Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar

By: fra nc
19 September 2024 at 14:34

Admir Tutaj, 25 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK për trafik armësh është ekstraduar këtë të enjte nga Kolumbi.

25-vjeçari u arrestua në Kolumbi më 23 gusht për llogari të drejtësisë shqiptare.

Tutaj është pjesëtar i një grupi kriminal, i cili në prill të këtij viti, tentoi të trafikonte nëpërmjet portit të Durrësit, në Britani të Madhe, 7 pistoleta dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me vendimin e datës 30.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Në muajin prill 2023, Policia e Shtetit organizoi një operacion në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit. Në një automjet furgon tip “Benz”, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh që ishte fshehur në një tavolinë druri.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. T., në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishin siguruar arsenalin e armëve dhe kishin organizuan trafikimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia 25-vjeçari shqiptar appeared first on Euronews Albania.

❌
❌