Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

I famshëm pa folur asnjë fjalë! Ylli italian i TikTok, Khaby Lame, tashmë me sytë nga Hollywood-i

By: Java News
20 September 2024 at 21:51

Khaby Lame, italiani i njohur në rrjetin TikToker për gjestet e tij të shoqëruara me shprehjet korrespondente të fytyrës, njofton së fundmi se ëndërron një të ardhme në kinema.

“Shpresoj që kjo të jetë puna ime e përhershme sepse kam ëndërruar që i vogël të bëja filma”, thotë Khaby në Milano duke treguar për punët që ka bërë më parë si pastrues dritaresh apo ndihmës-kuzhinier, ndërsa tani nga personazh i TikTok aspiron për aktor filmi.

24-vjeçari italian me origjinë senegaleze mban vendin e parë në aplikacionin TikTok me 162.8 milionë ndjekës. Ai është bërë i njohur me videot e tij të heshtura ku jepen këshilla për gjëra të përditshme me mënyrën e tij të veçantë.

“Përse duhet ta bëjnë më të komplikuar”, komenton ai në video, me gjestin e kthimit të duarve nga qielli dhe ‘buzëqeshjes së dinakërisë.’

“Shenja e parë që më tregoi se po bëhesha i famshëm ishte kur njerë të famshëm në botë si lojtari i Real Madrid, Vinicius Junior po bënte gjestet e mia”, thotë i riu me ngjyrë. Ai nuk heziton të ndalojë për foto me fansat që e njohin në sheshin para katedrales Duomo në Milano.

Lame thotë tashme se do të nisë debutimin në Hollywood me një film të titulluar “00Khaby” – për të cilin thotë se do të xhirohet në Brazil, Indi e në SHBA. Personazhi i Lame do të jetë një shpërndarës ushqimi që rekrutohet nga shërbimet sekrete amerikane.

“Por do të vazhdoj të bëj video në TikTok!” i premton ai ndjekësve.

Vajza e Gigi Hadid mbushi 4-vjeçe! Si festoi modelja e njohur

By: Java News
20 September 2024 at 21:10

Modelja Gigi Hadid festoi ditëlindjen e katërt të vajzës së saj Khai të enjten, më 19 shtator në një mënyrë shumë të ëmbël. Modelja postoi një video në instagram ku shfaqet Khai shfaqet e lumtur.

“4 vite TI, Gëzuar ditëlindjen engjëllit të mamit!”, shkruan Hadid.

Më pas Hadid ndau edhe foto të tortës së ditëlindjes shumëngjyrëshe të vajzës së saj. Tani 4-vjeçarja Khai është fryt i lidhjes së Hadid me ish-partnerin e saj, Zayn Malik. Gjatë verës, Hadid tashmë u dha fansave të saj një paraqitje të shkurtër të jetës si nënë, duke postuar foto të ëmbla të saj dhe Khai.

Nga fotot e vogëlushes duke luajtur në ujë, duke u relaksuar në krahët e mamasë së saj, tek veshja e një manteli rozë të personalizuar Versace, Hadid nuk e fsheh për asnjë sekondë se sa krenare është për vajzën e saj.

“Vajza jonë sot mbush 4 vjeç dhe kemi festuar gjithë javën! Ajo i do kafshët (dhe ato të imagjinatës së saj), muzikën, babu-Yoda, gjithçka natyrën dhe insektet, pasardhësit, çdo gjë të butë ose të vogël, dhe nëse është e mundur do të jenë në ujë nga mëngjesi në mbrëmje. Ajo është kurioze, aventureske, e dashur dhe kaq e zgjuar. Khai, është gëzimi dhe krenaria më e madhe e jetës sime të jem nëna jote! Faleminderit për katër vitet më të mira të jetës sime më kujtoni të jetoj çdo ditë në maksimum, në mënyrat më të thjeshta dhe më të bukura. Mundësitë e tua janë të pafundme, dashuria ime e ëmbël!”, ka shkruar Gigi Hadid në postimin e ditëlindjes së vajzës së saj.

Por përveç jetës së saj në qytet, Khai gjithashtu mund të kalojë kohë në fermën e babait të saj Zayn Malik në Filadelfia. Këngëtari së fundmi zbuloi se Khai e ndihmon atë t’i emërtojë kafshët e tyre, ndërsa atij i pëlqen veçanërisht të jetojë në natyrë. Me një jetë që balancon modën dhe familjen, Gigi Hadid na tregon sesi arrin të ndërthurë karrierën e saj me mëmësinë, duke i dhuruar momente gëzimi dhe dashurie vogëlushes Khai.

Deklarata e fortë e këngëtarit të njohur grek: Nuk këndoj më, ky popull s’më kupton

By: Java News
20 September 2024 at 17:59

Pas shumë kohësh, këngëtari i famshëm grek, Notis Sfakianakis ka folur publikisht në një emision.

Këngëtari i njohur, i cili i është larguar pistave që prej vitit 2020, ka sqaruar se nuk do t’i rikthehet performancave live. Madje, ai tha se ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur për t’iu drejtuar.

“Nuk do të kthehem. Nuk më pëlqen të flas me njerëz që nuk më kuptojnë. Këngët nuk i kam bërë vetëm për mua, i kam bërë për botën, tani nuk kam pse të bëj këngë, kujt i drejtohen?”, u shpreh këngëtari specifikisht.

Olta Gixhari në një rrëfim ndryshe: Më thoshin se s’do bëhesha kurrë nënë, më vriste shumë

By: Java News
20 September 2024 at 17:36

E ftuar në podcastin “Zë me Mirën”, Olta Gixhari foli edhe pak për anën e saj si nënë. Gjatë Big Brother VIP, Olta fliste shumë pak për këtë gjë, pasi i dhimbte që nuk e kishte djalin pranë. Madje, aktorja vendosi ta linte lojën e BBVIP vetëm pak javë nga finalja, pikërisht për shkak se nuk po e përballonte dot më mungesën e të birit.

Olta rrëfeu në podcast se ajo gjithmonë e ka parë veten nënë, edhe pse askush nuk e besonte këtë gjë dhe lëndohej kur ia thoshin.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda vetes se si isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, -tha ajo.

Tani, Olta është nëna e Amarit, 4 vjeç, dhe djalit të vogël Zeo, i cili erdhi në jetë në qershor.

Before yesterdayMain stream

Një bekim po vjen, Anna Lika dhe Bjordi Mezini prindër për herë të parë

By: Java News
19 September 2024 at 21:08

Prej kohësh kemi mësuar për lidhjen e Anna Likës dhe Bjordi Mezinit. Çifti është treguar shumë i rezervuar për të ndarë detaje, por lajmet e bukura nuk mund të shmangen pa u mësuar.

Së shpejti, ata do të bekohen me një fëmijë. Revista “Who” ka publikuar disa foto të tyre në një festë ku pas tyre duken vetëm tullumbace e dekor të bardhë. Edhe Anna ka veshur gjithashtu një fustan të bardhë pas trupit ku dallohet forma e barkut të rrumbullakosur.

Duket se festa mund të jetë një “gender reveal”, por do të presim derisa çifti të zbulojë publikisht edhe gjininë e bebit.

“Përdor jetën private për vëmendje”, plas sherri papritur mes Dua Lipës dhe Taylor Swift

By: Java News
19 September 2024 at 13:20

Dua Lipa i ka quajtur ‘të pamëshirshme’ këngëtaret që ndajnë jetën e tyre private në muzikë për clickbait.

Ndërsa fliste në një intervistë të fundit me Anderson Cooper në “60 Minutes” , Lipa tregoi sinqerisht se tekstet e saj nuk janë për të treguar jetën e saj personale vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut.

“Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i shfaqin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve,” ishte deklarata e Dua Lipës.

Të gjithë mendojnë se Dua i ka këto deklarata direkte për Taylor Swift. Këto fjalë kanë sjellë reagimin e ashpër të fansave të Taylor Swift, të cilët kanë zgjedhur ta sulmojnë artisten shqiptare.

VIDEO / Kostana Morava shkon sërish në TCH dhe grindet me moderatorët: Pushoni! Kam ardhur të them çfarë dua unë e do ik

By: Java News
19 September 2024 at 10:52

Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më parë në studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores së këtij emisioni, Erjona Rusit.

Pasi Morava e quajti këtë të fundit “prostitutë mediatike”, pasi abuzoi me intervistën e saj, Erjona ditën e djeshme nga studio e “Wake Up” i ktheu përgjigje gazetares duke i thënë se në asnjë moment intervista e saj nuk është tjetërsuar apo keqtrajtuar.

Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “Wake Up” vetë Kostana Morava e cila iu drejtua moderatorëve me fjalët “trup të keni që nuk më ftuat që dje”.

Gazetarja u shpreh se ajo u fut në kurth nga emisioni “S’e Luan Topi”, pasi nuk e kishin vënë në dijeni paraprakisht që do e pyesnin për ngacmimet seksuale në punë. Kjo intervistë e Kostanës u shoqërua me tensione të forta mes saj dhe moderatores, Enxhi Nasufit, të cilës në mënyrë vulgare i kërkoi disa herë që të pushonte dhe nuk i kthente përgjigje pyetjeve të saj.

“Pushto të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do ik”, këto janë dhe disa nga fjalët që spikerja e lajmeve Kostana Morava ka thënë mëngjesin e kësaj të enjte në studion e Wake Up.

“Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi”, ka thënë e revoltuar Kostana ndër të tjera.

VIDEO/ U dhunua nga motrat Berisha, Klea Prenga feston ditëlindjen, shfaqet seksi me fustanin blu

By: Java News
19 September 2024 at 09:53

Klea Prenga, vajza e cila u bë e njohur për mediat pas sherrit brutal me motrat Berisha, Mariela dhe Antonela, ku këto të fundit e dhunuan brutalisht në mes të një lokali në Tiranë, feston sot ditëlindjen.

Bukuroshja Klea feston sot ditëlindjen e saj të 25-të. Në llogarinë e saj në “Tiktok” Klea ka postuar një video ku shihet teksa mban veshur një fustan të kuq që i nxjerr në pah format seksi që ka. E përmbi video ajo shkruan: E gëzofsha ditëlindjen!

E sigurisht në këtë ditë speciale për Klean, të shumta kanë qenë urimet.

@kleaprengaa_ Forever young #birthdaygirl #kleaprenga #virgoenergy #foryourpage ♬ Love story orchestra – ⚜

Në prag të dasmës, zbulohet partneri biznesmen i këngëtares së njohur shqiptare

By: Java News
18 September 2024 at 10:36

Këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova brenda pak ditësh ka ditën më të veçantë në jetën e saj.

Këngëtarja simpatike brenda pak ditësh kurorëzon lidhjen e saj me martesë.

Deri tani na e ka mbajtur të fshehtë, por më në fund është zbuluar partneri i saj. Ai quhet Mentor dhe njihet si biznesmen.

Dasma e Shkendës do të mbahet në datën 26, në një nga lokalet e Prishtinës.

“Kur je e kurdisur që në bark të nënës…”, Milaim Zeka komenton luksin e Hatit dhe Jasharit të TikTok-t!

By: Java News
17 September 2024 at 22:21

Pak ditë më parë u bë shumë viral lajmi se policia e Tiranës kishte gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku. Shkak ishte tejkalimi i shpejtësisë tej normave të lejuara. Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në “TikTok”, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.

“Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene. E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.

Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret. Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë. Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit. Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë…”, tha ai/TAR

Pas Taylor Swift, Kamala Harris fiton mbështetjen edhe të dy këngëtarëve të njohur

By: Java News
17 September 2024 at 21:54

Këngëtarja amerikane Billie Eilish dhe vëllai i saj, muzikanti Finneas, mbështesin Kamala Harris për të fituar zgjedhjet presidenciale në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

“Ne do të votojmë për Kamala Harris dhe Tim Walz sepse ata po luftojnë për të mbrojtur lirinë tonë riprodhuese, planetin tonë dhe demokracinë tonë,” tha Eilish në një postim në rrjetin social X.

Harris fitoi kështu një tjetër përkrahje nga të famshmit, një javë pasi Taylor Swift deklaroi mbështetjen e saj.

Ylli i Real Madrid i jep fund beqarisë në moshën 18-vjeçare, celebron dashurinë me modelen braziliane! Ja kontrata që ka nënshkruar

By: Java News
17 September 2024 at 12:19

Endrick, 18-vjeçari i cili luan për Real Madrid, është martuar me partneren e tij Gabriely Mirandy në Spanjë.

Çifti janë në një marrëdhënie prej më pak se një vit, por tashmë i kanë dhënë fund beqarisë dhe lajmin e kanë zbuluar me anë të disa fotove të publikuara në rrjetet sociale.

Modelja braziliane, e cila është tre vjet më e madhe se futbollisti, shkroi në Instagram: “Mateu 19:6: “Pra, ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm. Prandaj atë që Zoti ka bashkuar askush nuk mund ta ndajë. Më në fund u martuam.”

Çifti nuk e kishin bërë të ditur martesën e tyr, derisa publikuan foto në Instagram ku tregonin unazat e martesës në gisht.

Endrick ka treguar më parë se ka një “kontratë” me partnerin e tij, e cila përfshinte ndalime të ndryshme dhe nevojën për të thënë “të dua” sa herë që të jetë e mundur.

Ka disa klauzola më serioze, duke përfshirë ndalimin e çdo forme të varësisë dhe ndryshimet drastike në sjellje.

Endrick, në atë kohë, shpjegoi: “Kushdo që nuk e zbaton këtë, kur të vijë fundi i muajit, duhet t’i japë tjetrit atë që dëshiron. Unë kërkova kufje Apple dhe ajo mi bleu”.

Miranda hodhi më tej dritë mbi ‘klauzolat’ e përfshira në kontratën e tyre, të cilat ajo i ka përshkruar si një “marrëdhënie emocionale vullnetare” të bazuar në “respekt, mirëkuptim dhe dashuri”.

Endrick mendohet të bëhet një nga emrat më të mëdhenj të futbollit gjatë viteve të ardhshme, me Real Madridin që ra dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 50 milionë euro kur ai ishte vetëm 16 vjeç.

Lindi djemtë 21 muaj larg njëri-tjetrit, rrëfimi i rrallë i Nisida Tufës: Qava kur mbeta shtatzënë me të voglin

By: Java News
17 September 2024 at 10:04

Për të dhënë mendimin e tyre lidhur me temën e ditës nëse fëmijët duhen me diferencë të madhe apo të vogël nga njëri-tjetri, në studion e “Aldo Morning Show” në Tv Klan ishin të ftuara Nisida Tufa dhe Freskida Miloti.

Spikerja Nisida Tufa i ka fëmijët me një largësi kohore 21 muaj nga njëri-tjetri. Ajo tregon se nuk ishte e përgatitur për të pritur djalin e vogël dhe reagimi i saj i parë ishte të qante kur mësoi për shtatzëninë. Nisida thotë se ka pasur shumë ndihmë dhe kjo është shumë e rëndësishsme pasi në duart e tua ke dy bebe.

Nisida Tufa: Kur unë kam mbetur shtatzënë me djalin e vogël kam filluar të qaj njëherë sepse nuk ndihesha gati fare, e kisha ende foshnje djalin e madh. I kam djemtë… i madhi bën 14 marsin tjetër, kurse Joni bën 12 në dhjetor, pra pak a shumë 21 muaj. Por gjithmonë fëmija është bekim dhe mbaj mend fjalët e mamit, të vjehrrës që thoshin ‘po s’ka gjë se do të rriten bashkë’, por është shumë e vështirë dhe sidomos po mos të kesh ndihmë bëhet shumë më e vështirë. Unë kam pasur ndihmë të jashtëzakonshme.

Aldo: Për më tepër në zanatin që ke.

Nisida Tufa: Kam pasur ndihmë, duhet theksuar edhe kjo pjesa që unë e kam lënë djalin e vogël 2 muaj e gjysmë në shtëpi dhe shkova e dhashë lajmet. Është shumë e vështirë kur janë dy fëmijë të vegjël. Ke dy bebe që thuajse janë si binjakë.

Nuk ka kthim pas! Pavarësisht takimit me fëmijët, JLO dhe Ben Affleck vazhdojnë procedurat e divorcit

By: Java News
16 September 2024 at 22:30

Jennifer Lopez po punon për të siguruar që divorci i saj nga Ben Affleck të mos prekë fëmijët e tyre.

Ylli latin dhe aktori së fundmi janë takuar në Los Angeles me fëmijët e tyre për të kaluar kohë së bashku si familje, pak kohë pasi në media qarkulloi se ata ishin në prag divorci.

Sipas një burimi pranë këngëtares, ky takim ka qenë kryesisht për të mirën e fëmijëve, të cilët kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin.

“Të gjithë dolën për një drekë argëtuese në mënyrë që fëmijët të kalonin kohë së bashku. Megjithatë, ata janë ende duke vazhduar me divorcin”, tha burimi për Page Six.

Burimi shpjegoi gjithashtu se për sa i përket aspekteve financiare, ata po përpunojnë detajet përfundimtare në mënyrë miqësore, pasi nuk nënshkruan një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasuritë e tyre.

“Një divorc nuk është kurrë i lehtë, por Jennifer nuk dëshiron të jetë egoiste. Fëmijët gjithmonë kanë shkuar mirë dhe argëtohen shumë së bashku. E bën atë të lumtur kur i sheh ata të lumtur. Lumturia e tyre është prioriteti i saj”, është shprehur personazhi në fjalë për mediat rozë.

“Isha me të në makinë”/A u aksidentua apo jo? Habit Milaim Zeka: Gënjeva për Meritonin!

By: Java News
16 September 2024 at 22:03

Historia e ‘aksidentit’ të Meriton Mjekiqit, fundjavën që lamë pas mori vëmendjen totalë në rrjetet sociale, për shkak se shumë ndjekës u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij.

Vetë Milaim Zeka, ndau një video fill pas këtij momenti duke “ironizuar” audiencën dhe duke pohuar se kishte qenë në një makinë më Meritonin dhe se ai ishte shumë mirë. Pikërisht lidhur me këtë prononcim, Milaim Zeka u gjend sot në studion e ‘Ftesë në 5’ ku u shpreh: Isha në kontakt me Meritonin, para se ta vërtetoja nga Meritoni se lajmi ishte totalisht gënjeshtër, thashë atëherë po bëj dhe unë një gënjeshtër.

Ai shtoi se mediat duhet të verifikojnë lajmin përpara se ta ndajnë për një publik më të gjerë.

Ndërsa e ftuara tjetër, gazetarja e ‘Fiks Fare’, Paloma tregoi se kishte telefonuar menjëherë Ilnisa Agollin, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur menjëherë.

FOTO/ Vajza e Eli Fares nuk përmbahet! Poston pozat hot në pishinë!

By: Java News
16 September 2024 at 16:33

Marina Fara, vajza e artistet shqiptare Eli Fara, tashmë njihet për pozat se*si që poston në Instagramin e saj.

Mirëpo këtë herë duket se “i ka vënë flakën rrjetit” me disa foto të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.

E veshur me një trupore e cila i tregon trupin tej për tej, Marina pozon pranë një pishine duke treguar herë të pasmet dhe herë pjesë të tjera të trupit.

Në njërin nga postimet bukuroshja shkruan “Vajzë me fat”.

Edhe pse Marina ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e mediave rozë me historitë e saj të dashurisë, në këtë kohë që flasim nuk dimë asgjë rreth jetës së saj private.

Kujtojmë që disa vite më parë ajo publikoi një foto në Instagram ku u shfaq krah një partneri.

Mirëpo ajo u kujdes që të fshehi indetitetin e tij duke ja mbluar fytyren, dhe që atëherë Marina nuk u degjua më për histori të tjera.

        

      

Cili vend europian ka ekuilibrin më të mirë ‘punë-gjumë’?!

By: SCAN TV
14 September 2024 at 14:53
Edel Strazimiri / SCAN   Me disa vende evropiane që provojnë javët e punës katër-ditore në muajt e fundit, përfitimet e këtij modeli të ri pune kanë qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit. Së bashku me avantazhet e mundshme të produktivitetit, një javë pune katër-ditore është gjetur gjithashtu se ka një ndikim pozitiv në gjumë. Një studim i...
❌
❌