Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë simptomat kryesore?

By: gaze tare
21 September 2024 at 13:37

Varianti i ri, i quajtur XEC, u identifikua në Gjermani në qershor dhe që atëherë është shfaqur në Britaninë e Madhe, SHBA, Danimarkë dhe disa vende të tjera.

XEC u zbulua se kishte disa mutacione të reja që mund të ndihmonin përhapjen e llojit këtë vjeshtë, megjithëse ekspertët besojnë se vaksina duhet të ndihmojë në parandalimin e rasteve më të rënda.

Profesor Francois Balouk, drejtor i Institutit të Gjenetikës në University College London, tha se XEC mund të bëhet nënvarianti dominues gjatë dimrit, shkruan “BBC”.

Katër simptomat më të zakonshme

Simptomat që përjetojnë pacientët me variantin XEC janë të ngjashme me simptomat e ftohjes dhe gripit, si më parë, dhe katër më të zakonshmet janë: temperaturë e lartë, dhimbje, lodhje, kollë ose dhimbje fyti.

Shumica e pacientëve ndihen më mirë disa javë pas infektimit, por shërimi mund të zgjasë më shumë.

Mike Haney, analist që analizon të dhënat për Covid-in, thekson se ka pasur një rritje të fortë të numrit të pacientëve me variantin XEC në Danimarkë dhe Gjermani.

Në të njëjtën kohë, kryhen më pak teste rutinë se më parë, kështu që është më e vështirë të zbulohet se sa ky virus është realisht i pranishëm.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) thotë se është normale që të ndodhin mutacionet te viruset dhe të ndryshojnë.

The post Shfaqet një variant i ri i Covid-it: Cilat janë simptomat kryesore? appeared first on iconstyle.al.

Këngëtari grek: S’dal të këndoj më, ky popull s’më kupton

By: gaze tare
21 September 2024 at 13:20

Pas shumë kohësh, këngëtari i famshëm grek, Notis Sfakianakis ka folur publikisht në një emision.

Këngëtari i njohur, i cili i është larguar pistave që prej vitit 2020, ka sqaruar se nuk do t’i rikthehet performancave live. Madje, ai tha se ndjen se bota nuk e kupton dhe se nuk është në planet e tij të publikojë këngë të reja pasi nuk ka publikun e duhur për t’iu drejtuar.

“Nuk do të kthehem. Nuk më pëlqen të flas me njerëz që nuk më kuptojnë. Këngët nuk i kam bërë vetëm për mua, i kam bërë për botën, tani nuk kam pse të bëj këngë, kujt i drejtohen?”, u shpreh këngëtari specifikisht.

Në mars të vitit 2024, nipi i interpretuesit, Konstantinos, kishte folur për dajën e tij dhe mundësinë e rikthimit të tij në skenën muzikore. Konstantinos Sfakianakis kishte mohuar shumicën e raportimeve që donin që këngëtari i njohur të kishte përgatitur këngë të reja për t’u rikthyer në pista.

“Me dajën flas rregullisht, së fundmi ishim sërish bashkë. Ai nuk ka ndërmend – të paktën në planet e tij të afërta – të shfaqet. Kam frikë se në të ardhmen nuk do të shfaqet as ai, por vetëm ai e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për momentin ai nuk ka plane të tilla. Është gënjeshtër se ai ka shkruar këngë në karantinë. Në parim daja nuk shkruan këngë, ia shkruajnë, edhe në abstinencën që ka bërë. Më dërgojnë këngët që t’i jap për t’i dëgjuar”.

The post Këngëtari grek: S’dal të këndoj më, ky popull s’më kupton appeared first on iconstyle.al.

Gjyqtarja e parë femër në Shqipëri mbyll Instagramin: Po paragjykohem nga pamja

By: gaze tare
21 September 2024 at 12:13

Gjyqtarja e parë femër ndërkombëtare e Shqipërisë, Emanuela Rusta është shprehur e zhgënjyer që përmendet si një “gjyqtare seksi” në titujt e mediave, duke lënë në hije arritjet dhe profesionalizmin e saj në fushë. Asaj iu desh të mbyllte llogarinë e saj në Instagram për shkak të mesazheve fyese që kishte marrë.

Në një intervistë për AFP, Rusta kritikoi mediat që janë fokusuar në pamjen e saj dhe jo në aftësitë e saj, duke thënë:

“Ata duhet të fokusohen më shumë në profesionalizmin tim sesa në gjëra të tjera. Arbitri nuk është çështje gjinie, por kompetence. Duhet të luftosh fort që të pranohesh. Për të marrë vendime të mira, duhet të dini rregullat e lojës në mënyrë perfekte, të jeni fizikisht në formë dhe të keni një aftësi të madhe për t’u përqendruar.”-shtoi ajo.

Vërejtjet e Rustës vijnë pasi u publikuan titujt, duke përfshirë një që e përshkruante atë si “arbitrja seksi që ngre temperaturën”, duke tërhequr vëmendjen tek pamja e saj dhe jo nga aftësitë e saj në gjyqtarë.

Rusta ka drejtuar tashmë 15 ndeshje të Superligës shqiptare për meshkuj, dy prej të cilave u zhvilluan këtë vit, duke forcuar më tej pozicionin e saj si një figurë e respektuar në futboll. Ajo tani do të gjykojë ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve për femra mes Sporting Lisbonës dhe Real Madridit.

The post Gjyqtarja e parë femër në Shqipëri mbyll Instagramin: Po paragjykohem nga pamja appeared first on iconstyle.al.

Më në fund! Pas 4 vitesh, Gigi Hadid zbulon për herë të parë emrin e plotë të vajzës

By: gaze tare
21 September 2024 at 11:46

Aktori Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid kanë festuar 4-vjetorin e vajzës së tyre.

Modelja konfirmoi në një postim në rrjetet sociale se emri i plotë i vogëlushes së tyre ka mbiemrin e Zayn. Në një karusel fotografish nga festimet e Khai-t, ishte edhe një foto që tregonte tortën me emrin e vogëlushes, “Khai Malik”.

Fansat e Zayn reaguan menjëherë, pasi Hadid nuk e ka përmendur kurrë mbiemrin e vajzës së saj në të kaluarën.

“Khai Malik” më bën kaq të lumtur!!!!” shkroi dikush. “Nuk mund të besoj se ajo është tashmë 4!!! Gëzuar ditëlindjen Khai Malik ????????” – shkruante një tjetër.

Festa private e shfaqte vogëlushen duke shijuar një tortë ditëlindjeje ku shkruhej: “Forca qoftë me ty!”.

“Vajza jonë sot është 4 vjeç dhe ne festuam gjithë javën”. Hadid shtoi se vajza e saj dhe e Zayn është “kurioze, aventuriere, e dashur dhe oh, kaq e zgjuar. Khai është gëzimi dhe krenaria më e madhe e jetës sime!”

The post Më në fund! Pas 4 vitesh, Gigi Hadid zbulon për herë të parë emrin e plotë të vajzës appeared first on iconstyle.al.

Çfarë i ndodhi? Don Xhoni poston foto nga spitali

By: gaze tare
21 September 2024 at 11:05

Një problem shëndetësor e ka detyruar Don Xhonin t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje.

Reperi i njohur ka postuar një foto në rrjetin social ‘Instagram’ ku shihet në spital. Fotoja duket se është realizuar pas ndërhyrjes. Duket se gjithçka ka shkuar mirë pasi Don Xhoni është shfaqur i buzëqeshur dhe mirënjohës.

“Faleminderit Zotit dhe doktorit Qerim me ekipin që kjo ndërhyrje u krye me sukses”, shkroi ai në rrjetet sociale.

The post Çfarë i ndodhi? Don Xhoni poston foto nga spitali appeared first on iconstyle.al.

E rëndë në Tiranë, motra dhe vëllai dhunojnë nënën e tyre, ndërhyn policia

By: gaze tare
21 September 2024 at 10:36

Një ngjarje shumë e rëndë në Tiranë.

Një rast dhune në familje është regjistruar në kryeqytet, ku dy persona kanë dhunuar nënën e tyre.

Policia njofton se ka vënë në pranga djalin e të dhunuarës 47-vjeç, ai dhe kanë proceduar vajzën e saj 45-vjeçe.

“E. M., 47 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen F. M., 45 vjeçe, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj nënës së tyre”, njoftoi policia.

Motivet e kësaj ngjarje ende nuk janë bërë të ditura.

The post E rëndë në Tiranë, motra dhe vëllai dhunojnë nënën e tyre, ndërhyn policia appeared first on iconstyle.al.

Pas shumë përpjekjeve, Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit

By: gaze tare
21 September 2024 at 10:08

Ish-reperi Feronit Shabani i njohur si “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e ka edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin. Pas kësaj Fero ka publikuar video teksa shihet i lumtur pranë vajzës së tij Ninës.

@iconstyle.media Pas shumë kërkesave, reperi Fero takohet me vajzën Nina❤ #fero #arbenitaismajli #foryou #for ♬ original sound – ICONSTYLE

Fero, para disa ditësh ishte bërë lajm në media për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij. Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë. (lexo ketu)

The post Pas shumë përpjekjeve, Fero fiton kujdestarinë e vajzës së tij për një vit appeared first on iconstyle.al.

“Po përfitoni nga gjenocidi”/ ‘Shpërthejnë’ protestat në dyqanet e Apple

By: gaze tare
21 September 2024 at 09:31

Një ditë më parë, klientët në mbarë botën u mblodhën në vendet e Apple Stores për të blerë iPhone 16 në ditën e publikimit të tij. Por klientët në mbi një duzinë qyteteve u pritën nga protesta të organizuara nga punonjësit aktualë dhe ish-punonjësit e Apple.

Protestuesit – duke mbajtur tabela dhe pankarta ku thuhej se Apple po “përfiton nga gjenocidi” – kërkuan që Apple të ndalonte furnizimin e kobaltit nga Republika Demokratike e Kongos, ku minierat janë të njohura për kushtet e rrezikshme, pagat e ulëta, përdorimin e shpeshtë të punës së fëmijëve dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Apple ka thënë se nuk merr minerale nga minierat në të cilat ndodhin këto kushte, megjithëse ka thënë se ka “sfida” në ndjekjen e zinxhirëve të saj të furnizimit me minerale. Në vitin 2022, ky gjurmim bëri që kompania të largonte 12 furnizues. Qeveria e Kongos kohët e fundit e vuri në dyshim kompaninë në lidhje me “mineralet e gjakut” të mundshëm në zinxhirin e saj të furnizimit.

Protestuesit i thanë gjithashtu Apple që të thyente heshtjen për luftën e vazhdueshme në Gaza, e cila është quajtur gjenocid nga disa ekspertë të të drejtave të njeriut.

Protestat, të cilat u zhvilluan në 10 vende, u organizuan kryesisht nga Apples Against Apartheid, një grup prej pesë punonjësish aktualë të Apple dhe rreth një duzinë ish-punonjës të Apple. Ata kanë mbajtur kryesisht role të shitjes me pakicë në Apple Stores.

Grupi, i quajtur fillimisht Apples4Ceasefire, bashkëpunoi me organizatën Friends of the Congo dhe grupe aktiviste lokale në qytete anembanë botës. Postimet në mediat sociale tregojnë protestuesit që mbajnë parulla jashtë dyqaneve të Apple në Bristol, Reading, Londër, Tokio, Bruksel, Cape Town, Amsterdam, Mexico City, Montreal dhe Cardiff. Në Shtetet e Bashkuara, protesta u zhvilluan në dyqanin kryesor të Apple Fifth Avenue në Manhattan, si dhe në Palo Alto dhe Berkeley.

Shumë nga këto protesta kishin vetëm disa pjesëmarrës, shpesh duke valëvitur pankarta të mëdha dhe flamuj të mëdhenj të Republikës Demokratike të Kongos dhe Palestinës. Shumica e protestuesve personalisht nuk ishin vetë punonjës të Apple.

Pjesëmarrja më e madhe ishte në Berlin, ku më shumë se tre duzina njerëz morën pjesë në protestë. Ata këndonin nga pas një barrikade, e cila i largonte nga Apple Store.

The post “Po përfitoni nga gjenocidi”/ ‘Shpërthejnë’ protestat në dyqanet e Apple appeared first on iconstyle.al.

Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adolëshentëve

By: gaze tare
21 September 2024 at 09:12

Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin galopant të metropolit ecën edhe paligjshmëria, industria e seksit edhe pse thuajse e padukshme, është një sektor që funksionon në mënyrë efikase. Çdo ditë me qindra vajza, shqiptare dhe të huaja, shesin trupin pavarësisht se referuar ligjit, prostitucioni dënohet me heqje lirie.

Piranjat SHOW kanë kryer prej kohësh investigime në disa nga zonat më të lakmueshme të kryeqytetit, ku pretendohet se ofrohen shërbime seksuale, ku me to vendosesh në kontakt nëpërmjet rrjeteve sociale.

Por në realitet këto adresa janë hapur nga djem adoleshentë të cilët mashtrojnë të interesuarit e këtyre shërbimeve, që në të vertetë nuk ofrojnë asgjë. Skema që këta të rinjë përdorin është e njejtë nga të gjithë personat që administrojnë faqe të tilla. Në fillim të tregohet vendndodhja, të bëhet me dije shërbimet që këta të fundit pretendojnë se japin dhe më pas përcaktohet pagesa në varësi të kërkesave të klientëve. Dhe pasi bie dakord me kushtet e tyre mashtruesit ndjekin forma të ndryshme për të marrë paratë. Dikush kërkon që lekët të lihen në një vend të fshehtë e dikush tjetër, më i guximshëm preferon t’i marrë në dorë, dhe më pas të kërcënojë viktimën.

Pasi Piranjat ranë në kontakt me disa faqe të tilla vendosëm që t’i takojmë dhe të kuptojmë nga afër skemën e tyre.

Teksa takimi caktohet në një nga zonat me të njohura të Tiranës, në Xhamllik, Piranja Luela Gaxhja vëren se ky grup përbehej nga 3 djem adoleshentë të cilët në vendtakim u paraqiten me një taksi, që në pamje të parë të bën të mendosh që mund të jetë rastësi.

Por jo.

Pasi djemtë kanë kuptuar që takimi nuk është lënë nga klientët e pretenduar të tyre por nga Piranjat, këta të fundit zhduken por pa ditur se bashkëpunëtori i tyre taksist, do të vinte në zyrat tona për tu shfajsëuar si pjesë e këtij grupi.

Ndërsa ikja e tyre, duket se i shërbeu këtij grupit vetëm për të mbledhur forcat, dhe për të na dërguar pak minuta më vonë këtë mesazh me nota kërcënuese:

“Ju keni ardh nga ato piranjat eee? O ta q**sha rracën. Thuji atij XXXX , të kam në lagje te Niket Dardani. A kupton? Do ta q* rracën thuj mu tek dera e shtëpisëë ty dhe kalamajve tuj”

Në këtë pikë, gjërat nuk mund të merren më më kaq lehtë ndaj dhe bashkëpunimi me policinë u bë i domosdoshëm. Dhe pasditen e së njëjtës ditë, nga uniformat blu të komisariatit numër 2 në kryeqytet u bë i mundur ndalimi i të tre mashtruesve, përkatësisht dy të mitur 16 dhe 17 vjeç dhe u arrestua Ergi Bora 22 vjeç, të cilët akuzohen për kanosje dhe organizim të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Nga ajo çfarë mësuam është se ky grup është shoqëruar dhe herë të tjera për të njejtën skemë mashtrimi./Syri.net

The post Mashtronin me eskorta, demaskohet grupi i adolëshentëve appeared first on iconstyle.al.

“Unë dhe Poi..”/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr këtë vendim të rëndësishëm

By: gaze tare
21 September 2024 at 08:39

Pas ndarjes nga Ledri Vula, Sara Hoxha ka marrë një vendim: do shpërngulet në Tiranë. Ajo ka zbuluar se shtëpia e re është duke u rregulluar. Sara ka ndarë disa pamje në ‘story’ nga banesa, duke na zbuluar se ajo do jetë shtëpia ku do qëndrojë me vajzën e saj, Poin.

Okay, dita e djeshme ishte kaq e shkëlqyer por edhe emocionale. Unë dhe Poi shkuam për të parë shtëpinë tonë të re që do të jetë së shpejti. Kjo është me të vërtetë një proces kaq emocionues për të kaluar.“-shkruan Sara krahas kësaj fotoje.

Kujtojmë se Ledri Vula ka nisur një lidhje të re me Rina Zaitin. Artisti nuk ka ndarë me publikun asgjë, as për ndarjen dhe as për romancën e re, por fotot nga paparazzët e nxorrën në dritë se çfarë po ndodhte.

Tashmë babi Ledrit do t’i duhet të vijë në Tiranë më shpesh për të takuar vajzën.

The post “Unë dhe Poi..”/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr këtë vendim të rëndësishëm appeared first on iconstyle.al.

Abuzoi 11- vjeçaren, i akuzuari: Më kanë vjedhur rrjetet sociale

By: gaze tare
21 September 2024 at 08:32

“Piranjat” kanë zbuluar historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokohe 11-vjeçare, nga një person i afërt i familjes, konkretisht burri i kushurirës së saj.

Akuzat e vajzës së mitur dhe familjarëve, janë të shoqëruara edhe me mesazhet e shkëmbyera mes saj dhe personit që e ka abuzuar sa banale, aq edhe të drejtpërdrejta të një ngacmimi seksual të paprecedent.

Pas ngjarjes së rëndë, vajza mbyllet në vetvete, duke u munduar të mos e ndajë me asnjë atë çfarë i ka ndodhur, por pasi bisedon me kushërirën e saj bashkëmoshatare, vendos që gjithçka t’ia tregojë motrës së madhe.

E cila natyrisht flet me prindërit.

Prandaj Piranjat udhëtuam drejt Piacencës në Itali, për tu takuar me Elton Sinën, personin i cili akuzohet si autor i kësaj ngjarjeje të rëndë.

Gjatë gjithë bisedës me ne, Sina mohon çdo pretendim të vajzës dhe familjarëve të saj, ndërkohë që ka një teori të tijën sa i përket mesazheve të shkëmbyera me 12-vjeçaren. Ai thotë se ka ndodhur që shpesh herë i kanë vjedhur adresat e rrjeteve sociale. 35 vjeçari vazhdon të mohojë çdo gjë.

Por ka edhe një detaj, mesazhi i ndjesës që autori i ka dërguar babait dhe vajzës së abuzuar. Për këtë i akuzuari si abuzues thotë që, familjes i ka thënë ju kërkoj falje nëse mendoni që kam bërë diçka unë. Në fakt mesazhi është disi ndryshe nga sa mundohet ta paraqesë 35-vjeçari.

Ai nuk shkruan me në qoftë se, ose sikur të ketë ndodhur diçka. Mesazhi i tij është fare i qartë, ndjesë nominale për secilin nga prindërit, madje duke iu përgjëruar. Një detaj tjetër që lë vend për dyshime, është sjella e bashkëshortes së Sinës, e cila në një moment të parë kur ka marrë vesh se çfarë ka ndodhur, duket se e ka nxjerrë menjëherë 35-vjeçarin nga shtëpia.

Por pas disa ditëve, rikthehet me burrin e saj, dhe mohon çdo gjë, madje duke u pozicionuar në favor të tij. Kjo kuptohet edhe nga një mesazh që i dërgon babait të Laurës duke i thënë se jam në dijeni të mesazheve, por gjëra të tjera mos shtoni, dhe dërgoje vajzën në psikolog të tregojë të vërtetën.

Gjëra që ndodhin, në një shoqëri dhe familje me baza patriarkale, ku në rast ndarje nga burri, gruaja frikësohet se mund t’i mbyllen shumë dyer.

Në përballje me të akuzuarin, si abuzues me një vajzë 12-vjeçare ai nuk pranon në asnjë moment asgjë për çfarë akuzohet, por gjatë gjithë kohës shprehet se gjykata do të tregojë të vërtetën./Syri.tv

The post Abuzoi 11- vjeçaren, i akuzuari: Më kanë vjedhur rrjetet sociale appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, 21 shtator 2024

By: gaze tare
21 September 2024 at 07:58

Dashi

Kjo e shtunë parashikon rritjen e një raporti sentimental, i cili deri më tani ju ka dyjëzuar. Do i keni idetë më të qarta lidhur me personin që keni në krahë.

Demi

Ndikimi i Marsit dhe Neptunit, do ju ftojnë që të mos hiqni dorë nga një ëndërr romantike, vetëm sepse për momentin nuk është e realizueshme. Durimi dhe vendosmëria janë dhuntitë tuaja më të mira. Përdorini në momentet më strategjike.

Binjakët

Ju pret një ditë delikate, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Marsit, ku zhvillimet nuk do të jenë shumë pozitive. Gjatë kësaj dite duhet të mendoheni mirë para se të flisni.

Gaforrja

Neptuni dhe Marsi, do të ndikojnë në sferën sentimentale. Do të përfshiheni totalisht sikur të mos kishte të nesërme, për të bërë për vete një person që e keni shumë përzemër.

Luani

Prania e Mërkurit në shenjën tuaj do ju bëjë që të ndiheni të mbushur me entuziazëm dhe energji dhe gati për të kaluar një fundjavë të paharrueshme. Mundohuni që të shkëputeni nga çdo gjë që ju shqetëson, për t’iu kushtuar momenteve tuaja private.

Virgjëresha

Kjo e shtunë do të rizgjojë disa paranoja të cilat mendonit se i kishit zhdukur. Ndoshta do ju duhet një reflektim më i mirë lidhur me disa situata komplekse të cilat ju shqetësojnë.

Peshorja

Do ju duhet të braktisni çdo gjë që ju mundon, duke ju dedikuar plotësisht aktiviteteve që ju zbavisin. Do të përfshiheni në aktivitete sportive dhe ngjarje që do të shfrenojnë fantazinë.

Akrepi

Prania e Hënës në këtë shenjë do ju japë zë emocioneve tuaja më të thella. Ndonëse pa bërë veprime ekstreme, do të ndiheni të lirë të eksperimentoni me një person të veçantë.

Shigjetari

Mërkuri në shenjën tuaj do të organizojë një bashkim të këndshëm me miqtë, duke ju dhuruar emocione pozitive. Do të kupton në perfeksion se jeni vërtetë me fat.

Bricjapi

Këshillohet që të mbani nën kontroll emocionet tuaja të fshehta, të cilat nuk duhet ti ndani me të tjerët. Duhet të jeni më selektiv edhe me miqtë që ju rrethojnë.

Ujori

Kjo e shtunë do ju gjejë fizikisht aktiv gjatë kësaj fundjave, ku do të përfshiheni në një sërë aktivitetesh. Po ashtu parashikohet rikthim intensiteti me partnerin/en.

Peshqit

Ndikimi i Marsit dhe Neptunit në shenjën tuaj, do ju ndihmojë që të shihni më qartë një raport dashurie dhe të gjeni vendosmërinë e duhur për të mos u dorëzuar. Rezultatet pozitive, nuk do të mungojnë të shfaqen.

The post Horoskopi ditor, 21 shtator 2024 appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 20 September 2024Main stream

“Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti

By: gaze tare
20 September 2024 at 15:43

Moderatorja Kiara Tito këtë sezon do të vijë me një emision ndryshe nga çka jemi mësuar ta shohim.

Ashtu sikurse ju zbuluam dje, Kiara do të moderojë këtë sezon Portokallinë, spektaklin e humorit në Top Channel. Pas këtij zbulimi, ajo ka vendosur që sot të bëjë një ask me ndjekësit, duke i lënë të lirë ta pyesin për çdo gjë.

Një prej tyre, kishte të bënte me dukjen e Kiarës në promo, madje ky koment e cilësoi edhe si ‘të shëndoshë’. Ja si iu përgjigj Kiara:

Pyetja:”Pse nuk zgjodhe diçka tjetër në promo dukeshe super e shëndosh? Diçka të zezë pshm.”

Kiara: “Sigurisht që mund të vishja diçka për të kamufluar kilet e lindjes, në dorë e kisha por të fundit të fundit pse? A nuk duhet ta pranojmë veten si jemi? Kjo është shumë normale dhe as nuk më sikletos fare. Doja ta jepja këtë mesazh për gjithë nënat e reja që mërziten me trupin e tyre dhe nuk i japin kohën e duhur për t’u kthyer si ishte më parë. Kam 4 muaj që kam sjell në jetë një princeshë dhe me gjithë respektin nuk më intereson fare se sa kile kam marrë apo nëse dukem e ‘shëndosh,’ që është term shumë i gabuar për një nënë të re. Nuk e di nëse je bërë nënë, por trupi do pak kohë të rikthehet në formën siç ishte para lindjes, deri atëherë të kemi shëndetin se çdo gjë tjetër rregullohet. Ps: Mua më pëlqejnë këto kile 🥰

The post “Në promo dukesh super e shëndoshë”/ Ja si i përgjigjet Kiara këtij komenti appeared first on iconstyle.al.

Cila është arsyeja psikologjike e të qenit vazhdimisht vonë?

By: gaze tare
20 September 2024 at 15:15

Ne të gjithë njohim dikë që nuk shfaqet kurrë në kohë, qoftë për një takim dreke apo një takim pune. Pra, a ka një shpjegim se përse disa njerëz janë gjithmonë vonë?

ÇFARË THONË EKSPERTËT?

Ekspertët thonë se zakoni i të qenit vonë ka të ngjarë të shkaktohet nga një sërë faktorësh, duke përfshirë perceptimin e kohës, menaxhimin e kohës dhe personalitetin.

Është e mundur që ka një mekanizëm në tru që i bën disa njerëz të vonohen për takime, sepse ata nënvlerësojnë kohën që duhet për të arritur atje,” tha në një deklaratë Hugo Spiers, profesor i neuroshkencës në University College London.

Hipokampusi është një zonë e trurit që përpunon aspekte të kohës, të tilla si kujtimi kur duhet bërë diçka dhe sa kohë duhet.

Hulumtimi, i botuar në revistën Nature Reviews Neuroscience, sugjeron që neuronet në hipokampus që shërbejnë si “qeliza kohore” kontribuojnë në perceptimin dhe kujtesën tonë të ngjarjeve, por është e paqartë pse disa njerëz vazhdimisht e nënvlerësojnë kohën.

Një faktor mund të jetë se sa familjar jemi me një vend. Në studimin e tij të vitit 2017, Spiers u kërkoi 20 studentëve që ishin zhvendosur së fundmi në Londër të vizatonin një hartë të zonës së tyre të universitetit dhe të vlerësonin kohën e udhëtimit në destinacione të ndryshme.

Nëse studentët e njihnin mirë një zonë, vlerësimet e zonës zgjeroheshin, ndërsa treguesit e kohës së udhëtimit ngushtoheshin me njohjen. “Nëse jeni shumë i njohur me një zonë, filloni të anashkaloni telashet,” tha Spiers.

Në disa raste, njerëzit që janë vonë mund të mos kenë kohë të mjaftueshme për të përfunduar detyrat që nuk lidhen me udhëtimin, të tilla si përgatitja në mëngjes. Hulumtimi, i botuar në revistën Memory & Cognition, sugjeron që në të kaluarën ne bëjmë vlerësime të kohës bazuar në sa kohë mendojmë se u deshën detyrat, por kujtimet dhe perceptimet tona nuk janë gjithmonë të sakta.

Personaliteti gjithashtu luan një rol në vonesën. Disa tipare të personalitetit, të tilla si ulja e ndërgjegjes, mund të bëjnë që disa njerëz të harrojnë detyrat që kishin planifikuar më parë, tha Waldum. “Një faktor tjetër që mund të ndikojë në përpikmërinë e një personi është se sa janë të prirur për të kryer shumë detyra,” shtoi ai.

Një studim i publikuar në revistën Advances in Cognitive Psychology tregoi se njerëzit që kryejnë shumë detyra kanë më pak gjasa të kujtojnë detyra të tjera të planifikuara dhe t’i kryejnë ato në kohë. “Planet e parashtruara më së miri mund të dështojnë sepse ne nuk kemi burime të mjaftueshme të vëmendjes për t’i kryer ato me sukses,” tha Waldum.

Burimi: Live Science

The post Cila është arsyeja psikologjike e të qenit vazhdimisht vonë? appeared first on iconstyle.al.

Filmat legjendar që arritën të thyejnë rekordin botëror të Guinness

By: gaze tare
20 September 2024 at 14:29

Rekordet Botërore Guinness, të cilat përditësohen çdo vit që nga viti 1955, përmbajnë rekorde të ndryshme që nuk mund t’i imagjinoni. Po sikur të themi se ka edhe filma që arritën të përfshihen në këtë libër.

Ja cilët janë filmat që arritën të jenë në rekordet botërore të Guinness, si për shkak të disa ngjarjeve të ndodhura gjatë fazës së xhirimeve.

Sipas IMDb, emri Broken është bërë titulli i filmit më i përdorur që nga janari 2024. Janë 34 filma artistikë që mbajnë emrin Broken! Emri i dytë më i përdorur i filmit është Hero, me 33 filma dhe Mother, me 30 filma.

Shumica e paraqitjeve në filma të tjerë

Filmi i George Romero-s i vitit 1968 Night of the Living Dead pati më së shumti paraqitje mes filmave të tjerë. Klipet nga Night of the Living Dead u shfaqën në filma të tjerë gjithsej 129 herë.

Filmi i parë hollivudian me tualet

Filmi i Alfred Hitchcock i vitit 1960 Psycho, një nga emrat më të njohur në botën e kinemasë, mbahet mend përgjithësisht për skenën e tij në banjë, por ky film ka një tjetër veçori. Filmi Psycho ka dallimin e të qenit filmi i parë në të cilin u shfaq një tualet në një film hollivudian! Gjithashtu, ky film ka një tjetër rekord…

Psycho mban gjithashtu rekordin për filmin më të referuar në botën e kinemasë.

Hendeku më i gjatë midis trailerit dhe publikimit të filmit

Traileri i filmit Where the Wild Things Are u publikua më 9 dhjetor 2000, por adhuruesit e filmit duhej të prisnin nëntë vjet e dy ditë për ta parë këtë film! Krizat ekonomike që kaloi filmi vendosën një rekord për kohën më të gjatë mes trailerit dhe filmit.

Kostumi më i perdorur në një film

Fustani i bardhë i nusërisë prej sateni i veshur nga Norma Shearer në filmin e vitit 1938 Marie Antoinette mban rekordin për kostumin më të rëndë të veshur në një film. Thuhet se është përdorur pëlhurë për të bërë fustanin për të mbuluar një fushë basketbolli!

Sendi më i përdorur ne filma

Aksesori më i përdorur në industrinë e kinemasë në seriale dhe filma të ndryshëm televiziv është Gazeta Recurring, prodhuar nga The Earl Hays Press, në Los Anxhelos. Vlerësohet se gazeta, e cila u lançua për herë të parë në vitet 1960, është përfshirë në më shumë se 10,000 prodhime filmike dhe televizive që atëherë.

Filmi i parë që ka kolonën e tij zanore

Filmi i parë artistik plotësisht i animuar i Disney-t, Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët i vitit 1937, është gjithashtu filmi i parë që merr një kolonë zanore zyrtare.

Skena më e madhe e shpërthimit në një film

Në historinë e kinemasë janë xhiruar shumë skena shpërthimi, por shpërthimi më i madh ndër to ishte shpërthimi gjatë xhirimeve të filmit SPECTE, i cili kishte një rendiment total prej 68.47 tonë ekuivalent TNT.

Aktori, personazhet e të cilit vdiqën më shumë gjatë karrierës së tij

Aktori britanik Christopher Lee vdiq në të paktën 61 nga më shumë se 200 filmat ku ai luajti gjatë gjithë karrierës së tij!

The post Filmat legjendar që arritën të thyejnë rekordin botëror të Guinness appeared first on iconstyle.al.

Pse ka pasqyra në ashensorë?

By: gaze tare
20 September 2024 at 14:00

Shumë prej nesh shikojnë veten ose bëjnë foto kur futemi në ashensor. Ne i përdorim pasqyrat brenda ashensorëve. Epo, a e keni pyetur ndonjëherë veten apo njerëzit përreth nesh, pse ka pasqyra?

Zakonisht, prania e një pasqyre përdoret për të rregulluar flokët, grimin ose jakën e një palltoje, veçanërisht nëse dikush është larguar nga shtëpia me nxitim. Por kjo nuk është aspak arsyeja kryesore për instalimin e pasqyrave në ashensorë.

Ekziston një arsye psikologjike për vendosjen e pasqyrës në ashensor.

Ashensori është një hapësirë ​​e ngushtë, një metër katror i gjerë ose pak më shumë. Njerëzit që vuajnë nga ankthi ose klaustrofobia mund të kenë frikë të jenë në një hapësirë ​​kaq të kufizuar, edhe për vetëm disa sekonda.

Prania e një pasqyre krijon iluzionin e një hapësire më të madhe se sa është në të vërtetë dhe redukton ndjenjën e parehatisë. Efekti do të jetë edhe më i madh nëse të gjitha muret e ashensorit janë reflektuese. Pasqyra, përveçse jep iluzionin se ka më shumë hapësirë ​​se sa është në të vërtetë, u jep njerëzve në ashensor një ndjenjë sigurie.

Ndodh shpesh që të hyni në ashensor me persona të panjohur dhe kjo mund të jetë shkak për ankth dhe shqetësim. Me praninë e një ose më shumë pasqyrave, është e mundur të “kontrolloni” se çfarë bëjnë njerëzit e tjerë në ashensor dhe të mbroni veten nga kontakti fizik i padëshiruar, vjedhja e xhepave dhe grabitja.

The post Pse ka pasqyra në ashensorë? appeared first on iconstyle.al.

Ç’po ndodh? Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale në Elbasan

By: gaze tare
20 September 2024 at 13:22

Tre fëmijë të mitur janë zhdukur nga një qendër sociale në Elbasan.

Ka qenë përgjegjësi i kësaj qendre, 37-vjeçari R. P., që ka kallëzuar në polici se janë larguar nga ambientet e qendrës tre të miturit, dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar.

‘Më datë 19.09.2024, ka kallëzuar shtetasi R. P., 37 vjeç, me detyrë përgjegjës i një qendre sociale në Elbasan, se ditën e djeshme, janë larguar nga ambientet e kësaj qendre, 3 shtetas të mitur (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar). Vijon puna për gjetjen e tyre’, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

The post Ç’po ndodh? Zhduken tre fëmijë të mitur nga një qendër sociale në Elbasan appeared first on iconstyle.al.

“Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”/ Olta flet për ‘BBV’: Dori nuk donte

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:58

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar edhe pjesën e “Big Brother Vip Albania” teksa ishte në podcastin e Mira Kazhanit. Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.

‘Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar’

Pyetja: Pse more pjesë në Big Brother VIP Albania?

‘Kisha nevojë. Ëshë një emision që unë kurrë nuk do thoja po. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e cuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se cfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”.

The post “Njerëzit më urryen, disa më kërkuan ndjesë”/ Olta flet për ‘BBV’: Dori nuk donte appeared first on iconstyle.al.

‘Po shkalloja në Spanjë’/Olta Gixhari:Më thonin se s’do bëhesha kurrë nënë,më vriste

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:26

Aktorja Olta Gixhari, ishte e ftuara e radhës në podcast që ka realizuar me Mira Kazhanin. Olta ka treguar se shumë persona i kanë thënë se ajo nuk do bëhet kurrë nënë, deklarata që mesa duket e kanë prekur shumë.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thoja sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”

Më tej ajo tregoi se periudha që ka lënë gjithçka në Shqipëri për të shkuar dhe për të jetuar në Spanjë, pranë partnerit të saj, ku më pas solli në jetë dhe djalin e madh Amarin, ka qenë mjaft e vështirë.

“Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia. Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë”

The post ‘Po shkalloja në Spanjë’/Olta Gixhari:Më thonin se s’do bëhesha kurrë nënë,më vriste appeared first on iconstyle.al.

Protesta/ Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia

By: gaze tare
20 September 2024 at 12:10

Ditën e sotme, Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillojnë një tjetër protestë kundër Bashkisë së Tiranës. I pranishëm ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili para pak kohësh kaloi një operacion në zemër.

Aktori dha mesazhe të forta për qytetarët dhe i bëri thirrje atyre të marrin pjesë në protestë dhe të jenë të bashkuar.

‘Mirëdita të gjithëve, takohemi pas shumë kohësh bashkë, nuk jam i shëruar plotësisht por nuk rrija dot pa ju parë.

Protesat nuk janë një ndërmarrje për të ndarë postet, protesta është për të protestuar dhe për ti hedhur në shinë gjerat që i kemi keq, prandaj ata qe vijnë këtu për të marrë ndonjë post e kanë shumë gabim. Këtu duhet të vijnë ata që duan atdheun, por atdheu nuk duhet me sikur, atdheu duhet të marrë këtë zemren time të sëmurë ta vër në çimento dhe të thotë, ejj këtu është dashuria për atdheun.

Zonja dhe zotërinj dhe ju qëndrestarët e teatrit, ne kemi qënë atje për 7 vjet rrjeshtë jo për të ndarë pronat, jo për të ndarë postet, ne ishim një frymë aty, dhe ne këtu duhet të jemi frymë, jo të na japin mend, që jo nuk bëhet ajo protesta te bashkia por duhet bërë diku tjetër. Po mirë more, ti që e thua, përse nuk e bën dhe përse nuk vjen këtu? Zonja dhe zotërinj, patronazhistët i kemi në gjirin tonë, duam apo sduam, janë edhe këmbkryq, japin mënd, janë edhe të ndjerë.

Frymë , na duhet shumë frymë, ata që duan të vinë në protestë të vijnë me zemer me dashuri dhe respekt për veten e tyre. Dy hale ka sot Shqipëria, një kryeministria dhe një bashkia. Kjo vlen dhe për ju të dashur policë se ju i mbroni këto hale.‘- u shpreh Malkaj.

The post Protesta/ Malkaj: Dy hale ka sot Shqipëria, një e ka kryeministria dhe një bashkia appeared first on iconstyle.al.

❌
❌