Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Kur je e kurdisur që në bark të nënës…”, Milaim Zeka komenton luksin e Hatit dhe Jasharit të TikTok-t!

By: Java News
17 September 2024 at 22:21

Pak ditë më parë u bë shumë viral lajmi se policia e Tiranës kishte gjobitur çiftin e njohur të rrjeteve sociale, Hatixhe dhe Jashar Stojku. Shkak ishte tejkalimi i shpejtësisë tej normave të lejuara. Videot me shpejtësi ekstreme ata i postonin në “TikTok”, nga dhe ku u nis policia për t’i ndaluar.

Por për gazetarin e njohur, Milaim Zeka, autoritetet nuk kanë bërë sa ç’duhet. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në Top Channel, ai tha se në shtetet perëndimore, kur policia të ndalon për shpejtësi të madhe, jo vetëm që përfundon në burg, por prokuroria nis hetimet mbi të ardhurat, në rast se kapesh me makina luksoze.

Zeka bëri edhe një ironi, duke thënë se kur kalon nga “gamilja në shkretëtirë” në makina luksoze, e “hup krejt orientimin”.

“Unë mendoj se në rastin konkret kemi dy fenomene. E para, kur je i kurdisur që në bark të nënës për të hipur mbi një deve, atje në shkretëtirën e Saharasë dhe pastaj hip në një makinë të shtrenjtë, normale që të humb orientimi.

Nëse ti nuk ke pika krahasuese në jetë, nëse ti i jep makinës 400 km/h dhe anash nuk ke lisa, nuk ke plepa, të humb komplet orientimi siç është rasti konkret. Dhe unë fajin më të madh ia vë Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokurorisë. Pse? Njerëzit e tillë përpos se duhet të futen në burg, jo t’u merret patenta e shoferit. Jashtë nëse ti e nget makinën 60-70 përtej limitit të fusin në burg dhe Prokuroria hap hetime prej nga i ke marrë këto të ardhura, e ke paguar tatim, prej nga e ke blerë këtë makinë të shtrenjtë…”, tha ai/TAR

Tha se ishte në makinë me Meritonin pas “aksidentit”, habit Milaim Zeka: Gënjeva pasi doja të…

By: redi
16 September 2024 at 21:07

Në fundjavë një lajm për Meriton Mjekiqin mori dhenë në portale, që ish-finalisti i Big Brother ishte përfshirë në një “aksident”. Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka ndau një video fill pas këtij momenti duke “ironizuar” audiencën dhe duke pohuar se kishte qenë në një makinë më Meritonin dhe se ai ishte shumë mirë. Pikërisht lidhur me këtë prononcim, Milaim Zeka u gjend sot në studion e “Ftesë në 5”…

Source

“Isha me të në makinë”/A u aksidentua apo jo? Habit Milaim Zeka: Gënjeva për Meritonin!

By: Java News
16 September 2024 at 22:03

Historia e ‘aksidentit’ të Meriton Mjekiqit, fundjavën që lamë pas mori vëmendjen totalë në rrjetet sociale, për shkak se shumë ndjekës u shqetësuan për gjendjen shëndetësore të tij.

Vetë Milaim Zeka, ndau një video fill pas këtij momenti duke “ironizuar” audiencën dhe duke pohuar se kishte qenë në një makinë më Meritonin dhe se ai ishte shumë mirë. Pikërisht lidhur me këtë prononcim, Milaim Zeka u gjend sot në studion e ‘Ftesë në 5’ ku u shpreh: Isha në kontakt me Meritonin, para se ta vërtetoja nga Meritoni se lajmi ishte totalisht gënjeshtër, thashë atëherë po bëj dhe unë një gënjeshtër.

Ai shtoi se mediat duhet të verifikojnë lajmin përpara se ta ndajnë për një publik më të gjerë.

Ndërsa e ftuara tjetër, gazetarja e ‘Fiks Fare’, Paloma tregoi se kishte telefonuar menjëherë Ilnisa Agollin, por kjo e fundit nuk i ishte përgjigjur menjëherë.

Meriton Mjekiqi është aksidentuar, Milaim Zeka jep detaje për gjendjen: Ishim në të njëjtën veturë

By: redi
14 September 2024 at 16:42

Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë. Lajmi u përhap me shpejtësi. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka përmes një videoje të publikuar në Facebook, tregon se ai dhe Mjekiqi kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë gjatë aksidentit. Në mesazhin e tij, Zeka siguroi ndjekësit se të dy janë me shëndet të mirë. “Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të…

Source

Gazetari zbulon të vërtetën e “aksidentit” të Meritonit: Isha në makinë me të

By: gaze tare
14 September 2024 at 14:16

Ditën e sotme, një lajm për përfshirjen në aksident të Meriton Mjekiqit qarkulloi ne mediat e vendit dhe ato në Kosovë (lexo ketu). Por mesa duket, lajmi ka qenë i rremë, dhe këtë e ka konfirmuar gazetari Milaim Zeka.

Ky i fundit thotë se ditën e djeshme ka qenë në një makinë me Meritonin, dhe siç mund të shihet si ai, por edhe Meritoni janë shëndoshë e mirë.

Ai u bën thirrje mediave të tregohen të kujdesshme në raportimin e lajmeve të tilla, që shpesh rezultojnë të pavërteta.

Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë e Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, ka thënë Zeka.

The post Gazetari zbulon të vërtetën e “aksidentit” të Meritonit: Isha në makinë me të appeared first on iconstyle.al.

❌
❌