Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Rama drejt Brukselit, do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian

By: redi
18 September 2024 at 20:04

Kryeministri Edi Rama, mësohet se nesër do të udhëtojë drejt Brukselit. Ai do të pritet nga Presidentja e Komisionit Europian. Ursula Von Der Leyen do të bëjë bashkë në një drekë pune 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të enjten e 19 shtatorit, ku në fokus të diskutimeve do të jenë agjendat e reformave dhe rritjes. 5 vendet, veç Bosnje-Hercegovinës, kanë dorëzuar agjendat e tyre për…

Source

Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen

By: user 2
18 September 2024 at 21:38

Kohë më parë, kur nuk ishte ngritur ende në lartësinë politike ku gjendet sot, Belinda Balluku e kishte etiketuar Edi Ramën si një “zbulues talentesh”. Duke mësuar deri në detaje teknikën e Spiropalizimit, atë që i’a ka bërë të mundur promovimin, ajo kishte shtuar në një intervistë për ABC Neës në korrik 2020: “Edi Rama ndër vite ka qenë një person që ka zbuluar talente, jo bazuar në bindjen politike por në punën që ata kryenin… Shumë njerëz që nuk e kanë perceptuar kurrë se do ishin aty…Është e vështirë të ndjekësh ritmin e Edi Ramës por do i’a dalim”.

Belinda vetë ia doli duke u bërë numri 2 i qeverisë.

Por mësimin e saj nuk e lënë pasdore një prurje e re, fytyra e rinovimit të rilindjes, Ilva Gjuzi. Fare e panjohur pak ditë më parë kjo “talente e re” u emërua zv/ministre e turizmit.

LEXO ME TEJ:

Ndryshimet/La nam me servilizmin ndaj Ramës, futet direkt në qeveri

Merita e saj përpos një babai socialist dhe një shkolle arkitekture në Kembrixh është se nuk pati pikë ndroje të deklarojë gjatë një debati në Euronevs, ku u pyet për difektet e  kryeministrit:  “Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa para nga ne të tjerët. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”.

Ndryshimet në PS/ Dordolecët e rinj të Edi Ramës

Shpërblimi qe i menjëhershëm. Natyrisht nën shembullin flagrant të Elisa Spiropalit. Kur ende nuk kishte marrë asnjë post, Elisa zbatoi me përpikmëri, gjatë një mitingu pas fushtës elektorale 2017, porosinë për të krahsuar shefin e saj me personazhin e tij të dashur, Skënderbeun. Pas kësaj Spiropali u bë ministre shteti. Por kolltuku pa portofol nuk e ngopi ish drejtoreshën e doganave. Ajo mori mësimin se rruga e nisur duhej vazhduar. Ajo e thelloi atë pasi u zhgënjye që nuk morri postin e lënë bosh, pas ikjes së Olta Xhaçkës nga ministre e jashtme. Dhe në kongresin e parafundit të PS-së arriti kulmin.

Polemika/ Ornela Vorpsi gruaja që dashuroi Ramën, pro dhe kundër

Duke folur aty ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.Shpërblimi nuk vonoi dhe Elisa falë armës së pamposhtur të servilizmit u gradua si figura numër dy e shtetit duke shkuar shumë më përpara sesa ish koleget e saj.Me më pak apo më shumë sukses këtë armë janë përpjekur ta përdorin edhe paraardhëse të tjera para tyre. Mimit Kodheli kur ishte ministre e Mbrojtjes, e shpalli shefin e saj artist me famë botërore, ndërsa Milva Ikonomi, si ministre e Ekonomisë i dha titullin “brandi ndërkombëtar i Shqipërisë”.

Deliri/ Rama, ish-emigranti që e ktheu Shqipërinë në fanar ndriçues

Nën këtë sembull një ngjitje marramendëse sapo përjetoi edhe Ilva Gjuzi. Tani enigma e vete mbetet detyra shtetërore që do ti jepet Helena Kaçes që Rama e ka shpallur si pararadhësen e vet. Si një studente e devotshme, që e ka mësuar mësimin, ajo sapo shpalli se e meta e vetme e liderit suprem është se ai punon aq shumë për Shqipërinë sa ka harruar veten.
©Lapsi.al

The post Rama, “zbuluesi i talenteve” që pompon ato që i lëpihen appeared first on Lapsi.al.

Ndryshime në qeveri/ Rama shpërblen furçat e Ilva Gjuzit

By: Oldi
18 September 2024 at 19:25

Kryeministri Edi Rama vijon “show-n” e tij me shkarkimet dhe emërimet e “servilëve” të rinj duke i integruar në kabinetin qeveritar. Tashmë është “trend” brenda Partisë socialiste, kush bën më shumë furça për kreun e qeverisë, shpërblehet nga Rama me poste në kabinetin e tij qeveritar. Karriera ne qeveri nuk bëhet me meritë apo kualifikim, […]

The post Ndryshime në qeveri/ Rama shpërblen furçat e Ilva Gjuzit appeared first on BoldNews.al.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen dy zëvendësministre

By: Oldi
18 September 2024 at 18:47

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre, ndërsa ka emëruar disa zëvendësministra. Me firmë të kryeministrit Edi Rama janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj i cila mbante më herët detyrën […]

The post Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen dy zëvendësministre appeared first on BoldNews.al.

Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit

By: Fia Nelaj
18 September 2024 at 19:25

Mbledhja e Këshillit të Ministrave ditën e sotme ka sjellë disa ndryshme të reja në kabinetin qeveritar.

Kryeministri Rama i ka besuar pozicionin e zëvendësministres së Turizmit, Ilva Gjuzit, e cila është prezantuar në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste si nënkryetare e saj.

Ndërkohë Blerta Rama është emëruar zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, drejtuar nga ministri Blendi Gonxhe.

Nga ky pozicion është liruar Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu edhe Silda Çepe është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Sofjan Jaupaj u emërua zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rama emëron pesë zëvendësministrat e rinj, ja emrat që i bashkohen kabinetit appeared first on Euronews Albania.

Rama ndan pamjet: Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, po rilind dita-ditës

By: redi
18 September 2024 at 18:33

Punimet për t’i dhënë hyrje të re Shkodrës po ecin ndërsa ka nisur zbatimi i projektit që do e transformojë zonën. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet, ku shkruan se hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit madhështor që meriton. ”Hyrja e Shkodrës hedh hapat e parë drejt transformimit të premtuar, me prishjen dhe çmontimin e ndërtesave abuzive të mbetura aty prej…

Source

“Filantropi” Vullnet Sinaj, fondet publike për biznesin e tij i justifikohen me bamirësi

By: user 5
18 September 2024 at 19:55

Vullnet Sinaj i shpëtoi përballjes me deputetët e opozitës sot në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetit në Kuvend, por jo akuzave për papajtueshmëri të mandatit pasi bizneset në pronësi të tij kanë përfituar nga fondet publike. Pak pasi nisën diskutimet u dha lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të Gerti Bogdanit dhe mbledhja u shty për njëherë tjetër. E megjithatë në ato pak minuta, deputeti i PS mbrohej me të vetmin argument; Unë jam bamirës…

Bamirësia që nuk justifikon shkeljen e Kushtetutës

Të njëjtën narrativë Vullnet Sinaj kishte edhe në mbledhjen e para dy javëve kur nisi të shqyrtohej mocioni i paraqitur nga deputetët e opozitës. I zënë ngusht përballë transaksioneve në vlerë rreth 36 mijë euro nga disa institucione shtetërore për llogari të kompanisë “Big Market”, por dhe i pamësuar me përballje politike, Vullnet Sinaj nisi të numëronte para kamerave nderet që ka bërë në zonën e tij elektorale dhe donacionet e ndryshme që ka dhënë. Këto çjerrje filantropike të tij shumëfishohen më pas në një pjesë të madhe të mediave ku ai derdh qindra milionë lekë çdo vit për reklama.

Folklorizmin e tij prej labi e çmontoi disa herë Gazment Bardhi teksa e sfidoi Sinajn që këtë çështje le ta vendosë Gjykata Kushtetuese se kush ka të drejtë. Por deputeti i PS-së pretendon se kjo është një luftë politike dhe se s’ka papajtueshmëri të mandatit të tij me faktin që disa institucione publike i kanë derdhur para kompanisë “Big Market”.

I çoroditur pasi Bardhi i listoi gjithë institucionet shtetërore që i kanë dhënë para biznesit të deputetit, Sinaj lëshoi edhe një broçkull kur tha se faturat janë “rimbursime të TVSH-së”. Në fakt institucionet shtetërore si drejtori azilesh, Biblioteka Kombëtare, federata sportive, qendra arsimore apo gjykatat që i kanë dhënë para “Big Market”, nuk bëjnë rimbursim të TVSH-së.

Dhe tjetra, thelbi i mocionit të opozitës nuk është shuma 3.6 milionë lekë të reja që ka përfituar kompania “Big Market” nga institucionet shtetërore, por shkelja kushtetuese që penalizon deputetët që përfitojnë fonde publike. Qoftë edhe 1 lekë të kesh përfituar, quhet shkelje kushtetuese.

Përplasja me deklarata

Në një përpjekje të dëshpëruar për të zhvlerësuar akuzat e Gaz Bardhit, Sinaj i kujtoi sot në mbledhje kreut të Grupit Parlamentar të PD-së një deklaratë të tij të disa kohëve më parë.

“Bardhi nuk e dorëzoi mandatin e vet kur premtoi se po të vihet Berisha kryetar do tërhiqej nga politika, ka filluar të merret me ne të tjerët. Mbaje fjalën zoti Bardhi” , tha Sinaj.

Bardhi ndërkohë ia quajti “korrupsion zgjedhor” donacionet që ka bërë Sinaj.

“Ka ardhur për t’i bërë reklamë vetes, jo për të dhënë llogari për përfitimet që ka marrë nga buxheti i shtetit në kundërshtim me kushtetutën. Më quan donacion paratë që shpërndan për të blerë vota. Nuk e di që quhen donacion, janë forma kaliske e korrupsionit në zgjedhje. Është e paarsyeshme që kur kompania dhuron, deputeti i di gjitha dhe merr meritën dhe kur kompania përfiton nga buxheti, deputeti s’di gjë se ka caktuar një person të besuar. Ju keni vendosur ta merrni në mbrojtje, të hidhni në kosh vendimet e kushtetueses dhe kushtetutën. Edhe fjala e deputetit e provon, mungesë totale ndaj kushtetutës”, tha Bardhi.

“Deputeti i popullit”

Sa më shumë mbrohej si “deputeti i popullit” aq më tepër dilnin në publik të tjera kusure të Vullnet Sinajt dhe përdorimit që ai i kishte bërë pushtetit të tij politik për të ndikuar në rritjen e biznesit. Gaz Bardhi i përmendi faktin se përpara vitit 2017 kur Vullnet Sinaj nuk ishte deputet, biznesi i tij rezultonte me humbje dhe ishte nën sekuestro. Ndërsa “lulëzimi” dhe zgjerimi i madh për “Big Market” ndodhi pasi ai hyri në Parlament. Afërmendsh që kështu ka ndodhur me shumë të tjerë si Sinaj e deputeti i PS nuk bën përjashtim nga rregulli. Plot si ai kanë përdorur pushtetin politik për të zaptuar territore, për të marrë licenca, koncensione, leje ndërtimi, tendera e gjithëfarë favoresh të tjera nga pushteti.

“Unë zoti Bardhi gjatë ushtrimit të mandatit tim si deputet nuk kam shkuar një ditë në festën e vitit të ri pa u siguruar për shpërndarjet e ndihmave. Gjatë mandateve të mia si deputet s’kam shkuar njëherë në darkë të festoj vitin e ri pa u siguruar që kishin shkuar pakot tek të gjitha familjet në nevojë. Kam trajtuar problemet që kanë qenë në zonën time. Kam ndihmuar edhe blegtorët në malet më të larta të Shqipërisë. Hyra për tu bërë deputet që t’i shërbej zonës sime dhe vendit tim me dinjitetin, skam përfituar asnjë lek nga buxheti i shtetit”, çirrej para kamerave deputeti Vullnet Sinaj duke përmendur gjithashtu edhe një donacion që kishte për pasojat e dëmeve nga tërmeti. E po kështu tundte me të madhe para kamerës se rrogën e tij e dhuronte për bamirësi.

Ligji në favor të biznesit të tij, Vullnet Sinaj në raportin e Transparency International

Teksa vijonte logorinë e tij si filantrop i madh brenda Partisë Socialiste, deputeti miliarder kyçi gojën në dy raste kur Gazment Bardhi i përmendi edhe një tjetër fakt të rëndë. Në një raport të Transparency International, Vullnet Sinaj përmendet me emër nominalisht si deputeti që ka ndikuar në ligjin për TVSH-në për të favorizuar kompaninë e tij. Në fund të vitit 2017, Qeveria e Shqipërisë shkoi drejt uljes së pragut të regjistrimit të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë në vit, një ndryshim që synonte uljen e nivelit të informalitetit në ekonominë shqiptare.

Lëvizja u kritikua nga Banka Botërore dhe FMN si joefektive (për të adresuar informalitetin) duke pasur parasysh faktin se përfshirja e bizneseve të vogla në skemë do të krijonte një barrë më të madhe për administratën tatimore dhe do ta largonte atë nga fokusimi tek sipërmarrjet e mëdha.

Në fakt, efektet e masës nuk trajtuan informalitetin, por çuan në mbylljen e shumë bizneseve të vogla të shitjes me pakicë. Si rezultat, FMN i ka kërkuar qeverisë shqiptare të rishqyrtojë ligjin. Ligji në fjalë ndihmonte kompanitë si “Big Market” i deputetit Vullnet Sinaj për t’u zgjeruar në kurriz të dyqaneve të vogla. Dhe kështu ndodhi në fakt.

“Po kështu, Big Market u themelua nga Vullnet Sinaj, një biznesmen i cili u bë deputet i socialistëve në pushtet në vitin 2017. Këto lidhje të ngushta me partinë në pushtet tregojnë për natyrën e porositur të ligjit”, thotë Transparency International në raportin e saj.

Institucionet publike që çuan fondet te Vullnet Sinaj

Deri më tani opozita ka provuar e verifikuar transaksionet e insitucuoneve publike në të paktën 9 kompani të lidhura direkt apo indirekt me deputetin e Partisë Socialiste. Kryesisht ato janë blerje produktesh në vlera të vogla në disa pika të “Big Market”, por thelbi i mocionit të opozitës nuk të bëjë me vlerën. Shkelja kushtetuese është po njësoj pavarësisht vlerës. Më poshtë institucionet që kanë bërë pagesa të “Big Market” i deputetit të PS.
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Durrës
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Gjykata e Lezhës
Biblioteka Kombëtare
Këshilli i Qarkut Lezhë
Federata e Karatesë
Qendra Ditore e të Moshuarve Durrës
Shkolla “Nazmi Rushiti” Dibër
Reparti Ushtarak 6001 Tiranë
Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë
Drejtoria Rajonale Tatimore Lezhë

Xhaçka-Sinaj, kë do të lëshojë Rama?

Deri më tani kemi parë që Edi Rama është barrikaduar në mbrojtje të Olta Xhaçkës duke përdhosur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me dërgimin e fundit të çështjes në Komisionin e Venecias, mandati i Xhaçkës hyn në kalendat greke. Në rastin e Vullnet Sinajt situata është më delikate pasi faturat e përfitimit të fondeve publike janë një provë e pakundërshtueshme.

E megjithatë nuk është çudi që mbrojtja të vijojë po njësoj si në rastin e ish-ministres së Jashtme. Shenjat e para janë dhënë në këto dy mbledhje. Por nëse do t’i duhej të sakrifikonte njërin, me siguri Rama ka për të zgjedhur Vullnet Sinajn. Në oborrin e kryeministrit, Sinaj është më pak i rëndësishëm sesa Olta Xhaçka. ©LAPSI.al

The post “Filantropi” Vullnet Sinaj, fondet publike për biznesin e tij i justifikohen me bamirësi appeared first on Lapsi.al.

Ndryshime në qeveri/ Ja kush janë emrat e zv. ministrave të rinj, njëra prej tyre u promovua pak ditë më parë nga kryeministri Rama

18 September 2024 at 19:05
Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar disa zëvendësministra të rinj. Kështu, Blerta Rama emërohet zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ndërkohë Endrit Yzeiraj, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Po ashtu kryeministri Rama ka emëruar Ilva Gjuzin zëvendësministre të Turizmit dhe

Dhimbje për humbjen e Gert Bogdanit/ Autoritetet shtetërore dhe liderë politikë shprehin ngushëllime

By: xhir jeta
18 September 2024 at 15:23

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të  ish-deputetit Gerti bogdani një humbjae të madhe për shoqërinë dhe demokratët.Sipas Berishës Bogdani do të mbetet një personalitet në politikën shqiptare

“Ky lajm një lajm shokues. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.”

Edhe kreu i partisë së Lirisë  Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes  për humbjen e ish-deputeti demokrat. Në një postim në facebook ai shkruan se i  gjithë angazhimi i tij politik, krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes .

Po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali I ka shprehur ngushëllimet familjes .Në postim  Spiropali thekson se ikja e ish-deputeti ishte e papritur.

Hidhërim për humbjen e ish-deputetit demokrat shprehu edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit thekson se Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit dhe  kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta, ngushellime shprehu edhe kryeministri Edi Rama./abcnews.al

 

Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime bashkëshortes dhe familjes

By: V K
18 September 2024 at 14:16

Këtë të mërkurë, është ndarë papritur nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.

Lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputetit, ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryeministri i vendit Edi Rama.

Kreu i qeverisë shkruan në një postim në rrjetet sociale se ndarja e tij nga jeta ishte e parakohshme, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes.

Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.

The post Ndarja nga jeta e ish-deputetit Gerti Bogdani, reagon kryeministri Rama: Ngushëllime bashkëshortes dhe familjes appeared first on Albeu.com.

PD: Kullat në Tiranë për interesa okulte të Ramës, do fitojnë 90 mln € duke ndërtuar në truall shtet

By: Ela
18 September 2024 at 12:32

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka denoncuar skandalin që po bëhet me truallin shtet në Tiranë ku do të ndërtohen kulla. Muçollari tha nga selia e PD se këto toka po jepen për miqtë e Edi Ramës, të cilët do të fitojnë miliona euro nga ndërtimet, ndërsa nuk do të paguajnë asgjë. “Trojet […]

The post PD: Kullat në Tiranë për interesa okulte të Ramës, do fitojnë 90 mln € duke ndërtuar në truall shtet appeared first on BoldNews.al.

Takimi i Ramës me gjeneralin Cavoli, Ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO

18 September 2024 at 11:06

Kryeministri Edi Rama është takuar të martën me komandantin e komandës Evropiane të SHBA njëherazi dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë, gjeneralin Christopher Cavoli.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Ambasadës Amerikane në platformën “X”. Në postim thuhet se ky takim ka theksuar lidhjet e forta të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë duke përfshirë rolin vendimtar të Shqipërisë në NATO.

Gjithashtu theksohet se përpjekjet e përbashkëta ushtarake janë jetike për rajonin.

“Komandanti i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Evropë (SACEUR), gjenerali Christopher Cavoli u takua dje me kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke përfshirë rolin vendimtar të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për promovimin e paqes në rajon dhe më gjerë”,-thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane.

United States European Command (EUCOM) Commander and Supreme Allied Commander Europe (SACEUR), General Christopher Cavoli met yesterday with Prime Minister Edi Rama. The meeting emphasized the strong defense ties between the United States and Albania, including Albania’s crucial… pic.twitter.com/AzfjIFfGYg

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) September 18, 2024

LEXONI GJITHASHTU:

The post Takimi i Ramës me gjeneralin Cavoli, Ambasada e SHBA: Shqipëria rol kyç në NATO appeared first on Euronews Albania.

Shefi ekzekutiv i BAN i dërgon letër të hapur qeverisë Rama për menaxhimin e mbetjeve toksike

By: Ela
18 September 2024 at 11:15

Shefi ekzekutiv i Basel Action Network, Jim Puckett i ka nisur letër të hapur qeverisë Rama duke i treguar pritshmeritë e organizatës për mënyrën se si do priten, si do testohen e si do menaxhohen mbetjet që po vijnë. Në një letër drejtuar Mirela Kumbaros dhe Elvana ramajt, BAN propozon një plan të thjeshtë dhe […]

The post Shefi ekzekutiv i BAN i dërgon letër të hapur qeverisë Rama për menaxhimin e mbetjeve toksike appeared first on BoldNews.al.

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan, ambasada e SHBA: Shqipëria rol të rëndësishëm në NATO

18 September 2024 at 11:04

Kryeministri Edi Rama është takuar me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli.

Në takim u vlerësuan lidhjet për mbrojtjen me SHBA dhe gjithashtu u diskutua për rolin kyç të Shqipërisë në NATO.

Ambasada e SHBA ka reaguar pas këtij takimi ndërsa e vendos rëndësinë te lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.

Reagimi;

Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë.

/abcnews.al/

Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO

By: V K
18 September 2024 at 11:42

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me takimin e zhvilluar diten e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe Komandantit të Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli.

Në një postim në rrjetet sociale, thuhet se gjatë takimit u evidentuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, ndërsa u theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO.

“Komandanti i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli, u takua dje me Kryeministrin Edi Rama. Takimi theksoi lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin kyç të Shqipërisë në NATO dhe përpjekjet e përbashkëta ushtarake, të cilat janë jetike për çuarjen përpara të paqes në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagim.

The post Takimi i Ramës me gjeneralin amerikan Christopher Cavoli/ Ambasada Amerikane: U theksua roli kyç i Shqipërisë në NATO appeared first on Albeu.com.

Gjeneral Cavoli takohet me kryeministrin Rama! Ambasada Amerikane: U theksuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes mes SHBA dhe Shqipërisë

18 September 2024 at 11:10
Kryeministri Edi Rama është takuar sot me komandantin e Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën (SACEUR), Gjenerali Christopher Cavoli. Ambasada Amerikanë në Tiranë bën me dije se në takim u theksuan lidhjet e forta në fushën e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë rolin

“Shteti përfiton në rolin e pronarit”- Ndërtimi i zyrave të reja për administratën, Rama publikon pamjet e projekteve fituese: Kursehen miliona euro në vit

18 September 2024 at 09:25
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet me projektet fituese të konkursit të kombëtar të Korporatës Shqiptare të Investimeve.  Rama shprehet, përmes AIC, se shteti përfiton në rolin e pronarit “4 projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike,

Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe bllokojnë hyrjen në kantier

By: Ela
18 September 2024 at 09:33

Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë pezulluar pasi punonjësit kanë dalë në protestë për disa ditë, duke kërkuar pagesën e rrogave të prapambetura. Sot, ata kanë bllokuar hyrjen në kantier si shenjë e pakënaqësisë dhe presionit ndaj kompanisë për të marrë pagat e tyre. Punonjësit shprehen se janë prej disa muajsh pa marrë […]

The post Punonjësit e Aeroportit të Vlorës pezullojnë punimet dhe bllokojnë hyrjen në kantier appeared first on BoldNews.al.

Shpallen fituesit për projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve/ Rama: Platformë e re e zhvillimit të pronës publike (VIDEO)

By: V K
18 September 2024 at 08:23

Ditën e djeshme, juria ndërkombëtare zgjodhi studiot arkitekturore për dy projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësirave të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Për grupin e parë për lotin e parë për strukturën administrative, u zgjodhën studiot COLDEFY (Francë) dhe Snohetta.

“Fasada është skematike dhe sugjerojmë ta hapni në të ardhmen. Ndërtesa juaj nuk është zgjedhur vetëm nga juria po dhe nga personat që do të punojnë aty”, u shpreh kreu i jurisë.

Për lotin e 2 u zgjodhën studiot ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (SHBA).

Për grupin e dytë për lotin një dhe dy, u zgjodh e njëjta studio BAUKUH (Itali) dhe studio Snohetta (Norvegji).

Studiot pjesëmarrëse në konkurs për projektimin e godinave për administratën publike, janë Andrea Caputo (Itali) dhe So-il (SHBA), Coldefy (Francë), Embt Architects (Spanjë), Snohetta (Norvegji), Zaha Hadid Architects (Britani e Madhe), Archi-Tectonics (SHBA), Architecture Studio (Francë), Baukuh (Itali), Cook Research (Britani e Madhe), Mad Office (SHBA).

Këtë ngjarje e ka vlerësuar edhe vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa publikon pamje nga konkursi, shprehet përmes rrjeteve sociale se shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit, katër projekte.

“MIRËMËNGJES dhe me projektet fituese të të parit konkurs ndërkombëtar, ku shteti përmes Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC), përfiton në rolin e pronarit, katër projekte të cilat do të hidhen në garë të hapur për ndërtimin me sipërmarrje të një kompleksi administrativ, për sistemimin e një numri të konsiderueshëm institucionesh publike, të kompleksit të ri të Kadastrës Shtetërore, si edhe të dy godinave multifunksionale, duke krijuar kësisoj një platformë të re zhvillimi të pronës publike, sipas modeleve më të mira europiane, si edhe transformimi të infrastrukturës së shërbimit publik në funksion të Vizionit Shqipëria 2030, ju uroj një ditë të bukur”, shprehet kryeministri Rama.

The post Shpallen fituesit për projektet e para të Korporatës Shqiptare të Investimeve/ Rama: Platformë e re e zhvillimit të pronës publike (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌