Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

“Nëse nuk përgjigjeni për 24 orë…”- Zbulohet skema e mashtrimit për vjedhjen e llogarive bankare të shqiptarëve, Policia ngre alarmin

16 September 2024 at 20:01
Një skemë mashtrimi për vjedhjen e të dhënave personale e llogarive bankare të qytetarëve shqiptarë është zbuluar nga Policia e Shtetit. Sipas monitorimeve nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, janw konstatuar mesazhe të maskuara si ato të kompanisë Meta Platforms, drejt numrave të telefonit, për konfirmimin e të dhënave në rrjetin social Facebook, të

Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa

16 September 2024 at 18:31

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të hënën qëndrimet e palëve në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Saimir Hysa. Kolegji po ashtu pranoi prova të reja nga Hysa dhe vendosi mbylljen e shqyrtimit gjyqësorë ndërsa i ftoi palët të përgatisnin qëndrimet përfundimtare. […]

The post Kolegji mbyll shqyrtimin gjyqësor në çështjen ndaj prokurorit Saimir Hysa appeared first on Reporter.al.

“Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës

By: D Marku
16 September 2024 at 17:05

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho ka publikuar një video në rrjetet sociale ku tregohen kazanët e mbeturinave të tejmbushura në disa rrugë të Tiranës.

Xhixho shprehet se Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore, dhe se një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës.

Postimi i Xhixhos:
Nga grupi i strukturuar kriminal që sot drejton Bashkinë e Tiranës, shëndeti i qytetarëve nuk mund të jetë prioritet, pasi paratë tona po shkojnë për 5D dhe inceneratorin fantazmë. Ndërkohë, Tirana ndodhet në emergjencë mjedisore.

 

The post “Tirana në emergjencë mjedisore”, Xhixho: Një grup i strukturuar kriminal drejton sot bashkinë e Tiranës appeared first on Albeu.com.

Shpërndante kokainë për klientët VIP! Arrestohet ish-konkurrenti i ‘BBVA’

By: gaze tare
16 September 2024 at 11:19

Armand Haderllari është arrestuar në kuadër të operacionit “Tempulli 4”.

Ai është i njohur si pjesëmarrës në edicionin e Big Brother Albania në vitin 2010. Haderllari punonte si menaxher i lokaleve të njohura të natës në zonën e ish-Bllokut. Përveç rolit si menaxher, Haderllari ishte edhe shpërndarës i kokainës.

Klientët e tij ishin kryesisht VIP-a të njohur, frekuentues të jetës së natës në kryeqytet. Haderllari u siguronte atyre doza kokaine, çmim që shkonte deri ne 12 mijë për 1 gram.


Antidroga e Tiranës po heton për persona të tjerë të shpërdarjes së drogës, si bashkëpunëtor të Haderllarit.

The post Shpërndante kokainë për klientët VIP! Arrestohet ish-konkurrenti i ‘BBVA’ appeared first on iconstyle.al.

Zyrtarja e DASH në Tiranë: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE

By: user7
16 September 2024 at 12:49

Drejtoresha për Çështjet e Europës Jugore-Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, Colleen Hyland ka deklaruar se SPAK është institucioni që duhet të tejkalohet problemi i korrupsionit në Shqipëri. Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Tiranë, Hyland tha se nëse vendi ynë arrin të mundt korrupsionin, do të integrohet menjëherë në BE.

“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Europian dhe do të thithte investime. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Në si SHBA do ju mbështesim. Jemi partner të Shqipërisë, në nxisim vendin të marrë në konsideratë investimet që duhet të përthithur. Duhet të menaxhohen më mirë edhe tenderat. Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”, tha Hyland.

The post Zyrtarja e DASH në Tiranë: Nëse Shqipëria mund korrupsionin, integrohet menjëherë në BE appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Arrestohen 9 persona në Tiranë, kapen në flagrancë duke luajtur poker

16 September 2024 at 08:17

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona, të cilët janë kapur në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Sharrë. Në kuadër të operacionit të koduar “Joker” është vënë në pranga shtetasi D. Xh., 29 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive […]

The post VIDEO/ Arrestohen 9 persona në Tiranë, kapen në flagrancë duke luajtur poker appeared first on BoldNews.al.

Tiranë/ Fëmija tentohet të merret peng, ngjarja brenda një marketi, babai denoncon rastin

15 September 2024 at 23:32

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë në një market në rrugën e Barrikadave. Një grua ende e paidentifikuar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë të mitur.

Siç duket nga pamjet, gruaja sapo hyn në market, i afrohet fëmijës, i flet diçka dhe e merr në krahë duke u larguar.

Më pas, kjo gjë u konstatua nga e ëma e vajzës 2 vjeçare, e cila doli menjëherë jashtë marketit dhe ia mori fëmijën nga duart e gruas së panjohur.

Rasti është referuar në polici nga babai i vajzës 2 vjeçare, ndërsa mësohet se gruaja ende nuk është identifikuar nga policia, por dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

/abcnews.al/

Yesterday — 15 September 2024Main stream

VIDEO/ Tentativë rrëmbimi në Tiranë? Një grua merr vajzën e vogël në krahë, del nga marketi dhe… Ja çfarë thotë policia

15 September 2024 at 21:49
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Tiranë. Një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë në një market në kryeqytet.   Siç tregojnë pamjet filmike, ajo e ka marrë të miturën në krahë, ka dalë nga marketi, por është rikthyer sërish. Pas ngjarjes, babai i vogëlushes ka denoncuar në polici rastin.

Tentoi të rrëmbente një fëmijë/ Policia: Gruaja dyshohet se vuan nga probleme mendore (VIDEO)

15 September 2024 at 21:49

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pamjet e publikuara sot në media, ku një grua një fëmijë nga një supermarket, teksa kanë qenë punonjësit ata të cilët kanmë reaguar dhe kanë parandaluar ngjarjen e rëndë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se denoncimi është bërë ditën e djeshme nga shtetasi E. D., 34 […]

The post Tentoi të rrëmbente një fëmijë/ Policia: Gruaja dyshohet se vuan nga probleme mendore (VIDEO) appeared first on BoldNews.al.

VIDEO| Një grua tenton të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në një supermarket në Tiranë

15 September 2024 at 21:57

Një grua ka tentuar të rrëmbejë një vajzë 2-vjeçare në një supermarket në Tiranë. Videot janë bërë publike nga policia e cila po vijon punën për identifikimin e të dyshuarës.

Ka qenë babai i vajzës ai që ka bërë denoncimin në polici, pasi teksa ishte me vajzën e tij në supermarket, gruaja e mori të miturën në krah dhe tentoi të largohej. Ajo e ka marr vajzën e mitur në krah ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU:

The post VIDEO| Një grua tenton të rrëmbejë vajzën 2-vjeçare në një supermarket në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

E pazakontë në Tiranë! Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë në market

By: M C
15 September 2024 at 20:03

Një ngjarje e pazakontë raportohet se ka ndodhur në kryqytet. Një grua është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë të mitur në një market.

Në foton e mësipërme shikohet se gruaja qëndron pas fëmijës dhe në një moment ajo e merr në krah dhe më pas shkon drejt derës së marketit. Gruaja me fëmijën në dorë është pikasur shpejt nga personeli i marketit që ndërhyri në kohë.

Sipas burimeve besohet se gruaja vuan nga çrregullimet mendore, por ende policia e Tiranës nuk rënë në gjurmët e saj.

The post E pazakontë në Tiranë! Gruaja tenton të rrëmbejë një fëmijë në market appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Ndodh në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket. Policia në kërkim të saj

15 September 2024 at 19:12

Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Klan News, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon […]

The post VIDEO/ Ndodh në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket. Policia në kërkim të saj appeared first on BoldNews.al.

Aksident “zinxhir” në Unazën e Madhe në Tiranë, tre makina përplasen me njëra-tjetrën

By: M C
15 September 2024 at 17:39

Një aksident ka ndodhur në Unazën e Madhe këtë pasdite.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë Farkës, tek segmenti që del tek Rrethrrotullimi i TEG-ut në kryeqytet.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Për pasojë, në rrethrrotullimin e TEG-ut ka pasur trafik për shumë minuta.

Nuk ka persona të lënduar dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të trefishtë.

The post Aksident “zinxhir” në Unazën e Madhe në Tiranë, tre makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on Albeu.com.

Me shpejtësi skëterrë, makina luksoze aksidenton një tjetër mjet në autostradën Tiranë-Elbasan

By: M C
15 September 2024 at 17:12

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan në afërsi të Lundrës.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Një makinë luksoze e cila ka qenë me shpejtësi ka përplasur mjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit ka dëme të shumta materiale, ndërsa nuk dihet nëse ka ose jo të plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se në vendngjarje ka forca të shumta policie.

The post Me shpejtësi skëterrë, makina luksoze aksidenton një tjetër mjet në autostradën Tiranë-Elbasan appeared first on Albeu.com.

Zbardhet skema si droga “LSD” porositej në internet, 20-vjeçari e shpërndante me motorë “delivery”

15 September 2024 at 15:59

Personi që shihni në foton e mësipërme është 20-vjeçari, Erdi Lika i arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 4”. Prangosja e tij u krye më 10 Shtator, sapo i riu mori në dorëzim drogën sintetike të llojit LCD, e cila i mbërriti nga Serbia përmes shërbimit postar. Hetime e sektorit të […]

The post Zbardhet skema si droga “LSD” porositej në internet, 20-vjeçari e shpërndante me motorë “delivery” appeared first on BoldNews.al.

Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë

By: user 8
15 September 2024 at 13:36

Gjatë javës së fundit, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë rrugore, duke rezultuar në një numër të lartë arrestimesh, procedimesh penale, dhe masa administrative ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Arrestime dhe Procedime Penale:

  • 7 persona u arrestuan për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  • 8 persona u proceduan për drejtim mjeti pa leje.
  • 9 persona u ndaluan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
  • 1 person u arrestua për drejtim mjeti nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Masat Administrative:

  • 7,889 masa administrative u vendosën gjatë javës, me një mesatare prej 1,127 masash në ditë.
  • 20 masa për xhama të zinj.
  • 261 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  • 189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
  • 472 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  • 186 masa për mosdhënie përparësie qytetarëve.
  • 5,724 masa për qëndrime të gabuara.
  • 363 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse apo jelekut fosforeshent.

Pezullime dhe Bllokime:

  • 11 raste pezullimi për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 11 raste pezullimi për tejkalim të shpejtësisë.
  • 58 raste të ndryshme pezullimesh të tjera.

Gjithashtu, 12 automjete u bllokuan, përfshirë 3 automjete me targa të huaja.

The post Në 1 javë arrestohen 25 shoferë në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet

14 September 2024 at 20:33

Socialistët vijojnë me mbledhje për përgatitjet dhe planin për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, teksa mbrëmjen e sotme është mbledhur Asambleja e PS-së për Tiranën. Mbledhja e mbajtur me dyer të mbyllura ka zgjatur për rreth 1 orë e 40 minuta, ku kryeministri Edi Rama ka ndarë detyra […]

The post Përfundon Asambleja e PS-së për Tiranën, zbardhen diskutimet appeared first on BoldNews.al.

EMRAT+VIDEO/ Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 24 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë

By: D Marku
14 September 2024 at 12:34

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës.

Hetimet disamujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë çuar në arrestimin e 24 personave ndërsa 4 janë shpallur në skërkim, sipas Policisë.

“Në prokurorinë e Tiranës janë referuar materialet për 2 procedime penale. Pas një hetimi disamujor janë siguruar prova ligjore për 28 shtetas’, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj në një dalje për mediat.

Në kuadër të fazës së parë e operacionit ‘Tempulli 4’ janë arrestuar 24 persona, 9 prej të cilëve janë të arrestuar më pare, ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit, vijon puna për arrestimin e 4 personave të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 18 kg marijuanë, 30 doza me drogë sintetike”, theksoi Vocaj.

EMRAT:

Vilson Tresa,

Asllan Maqellara,

Etgent Luzi,

Kostandinos Deliu,

Armand Haderllari,

Blerim Biba,

Ilir Tufa,

Kevin Kolgegaj,

Marios Saliaj,

Damjan Hasani,

Erblin Buci,

Ervis Duro,

Jurgen Xhafa,

Aldo Grabovari,

Gazmend Hoxha,

Sajmir Gerbaj,

Aleksander Kili,

Orgest Beqo,

Xhelo Ajasllari,

Paolo Shyti,

Ervin Rakipi,

Erdi Kurti,

Adrian Ramushi.

The post EMRAT+VIDEO/ Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, 24 të arrestuar e 4 në kërkim! Sekuestrohen 1.8 kg kokainë appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ 24 të arrestuar për drogë në Tiranë, sekuestrohet 1.8 kg kokainë e 18 kg kanabis (PAMJET)

By: Oldi
14 September 2024 at 12:12

Policia e Tiranës ka goditur një grup që shpërndante kokainë, droga sintetike afër shkollave dhe lokaleve të natës në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli4’. Në total janë 28 persona pjesëtarë të një grupi kriminal, nga të cilët 24 janë të arrestuar më përpara ndërsa 4 janë ende në kërkim. Nga këta 9 persona kanë […]

The post EMRAT/ 24 të arrestuar për drogë në Tiranë, sekuestrohet 1.8 kg kokainë e 18 kg kanabis (PAMJET) appeared first on BoldNews.al.

Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë

By: E.K
14 September 2024 at 12:49

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim përfaqësues të autoriteteve vendore dhe të partisë Social-Demokrate suedeze, të cilët vizituan kryeqytetin shqiptar dhe Bashkinë e Tiranës. Takimi u organizua edhe falë mbështetjes së Fondacionit “Olof Palme”, një fondacion me shtrirje ndërkombëtare, i cili prej vitesh në Shqipëri mbështetet lëvizjet solidare dhe politikat […]

The post Veliaj pret delegacionin suedez: Partneriteti me “Olof Palme”, një mundësi; synojmë politika sociale që ndihmojnë shtresat në nevojë appeared first on FaxWeb.

❌
❌