Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 September 2024Main stream

Sot, ora 20:00/ Derbi “i panjohur”, luhet për revansh dhe pathyeshmëri! Skuadrat kryeqytetase heqin “maskat”

21 September 2024 at 11:00
“Ej, sot luhet derbi”, është me siguri një nga fjalitë që çdo tifoz i futbollit shqiptar ka thënë sot pak minuta pas zgjimit nga gjumi. Jo më kot, por sepse asnjëherë kjo ndeshje nuk ka qenë si gjithë të tjerat. Ka qenë një ndeshje “gjaku”, mentaliteti, prestigji dhe madhështie. Por përveç këtyre, çfarë derbi është
Before yesterdayMain stream

Shpërblimet e Champions League, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse

By: gaze tare
17 September 2024 at 18:18

Sot nis edicioni i ri i Champions League, por këtë herë me një format tërësisht të ri. 36 skuadrat pjesëmarrëse do jenë pjesë e një grupit të vetëm, me skuadrat që do kenë tetë ndeshje në dispozicion, katër brenda fushe dhe katër jashtë saj. Për këto ndryshime UEFA ka akorduar edhe shpërblime të reja.

UEFA do të ofrojë pothuajse 2.5 miliardë euro (shuma e saktë 2,43 mld euro) të cilat do të ndahen mes 36 skuadrave pjesëmarrëse në kompeticion.

Kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube është rinovuar me një format të ri, i cili përfshin një grup të vetëm ku do të marrin pjesë 36 skuadra, 4 më shumë se në edicionet e fundit. 8 më të mirat do të kualifikohen për në fazën e 1/8-ve, ndërsa nga vendi i 9-të deri në 24-t do të luajnë play-off.

Secila nga 36 klubet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrë 18.62 milionë euro (një rritje në krahasim me edicionin e mëparshëm që ishte 15.64 milionë euro).

Për të 8 ndeshjet e fazës së grupeve do të jepen bonuse në bazë të rezultateve: 2.1 milionë euro për çdo fitore dhe 700 mijë euro për çdo barazim.

Ekziston një bonus i lidhur me renditjen e fazës së grupeve, ku çdo klub do të marrë një shumë në bazë të pozicionit të tij në tabelë.

Skuadrat që kualifikohen në fazën e eliminimit do të marrin çmimet e mëposhtme:

kualifikimet e Play-Off-it: 1 milionë euro për ekip;

kualifikimi në 1/8 e finales: 11 milionë euro për ekip;

kualifikimi në çerekfinale: 12.5 milionë euro për ekip;

kualifikimi për në gjysmëfinale: 15 milionë euro për ekip;

kualifikimi në finale: 18.5 milionë euro për ekip;

fitorja në finale: 6.5 milionë euro./GazetaReforma

The post Shpërblimet e Champions League, sa fitojnë skuadrat pjesëmarrëse appeared first on iconstyle.al.

Ndëshkohet Kombëtarja, Gjeorgjia udhëheq 0-1 në “Air Albania”

By: M C
10 September 2024 at 22:25

Pas 71′ minutave lojë në “Air Albania”, Gjeorgjia ka marrë avantazhin përballë “kuqezinjve” tanë.

Një aksion individual nga Kochorashvili është finalizuar po nga ky i fundit, i cili me një goditje potente nga jashtë zone mposht portierin Thomas Strakosha.

Kështu rezultati vijon të jetë 0-1 në favor të gjeorgjianëve.

The post Ndëshkohet Kombëtarja, Gjeorgjia udhëheq 0-1 në “Air Albania” appeared first on Albeu.com.

Asllani pa “shënjestër”, mesfushori kuqezi provon nga distanca

By: M C
10 September 2024 at 21:22

Shqipëria 0-0 Gjeorgjia Shqipëria synon 3 pikët ndaj Gjeorgjisë këtë të martë në mbrëmje (Air Albania), në ndeshjen e vlefshme për Nations League. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, me trajnerin kuqezi Sylvinho dhe homologun Sagnol që kanë shuar të gjitha dilemat.

Ndeshja e fundit direkte mes të dyja skuadrave pati përfunduar 0-0. Gjyqtari i takimit për sonte është caktuar belgu Lambrechts E.

SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Asani, Bajrami, Manaj.

GJEORGJIA: Mamardashvili, Gvelesiani, Kashia, Dvali, Kakabadze, Koçorashvili, Kiteishvili, Lokoshvili, Çakvetadze, Kvaratskhelia, Mikautadze.

Minutë pas minute:

30- Asllani nuk kordinohet si duhet, topi shkon jashtë.

27- Gjeorgjia në kërkim të golit, qarkullon topin ekipi i Sagnol.

9- Ritëm jo shumë i lartë në kryeqytet. Ekipet studiojnë njëra-tjetrën. Hoxha tenton nga krahët, shpeshherë tregohet i rrezikshëm.

5- Kumbulla i vëmendshëm, ndal një sulm të gjeorgjianëve.

3- Provon Manaj, pa rezultat. Nuk lejon hapësira Gjeorgjia.

1- Nis ndeshja.

The post Asllani pa “shënjestër”, mesfushori kuqezi provon nga distanca appeared first on Albeu.com.

Tifozët brohorasin në kryeqytetin para ndeshjes, përkrahësit kuqezi në mbështetje të kombëtares

By: M C
10 September 2024 at 20:23

Në orën 20:45 luhet Shqipëri-Gjeorgji, takim ky i vlefshëm për Nations League. Tifozët e kombëtares, duke filluar nga orët e pasidtes, kanë “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Me flamuj, këngë, apo edhe kërcim, lojtari i 12-të krijoi një atmosferë elektrizuese në Tiranë.

Më pas, tifozët filluan të afroheshin në drejtim të “Air Albania”, për të zënë radhën për t’u futur në stadium. Në fakt, ka patur kontroll të imtësishëm për të gjithë, ndërsa vlen të përmendet fakti se s’ka patur incidente.

Biletat për ndeshjen janë shitur të gjitha, që prej 3 ditësh. Sfida Shqipëri—Gjeorgji i takon League B në Nations League.

The post Tifozët brohorasin në kryeqytetin para ndeshjes, përkrahësit kuqezi në mbështetje të kombëtares appeared first on Albeu.com.

FORMACIONET ZYRTARE/ Sonte ndeshja kundër Gjeorgjisë, ja si do të rreshtohet Kombëtarja “kuqezi”

By: M C
10 September 2024 at 19:33

Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”.

Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.

Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.

Trajneri Sylvinho nuk ka preferuar ndryshime në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë të njëjtët lojtarë që sollën fitoren në Pragë tre ditë më parë.

FORMACIONET ZYRTARE:

1- Strakosha
2- Hysaj (C)
3- Ismajli
4- Kumbulla
5- Ramadani
6- Mario Mitaj
7- Hoxha
8- Asllani
9- Manaj
10- N. Bajrami
11- Asani

The post FORMACIONET ZYRTARE/ Sonte ndeshja kundër Gjeorgjisë, ja si do të rreshtohet Kombëtarja “kuqezi” appeared first on Albeu.com.

Sold out! Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e Shqipërisë përballë Gjeorgjisë

By: gaze tare
9 September 2024 at 10:04

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshjen e parë për këtë vit në stadiumin “Air Albania” të martën ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45. Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur, ndërkohë që stadiumi pritet të jetë në kapacitetin e tij maksimal.

Federata Shqiptare e Futbollit, me anë të një postimi në rrjetet sociale, “falenderon të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

The post Sold out! Shiten të gjitha biletat për ndeshjen e Shqipërisë përballë Gjeorgjisë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌