Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 19 September 2024Main stream

“I shpëtova arrestit kardiak, kam 4 unaza”- Avokati Cenko ka një apel për Brataj-n

By: rom ario
19 September 2024 at 18:33

Avokati Enea Cenko është shprehur se pak kohë më parë mund të kishte pasur të njëjtin fat me ish-deputetin e PD, Gert Bogdani, i cili ndërroi jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Komentet Cenko i bëri në emisionin ‘People’ në Euronews Albania, ku tha se pas kthimit nga Arabia Saudite, në Aeroportin e Rinasit, ai kishte ndjerë një bllokim të frymëmarrjes dhe lëvizjeve.

Cenko i kërkoi drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Bratajt, që në makinat e urgjencave të vendoset ekip mjekësor dhe jo vetëm infermierë.

Ai tregoi gjithashtu se kishte miqësi me Gert Bogdanin dhe kishin lënë një takim për të konsumuar një kafe së bashkë, gjë që fatkeqësisht nuk u realizua.

“Kam qenë në një moment duke u njohur me një dosje në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ndërkohë që në titrat e një televizioni po shikoja që karrierën e Gertit dhe po mendoja çfarë pozicioni mund të ketë marrë Gerti jashtë apo brenda politikës. Ky ishte mendimi dhe shokimi i madh ishte kur unë mësoj nga titrat se Gerti në moshën 44-vjeçare nuk është më mes nesh. Ne para shumë kohe kemi qëndruar shumë bashkë me Gertin, por kohët e fundit nuk jemi takuar shpesh dhe e kishim lënë edhe për kafe. Ajo kafe nuk u konsumua.

Unë isha në Mekë në Arabi duke bërë itinerarin tonë fetar të fesë Islame. Më pas kur kthehem në Tiranë, në Rinas, ndiej që pjesa e kraharorit, pjesa e kurrizit prapa, pjesa e shpatullës dhe frymëmarrja filloi të bllokohej. Tensioni po rritej. Më përpara po, kisha shqetësime. Merrja ilaçe të ndryshme. Ne kemi edhe një punë të vështirë, sepse sot të jesh avokat duhet në radhë të parë të jesh njeri. Duhet të bëhesh një me hallin e tjetrit.

Ngarkesa e punës dhe jo vetëm. Puna jonë është një punë që nuk të lejon të kesh aktivitet fizik. Të gjitha këto pasoja kanë sjellë që të shkojmë në këtë situatë, por duhet të falenderojmë Zotin që jemi këtu ku jemi. Unë i bëj thirrje të gjithëve atyre që kanë disa shqetësime të tilla, sepse shumë herë e neglizhojmë pak këtë pjesë.

Duhet të njoftohet shërbimi i Urgjencës. Me gjithë respektin e madh që kam për profesionalizmin e doktorit Skënder Brataj, sot urgjenca mjekësore në shtëpi kur ti ke një hall apo problem, të mos dërgojë urgjenca infermierë, por ekip mjekësor. Unë i bëj thirrje shtetit shqiptar që të tregohen shumë të kujdesshëm. Para disa ditësh kisha disa shqetësime, thërras urgjencën dhe i kërkoj që të vijnë me mjekë, sepse unë kam një problem të tillë që jam me 4 unaza. Dhe kërkoj me patjetër mjek. Ekipi mjekësor vjen me 2 infermierë”, tha Cenko.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “I shpëtova arrestit kardiak, kam 4 unaza”- Avokati Cenko ka një apel për Brataj-n appeared first on Euronews Albania.

❌
❌