Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 20 September 2024Main stream

Kryebashkiaku Benet Beci pret ambasadoren e Austrisë: Thellim i bashkëpunimit

By: redi
20 September 2024 at 21:50

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim ambasadoren e Austrisë në Shqipëri, Monika Zach, së bashku me konsullin e Nderit të Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza. Kryebashkiaku Beci bën me dije në Facebook, se gjatë takimit u theksuan lidhjet historike mes Shkodrës dhe Austrisë, të cilat datojnë prej shekujsh. “Së bashku folëm për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të…

Source

Berisha-emigrantëve: Kthehuni, me PD në qeveri kush hap një biznes do të jetë 5 vite pa taksa

By: redi
20 September 2024 at 21:41

Sali Berisha gjatë fjalimit nga dritarja e banesës, ka folur mbi programin ekonomik të Partisë Demokratike. Ai është fokusuar tek shqiptarët e larguar, ku ka premtuar se nëse rikthehen, me PD në qeveri do ti mbështesë në hapjen e bizneseve dhe investimit në vendin tonë. ”Unë ju jap fjalën ju se kthimi juaj në Shqipëri do shoqërohet me një periudhë 5-vjeçare pa taksa në qoftë se do hapni biznese.

Source

Muzgu në Durrës, Rama poston fotot e veçanta

By: redi
20 September 2024 at 21:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në Facebook, foto nga muzgu në Durrës. Qyteti i Durrësit ofron plazhet më të populluara në vend, por ofron gjithashtu edhe turizmin kulturor e historik. Një ndikim të rëndësishëm Durrësi ka edhe në zhvillimin ekonomik të vendit për shkak se është qyteti më i madh portual në vend.

Source

Vizita në SHBA, presidentja Osmani merr pjesë në akademinë ushtarake West Point

By: redi
20 September 2024 at 21:03

Në kuadër të vizitës në SHBA, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë në një pritje të organizuar në West Point. Ajo në një postim në Facebook është shprehur e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point. Osmani ka udhëtuar të enjten në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ku do…

Source

Shkolla përjashton 10-vjeçaren me origjinë shqiptare! Prindërit e kundërshtuan, drejtoresha lajmëron policinë

By: redi
20 September 2024 at 20:58

Në epiqendër të mediave greke orët e fundit ka qenë një ngjarje serioze ndaj një nxënëse 10 vjeçe me origjinë shqiptare që ka ngjallur reagime në opinionin publik të vendit. Sipas masave të reja të Ministrisë së Arsimit për shkrirjen e klasave në shkolla me maksimun 25 nxënës, Drejtoria e Arsimit lokal ka vendosur të përjashtojë nga shkolla 10-vjeçaren në fshatin Simantra të Halkidhikisë për të…

Source

Histori frymëzuese, 31-vjeçarja me sindromën Down krijon biznesin e saj të biskotave

By: redi
20 September 2024 at 20:46

Collette Divitto nuk e merrte askush në punë për shkak të sindromës Down, por arriti të hapte biznesin e saj të biskotave. Edhe pse e arsimuar, 31-vjeçarja, meqenëse nuk mund të gjente një punë, vendosi që të krijonte një biznes të saj. Meqë ka pasur pasion pjekjen, filloi që hobin e saj ta kthente në një profesion dhe kështu lindi “Colletey’s Cookies” në Boston, i cili së shpejti pati një…

Source

Luçiano Boçi: Shkodra, lokomotiva e fitores së opozitës. Grupet e kri@it të orientuara nga qeveria

By: redi
20 September 2024 at 20:26

Nënkryetari i PD dhe njëherazi drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Luçiano Boçi ka folur edhe për situatën politike në këtë zonë. Për të situata në Shkodër është pothuajse në rendin e të pabesueshmes, por dihet që elementi që vendosi fatin e këtyre zgjedhjeve nuk ishte vullneti i qytetarëve shkodranë por nga aktiviteti i spikatur i bandave të krimit të organizuar. ”Në Shkodër ka një situatë…

Source

Poeti Preç Zogaj sjell përmbledhjen poetike të krijimtarisë së tij 40-vjeçare

By: redi
20 September 2024 at 20:21

Dyzet vjet krijimtari poetike e përmbledhur në një libër voluminoz të titulluar “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”. Është ky libri më i fundit i shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj, një botim i UET Press, ku autori udhëton ndër vite deri në fillimet e sprovave të tij poetike, në vitin 1984. Teksa vlerësoi gjuhën e përdorur nga Zogaj, Natasha Lako e quajti poezinë e tij një bekim.

Source

Benet Beci: Me Elisën Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona, gjëra të reja për të mësuar

By: redi
20 September 2024 at 19:47

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka publikuar në Facebook, një foto me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin e cila ka qenë drejtuese politike në qarkun e Shkodrës, dhe shihen teksa konsumojnë një kafe. Në zgjedhjet vendore së bashku me Becin siguruan një fitore të madhe të PS-së në Shkodër, një bastion i zjarrtë i PD-së. ”Me Elisën Shkodra gjithmonë në fokusin e takimeve tona…

Source

Italia përmbytet, kurse zjarret mbërthejnë Portugalinë. 5 viktima dhe 182 të plagosur

By: redi
20 September 2024 at 19:43

Teksa Italia është përfshirë nga përmbytjet dhe stuhitë, një tjetër vend europian është mbërthyer nga zjarret që nga 15 shtatori. Në Portugali janë regjistruar 5 viktima dhe 182 të plagosur, ndërsa sipërfaqja e tokës së shkatërruar nga zjarret vlerësohet të jetë mbi 122,000 hektarë. Rreth 83% e tokës ndodhet në veri dhe në qendër të vendit dhe sipas Institutit Portugez të Ruajtjes së Natyrës dhe…

Source

Malltezi: Pagesat Berishës nuk ia kam bërë unë, por e bija! Prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

By: redi
20 September 2024 at 19:35

Jamarbër Malltezi ka sqaruar se çdo pagesë që evidentohet në dosjen e SPAK në lidhje me gjyqet e liderit të opozitës, të zhvilluara jashtë vendit, është përballuar nga e bija. Malltezi është shprehur se të gjitha pagesat janë bërë publike dhe janë raportuar në institucionet përgjegjëse. Deklarata e plotë Prokurorët politikë gënjejnë kur shkruajnë se Jamarbër Malltezi ka paguar faturat e…

Source

Rama konsumon kafe në shkollën profesionale, apel nga Elbasani: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagat

By: redi
20 September 2024 at 19:22

Kryeministri Edi Rama konsumoi një kafe pa pagesë në “barin” e praktikës së shkollës profesionale në Elbasan. Shefi i qeverisë përfitoi nga ky moment për t’u bërë thirrje punonjësve të cilëve nuk u deklarohen pagat e plota, që të denoncojnë punëdhënësit e tyre. “Deklarimi i këtyre pagave në ndërmarrje të caktuara që vendosin 400 euro të pagës minimale, edhe për një punonjës të zakonshëm edhe për…

Source

Miratohet logoja e Kuvendit të Kosovës

By: redi
20 September 2024 at 18:54

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale. Në njoftim thuhet se sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete…

Source

Koçiu në shkollën “Kristo Isak” në Berat: Arsimi profesional, mundësi për punësim në qendra socio-shëndetësore

By: redi
20 September 2024 at 18:38

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo ka zhvilluar një vizitë në shkollën e mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat ku për këtë vit arsimor janë rreth 224 nxënës të cilët kanë zgjedhur të ndjekin degët që ofrohen. Shkolla e mesme profesionale “Kristo Isak” përgatit profesionistë të rinj edhe në profilin socio…

Source

Sa hipokritë me Gerti Bogdanin, këta politikanët!

By: redi
20 September 2024 at 18:36

Editorialin e shikoni duke klikuar videon! U nda nga jeta një politikan i ri që kishte premisa lidershipi. Gerti Bogdani gjatë gjithë jetës së tij politike manifestoi kulturë, besueshmeri dhe ishte larg pazarëve të politikës së ditës, pazare të cilat mbizotërojnë prej 34 vitesh politikën shqiptare. Por në PD nuk e donin sepse ai fliste sinqerisht dhe hapur. Ndërkohë që në varrimin e…

Source

Kurti për Reuters: Brukseli përkëdhel Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim

By: redi
20 September 2024 at 18:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim, duke shtuar se ajo nuk po “shpaguhet” dhe se Kosova po “paguan” për këtë. Qeveria e Kurtit është kritikuar nga disa vende të Perëndimit dhe BE-ja për një sërë vendimesh në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe gjatë këtij viti, ku ai ka thënë…

Source

Koka e Ibrahim Aqil vlente plot 7 milionë dollarë, Izraeli vret komandantin e lartë të Hezbollahut

By: redi
20 September 2024 at 18:07

Komandanti i operacioneve të Hezbollahut, Ibrahim Aqil besohet të jetë në mesin e të vrarëve nga një sulm raketor izraelit në Bejrut. Aqil u vra në sulmin e ndodhur në periferitë jugore të kryeqytetit, që në total shkaktoi 8 viktima dhe la 59 të tjerë të plagosur. Ai u vra së bashku me anëtarët e njësisë elitare të Hezbollahut, “Radwan”, teksa po zhvillonin një takim. Për këdo që do të siguronte…

Source

Ç’po ndodh me përmbytjet në Itali? Gazetarja Kepi: Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur

By: redi
20 September 2024 at 17:42

Në Itali vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive. Më e prekur është zona e Emilia Romagna, ku vijon ende alarmi i kuq. Nesër do mblidhet Këshilli i Ministrave për të miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për këtë rajon pas kërkesës së guvernatores Irene Priolo. Gazetarja Alba Kepi në Itali ka dhënë detaje mbi situatën e shkaktuar nga moti i keq.

Source

Bardhi në Roskovec: Qeveria punon kundër qytetarëve. Kjo zonë është lënë në harresë

By: redi
20 September 2024 at 17:28

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar me mbështetës të partisë nga Roskoveci. Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë. “Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar…

Source

Më 5 nëntor qytetarët amerikanë do të zgjedhin presidentin, ka një rritje për Kamala Harris

By: redi
20 September 2024 at 17:02

Më 5 nëntor, qytetarët amerikanë do të shkojnë në qendrat e votimit për të zgjedhur presidentin. Në fund të muajit korrikut, presidenti aktual i SHBA Joe Biden hoqi dorë nga oferta e tij për 2024 pas javësh presioni pas një debati të dobët dhe pyetjeve në rritje mbi shëndetin e tij. Kush parashikohet të fitojë zgjedhjet presidenciale? Sipas sondazheve kombëtare dhe të dhënave historike të…

Source

❌
❌