Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 September 2024Euronews

Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:22

Zef Ndoci, 81 vjeçari nga Mirdita, ishte personazhi i kësaj të premteje në emisionin Real People për Euronews Albania, i cili rrëfeu historinë prekëse të jetës së tij.

Ndoci tregoi për jetën e vështirë për shkak të ndarjes në një moshë shumë të herët nga babai i tij, të cilin e burgosën për shkak të regjimit.

Banori i vetëm i fshatit mirditor Kodër-Spaç, i pyetur nga gazetari Flor Gjini nëse ndihet sot i lirë pas gjithë peripecive me të cilat e kishte përballur jeta, përfshirë këtu vrasjen e gjyshit të tij, arrestimin e babait nga regjimi, jeta në një moshë të herët larg tij, u shpreh kështu:

“Unë jam i lirë si njeri, sepse nuk varem nga askush.Pa liri, nuk ka jetë, Nëse një njeri nuk është i lirë, është i dhunuar nga çdo anë. Unë pendohem dhe kam merak  për gjërat që nuk kam mundur të bëj në jetë. Dua të bëj diçka të bukur. Kam pasur qejf sportin, aty e kam gjetur qetësinë tek futbolli.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zef Ndoci: Sot ndihem i lirë, edhe pse dikur i burgosur/ Real People appeared first on Euronews Albania.

“Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 23:00

Sot një 81 vjeçar, por dikur i braktisur nga babai për shkak të regjimit komunist, Zef Ndoci tregon për emisioni Real People se kujtimet janë për të si një ditar që e mban gjithmonë me vete.

Në ktë ditar të mirditori, zbulojmë edhe vrasjen e gjyshit të tij, me të cilin ka të njëjtin emrin, Zef Ndoci, deputetit i dikurshëm i Fan Nolit.

“Atë e ka vrarë kryetari i bashkisë së Shkodrës. E vrau me një plumb, pagoi një malsor në atë kohë. E vrau me hutë, për gjyshin malsorit I dhanë 500 napolona floriri. Hakun ja ka marrë gjyshja, gruaja e vet. Edhe ajo ka vrarë dy vetë, vrasësit e burrit të saj.” -rrëfen Zefi.

Ai tregon së në kohën kur jetonin gjyshërit e tij pavarësisht kornizave morale që vendoste ajo kohë, gjyshja e tij vendosi të merrte hak ndaj personave që i vranë bashkëshortin.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Paguan 500 napolona floriri për vrasjen e gjyshit”, Ndoci: Hakun ja mori gruaja appeared first on Euronews Albania.

Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 22:14

Një dyqan është përfshirë nga flakët në zonën e Medresesë në Tiranë.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Teksa raportohet se nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Shkaqet e këtij zjarri nuk dihen ende.

The post Tiranë| Përfshihet nga flakët dyqani tek Medreseja, raportohet për dëme materiale appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 7 September 2024Euronews

Newey te Aston Martin për 35.52 milionë euro në sezon

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:58

“Designer’i” më i suksesshëm në Formula 1, Adrian Newey do ti bashkohet skuadrës angleze, Aston Martin në vitin 2025.

Sipas burimeve brenda Aston Martin, Newey do të qëndrojë për 5 vite në skuadrën e re nga ku do të përfitojë 35.52 milionë euro në sezon.

Marrëveshja mes palëve pritet të zyrtarizohet të martën në një konferencë shtypi në selinë e Aston Martin F1 në Silverstone.

Newey që u largua nga Red Bull në Prillin e kaluar, do të fillojë të punojë në ditët e para të Marsit në skuadrën e re. Menaxheri i 65 vjecarit, Eddie Jordan refuzoi të komentojë më shumë.

Ndërsa për pronarin e Aston Martin, Lawrence Stroll, të sigurojë shërbimet e Newey’t ëhtë një fitore e vogël Brenda cirkuitit ku ai ëndërron të fitojë titullin kampion.

Stroll ka ndërtuar një vepër arti në fabrikën e re, përfshi një tunel testimi erërash.

Ka të punësuar ndër inxhinierët më të mirë dhe ka siguruar kontratën e re për motorrin Honda duke filluar nga viti 2026.

Pa harruar kontratën me dy herë kampionin e Botës, Fernando Alonso deri në fund të sezonit 2026.

Nga ana tjetër, Newey ka ndërtuar reputacionin si “designer’i” më i suksesshëm në histori pas fitores së 12 titujve për pilotë dhe 13 për konstruktorë me Williams, McLaren dhe Red Bull.

Në vecanti ai njihet për hapin përpara ndaj rivalëve në periudhat e ndryshimeve në rregullore.

Rregullat aktuale ndalojë skuadrat të fillojnë punën me aerodinamikën për vitin 2026 përpara Janarit të 2025.

Neëey do të gjejë te Aston Martin një skuadër të talentuar inxhinierësh. Duke filluar nga ish drejtuesi i ndërtimit të motorrit te Mercedes, Andy Cowell.

Gjithashtu Aston Martin ka vënë nën kontratë ish Drejtorin e ndërtimit të shasisë te Ferrari, Enrico Cardile. Drejtori Teknik është Dan Fallows që punoi me Newey’n te Red Bull në vitet 2006-2021.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Newey te Aston Martin për 35.52 milionë euro në sezon appeared first on Euronews Albania.

“U ndava nga babai në moshën 6 vjeçare”, historia prekëse e të moshuarit nga Mirdita

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:50

Zef Ndoci, banori i vetëm në fshatin Kodër-Spaç, Mirditë, ishte personazhi i emisionit Real People për këtë të premte në Euronews Albania, në të cilin ai rrëfeu historinë e tij prekëse.

81 vjeçari tregoi se në moshën 6 vjeçare ai u nda nga babai, për shkak se ai u arrestua nga regjimi komunist.

E që nga ai moment ai nuk u pa më me babain, pasi ky i fundit pas burgut u largua drejt një shteti tjetër.

“E mbaj mend shumë pak, pas dy vjetësh e mbajtën në hetuesi regjimi komunist, u lirua edhe pasi erdhën e arrestuan. Atëherë ai iku, nëna i tha të ikte se ajo do i mbante fëmijët.” -tregon i moshuari.

Në rrëfimin e tij ai tregoi se i ati pasi bëri burgun shkoi drejt Gjermanisë, ku jetoi për 48 vjet dhe nuk u martua për t’i qëndruar besnik familjes së tij.

“Shkëmbente letra me nënën, nuk shkruante kundër sistemit, e dinte kush ishte sistemi. Letrat e babait tim i kam ruajtur, i kam edhe sot në shtëpi. Ai bëri shumë mirë që iku edhe pse na la vetëm, i shpëtoi sistemit.” -përfundoi Ndoci.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “U ndava nga babai në moshën 6 vjeçare”, historia prekëse e të moshuarit nga Mirdita appeared first on Euronews Albania.

“Rrumbullaku nuk doli dot nga hija e Ballës”, Laci: Nuk e bashkoi Policinë e Shtetit

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:30

Gazetari Driatn Laci është shprehur në emisionin Review se mes ish-ministrit Balla dhe ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, njëri kryesonte  në krahasim me tjetrin.

Sipas gazetarit, ish-ministri Balla në shumicën dërrmuese të rasteve ka marrë meritat sa i takon operacioneve të suksesshme të Policisë së Shtetit, duke lënë pas punënë e Rrumbullakut.

“Taulant Balla të gjitha ato merita për operacionet e suksesshme të Polisicisë së Shtetit i ka marrë vetë dhe uk i linte asgjë zotit Rrumbullaku. Kështu ai ka qenë gjithmonë në hije dhe në rresht të dytë. Nuk arriti dot që ta bashkojë organizatën e Policisë, duhet ta themi që është është e ndarë, jo sot, as dje, por ka kohë që është kështu. E ndarë në mënyrë krahinore, por edhe politike. As ky drejtor nuk arriti ta bashkojë këtë organizatë.” –deklaroi Laci.

Sipas tij, ndarja më e madhe që bëhet mes punonjësve të Policisë së Shtetit bëhet një lloj krahinizmi për shkak të ndikimeve të politikës.

Kjo jo vetëm në nivel drejtues, por edhe në spektra të tjerë të gjithë mirëorganizmit dhe bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Rrumbullaku nuk doli dot nga hija e Ballës”, Laci: Nuk e bashkoi Policinë e Shtetit appeared first on Euronews Albania.

Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë qëndruar pranë Rrumbullakut

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:13

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka dhënë një paralajmërim në emisionin Review sa i takonp ersonave të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrmbullakut, për të cilët në javët në vijim do zbulohen fakte të reja.

Këto fakte të reja, sipas Karamuços janë zbulimet e lidhjeve të t tyre me persona të lidhur me organizatat kriminale, për të cilët Rrumbullaku do duhej të mbante përgjegjësi përapara se t’i afronte në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Zoti rrumbullaku pati një avantazh kur erdhi në krye të detyrës, ishte drejtor i AMP-së, por ajo që ndodhi më pas ishte që disa prej emërimeve të tij të para, njerëz që i promovoi,  ikën në burg. Ka një përgjegjshmëri shumë të madhe nëse mban në krah njerëz të inkriminuar. Nuk dyshoj që ai të ketë pasur kontakte me krimin, por ashtu siç po del dhe do dalë në javët në vijim njerëz afër tij janë ende të lidhur me krimin e organizuar.” -tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Karamuço: Do zbulohen personat e inkriminuar që kanë qëndruar pranë Rrumbullakut appeared first on Euronews Albania.

“Nuk do e bëja më atë punë”, Prençi: Duhen djem të rinj që e përballojnë fizikisht

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 21:01

Ish-Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi është shprehur në emisionin Revieë se puna e një drejtuesi të kësaj instance është tejet e lodhshme, e në një farë mënyre e papërballueshme për dikë në moshë të madhe.

Kjo sepse sipas tij, ky funskion kërkon një angazhim maksimal sa i atkon orarit të tejzgjatur të punës, lodhjes fizike dhe takiemve të shpeshta me hologët e vendeve të tjera.

I pyetur nëse do rikthehej në atë post, Prençi është shprehur se nuk do e bënte një gjë të tillë, duke shprehur bindjen e tij se burrat më të rinj në mosh mund t’a përballojnë më mirë detyrën

“Detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit është tejet e vështirë në Shqipërisë. Kështu jam entuziast që vjen ministër një officer karriere. Kanë ardhur kohë të tjera dhe unë nuk e marr dot përsipër të kthehem në Policinë e Shtetit. Unë e kam deklaruar që kur kam ikur, nuk e përballoj dot. Natë e ditë je në punë, ndëryhrjet, kërkon një dinamikë 24 në 24. Prandaj them që mosha jonë nuk e përballon dot. Le të vijnë djemtë e rinj, që mund t’a përballojnë edhe më mirë fizikisht.” -u shpreh Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk do e bëja më atë punë”, Prençi: Duhen djem të rinj që e përballojnë fizikisht appeared first on Euronews Albania.

“E dimë se si emërohen këta”, Lita dyshime për emërimet e Drejtorëve të Policisë

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 20:42

Drejtuesi i medias Faktor.al, Lavdrim Lita e ka cilësuar të dyshimtë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kjo sepse, në fjalën e tij në emisionin Review, Lita u shpreh se qytetarët nuk informohen për arsyet pse drejtues të lartë të kupolës së Policisë së Shtetit janë shkarkuar nga puna, duke sjellë në vëmendje rastin e Rrumbullakut , Gledis Nanos dhe ish-ministrit Balla.

“Ne nuk e dimë si u bë drejtor Gledis Nano, pse u shkarkua, çfarë ka bërë që u shkarkua. Nuk e dimë pse u shkarkua Taulant Balla, sepse Balla po të ishte ministër tani që u bë ligji do kishte më shumë pushtet. Dilte udhëzimi, ngrihej komisioni dhe ministri vendoste filtra për të vendosur në rrethe njerëzit e tij. Kryeministri nuk e deshi këtë, merr një tjetër, e bën ministër që të mos e ketë atë forcë. Këtu është një politikë shumë e thellë.” -u shpreh Lita.

Sipas tij, problem kryesor në thelb nuk është ligji, por mënyr ase si vendoset ai në zbatim, funskionet që do t’ju jepen strukturave të Policisë së Shtetit dhe gjetja e arsyeve se përse këto ndryshime bëhen pak muaj përpara zgjedhjeve.

“Problemi është si do përdoret Policia e Shtetit, pse bëhen këto ndryshime vetëm 8 muaj përpara zgjedhjeve. Ku është garancia që këta drejtuesit e rinj nuk do fusin njerëz apo të afërm me të tjerë të Partisë Socialiste, ku është garancia.” -përfundoi gazetari.

The post “E dimë se si emërohen këta”, Lita dyshime për emërimet e Drejtorëve të Policisë appeared first on Euronews Albania.

“I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 20:26

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin Review shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fjalën e tij eksperti solli në vëmendje një takim informal që ai ka pasur me ish-ministrin Taulant Balla, me të cilin ka diskutuar për ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit.

Kyi  fundit sipas Karamuços, është shprehur se me ndryshimin e legjislacionit të Policisë së Shtetit, do priteshin edhe ndryshime në strukturat drejtuese, siç ndodhi me ish-Drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

“Kam patur një takim informal me ish-ministrin Balla dhe e kam pyetur se çfarë do bënte me ndryshimet në Polici, më tha që i kishte duart e lidhura, deri në zbatimin e ligjit të ri. Pastaj në zbatim të tij, do fillojnë ndryshimet, siç bëri edhe ministry aktual. Kjo është stafetë, pra mua më lë të vazhdoj zbatimin e ligjit, ndërkohë që stafeta është që kemi arritur në një pikë me 40 persona në moshë të thyer dhe po kalojmë në diktimin e ligjit me drejtimin nga një grup me njerëz në moshë të re.” -u shpreh eksperti.

Sipas Karamuços, këto ndryshime në ligj nxit shpresën, që për shkak të kualifikimit dhe moshës së re, shumë punonjës të Policisë së Shtetit të kenë mundësinë që të provojnë veten përmes një fryme politike të përkthyer në ligj.

The post “I kam duart e lidhura deri sa …” Karamuço zbulon bisedën me Taulant Ballën appeared first on Euronews Albania.

“Në krizë për punëtorët e shtëpive të barit” Telegraph për bosët shqiptarë të drogës

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 19:57

Gazeta “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull grupeve kriminale shqiptare të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke treguar mënyrën se si po rekrutohen punëtorët e shtëpivë të barit.

Në artikull thuhet se këto banda po përdorin mediat sociale për rekrutimin e tyre, duke ju referuar kështu rrjetit social të TikTok.

“Bosët e bandave po përdorin mediat sociale për të gjetur punëtorë për të rritur të bimën e kanabisit dhe po ofrojnë oferta speciale ku në vend që të paguhen shpenzimet, punëtorët e fermave do të marrin deri në 30 për qind të fitimeve nga shitja e tyre.” –shrkuan artikulli.

Sipas Ministres së Sigurisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, Angela Eagle kjo është një ndër format e reja për të joshur njerëzit të punonjë në kushte të vështira.

“Qoftë online apo në rrugët tona, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e zbatimit për të bërë më shumë arrestime, duke rritur ndjekjet penale jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por me partnerë në të gjithë Europën, dhe duke siguruar që të gjithë partnerët tanë përkatës po punojnë krah për krah nën komandën tonë të re të sigurisë kufitare”, shtoi ajo.

Sipas artikullit, për shkak të fuqizimit për ligjin e depërtimeve të shtetasve shqiptarë nga Anglia drejt vendit tonë, numri i këtyre  emigrantëve të paligjshëm është ulur.

Një reklamë në shqip, parë nga The Telegraph, thoshte: “Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit të bërë në atë shtëpi pa shpenzime jetese”.

“Kërkojmë punëtorë për shtëpitë me bar. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet”, thoshte një tjetër.

Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për punë tre mujore brenda një shtëpie kanabisi, duke përfshirë rritjen e bimëve, korrjen dhe paketimin. / The Telegraph

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Në krizë për punëtorët e shtëpive të barit” Telegraph për bosët shqiptarë të drogës appeared first on Euronews Albania.

“Nuk ofroj informacion për parti politike”, kë mbështeti Alexa mes Trump e Harris

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 19:27

Kur u pyet për arsyet për të votuar ose jo për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vjeshtë, asistentja dixhitale e Amazon, Alexa dha shumë argumenta pro saj.

Por kur e pyetën të njëjtën gjë për ish-presidentin Trump, asaj “i ngecën” fjalët.

Alexa thuhet se e quajti Harris një kandidate të fortë me një rekord të dëshmuar arritjesh, duke lavdëruar mënyrën se si ajo theu barrierat kryesore gjinore dhe duke ndihmuar komunitetet e diskriminuara.

Kur u pyet e njëjta pyetje për Trump, asistenti u përgjigj: “Unë nuk mund të ofroj përmbajtje që mbështet një parti politike ose kandidat të caktuar”.

Kristy Schmidt, një zëdhënës i Amazon, tha në një deklaratë të dërguar me email se ndryshimet në përgjigjet e Alexa ishin “rezultat i një gabimi” dhe se kjo është korrigjuar që atëherë.

Por zëdhënësi i fushatës së Trump, Steven Cheung u përgjigj në një deklaratë: “Nëse askush nuk do ta kishte vënë në dukje këtë ‘gabim’ në mediat sociale, a do ta kishte kapur Amazon? Jo.”

Kandidati Trump ka pretenduar prej kohësh se ai trajtohet në mënyrë të padrejtë nga mediat kryesore dhe establishmenti amerikan, shpesh duke u ankuar se asnjë ish-president apo aktual i SHBA-së nuk është trajtuar ndonjëherë kaq keq.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nuk ofroj informacion për parti politike”, kë mbështeti Alexa mes Trump e Harris appeared first on Euronews Albania.

Meloni takon Zelensky-n, fokus i bisedimeve mbështetja e Italisë për Ukrainën

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 18:49

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u zotua për mbështetje të palëkundur për Ukrainën pas një takimi me Presidentin Vladimir Zelensky të shtunën, për të cilin ata diskutuan planet e Kievit për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe përpjekjet për rindërtim.

Kryeministrja u takua me udhëheqësin ukrainas në margjinatën e forumit vjetor të biznesit TEHA në liqenin e Komos.

Meloni i tha forumit se, Italia nuk do të tërhiqej kurrë nga mbështetja e saj për Ukrainën.

“Është një zgjedhje që nuk do të ndryshojë,” -tha kryeministrja italiane, duke shtuar se Kina dhe India gjithashtu kishin një “rol për të luajtur” në zgjidhjen e konfliktit.

Duke folur në forum të premten, Zelensky tha se Ukraina kishte nevojë për mbështetjen e plotë të aleatëve të saj për të qenë në një pozicion të fortë për çdo negociatë të ardhshme me Rusinë.

Në një postim në X të shtunën, ai tha se kishte diskutuar planet e tij të paqes me Melonin, si dhe strategjinë e tij të rindërtimit me fokus në sistemin energjetik të Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Meloni takon Zelensky-n, fokus i bisedimeve mbështetja e Italisë për Ukrainën appeared first on Euronews Albania.

Korçë| Gjendet i pajetë në banesë 52 vjeçari, ja dyshimet e para

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 18:45

Një 52 vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në Korçë, pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 17:45.

Nga këqyrja paraprake e trupit  nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të  humbjes së jetës të 52 vjeçarit .

LEXONI GJITHASHTU:

The post Korçë| Gjendet i pajetë në banesë 52 vjeçari, ja dyshimet e para appeared first on Euronews Albania.

“Ballkani do ngrihet me djersën e popullit të tij”, Turqia mbështet sërish Kosovën

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 18:40

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan riafirmoi mbështetjen e fortë të Turqisë për një Kosovë “të pavarur dhe sovrane”.

Fidan, në një postim X shprehu besimin në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Ai theksoi përkushtimin e Turqisë për prosperitetin dhe stabilitetin e Kosovës dhe shtoi se bashkëpunimi “do të forcohet dita ditës”.

Për përpjekjet e Kosovës për të fituar një njohje më të gjerë ndërkombëtare si shtet sovran, Fidan tha:

“Ne i mbështesim plotësisht ata në këtë rrugë. Ballkani do të ngrihet me djersën e ballit të popujve ballkanikë.”

Kujtojmë që Turqia e njohu Kosovën më 18 shkurt 2008, një ditë pasi shpalli pavarësinë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Ballkani do ngrihet me djersën e popullit të tij”, Turqia mbështet sërish Kosovën appeared first on Euronews Albania.

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 40,900, Izraeli vret 61 palestinezë të tjerë

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 18:25

Ushtria izraelite ka vrarë 61 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 40,939 që nga 7 tetori 2023, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria raportoi gjithashtu se rreth 94,616 njerëz janë plagosur në sulmin në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 61 persona dhe plagosën 162 të tjerë në katër “masakra” kundër familjeve në 48 orët e fundit”, thuhet në deklaratë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata,” thuhet më tej.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Numri i të vdekurve në Gaza kalon 40,900, Izraeli vret 61 palestinezë të tjerë appeared first on Euronews Albania.

Dubai ndërton qiellgërvishtësen e dytë më të lartë në botë, zbulohet lartësia e saj

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:52

Horizonti i madh i Dubait tashmë është shtëpia e “qiellgërvishtësit” më të lartë në botë.

Tani është vendosur të mirëpresë edhe të dytin më të gjatë në botë.

“Burj Azizi” u ndërtua në janar të këtij viti, por lartësia e tij e saktë nuk u zbulua në atë kohë pasi zhvilluesi i tij priste miratimin nga autoritetet e Dubait.

Firma e pasurive të paluajtshme ‘‘Azizi Developments’’ njoftoi se ndërtesa e saj do të ngrihet mbi monumentet fqinje, të gjitha përveç njërës në një lartësi marramendëse 725 metra.

“Që nga fillimi, ne kishim plane për dy dizajne, një për lartësinë e miratuar fillimisht prej 526 metrash, dhe tjetra për më të lartën, tashmë të miratuar 725 metra,” -tha Mirwais Azizi, themeluesi i Azizi Developments.

Zhvilluesi i mbajti opsionet e tij të hapura për të dy skenarët” kur filloi punët përgatitore në fillim të këtij viti.

Qiellgërvishtësi 131-katësh do të ketë apartamente, një hotel luksoz me “shtatë yje” me suita dhe një qendër tregtare “vertikale” me shtatë kate.

I vendosur në rrethin e Qendrës Botërore të Tregtisë në Dubai, Burj Azizi do të vazhdojë të qëndrojë pothuajse 340 metra më i shkurtër se Burj Khalifa 12,717m i gjatë.

Pasi të dalë në krye, kjo ndërtesë do të tejkalojë gjithashtu ndërtesën e dytë më të lartë në botë, Merdeka 118 të Malajzisë 2,227m.

Kulla parashikohet të vendosë disa rekorde, duke përfshirë hollin e hotelit më të lartë në botë (në nivelin 11), klubin më të lartë të natës në botë (në nivelin 126) dhe kuvertën më të lartë të vëzhgimit në botë (në nivelin 130), sipas Azizi Developments.

LEXONIGJITHASHTU:

The post Dubai ndërton qiellgërvishtësen e dytë më të lartë në botë, zbulohet lartësia e saj appeared first on Euronews Albania.

“Përdor bandat kriminale që të krijojë tensione”, ja akuzat e Osmanit për Serbinë

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:34

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë të shtunën se po përpiqet të krijojë tensione dhe përshkallëzim në Kosovë dhe në rajon “përmes bandave kriminale të lidhura me shtetin”, pas bllokadave të vendosura në pjesën serbe të pikëkalimeve kufitare mes dy vendeve.

Autoritetet kosovare i mbyllën mbrëmjen e kaluar dy prej pikave kufitare me Serbinë, Bërnjak dhe Merdare, pasi qytetarë serbë vendosën bllokada në pjesën serbe të këtyre dy pikave dhe atë të Jarinjës, duke protestuar kundër vendimeve të kohëve të fundit të autoriteteve kosovare në veriun e banuar me shumicë serbe.

“Serbia edhe njëherë tregon se nuk i intereson lëvizja e lirë, nuk i intereson fqinjësia e mirë. Këto bllokada, të cilat janë krijuar kohëve të fundit, në mënyrë të veçantë kanë për qëllim të terrorizojnë qytetarët shqiptarë donin t’i shfrytëzonin këto pika kufitare”, tha Osmani të shtunën në Podujevë, ku mori pjesë në një ngjarje.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha të premten se këto dy pikëkalime janë mbyllur për pasi persona të maskuar në pjesën serbe të kufirit po i “ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste” qytetarët që duan të kalojnë transit përmes Serbisë.

Sveçla tha se e gjithë kjo ka ndodhur “para syve të policisë serbe”.

Ekipi i REL-it ka parë persona të maskuar afër bllokadës të vendosur në pjesën serbe të kufirit në Bërnjak natën e së premtes.

“Bllokadat kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione, të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin tonë. Por, në të njëjtën kohë e tregojnë lidhshmërinë e drejtpërdrejt ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto bllokada, sepse siç e dini policia serbe ka qenë atje dhe këto kanë ndodhur para syve të tyre”, tha Osmani.

Derisa pikat kufitare në Bërnjak dhe Merdare vazhdojnë të jenë të mbyllura, ajo në Jarinjë është e hapur për qarkullim pa pengesa, tha Policia e Kosovës të shtunën më herët.

Osmani kërkoi nga aleatët e Kosovës “të dalin me qëndrim publik lidhur me këto shkelje të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po shkelin të drejtat e qytetarëve tanë dhe kanë tendencë ta destabilizojnë paqen dhe sigurinë jo vetëm në Kosovë por në tërë rajonin tonë”.

Shoqatat serbe i vendosën këto bllokada në anën serbe të kufirit me Kosovën si shenjë proteste ndaj mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës nga autoritetet kosovare më 30 gusht.

Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serbë dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Organizatorët e bllokadave duan që Kosova ta tërheqë policinë nga komunat me shumicë serbë në veri, ta lejojë përdorimin e valutës së dinarit serb, i cili u ndalua në fillim të këtij viti, si dhe ta lejojë punën e komunave paralele serbe./ REL

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Përdor bandat kriminale që të krijojë tensione”, ja akuzat e Osmanit për Serbinë appeared first on Euronews Albania.

Biden pret për herë të dytë brenda verës Starmer, zbardhen pikat që do të diskutohen

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:12

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të presë kryeministrin britanik, Keir Starmer për një takim dypalësh më 13 shtator, tha të premten Shtëpia e Bardhë.

“Udhëheqësit do të kenë një diskutim të thellë mbi një sërë çështjesh globale me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, sigurimin e lirimit të pengjeve dhe marrëveshjen e armëpushimit për t’i dhënë fund luftës në Gaza, mbrojtjen e anijeve ndërkombëtare. në Detin e Kuq nga kërcënimet Houthi të mbështetur nga Irani dhe avancimi i një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, tha në një deklaratë zëdhënësja, Karine Jean-Pierre.

Biden dhe Starmer do të shkëmbejnë gjithashtu pikëpamje mbi mundësitë për të forcuar bashkëpunimin SHBA-MB për të siguruar zinxhirët e furnizimit dhe për të rritur elasticitetin ndaj klimës.

 Zëdhënsja tha gjithashtu se Biden do të nënvizojë rëndësinë e vazhdimit të forcimit të marrëdhënieve speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, në këtë takim të dytë që nga zgjedhja e tij.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Biden pret për herë të dytë brenda verës Starmer, zbardhen pikat që do të diskutohen appeared first on Euronews Albania.

Youtube kufizon aksesin në videot e fitness-it për adoleshentët evropianë, ja shkaku

By: Fia Nelaj
7 September 2024 at 17:11

Youtube thotë se ekspozimi i përsëritur ndaj llojeve të caktuara të videove mund të dëmtojë vetëvlerësimin dhe imazhin e trupit të adoleshentëve.

Adoleshentët evropianë mund të vërejnë një ndryshim në rekomandimet e tyre në YouTube, pasi platforma tha se nuk do t’i çojë ata drejt disa llojeve të videove të shëndetit dhe fitnesit, veçanërisht ato që “idealizojnë” lloje të caktuara trupore.

YouTube  rekomandon video që janë të ngjashme me ato që shikuesi ka parë më parë.

Kjo do të thotë që njerëzit mund të bien në unazat e reagimeve, duke parë shumë video të ngjashme me radhë dhe nganjëherë duke u zhytur në përmbajtje edhe më ekstreme.

YouTube i vendosi fillimisht këto kufizime në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar dhe tani po i zgjeron ato në Evropë dhe në mbarë botën.

“Rregulli i ri është një përpjekje për të parandaluar adoleshentët të formojnë besime negative për veten,” -tha në një deklaratë Dr Garth Graham, drejtuesi i YouTube Health.

Cilat video do të kufizojë YouTube për adoleshentët?

YouTube tani do të kufizojë rekomandimet e përsëritura të videove që:

  1. Idealizojnë nivele të veçanta fitnesi ose grupe peshe
  2. Krahason dhe idealizon disa veçori fizike

Këto lloj përmbajtjesh “mund të jenë të padëmshme si një video e vetme, por mund të jenë problematike për disa adoleshentë nëse shikohen në mënyrë të përsëritur,”- tha Graham.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Youtube kufizon aksesin në videot e fitness-it për adoleshentët evropianë, ja shkaku appeared first on Euronews Albania.

❌
❌