Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor

By: Fia Nelaj
21 September 2024 at 08:31

Shkollat ​​në Nigeri do ta nisin vitin e ri akademik pothuajse një muaj me vonesë për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve.

Autoritetet kanë shtyrë datën e fillimit nga 2 në 28 tetor.

Gjatë javëve të fundit, vendi i Afrikës Perëndimore është goditur nga rrebeshe të shumta shiu, duke rezultuar në mbi 300 vdekje ose për shkak të mbytjes ose shembjes së ndërtesave.

Në qytetin qendror-jugor të Maradit, një nga zonat më të goditura, rreth 100 tenda janë ngritur për të akomoduar njerëzit në shkolla.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit raportoi se mbi 800,000 njerëz janë prekur nga përmbytjet.

Përveç përmbytjeve, ajo ka përjetuar edhe thatësira dhe dështime të të korrave vitet e fundit.

Shkencëtarët thonë se shumë ngjarje ekstreme të motit, duke përfshirë përmbytjet dhe thatësirën, po bëhen më të shpeshta dhe intensive si rezultat i ndryshimeve klimatike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Përmbytjet në Nigeri shkaktojnë 300 të vdekur, shtyhet viti i ri shkollor appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Përmbytjet bëjnë namin në Nigeri, raportohet për 30 të vdekur

By: M C
11 September 2024 at 22:43

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 400,000 të tjerë janë zhvendosur nga përmbytjet masive që përfshinë qytetin e Maiduguri në verilindje të Nigerisë gjatë kësaj jave.

Mijëra shtëpi u përmbytën pasi diga Alaou shpërtheu në lumin Ngada, 20 km në jug të Maiduguri.

Maiduguri, kryeqyteti rajonal i shtetit Borno, po përjeton një nga përmbytjet më të këqija në 30 vjet, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

The post Përmbytjet bëjnë namin në Nigeri, raportohet për 30 të vdekur appeared first on Albeu.com.

Tragjike/ Cisterna e karburantit përplaset me kamionin, humbin jetën 48 persona

By: V K
9 September 2024 at 07:47

Ditën e djeshme, të paktën 48 persona kanë humbur jetën në shtetin nigerian qendror të Nigerit, pasi një cisternë karburanti u përplas me një kamion që transportonte pasagjerë dhe bagëti, tha agjencia e vendit për fatkeqësitë.

Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit, tha se përplasja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale (01:30 GMT) të dielën dhe shkaktoi një shpërthim që përfshiu të dy automjetet.

Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Abdullahi Baba-arah, tha se ekipet e reagimit ishin dërguar në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Nga shpërthimi janë kapur edhe një sërë automjetesh të tjera.

Pamjet e marra nga vendi i ngjarjes menjëherë pas ngjarjes tregojnë dy automjetet, të cilat janë djegur tërësisht, si dhe një numër bagëtish të ngordhura.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters pas incidentit, një punonjës i shpëtimit emergjent tha se ata po punonin për të gjetur trupa, si dhe kafshë të ngordhura që ishin ende brenda automjetit.

Sipas mediave shtetërore, një varrim masiv po bëhet për viktimat. Guvernatori Umaru Bago tha se ai ishte “i tmerruar nga incidenti fatkeq” dhe çoi një mesazh ngushëllimi për familjet e viktimave.

Shpërthimet dhe aksidentet e cisternave të karburantit janë të zakonshme në Nigeri, pjesërisht për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve.

The post Tragjike/ Cisterna e karburantit përplaset me kamionin, humbin jetën 48 persona appeared first on Albeu.com.

❌
❌