Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

“Argita, faktor i intrigës dhe korrupsionit”/ Frrok Çupi: SPAK, prova të pakontestueshme për Sali Berishën

By: Re Nato
20 September 2024 at 23:48

Analisti Frrok Çupi thotë Argita Malltezi, vajza e ish kryeminstrit Sali Berisha, është faktor i intrigës dhe korrupsionit në vend.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se dosja e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për Berishën, në lidhje me dosjen “Partizani”, ka prova të pakontestueshme.

“Argita dhe Liria përbëjnë faktor të rëndësishëm të intrigës, krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Argita ka shkuar te vetja, ka dalë nga maska e vajzës së një kryeministri dhe kërkon me patjetër hapësirat e Berishës. Argita dhe Liria, manifestuan në publik se janë bashku. A është klima tani? Argita me Lirinë nuk duan t’ia dinë se si është moti, janë duke rendur për të marrë pushtetin që burri i tyre e la në mes. Deklaratat publike të Berishës, në 99 përqind të tyre janë fake. Janë prova të pakontestueshme. Ka një organizatë të tërë, ish ministra, familjarë, u ka varur në qafë nga një pronë, nga një krim. Edhe ato poshtë ballkonit, kanë gisht në krimet e tyre. Të gjitha këto janë prova. Po të mos ishin prova, Sali Berisha nuk do kishte kërcënuar gazetarët, do kishte heshtur në shtëpinë e tij, do kishte thënë po pres provat. S’e ka luksin Berisha të tërhiqet nga politika. Është një opinion botëror, janë dy aleatë të mëdhenj, SHBA-Britani e Madhe, NATO. Nëse Berisha lë politikën, ai e di se rreth e qark shtëpisë së tij, nuk lë vrimë njeri”, theksoi ai./abcnews.al

“Berisha ka vrarë dhe burgosur gazetarë”/ Frrok Çupi: Po mundohet të mbulojë të vërtetën

By: Re Nato
20 September 2024 at 23:46

Analisti Frrok Çupi thotë se sjellja e Sali Berishës ndaj gazetarëve, ishte një kërcënim për jetët e tyre.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha ka vrarë dhe burgosur gazetarë.

“Sjellja që manifestoi Berisha ndaj gazetarëve, kërcënim i hapur për jetët e tyre, është e natyrshme, normale dhe e domosdoshme për Berishën. Është e natyrshme sepse, kështu është sjellë me gazetarët, ka vrarë gazetarë, ka burgosur gazetarë, ka djegur redaksi gazetash. E gjithë historia e tij, kjo është sjellja normale që është për Berishën. Atij i duhet me patjetër të mbulojë të vërtetën. Këtë synim ka. Berisha, është kulmi i kodit të heshtjes. Me gazetarët gatuan komplote, fsheh vrasjet e 21 janarit, sajon lajme të rreme, siç kishte qeverinë familjare, ashtu ka gazetarët e tij, i ka familjarë. Ka frikë që mund të rebelohen ndaj tij”, theksoi ai./abcnews.al

Hezbollahu konfirmon vdekjen e komandantit të lartë në sulmin izraelit

By: Re Nato
20 September 2024 at 23:23

Hezbollahu ka konfirmuar se komandanti i lartë ushtarak Ibrahim Aqil është vrarë në një sulm ajror izraelit.

Ushtria izraelite pretendoi se kishte “eliminuar” Ibrahim Aqilin, i përshkruar si kreu i sistemit operativ të Hezbollahut dhe “komandant aktual i Forcës Radwan”, shkruan Sky News.

SHBA kishte ofruar një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për informacionin rreth Aqilit, i cili tha se ishte “anëtari kryesor” i grupit që bombardoi ambasadën e SHBA në Bejrut në vitin 1983, duke vrarë 63 persona, dhe një marins amerikan./abcnews.al

Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht qendrat e votimit në tre shtete

By: Re Nato
20 September 2024 at 23:10

Kjo e premte shënoi zyrtarisht edhe hapjen e qendrave të votimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit.

Votimi i hershëm për të zgjedhur presidentin e ri të vendit ka nisur tani më në Virxhinia, Minesota dhe në Dakotën e Jugut, një proces ku I cili pritet të zgjasë për 6 javë.

Duke nisur që nga mesi i muajit tetor, kjo formë e hershme votimi do të nisë edhe në 10 shtete të tjera amerikane.

Ekspertët politik në SHBA thonë se këtë vit pritet të ketë një rritje të ndjeshme të votuesve të parakohshëm, një metodë kjo që ka fituar popullaritet të shtuar përgjatë viteve të fundit.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 më shumë se 69% e votuesve amerikan zgjodhën të shprehnin vullnetin e tyre politik me postë ose nëpmjet votimit të hershëm sipas të dhënave të  cilat u mblodhën nga laboratory I Shkencës së të dhënave Zgjedhore në Institutin e teknologjisë së Masaçusetsit .

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshira në një fushatë presidenciale të ethshme mes dy kandidatëve, Demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump.
Një sondazh I fundit i Asocciated Press këtë të premte tregoi se qytetarët Amerikanë besojnë se Donald Trump do të ishte një president më I mire lidhur me çështje të tilla si ekonomia ,Emigracioni I Paligjshëm dhe menaxhimi I luftes Izrael Hamas.

Nga ana tjeter Kamala Harris shihet sin je zgjedhje me e mire lidhur me abortin, veshtjet shendetesore, te drejten e armembajtjes per amerikanet dhe per ndryshimet klimatike./abcnews.al

OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent

By: Re Nato
20 September 2024 at 22:45

Volker Turk, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut, iu drejtua Këshillit të Sigurimit për “situatën tragjike” që po shpaloset në Lindjen e Mesme.

“Kjo është e lidhur me luftën në Gaza, dhunën në rritje në Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, dhe pushtimin e vazhdueshëm të territoreve palestineze nga Izraeli,” tha Turk.

Ai vuri në dukje situatën “katastrofike” humanitare në Gaza, duke shtuar se është “i zemëruar nga numri i paimagjinueshëm i vuajtjeve njerëzore”.

Përfundimi i luftës në Gaza dhe shmangia e një konflikti rajonal është një “prioritet absolut dhe urgjent”, shtoi komisioneri./abcnews.al

Yesterday — 20 September 2024Main stream

Shpërthimet në Liban, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takim urgjent

By: Re Nato
20 September 2024 at 21:35

Këshilli i Sigurimit i OKB-së po mban një takim urgjent lidhur me shpërthimet e pagerëve në Liban.

Mediat shtetërore dhe zyrtarët e grupit militant thanë se telekomandat shpërthyen në Bejrut dhe pjesë të tjera të Libanit të mërkurën në një valë të dytë sulmesh që synonin pajisjet një ditë pasi pajierët e përdorur nga Hezbollahu u hodhën në erë, shkruan Sky News.

Të paktën 20 njerëz u vranë dhe më shumë se 450 u plagosën në valën e dytë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sulmet – të cilat besohej gjerësisht se ishin kryer nga Izraeli duke synuar Hezbollahun, por gjithashtu kanë vrarë civilë – kanë ngritur frikën se konflikti i zier i të dy palëve mund të përshkallëzohet në luftë gjithëpërfshirëse./abcnews.al

Anketimi, votuesit thuajse të njëjtën mbështetjeje për kandidatët Trump e Harris lidhur me ekonominë

By: Re Nato
20 September 2024 at 21:16

Një sondazh i ri tregon se as Kamala Harrisi dhe as Donald Trumpi nuk kanë një epërsi vendimtare tek opinioni publik lidhur me ekonominë, duke e kthyer një çështje që deri tani ka qenë një pikë e fortë për ish-presidentin, në një dyluftim politik.

Sipas anketimit të realizuar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike ‘NORC’ 40 për qind e votuesve thonë se ish-Presidenti Trump do t’i trajtonte më mirë sfidat ekonomike. Po i njejti numër, 40%, mendon të njejtën gjë për Nënpresidenten Harris. Këto të dhëna janë një sinjal paralajmërues për zotin Trump, i cili është përpjekur ta lidhë zonjën Harrisin me gjendjen e ekonomisë gjatë drejtimit të Presidentit Joe Biden. Anketa sugjeron se zonja Harris mund t’i shpëtojë peshës së pakënaqësive lidhur me ekonominë, duke ngushtur garën në atë që deri tani ka qenë një nga avantazhet kryesore të zotit Trump.

Ekonomia ka qenë prej kohësh një pikë e dobët për Presidentin Biden: Një sondazh i agjencisë Associted Press dhe qendrës NORC i kryer në fund të qershorit, përpara debatit Biden-Trump, gjente se rreth 60 pëpr qind amerikanë nuk binin dakord me mënyrën se si ai kishte drejtuar ekonominë. Më herët gjatë këtij viti, amerikanët kishin më shumë të ngjarë të thoshin se presidenca e Trumpit e ndihmoi vendin sa i përket kostos së jetesës dhe krijimit të vendeve të punës, krahasuar me administratën e Presidentit Biden.

Anketa e fundit tregoi se ekonomia është një nga çështjet më të rëndësishme për rreth 80 për qind të votuesve, duke lënë mënjanë çështjet e tjera kryesore si kujdesi shëndetësor dhe krimi.

Pasojat e rritjes së inflacionit në vitin 2022 në nivelin më të lartë të katër dekadave të fundit kanë zënë një vend të rëndësishëm në garën presidenciale të këtij viti. Konsumatorët janë të zemërmuar për shkak të faturave të çmimeve të larta të ushqimeve, ndërsa normat e larta të interesit po shtrëngojnë financiarisht ata që kanë blerë shtëpi apo automjete. Këto duket se kanë patur më shumë rëndësi për opinionin publik se sa shkalla e ulët e papunësisë prej 4.2 për qind dhe fitimet në tregun e letrave me vlerë.

Sipas sondazhit, vetëm një e treta e votuesve thonë se gjendja e ekonomisë kombëtare është disi ose shumë e mirë, megjithëse ata janë më optimistë për situatën e tyre, me rreth 60 për qind që thonë se financat e familjes së tyre janë disi ose shumë mirë. Të dhënat për këto tregues nuk kanë ndryshuar përgjatë këtij viti, pavarësisht rënies së inflacionit.

Kandidatët kanë ide të kundërta se cila është rruga më e mirë për të përmirësuar ekonominë, por nuk kanë shpejguar plotësisht se si do të zbatoheshin planet e tyre.

Ish-presidenti Trump sugjeron se rritja ekonomike do të vinte nga ulja e taksave për korporatat dhe të pasurit, duke çuar në shtim të investimeve, ndërsa një tarifë prej 20 për qind për mallrat e importit do të nxiste investimet për ndërtimin e fabrikave në SHBA.

Zonja Harris ka bërë fushatë për më shumë përfitime për klasën e mesme, që do të kenë si burim rritjen e taksave për korporatat dhe të pasurit. Ajo ka paralajmpruar se tarifat e propozuara nga zoti Trump do të çojnë në rritje të çmimeve.

Po ashtu, sondazhi tregon se për më shumë se gjysmën e votuesve kujdesi shëndetësor ishte një shqetësim kryesor, ndërsa afërsisht gjysma thanë se përparësi kishin problemet me krimin, emigracionin, politikat rreth abortit dhe mbajtjes së armëve. Vetëm rreth një e treta i renditi ndryshimet klimatike si një çështje kryesore ndërsa rreth një e katërta u shprehën kështu lidhur me luftën midis Izraelit dhe Hamasit.

Sondazhi me 1771 votues të regjistruar u zhvillua nga 12-16 shtatori./VOA

Biden: Arritja e armëpushimit në Gaza është ende real

By: Re Nato
20 September 2024 at 19:08

Arritja e një armëpushimi në Gaza është ende realiste, thotë presidenti amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.

Ai iu tha gazetarëve: “Duhet ta mbajmë atë derisa ta arrijmë, por ne kemi një rrugë për të bërë”.

I pyetur nëse arritja e një marrëveshjeje mund të jetë jashtë arritjes në muajt e fundit të presidencës së tij, Biden deklaroi se ai ende kishte shpresë dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare vazhdon përpjekjet e tij.

“Nëse ndonjëherë do të thoja se nuk ishte realiste, ne gjithashtu mund të largoheshim. Shumë gjëra nuk duken realiste derisa t’i bëjmë ato”, theksoi ai.

Administrata Biden është akuzuar se nuk ka bërë mjaftueshëm për të frenuar Izraelin, duke përfshirë ndalimin e transfertave të armëve. pas gati një viti luftë në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 41,000 palestinezë./abcnews.al

Trump, Harris fushatë për ekonominë ndërsa zgjedhjet po afrohen

By: Re Nato
20 September 2024 at 18:56

Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në ditën kur amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton se kandidatët Donald Trump dhe Kamala Harris po bëjnë fushatë në shtetet e fushëbetejës, të dy duke shpalosur platformat e tyre për rritjen e ekonomisë.

Ish Presidenti Donald Trump thotë se vendet e punës në fabrikat e automjeteve në Miçigan kërcënohen nga politikat e energjisë së rinovueshme të rivales së tij.

“Kina do të mbizotërojë të gjithë biznesin tuaj për shkak të makinave elektrike dhe sepse ata i kanë materialet e nevojshme. Ne nuk i kemi. Ajo që kemi është nafta. Kemi aq shumë naftë sa nuk dimë se çfarë të bëjmë. Kinezët nuk kanë naftë. Pse atëherë po prodhojmë në një treg që ata e mbizotërojnë?”, thotë kandidati republikan për president Donald Trump.

Shumica e votuesve amerikanë thonë se ekonomia dhe inflacioni janë çështjet kryesore në këto zgjedhje. Kandidati i zotit Trump për nënpresident, JD Vance, po vazhdon fushatën duke bërë përpjekje të lidhë ankthet ekonomike me rivalen demokrate, Kamala Harris.

“Inflacioni është rritur tejmase. Prodhimet ushqimore nuk mund t’i përballoni. Blerja e shtëpive dhe qeratë janë bërë të papërballueshme për familjet e reja amerikane, të gjitha këto për shkak të Kamala Harrisit”, thotë zoti Vance.

Propozimet ekonomike të zonjës Harris në këtë fushatë përfshijnë lehtësim taksash për ata që blejnë shtëpi për herë të parë, për prindërit e rinj dhe për pronarët e bizneseve të vogla.

Ajo u tha gazetarëve afrikano-amerikanë në Pensilvani këtë javë se një mënyrë e përmirësimit të ekonomisë amerikane është tejkalimi i përçarjes së shkaktuar nga kundërshtarët e saj.

“A janë ende çmimet e ushqimeve shumë të larta dhe kemi më shumë punë për të bërë? Po. Unë besoj se përfaqësoj një gjeneratë të re drejtuesish për vendin tonë, që do të nisin një kapitull të ri në një epokë që fatkeqësisht është karakterizuar nga përpjekjet e disave për të nxitur frikë dhe për të krijuar ndarje në vendin tonë. Drejtues si unë janë të gatshëm të punojnë për të përçuar optimizëm dhe ambicie për atë që është e mundur në vendin tonë”, thotë Kamala Harris kandidatja e Partisë Demokratike për Presidente.

Ish Presidenti Trump thotë se është optimist për vendin, për sa kohë që ai ta udhëheqë atë. Ai thotë se ekonomia do të ishte shumë më e fortë sot, me tarifa më të ashpra për importet, nëse do të ishte rizgjedhur në vitin 2020.

Ai vazhdon të thotë se humbja e tij para katër vjetësh ishte e manipuluar, pavarësisht se ky pretendim është vlerësuar si i pabazë.

“Nëse nuk do të arrija rezultat të mirë në vitin 2020, as nuk do të mendoja të kandidoja sërish. Ne ia dolëm shumë mirë në ato zgjedhje, mirëpo ndodhën gjëra të këqija, që nuk do t’i lejojmë të ndodhin më”, thotë zoti Trump.

Kandidati i zonjës Harris për nënpresident, ish mësuesi Tim Walz thotë se ish Presidenti duket se e ka të vështirë të kuptojë humbjen e tij para katër vjetësh.

“Mendoj se jam një mësues mjaft i mirë. Gjithmonë u jap nxënësve të mi mundësi shtesë për të mësuar, pasi ndonjëherë mësimi nuk kuptohet me herën e parë. Për Donald Trump-in hera e parë nuk ishte e mjaftueshme. Lajmi i mirë është se ne do t’i japim atij një mësim të ri në nëntor”, thotë zoti Walz.

Dyshja demokrate Harris-Walz janë të barabartë me rivalët republikan Trump -Vance, në shumicën e sondazheve në shtatë shtetet e fushbetejës që do të përcaktojnë këtë garë. Ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohet, fushatat do të shpenzojnë paratë dhe vëmendjen e tyre pothuajse ekskluzivisht në këto shtete./VOA

Harris flet për përdorimin e armës: Nëse dikush hyn në shtëpinë time, do të qëllohet

By: Re Nato
20 September 2024 at 17:21

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka folur për gatishmërinë për të përdorur armën nëse dikush hyn në shtëpinë e saj.

“Nëse dikush hyn në shtëpinë time, ai do të qëllohet”, tha Harris në formë shakaje gjatë një emisioni të transmetuar drejtpërdrejt në Michigan me Oprah Winfrey, shkruan BBC.

Pas të qeshurave, kandidatja demokrate për presidente vazhdoi: “Me siguri nuk duhet ta kisha thënë këtë, por stafi im do të merret me këtë më vonë”.

Harris, e cila theksoi gjatë debatit të fundit presidencial se ishte poseduese e armëve, ka përsëritur se mbështet ndalimin e armëve sulmuese.

“Nuk ka vend në rrugët e një shoqërie civile”, theksoi ajo./abcnews.al

 

Ursula von der Leyen në Kiev: 35 miliardë euro kredi nga BE për Ukrainën

By: Re Nato
20 September 2024 at 16:36

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen udhëtoi për në Kiev të premten, ku njoftoi një kredi prej 35 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën, si pjesë e një plani të G7 për të mbledhur 50 miliardë dollarë në anën e pasme të fitimeve të ardhshme nga asetet e ngrira ruse.

Anëtarët e tjerë të G7 do të paguajnë diferencën në 50 miliardë dollarë për të cilën u ra dakord në fillim të këtij viti, por që është dëmtuar nga vonesat, shkruan Financial Times.

“Tani jemi të sigurt se mund t’i dorëzojmë Ukrainës shumë shpejt, një kredi që mbështetet nga fitimet e papritura nga asetet ruse,” tha von der Leyen duke folur pranë presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Ajo tha se u takonte autoriteteve ukrainase të vendosnin se si t’i “përdornin më së miri fondet”, të cilat “do t’ju japin burime shtesë për të forcuar aftësitë tuaja ushtarake dhe për të zmbrapsur agresionin rus”, dy vjet e gjysmë pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.

“Ne po bëjmë pjesën tonë me 35 miliardë euro dhe jam absolutisht i bindur se të tjerët do të bëjnë pjesën e tyre”, tha von der Leyen.

Njoftimi i huasë vjen në një kohë të nevojës shtesë dhe urgjente për ndihmë për Ukrainën për shkak të sulmeve të përsëritura të Rusisë ndaj infrastrukturës së saj energjetike.

Zelenskyy tha se ishte thelbësore që fondet të disbursoheshin pa ndonjë vonesë të mëtejshme, “sepse kjo do të kishte një ndikim në aftësinë tonë për t’u mbrojtur”./abcnews.al

“Kurti e ka izoluar Kosovën”/ Maliqi: Shkak, politikat e tij destruktive. Berisha: Raportet me aleatët, më të rrezikuara se kurrë

By: Re Nato
19 September 2024 at 23:47

Analistja Afërdita Maliqi thotë se me Albin Kurti në krye të qeverisë, tanimë Kosova është e izoluar.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Maliqi u shpreh se kjo ka ndodhur për shkak të politikave destruktive të tij.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha deklaroi se Kurti po vuan pasojat e vendimeve të tij të gabuara.

Sipas Berishës, për shkak të Kurtit, raporet me SHBA dhe BE janë më të rrezikuara se kurrë.

Afërdita Maliqi: Kemi pasur qasje mos dëgjuese, kemi një Kosovë të izoluar. Kosova është sot e izoluar prej politikave destruktive të Albin Kurtit dhe qasjes që ka pasur ndaj Amerikës. Na ka ndihmuar ta çlirojmë Kosovën, sot kemi ardhur në një situatë ku kemi një kryeministër në krye, ku nuk mundi të shkojë në SHBA. Nuk ka pasur një takim zyrtar të nivelit të lartë, pikërisht prej sjelljeve të tij destruktive. Jemi në një pozicion të izoluar, pa mbështetje.

Hisen Berisha: Kosova është projekt amerikan. Është dëshmuar me qëndrimet që janë mbajtur tani, ku raportet me SHBA dhe aleatët janë më të rrezikuara se kurrë. Kanë kosto izolimin e Kosovës. Albin Kurti, asgjë më shumë nuk do prodhojë, u përball me pasojat e vendimeve të veta politike të gabuara. Ky person, me ardhjen në pushtet, ka lobuar që çështjen e Kosovës ta kalojë nga diplomacia amerikane, në diplomacinë e Bashkimit Evropian./abcnews.al

Plagosen me thikë dy persona në Tiranë

By: Re Nato
19 September 2024 at 23:19

Dy persona, 18 dhe 20 vjeç janë plagosur me thikë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re.

Mësohet se plagosja ndodhi gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj./abcnews.al

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

By: Re Nato
19 September 2024 at 23:12

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës.

Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë nxori në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit.

Këtë javë, Ministria e Brendshme i zgjeroi kontrollet në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, që do të zgjasin për gjashtë muaj dhe do të vënë në provë unitetin e bllokut. Efektet e sulmit në Solingen dhe dhuna e kohëve të fundit në të gjithë Gjermaninë do të reflektohen në Oktoberfest. Për herë të parë do të përdoren mjete portative për zbulimin e armëve. Përveç 600 policëve dhe 2000 punonjësve të sigurisë, autoritetet do të instalojnë mbi 50 kamera në ambientet ku zhvillohet festivali që do të jetë i rrethuar me një gardh teli. Pjesëmarrësve u ndalohet që të sjellin me vete thika, shishe qelqi dhe çanta shpine./VOA

Champions League/ Barcelona bie në transfertë, Atletico Madrid fiton në fund. “Paqe” në Atalanta-Arsenal

By: Re Nato
19 September 2024 at 22:57

Kanë përfunduar ndeshjet e mbrëmjes, për xhiron e parë të fazës së parë të Uefa Champions League.

Monaco arriti një fitore tejet të rëndësishme në shtëpi me rezultatin 2-1 përballë Barcelonës. Katalanasit mbetën me 10 lojtarë që në fillim të ndeshjes, pas daljes me karton të kuq të Eric Garcia.

Ndeshja Atletico Madrid-Leipzig, përfundoi 2-1, ku madrilenët shënuan golin e fitores në minutat e fundit.

Barazim pa gola mes Atalantës së Gjimshitit dhe Arsenal. Një fitore për Brest, e cila mundi Sturm në shifrat 2-1./abcnews.al

 

❌
❌