të dhuratave Catalano Lucia e Cianci Savino përpiqen të përgatisin dhe të dhurojnë dhurata simbolike në kuadër të festës së Krishtlindjes për amabasadorin, përfaqësues të ambasadës, ministre, zv. ministre, shefes së kabinetit, zyrës së matrikullimit dhe zyrës së akreditimit”.

Dua të ndaj qëndrimin tim me opinionin publik se Ministria e Arsimit dhe Sportit, si institucion dhe në rastin tim si ish drejtuese e këtij institucioni, MAS nuk është pjesë e procesit të akreditimit të universiteteve apo programeve të studimit në asnjë hap të procesit.

Akreditimi i institucioneve arsimore bëhet nga një bord i pavarur ekspertësh, vendas dhe të huaj, të zgjedhur me një konkurs të hapur.

Si titullare e këtij institucioni për periudhën shtator 2020 – shtator 2023, edhe pse ngrihen dyshime në media, nuk kam shkëmbyer asnjëherë dhurata kortezie për urime festimesh me simbolika të tilla. 

The post I doli emri në dosjen italiane për diplomat false, reagon ish-ministrja Kushi appeared first on Lapsi.al.

GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti

By: user 8
17 September 2024 at 16:33

Gjykata e Posaccme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh.

Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohorë prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim.

Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati më shume se dy orë.

Në muajin shkurt të këtij viti, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO pëe Edvin Priftin, për të cilin janë ngritur  katër akuza, “korrupsion pasiv” në 7 raste, “vjedhja e kryer duke shpërdoruar derytën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “pastrim parash”.

The post GJKKO kthen në SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti appeared first on Lapsi.al.

GJKKO i kthen SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti: Keni dy muaj kohë për të plotësuar hetimet

17 September 2024 at 16:30
Gjykata e Posaçme Antikorrupsion i ktheu SPAK dosjen ndaj mjekut Edvin Prifti për plotësim hetimesh. Gjyqtarja Elsa Ulliri i ka dhënë dy muaj afat kohor prokurorit Sotir Kllapi, të plotësojë dosjen e më pas të ribëjë kërkesën për kalimin e saj për gjykim. Vendimi u mor në seancën e kësaj të marte e cila zgjati

Arrestohet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 10 vjetësh nga Europol-i (Video)

17 September 2024 at 10:58

Gazeta Si – Një 58-vjeçar shqiptar, Haredin Fejzulla, është arrestuar në Madrid, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik droge prej vitit 2014.

Sipas autoriteteve spanjolle, ai ishte i dënuar me 29 vite burg në Belgjikë për 13 akuza për trafik droge, organizim kriminal dhe falsifikim dokumentesh. Policia në Madrid ka publikuar edhe pamje nga momenti i arrestimit të shqiptarit.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis. Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid. I arratisuri mori masa të shumta sigurie për të mos u lokalizuar dhe kishte mjete të ndryshme me të cilat udhëtonte të fshehura, si dhe shtëpi të shumta ku kalonte natën me ndërprerje.

🚩Detenido en #Madrid uno de los “EUROPE’S MOST WANTED” reclamado por tráfico de drogas

Este hombre albanés había sido condenado a más de 29 años de prisión en #Bélgica por 13 cargos por tráfico de drogas, pertenencia a organización criminal y falsificación de documentos pic.twitter.com/bXd2Gs2WS9

— Policía Nacional (@policia) September 16, 2024

Ai ndërronte rregullisht edhe celularin. Megjithatë, ai u gjet të enjten e kaluar në lagjen Carabanchel kur po shkonte drejt një furgoni që kishte shkuar për ta kërkuar pranë njërës prej vendstrehimeve të tij.

Haredin Fejzulla është në listën e Europol si një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë. Pas arrestimit, ai është vënë në dispozicion të Gjykatës Qendrore Hetimore të Gjykatës Kombëtare, e cila duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.

Rrjeti kishte një strukturë hierarkike të mirëpërcaktuar, me të arratisurin në krye që koordinonte të gjitha aktivitetet. Në nivelet më të ulëta kishte kopshtarë, punonjës pastrimi, grumbullues parash dhe menaxherë logjistikë.

Grupi kriminal përdorte dokumentacion fals për të marrë shtëpi me qira dhe për të lidhur kontratat e energjisë elektrike në banesat ku kultivonin kanabis në masë.

Ata gjithashtu rekrutuan njerëz në një situatë të parregullt për të punuar në kulturat e drogës. Hetimi nga autoritetet belge kundër bandës Haredin Fejzulla kulmoi me çmontimin e 13 plantacioneve të kanabisit dhe arrestimin e tyre.

Sipas mediave belge, Haredin Fejzulla ka lindur në Shqipëri, por ka jetuar në Belgjikë për shumë kohë. Dyshohet se e gjithë familja e tij ishte e përfshirë në organizimin e trafikut të drogës.

The post Arrestohet në Madrid trafikanti shqiptar i drogës, ishte në kërkim prej 10 vjetësh nga Europol-i (Video) appeared first on Gazeta Si.

❌
❌