Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Sot, ora 20:00/ Derbi “i panjohur”, luhet për revansh dhe pathyeshmëri! Skuadrat kryeqytetase heqin “maskat”

21 September 2024 at 11:00
“Ej, sot luhet derbi”, është me siguri një nga fjalitë që çdo tifoz i futbollit shqiptar ka thënë sot pak minuta pas zgjimit nga gjumi. Jo më kot, por sepse asnjëherë kjo ndeshje nuk ka qenë si gjithë të tjerat. Ka qenë një ndeshje “gjaku”, mentaliteti, prestigji dhe madhështie. Por përveç këtyre, çfarë derbi është

Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen

By: V K
21 September 2024 at 09:30

Mbrëmjen e sotme, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Ndeshja Partizani-Tirana, do të zhvillohet në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Policia e Tiranës, ka përgatitur planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë derbit të kryeqytetit që luhet sot mes Partizanit dhe Tiranës.

Masat përfshijnë bllokimin e disa segmenteve rrugore për lëvizjen e tifozëve.

Bllokimet do të fillojnë nga ora 17:00 dhe do të përfshijnë:

Rrugën “Lek Dukagjini” përreth stadiumit
Rrugën “Dervish Hima”
Rrugën “Gjergj Filipi”
Rrugën “Papa Gjon Pali II” (nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi)
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” (nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”)
Tifozët e Partizanit do të lëvizin nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, ndërsa tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”.

Policia do të ushtrojë kontrolle për sende të ndaluara, dhe çdo tifoz duhet të ketë me vete dokument identifikimi. Hyrja në stadium do të ndalohet për ata pa dokumente identifikimi dhe për fëmijët nën 16-vjeç pa shoqërimin e prindit.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozëve dhe qytetarëve për të evituar lëvizjet me automjete në segmentet e bllokuara.

The post Sot Partizani-Tirana, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

❌
❌