Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Plagosen me thikë dy persona në Tiranë

By: Re Nato
19 September 2024 at 23:19

Dy persona, 18 dhe 20 vjeç janë plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Mësohet se plagosja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj./abcnews.al

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

By: Re Nato
19 September 2024 at 23:12

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës.

Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë nxori në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit.

Këtë javë, Ministria e Brendshme i zgjeroi kontrollet në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, që do të zgjasin për gjashtë muaj dhe do të vënë në provë unitetin e bllokut. Efektet e sulmit në Solingen dhe dhuna e kohëve të fundit në të gjithë Gjermaninë do të reflektohen në Oktoberfest. Për herë të parë do të përdoren mjete portative për zbulimin e armëve. Përveç 600 policëve dhe 2000 punonjësve të sigurisë, autoritetet do të instalojnë mbi 50 kamera në ambientet ku zhvillohet festivali që do të jetë i rrethuar me një gardh teli. Pjesëmarrësve u ndalohet që të sjellin me vete thika, shishe qelqi dhe çanta shpine./VOA

Champions League/ Barcelona bie në transfertë, Atletico Madrid fiton në fund. “Paqe” në Atalanta-Arsenal

By: Re Nato
19 September 2024 at 22:57

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes, për xhiron e parë të fazës së parë të Uefa Champions League.

Monaco arriti një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës. Katalanasit mbetën me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes, pas daljes me karton të kuq të Eric Garcia.

Ndeshja Atletico Madrid-Leipzig, përfundoi 2-1, ku madrilenët shënuan golin e fitores në minutat e fundit.

Barazim pa gola mes Atalantës së Gjimshitit dhe Arsenal. Një fitore për Brest, e cila mundi Sturm në shifrat 2-1./abcnews.al

 

Mbyllen 45 minutat e para/ Atletico rikthen baraspeshën ndaj Leipzig, Barcelona me 10 lojtarë përballë Monaco

By: Re Nato
19 September 2024 at 22:02

Kanë përfunduar 45 minutat e para të sfidave të mbrëmjes, për xhiron e parë të Uefa Champions League.

Atletico Madrid arriti të barazojë rezultatin në 1-1 ndaj Leipzig. Barcelona e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme, pas daljes me karton të kuq të Eric García. Megjithë kalimin në epërsi të Monaco, spanjollët barazuan me Lamine Yamal.

Rrjeta të paprekura në ndeshjen Atalanta-Arsenal, teksa në barazim me rezultatin 1-1, u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes Brest-Sturm./abcnews.al

Yesterday — 19 September 2024Main stream

Kushtetuesja e Bosnjës e shpall jokushtetues Ligjin Zgjedhor të Republikës Srpska

By: Re Nato
19 September 2024 at 21:32

Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës e ka shpallur jokushtetuese një Ligj Zgjedhor paralel të Republikës Srpska, entitetit serb të Bosnjës.

Në një vendim të enjten, Gjykata Kushtetuese deklaroi se ligji i kontestuar nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnje e Hercegovinës e as me Ligjin Zgjedhor të saj, për shkak se kështu ligji i Republikës Sërpska do t’i merrte përsipër kompetencat që i takojnë vetëm ligjit në fjalë të Bosnjës.

Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi Ligjin Zgjedhor të Republikës Srpska dhe erdhi në përfundim se nuk ka dispozita kushtetuese në bazë të të cilave mund të vërtetohet kushtetutshmëria e ligjit të kontestuar që u miratua nga Asambleja Parlamentare e Republikës Srpska në fillim të këtij viti.

Në shpjegimin e vendimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se bëhet fjalë për “çështje shumë serioze dhe komplekse të kushtetutshmërisë së ligjit të kontestuar zgjedhor të Republikës Srpska”.

Leverkusen e nis Champions me fitore/ “Aspirinat” shkatërrojnë Feyenoord, Benfica mposht Crvena Zvezda

By: Re Nato
19 September 2024 at 21:11

Bayer Leverkusen e ka nisur Champions League me një fitore të thellë në transfertë.

Kampionët e Gjermanisë mposhtën Feyenoord me rezultatin 0-4. Protagonist i takimit ishte talenti Florian Wirtz, i cili shënoi dopietë.

Në ndeshjen tjetër, Benfica mori një fitore në transfertë përballë Crvena Zvezda.

Portugezët triumfuan me rezultatin 1-2./abcnews.al

Rinovimi i PS, Klosi: Të jemi më të fortë. Tirana? Është e njëjta skemë, edhe pse ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë

By: Re Nato
19 September 2024 at 21:04

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se rinovimi i kësaj force politike, është bërë me qëllimin për të qenë më e fortë nga pikëpamja elektorale.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Klosi u shpreh se PS gjen mënyra të reja për të rinovuar veten.

Sipas Klosit, për Tiranën është ndjekur e njëjta skemë si në vitin 2021, edhe pse nënvizoi se kryeqyteti ka nevojë për më shumë se 3 drejtues politikë.

“Qëllimi i kësaj partie është që të jetojë dhe të vazhdojë të jetë e fortë. Të jetë një parti që pas 33 vitesh të jetë më e fortë nga pikëpamja elektorale. Si strukturë, është që të fitojë zgjedhjet. Është parti elektorale. PS dhe Edi Rama, kërkon të gjejë gjithmonë, përpiqet. Ne krijojmë një mekanizëm ,deputeti që duam. I japim mundësi çdo shqiptari, të thotë, unë dua të jem deputet i kësaj force. Si është më mirë, lista të jetë e mbyllur, apo të jetë një konkurrencë e hapur? Në politikë, është puna ajo që të vlerëson. Në atë listën, për deputeti që duam, mund të aplikojmë 1 mijë ose 2 mijë. Elementë të spikatur do jenë në listë. Lista bëhet që partia të fitojë. Është një listë që të mbledhë sa më shumë vota. Edhe në 2021, ka pasur 3 drejtues. Nuk ka qenë Tirana vetëm me Erion Veliajn. Gara është në 2025. Është gara, mbledhja e sa më shumë votave, Është e njëjta skemë. Tirana po rritet, do ketë 38 mandate maksimumi. Tirana kaq shumë e madhe, ka nevojë për shumë elementë. Ka nevojë për më shumë sesa tre. Duhet të jenë në zona të caktuara, titullarë të fortë”, theksoi ai./abcnews.al

Anketimi, votuesit e shohin Kamala Harrisin në mënyrë më të favorshme

By: Re Nato
19 September 2024 at 19:25

Një sondazh i fundit tregon se votuesit e shohin Nënpresidenten Kamala Harris në mënyrë disi më të favorshme se sa në korrik, kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara.

Anketimi i realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Preess dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC thotë se kandidatja demokrate për Presidente tani shihet më shumë pozitivisht se sa negativisht.

Sipas anketimit, rreth gjysma e votuesve kanë një pikëpamje pozitive ose disi pozitive ndaj zonjës Harris dhe 44 për qind e shohin atë negativisht ose disi negativisht.

Mbëshetja në favor të ish-Presidentit Donlad Trump mbetet në të njëjtat nivele (e qëndrueshme) edhe pse anketimi u krye përpara përpjekjes për atentat ndaj tij në fushën e golfit në Florida, të dielën e shkuar.

6 në 10 votues e shohin në mënyrë jo të favorshme, ose disi jo të favorshme zotin Trump, ndërsa 4 në 10 votues e shohin atë në mënyrë pozitive, ose disi pozitive.

Edhe një rritje e vogël e përkrahjes së zonjës Harris është një shenjë pozitive për kandidaten demokrate. Rritja e përkrahjes në favor të figurave kombëtare si Joe Biden apo Donald Trump ka qenë e rrallë në vitet e fundit.

Niveli i mbështetjes ndaj zotit Trump nuk ndryshoi gjatë verës, pavarësisht shpalljes fajtor për 34 akuza penale, atentatit në Pensilvani, si dhe përballjes në garën zgjedhore me një kundërshtare të re.

Por në të kaluarën zoti Trump i ka tejkaluar nivele të ngjashme të ulëta të mbështetjes. Ai fitoi zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se nuk kishte mbështetje të gjerë dhe iu afrua fitores në 2020 në kushte të ngjashme.

“Secili duhet të flasë mbi polarizimin që po përjetojmë. Nuk besoj se zgjedhjet do ta zgjidhin këtë”, thotë Sean Luebbers, 55 vjeç nga Kalifornia, i cili mbështet zonjën Harris.

“Nuk besoj se zonja Harris do ta zgjidhë këtë. Mendoj se janë bërë shumë dëme dhe nuk kam shpresë që votimet do jenë zgjidhje”, shton ai.

Megjithatë, ka sinjale në anketë që tregojnë se paraqitja e zonjës Harris po shkon mirë. Rreth gjysma e votuesve thonë se zonja Harris do të ishte një presidente e mirë kundrejt 36 për qind që e mendojnë një gjë të tillë për zotin Trump. Votuesit besojnë se zonja Harris ka shanse më të mira për të fituar zgjedhjet e nëntorit, megjithëse një pjesë e konsiderueshme thonë se kandidatët kanë të njëjtat shanse të fitojnë, ose nuk kanë një mendim.

Një tjetër tregues që mund të jetë premtues për zonjën Harris është se votuesit e shohin atë në një nivel të favorshëm pak më të lartë se sa zoti Trump edhe pse një numër i konsideruesihm i votuesve të pavarur i shohin të dy kandidatët negativisht.

Mes votuesve të pavarur, 3 në 10 prej tyre thonë se nuk kanë informacion mjaftueshëm për të thënë nëse zonja Harris do të ishte një presidente e mirë ndërsa 1 në 10 e thonë një gjë të tillë për zotin Trump.

Pavarësisht përpjekjeve të zotit Trump për ta paraqitur zonjën Harris si një alternativë të dobët, votuesit duket se kanë mendim të ngjashëm se zoti Trump dhe zonja Harris janë mjaftueshëm të fortë për të qenë president.

“Mendoj se problem i tij më i madh ishte se ai ishte një udhëheqës i fortë dhe ata nuk e pëlqenin”, tha duke iu referuar zotit Trump, Pat Brumfield, 71 vjeç nga Glenvud në shtetin Virxhinia Perëndimore. “Mendoj se për udhëheqje të fortë kemi tani”, tha zonja Brumfeile e cila ka qenë demokrate, por thote se është zhgënjyer nga partia dhe nuk do të votojë për zonjën Harris.

Ndërkohë një anketim i gazetave “New York Times”, “Philadelphia Inquirer” dhe kolegjit “Siena” tregon se në nivel kombëtar kandidatët kanë nivel mbështetjeje të njëjtë prej 47 për qind. Në anketim u pyetën 2,437 votuese mes datave 11 dhe 16 shtator.

Në shtetin e Pensilvanisë, një shtet vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve, zonja Harris ruajti epërsinë e saj prej 4 për qind, duke udhëhequr me një mbështetje 50 për qind kundrejt 46 për qind për zotin Trump./VOA

Qazim Laçi: Ishte gol i bukur. Mesfushori kuqezi komenton rrjetën në Champions

By: Re Nato
19 September 2024 at 17:51

Ishte një mbrëmje e madhe për disa.

Championsi është arena kryesore e futbollit botëror të klubeve, dhe dy prej atyre që shkëlqyen më shumë ishin Viktor Olatunxhi dhe Qazim Laçi.

Sulmuesi nigerian shënoi dhe shërbeu asist në debutimin e tij në këtë konkurrim, dhe mori një falenderim nga mesfushori shqiptar, që gjithashtu debutonte.

Sparta e Pragës po fitonte 2-0 ndaj një rivali të fortë si Salcburgu, por ylli kuqezi deshi ta thoshte edhe ai fjalën e tij.

E tha shumë bukur.

Ajo që ishte një përballje shumë e vështirë përfundoi me një sukses të madh, madje rrjeta e Laçit erdhi shpejt, që në minutën e 58-të.

Futbollisti energjik bëri shaka pas ndeshjes.

“Nëse Viktori nuk do të ma jepte topin, e them hapur që unë do ta vrisja. Jo, jo. Bëj shaka. Duhet t’i them faleminderit atij, sepse ai nuk u tregua egoist. Ma dha topin, dhe pastaj mendoj se shënova një gol të bukur”.

Laçi mori notën 7.6 për paraqitjen e tij duke qenë lojtari I dytë më I mirë në fushë, dhe për Spartën në pjesën e dytë luajtën edhe shqiptarët e Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi.

Sulmuesi i Shqipërisë, Indrit Tuci, ishte në stol.

Laçi, ndërkaq, ka nisur të ketë afinitet për golin, sepse vetëm pak javë më parë shënoi në ndeshjen e Europianit 2024, në barazimin 2-2 të Shqipërisë ndaj Kroacisë./abcnews.al

Humbja 9-2 ndaj Bayern Munchen/ Dinamo Zagreb merr vendimin, shkarkon trajnerin

By: Re Nato
19 September 2024 at 17:31

Dinamo Zagreb ka shkarkuar trajnerin Sergej Jakirović pas humbjes 9-2 ndaj Bayern Munchen, ndeshje e luajtuar në Champions League.

Përmes një njoftimi, klubi kroat deklaroi se është rënë dakord për ndërprerjen e kontratës.

47-vjeçari boshnjak ka qenë pjesë e stolit të Bluve që prej 21 gushtit 2023 dhe e ka drejtuar skuadrën në 60 ndeshje.

Sandro Perkovic, ndihmësi i ish-trajnerit është tanimë në krye të skuadrës deri në një vendim të dytë./abcnews.al

 

Dorëhiqet gjyqtarja kushtetuese/ Largohet Elsa Toska, u zgjodh si propozim i parlamentit

By: Re Nato
19 September 2024 at 17:08

Elsa Toska, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë dorëheqjen. Toska, që prej vitit 2019, ishte një prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas largimit të Toskës, Kushtetuesja mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithësej, çka mund të krijojë problematika në rast të votimit të barabartë mes gjyqtarëve të mbetur.

Më parë, Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Toska ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare./abcnews.al

Baste sportive në lokal/ Kavajë, pranga organizatorit, pronari procedohet në gjendje të lirë

By: Re Nato
19 September 2024 at 17:07

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë, në kuadër të operacionit policor të zhvilluar në Kavajë, “Sundimi i ligjit”.

37-vjeçari u vu në pranga, pasi organizonte baste në një lokal, pronari i të cilit u procedua në gjendje të lirë.

Lokali ku viheshin bastet, ndodhet në lagjen nr.6 të qytetit të Kvaajës.

Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë./abcnews.al

Beleri sulmon Shqipërinë/ Petraj: Gabim fatal, nivel i dobët. Nura: Foli si politikan grek

By: Re Nato
18 September 2024 at 23:45

Avokati Edmond Petraj thotë se Fredi Beleri bëri gabim fatal që sulmoi Shqipërinë, teksa foli në Parlamentin Evropian si eurodeputet.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se Beleri tregoi nivel të dobët.

Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se Beleri foli si politikan grek dhe justifikoi pozicionin e tij.

Edmond Petraj: Një person i cili pretendon se ai, procesi ndaj tij ka qenë i paligjshëm. Më duket gabim fatal i këtij zotërisë. Pra, kjo më duket shumë bajate, nuk duhet ta bënte. Më shumë rëndoi veten. Nuk dua të marr përsipër këtë komunikim, më duket një nivel kaq i dobët i një personi. Nuk e ka përfunduar ende procesin me drejtësinë. Mendoj se mund të ketë akoma probleme. Kanë dalë fakte dhe dokumente ku del i implikuar me qarqe anti-shqiptare. Mendoj se do të kemi proces të nisur rishtas për të. Nuk më pëlqen ky lloj komunikimi. Mund të ndjekë rrugën e gjyqësorit.

Artur Nura: Besoj që Fredi Beleri ka një shans për të ardhmen e tij politike. Fakti që kryeministri i dha dimension publik një politikani modest. Beleri ka shansin e tij të zgjedhë, ose kali i Trojës, ose urë lidhëse midis dy vendeve. Fredi Beleri foli në një institucion të rëndësishëm politik dhe foli si politikan grek. Ka justifikuar pozicionin e tij./abcnews.al

Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu

By: Re Nato
18 September 2024 at 23:24

Numri i të vdekurve në shpërthimin e fundit të radio-lidhjeve në Liban është rritur nga nëntë në 14 persona, ndërsa më shumë se 450 të tjerë u plagosën, njoftoi ministria libaneze e Shëndetësisë.

Shpërthimet ndodhën në disa qytete libaneze, vetëm një ditë pas një sulmi të gjerë, ku shpërthyen “pagers’ e përdorur kryesisht nga anëtarët e Hezbollahut, duke plagosur më shumë se 2800 njerëz dhe vrarë 12 libanez.

Ndërkohë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu lëshoi një deklaratë të shkurtër në të cilën ai premtoi të kthejë dhjetëra mijëra banorë të evakuuar nga zonat kufitare veriore në shtëpitë e tyre.

“E kam thënë tashmë, qytetarët e veriut do t’i kthejmë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe pikërisht këtë do ta bëjmë”, pohoi ai./abcnews.al

נחזיר את תושבי הצפון בביטחה לבתיהם. pic.twitter.com/3Zc22pS6C4

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 18, 2024

Presidenti Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe, diskutime mbi Gazën

By: Re Nato
18 September 2024 at 23:08

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të presë të hënën në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan për bisedime mbi çështje që variojnë nga lufta në Gazë, Sudani dhe zhvillimi i përgjegjshëm i inteligjencës artificiale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se vizita do të jetë e para e një presidenti të vendit arab në Uashington, duke shtuar se Nënpresidentja Kamala Harris do të takohet veçmas me udhëheqësin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu tek ndryshimet klimatike dhe energjia e pastër, u tha zëdhënësi Kirby gazetarëve./VOA

Champions League/ “Paqe” në ndeshjen Manchester City-Inter. Fitojnë Dortmund dhe PSG

By: Re Nato
18 September 2024 at 22:52

Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë të UEFA Champions League.

Dueli i madh i mbrëmjes, mes Manchester City dhe Inter përfundoi në barazim, me rezultatin 0-0. Një ndeshje e luftuar në “Etihad”, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Një fitore me mjaft vlera e Borussia Dortmund në transfertë. Gjermanët mposhtën Club Brugge me dy gola të Jamie Bynoe-Gittens dhe një gol të Serhou Guirassy.

PSG fitoi me vuajtje në shtëpi nga Girona, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes nga Nuno Mendes. Celtic arriti fitore të thellë me rezultatin 5-1 kundër Slovan Bratislava./abcnews.al

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa një shtet palestinez

By: Re Nato
18 September 2024 at 22:33

Princi i kurorës Mohammed bin Salman tha të mërkurën se Arabia Saudite nuk do ta njihte Izraelin pa një shtet palestinez dhe dënoi ashpër “krimet e okupimit izraelit” kundër popullit palestinez.

“Mbretëria nuk do të ndalojë punën e saj të palodhshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne pohojmë se Mbretëria nuk do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë”, citohet të ketë thënë Princi i Kurorës, i njohur si MBS.

Ai theksoi se kauza palestineze mbetet një prioritet kryesor për Arabinë Saudite dhe shprehu mirënjohjen për kombet që e kanë njohur shtetin palestinez.

MBS tha se Arabia Saudite synon të rrisë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare përmes zgjidhjeve diplomatike, duke theksuar angazhimin e Mbretërisë ndaj një politike të fqinjësisë së mirë.

Before yesterdayMain stream

Mbyllen pjesët e para/ Zhbllokohet sfida Celtic-Slovan Bratislava, mungon goli në ndeshjet e tjera

By: Re Nato
18 September 2024 at 21:48

Kanë përfunduar pjesët e para, të katër sfidave të mbrëmjes të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë, të UEFA Champions League.

Vetëm një gol u realizua në sfidën Celtic-Slovan Bratislava në favor të skocezëve, teksa në ndeshjet e tjera, rrjetat mbetën të paprekura.

Rezultatet e ndeshjeve në pjesët e para:

Celtic 1-0 Slovan Bratislava

Club Brugge 0-0 Borussia Dortmund

Manchester City 0-0 Inter

PSG 0-0 Girona./abcnews.al

❌
❌