Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 20:49

Dorëheqja e një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasditen e kësaj të enjteje ka ngjallur diskutime sa i takon pasojave që mund të sjellë ky vendim.

I pyetur në emisionin Now me Erla Mëhillin nëse ky vendim sjell kolaps, jursti Ylli Manjani u shpreh se kjo gjë nuk ndodh.

Kjo për shkak se legjislacioni shqiptar ka përcaktuar se në raste të tilla, do duhet që anëtari/ja që jep dorëheqjen, të qëndrojë në detyrë deri në zëvendësimin e tij/saj me një anëtar të ri.

“Në bazë të ligjit jo. Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese qëndron në detyrë derisa të zëvendësohet. Pra nëse është frika nqs bëhet numri tek i 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kjo frikë ligjërisht nuk ekziston. Dporëheqja nuk është pengesë që zonja të vazhdojë detyrën derisa të zëvendësohet, shkon si procedurë rreth 3 muaj. Nuk besoj se është problem ligjor. Edhe nëse do ishte vakum, ndodh që vedimmaarrja të ndahej 4 me 4, janë vetëm mundësi teorike. Për këtë rast ishte e zgjidhur,” –u shpreh Manjani.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë këtë të enjte dorëheqjen nga posti i saj.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese, më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Si do të funksionojë Kushtetuesja pas dorëheqjes së gjykatëses? E shpjegon Manjani appeared first on Euronews Albania.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen

19 September 2024 at 18:14

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka paraqitur dorëheqje nga funksioni që ajo ushtron prej pesë vitesh. Informacioni për dorëheqjen e Toskës u bë me dije nga vetë Gjykata Kushtetuese, por nuk u bë publike arsyeja. Gjyqtarja Toska ishte e paarritshme për t’u pyetur lidhur me arsyet e dorëheqjes së saj. Elsa Toska u zgjodh […]

The post Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska paraqet dorëheqjen appeared first on Reporter.al.

Dorëhiqet gjyqtarja kushtetuese/ Largohet Elsa Toska, u zgjodh si propozim i parlamentit

By: Re Nato
19 September 2024 at 17:08

Elsa Toska, gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, ka dhënë dorëheqjen. Toska, që prej vitit 2019, ishte një prej 9 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas largimit të Toskës, Kushtetuesja mbetet me 8 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithësej, çka mund të krijojë problematika në rast të votimit të barabartë mes gjyqtarëve të mbetur.

Më parë, Toska ka qenë Këshilltare ligjore prej 12 vitesh në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitet 1996-2000 si dhe doktoraturën për ligjin kushtetues dhe atë administrativ. Toska e ka filluar karrierën si ndihmës/komisionere e Avokatit të Popullit dhe prej vitit 2007 punonte si këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Toska ka punuar gjithashtu si pedagoge në disa universitete në vend si dhe ka bashkëpunuar në rolin e ekspertet me një sërë organizatash ndërkombëtare./abcnews.al

Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

By: Fia Nelaj
19 September 2024 at 17:04

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj.

Shkaqet për këtë vendim nuk dihen ende.

Në periudhën 2007-2019, Toska ka qenë këshilltare ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

Më pas në nëntor 2019, u emërua si anëtare e saj.

Elsa Toska ka lindur në 1976 në Kavajë dhe është diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës.

Vijon…

The post Jep dorëheqjen anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska appeared first on Euronews Albania.

Elsa Toska jep dorëheqjen si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

By: redi
19 September 2024 at 17:04

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Kjo situatë pritet të komplikojë vendimmarrjet pasi në rast të një vendimmarrje me 4 me 4 vota, Kushtetuesja s’mund të dalë me vendim. Toska ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Source

Largohet papritur nga Gjykata Kushtetuese gjykatësja Elsa Toska

By: user 4
19 September 2024 at 17:15

Ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Me ikjen e Toskës, gjykata mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë.

Ende nuk bëhen të ditura motive e dorëheqjes së Elsa Toskës.

Karriera e gjyqtares së dorëhequr

Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. U diplomuan në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master” në Studime Europiane në Rektoratin e Tiranës, ndërsa në vitin 2012 gradën shkencore “Doktore e shkencave juridike” në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.

Në vitet 2000-2006 ka punuar si ndihmëskomisionere/eksperte ligjore pranë institucionit të Avokatit të Popullit dhe në vitet 2006-2007 ka ushtruar profesionin e avokatit. Gjatë periudhës 2007-2019 ka ushtruar detyrën e këshilltares ligjore në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2005 e në vazhdim është lektore e së Drejtës Administrative dhe Kushtetuese në universitete të ndryshme, si dhe trajnere e të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.

Që nga viti 2010, është përfshirë si konsulente ligjore e jashtme në një sërë projektesh të organizmave ndërkombëtare, të lidhura me të drejtat e njeriut dhe gjyqësorin. Ka qenë pjesë e ekspertëve në 3 grupe pune gjatë Reformës në Drejtësi, përkatësisht për Amendimet Kushtetuese, Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe hartimin e projektligjit për Presidentin e Republikës.

Është autore e disa publikimeve shkencore në formë manualesh apo monografish, ku mund të veçohet monografia “Mbi kontrollin kushtetues të veprimtarisë administrative, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese”, si dhe bashkëautore e librit “Kontrolli mbi administratën publike”, 2013, tekst akademik i miratuar nga Departamenti i së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë, Tiranë. Prej vitit 2017 është eksperte e trajnimit vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës. Është autore e disa artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në disa konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit për çështje të drejtësisë kushtetuese.

Në muajin nëntor të vitit 2019 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa sot (19 shtator) ajo dha doreheqjen.

The post Largohet papritur nga Gjykata Kushtetuese gjykatësja Elsa Toska appeared first on Lapsi.al.

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska

19 September 2024 at 17:02
Ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Me ikjen e Toskës, ky institucion mbetet me 8 anëtarë nga 9 që ka në organikë. Ende nuk bëhen të ditura motive e dorëheqjes së Elsa Toskës. Elsa Toska ka lindur më 05.06.1976 në Kavajë. U diplomuan në vitin 2000 në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e
❌
❌